ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Pėr t'u vetėflijuar me dinjitet

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Pėr t'u vetėflijuar me dinjitet   Mon Dec 31, 2007 6:54 pm

Pėr t'u vetėflijuar me dinjitet
29-12-2007
Romeo Collaku

Pak ditė mė parė, Romeo Ēollaku fitoi ēmimin "Fan Noli" pėr pėrkthimin, me shqipėrimin e antologjisė "Tregime autorėsh grekė tė shekullit XX", botuar nga Botimet "MAX".

Tė shqipėrosh njė vepėr, nuk qenkėrka edhe aq e thjeshtė. Duhet tė respektosh stilin e shkrimtarit, por nė tė njėjtėn kohė duhet t'ia ofrosh publikut nė njė formė tė tillė, qė ky i fundit tė mos e shquajė qė ėshtė njė pėrkthim. Tė qėnurit shkrimtar e ka ndihmuar shumė Romeo Ēollakun tė pėrvetėsojė ato rregullat e pashkruara, mė sė shumti ndjesore tė pėrkthimit. Vetėm pak ditė mė parė, Ēollaku fitoi ēmimin "Fan Noli" pėr pėrkthimin nė konkursin e pėrvitshėm tė ēmimeve letrare, tė organizuar nga Ministria e Turizmit, Rinisė dhe Sporteve. Kėtė ēmim prestigjioz, Ēollakut ia dhuroi krijimi dhe shqipėrimi i antologjisė "Tregime autorėsh grekė tė shekullit XX", botuar nga Botimet "MAX".

Ē'mendoni pėr faktin qė ēmimi kombėtar i pėrkthimit mori emrin e Fan Nolit, qė, duhet thėnė, pėrbėn njė shkollė tė pėrkthimit dhe qė kėtė ēmim pėr herė tė parė e morėt ju?

Nga momenti qė u vendos t'u jepeshin ēmimeve emrat e lėvruesve mė pėrfaqėsues tė ēdo gjinie, mendoj se ēmimi i pėrkthimit nuk mund tė mbajė tjetėr emėr veē atij tė Nolit. Ai ėshtė maja mė e lartė e pėrkthimit shqip, kėtė janė shumė tė paktė ata qė mund ta vendosin nė dyshim.

Emrat e Nolit, Konicės, Lasgushit dhe tė tjerėve pėrbėjnė, pėr mendimin tim, njė stoli mė tepėr, megjithatė ēmimet kombėtarė tė letėrsisė, pavarėsisht nga emri qė mban secili, janė vetiu tė rėndėsishėm. Natyrisht, ndihem edhe mė i kėnaqur ngaqė ēmimi mban emrin e Nolit, si dhe ngaqė libri i pėrkthyer prej meje u vlerėsua nga njė juri shumė prestigjioze. Dhe, duke qenė se nuk m'u bė e mbarė tė ndodhesha nė ceremoni, lejomėni, meqė mė jepet kėtu rasti, tė falėnderoj pėr vlerėsimin Ministrinė e Kulturės dhe jurinė.

Ē'mund tė na thoni pėr librin me tė cilin fituat dhe ēmimin, sa e vėshtirė ishte tė sillnit bashkėkohorėt grekė nė shqip?

Libri "Tregime autorėsh grekė tė shekullit XX" (botimet MAX) ėshtė antologji dhe, si i tillė, do tė kėrkonte punė tė dyfishtė: nga njėra anė pėrzgjedhja dhe nga ana tjetėr pėrkthimi. Por mund tė them se pėrzgjedhja u krye vetiu. Kisha vite qė lexoja letėrsi greke dhe erdhi njė ēast qė vendosa tė bėja njė libėr me tregimet qė mė kishin lėnė mė tepėr mbresė nga gjithė ē'kisha lexuar. Pra, nuk u mbėshteta nė asnjėrėn nga antologjitė e kėsaj gjinie qė qarkullojnė nė Greqi, nuk u mbėshteta as nėpėr librat pėrkatės me studime. Megjithatė, rezultati ishte interesant. Nė libėr u pėrfshinė disa nga tregimtarėt mė tė mirė grekė, tregimtarė tė njė niveli shumė tė lartė qė pothuajse nuk njiheshin fare nė Shqipėri, edhe pse tregimi grek ka njė traditė tė admirueshme. Ndėrsa, pėr sa i pėrket pėrkthimit, disa nga shkrimtarėt mė vėshtirėsuan mė shumė, disa mė pak, gjė qė ndodh me tė gjitha antologjitė kolektive. Por, ajo qė e josh mė tepėr pėrkthyesin ėshtė pikėrisht vėshtirėsia e tekstit. Ndėrkohė, nė realizimin e kėtij libri, kanė, padyshim, meritė edhe botimet MAX pėr punėn e kujdesshme dhe redaktori Sejdin Cekani pėr ndėrhyrjet e matura e tė sakta.

Ēfarė e bėn njė pėrkthim tė mirė?

Qė njė pėrkthim tė cilėsohet i mirė, besoj se duhet tė plotėsojė, tė paktėn, dy kushte: tė respektojė, me sa tė mundet, stilin e shkrimtarit dhe tė mos ngjasojė si pėrkthim, por si tekst origjinal. Nuk di tė them se cila nga kėto dy pika ėshtė mė e rėndėsishme.

Si ndikon tė qenurit shkrimtar nė procesin e pėrkthimit?

Patjetėr qė mė ndihmon. Nuk ndiej ndonjė pengesė, pasi procesi i shkrimit dhe ai i pėrkthimit nuk ndryshojnė shumė nga njėri-tjetri. Edhe shkrimtari edhe pėrkthyesi bėjnė tė njėjtėn gjė; merren me gjuhėn, me tingullin. Thjesht, shkrimtari shpreh nėpėrmjet lojės gjuhėsore mendime apo ndjenja tė vetat, kurse pėrkthyesi mendimet dhe ndjenjat e dikujt tjetėr. Por kam pėrshtypjen se, duke pėrjashtuar ndoshta hapat e parė, njė njeri tė letrave drejt krijimit nuk e shtyjnė edhe aq mendimet apo ndjenjat, sesa pikėrisht kjo lojė gjuhėsore qė thamė.

Duke qenė se morėt ēmimin "Fan Noli", mendoni se ėshtė koha pėr njė ripėrkthim tė veprave qė ka sjellė nė shqip Fan Noli, p.sh. Shekspiri, apo ėshtė njė fushė ku nuk mund tė hyhet pa guxim?

Mbase kėsaj pyetjeje mund t'i jepte njė pėrgjigje mė tė saktė dikush qė i ka lexuar nė origjinal veprat e pėrkthyera nga Noli, i ka ballafaquar pastaj me shqipėrimet e tij dhe ka gjykuar pėr domosdoshmėrinė ose jo tė njė pėrkthimi tjetėr. Por, megjithėse pėrkthimet e Nolit vazhdojnė tė lexohen edhe sot me ėndje, nuk do tė ishte keq, pėr mendimin tim, tė kishim nė shqip edhe variante tė tjerė tė "Makbethit", fjala vjen, apo "Hamletit". Kjo, pėr disa arsye: nė radhė tė parė, ngaqė gjuha evoluon. Pastaj, veēanėrisht pėr veprat kyēe tė traditės, si kėto qė ka pėrkthyer Noli, do tė ishte mirė tė mos kishim vetėm njė shqipėrim.

Cili ėshtė mendimi juaj pėr nivelin e pėrkthimit nė Shqipėri?

Dihet qė ne kemi njė traditė tė mirė pėrkthimesh. Edhe gjatė periudhės sė diktaturės ishin disa njerėz qė punonin me merak e pėrkushtim nė fushėn e shqipėrimeve. Njė pjesė e mirė e kėtyre, megjithėse kishin aftėsi tė rralla nė pėrdorimin e gjuhės, nuk ishin shkrimtarė dhe gjithė energjitė e tyre shpirtėrore i investonin nė pėrkthim. Por asokohe, po tė lėmė mėnjanė ujėrat propagandistikė, shumė pak gjėra pėrktheheshin nė shqip, kryesisht vepra qė i pėrkisnin tė ashtuquajturės letėrsi klasike. Kurse, qė nga vitet '90 e mė vonė, lindi nevoja qė brenda njė kohe relativisht tė shkurtėr tė vinin edhe nė gjuhėn tonė njė sėrė shkrimtarėsh, tė cilėt, pėr arsyet qė dihen, nuk ishin botuar mė parė. Edhe sot ka pėrkthyes shumė tė mirė, por kėta janė tė paktė nė raport me "kėrkesat e tregut". Tashmė ėshtė nė dorėn e botuesve tė kujdesen pėr nivelin e shqipėrimeve. Dhe e vėrteta ėshtė qė njė pjesė e kėtyre kanė bėrė tė kundėrtėn. Tė gjithėve na kanė rėnė nė duar libra nga mė tė rėndėsishmit e letėrsisė botėrore, tė cilėt nė pėrkthimet shqip janė tė palexueshėm, nuk shtyhen. Dhe e keqja ėshtė se "tregu" shqiptar ėshtė e vėshtirė tė pranojė pėrkthim tė dytė tė njė libri. Nė qoftė se njė libėr i mirė botohet njė herė nė njė pėrkthim tė dobėt, njė botues tjetėr do tė ngurrojė ta hedhė prapė nė qarkullim, nė njė pėrkthim cilėsor, siē do t'i kishte hije.

Ēfarė duhet tė ketė parasysh njė pėrkthyes gjatė procesit tė pėrkthimit?

Duhet tė ketė gjithmonė parasysh se pėrcjell nė gjuhėn e tij mendimet, manierat, imazhet dhe pėrjetimet e njė tjetri. Dhe anasjelltas, duhet tė ketė parasysh qė mendimet, manierat, imazhet dhe pėrjetimet e njė tjetri ka marrė pėrsipėr t'i pėrcjellė nė gjuhėn e tij. Por duhet tė jetė i ndėrgjegjshėm pėr masėn e lirisė qė i takon. Pėrderisa ka vendosur tė vetėflijohet, duhet tė vetėflijohet me dinjitet.

Dhe e fundit, ēfarė po shkruani apo pėrktheni?

Shpresoj tė botoj sė shpejti njė libėr me tregime tė miat. Janė rreth dhjetė tregime qė i kam shkruar gjatė kėtyre pesėmbėdhjetė vjetėve.



_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Pėr t'u vetėflijuar me dinjitet
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: KuLtuRa-
Kėrce tek: