AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Takimi i shumėpritur me Meyerin

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Takimi i shumėpritur me Meyerin Empty
MesazhTitulli: Takimi i shumėpritur me Meyerin   Takimi i shumėpritur me Meyerin Icon_minitimeMon Dec 31, 2007 6:59 pm

Takimi i shumėpritur me Meyerin

Pėr herė tė parė, vepra monumentale e albanistikės e Gustav Meyerit, botohet e pėrkthyer nė shqip. Pse u ndalua gjer mė dje

"Fjalori Etimologjik i Gjuhės Shqipe" (1891) botohet pėr herė stė parė i pėrkthyer nė shqip, nė prag tė 100-vjetorit tė Kongresit tė Manastirit. Lidhjet e kėsaj ngjarjeje dhe tė autorit tė veprės monumentale, Gustav Meyer na i shpjegon mė poshtė iniciatorja e kėtij botimi, Ledi Shamku-Shkreli e cila para sw gjithash komenton arsyet e pėrjashtimit nga rrathėt zyrtarė tė shkencės shqiptare tė kėsaj vepre, gjer mė dje.

Gustav Meyeri, gjuhėtar, albanolog, ballkanolog dhe indoeuropianist gjerman u lind mė 25 nėntor 1850 nė Gros–Shtrehlic (Shlezie) tė Silezisė sė Epėrme. Nė vitin 1867 fillon studimet pėr Filologji Klasike, Indoevropianistikė, Greqishte tė re dhe Sanskritisht nė Universitetin e Breslaut dhe diplomohet nė vitin 1871. Nė periudhėn 1871-1874 jep mėsim nė Gjimnazin Ernestin tė Gotės dhe mė pas nė Gjimnazin Gjerman tė Pragės. Mė 1876 fillon si asistent profesor pėr gramatikėn e krahasuar tė greqishtes dhe latinishtes nė Universitetin Karl- Ferdinand. Nė 1875 merr titullin profesor pėr sanskritishten dhe gjuhėsinė e krahasuar nė Universitetin e Gracit, ku edhe emėrohet profesor i brendshėm deri nė vitin 1881. Nė 1897 preket nga njė sėmundje e rėndė, e cila, tre vjet mė vonė, do ta largojė pėrgjithmonė nga mjediset e universitetit. At Justin Rrota thotė se Meyeri "diq nė njė shmendore [ēmendinė]" nė moshėn 50-vjeēare, mė 28 gusht 1900 nė Feldhof afėr Gracit ku ai kish dhėnė mėsim. Gustav Meyeri ia kushtoi jetėn e tij studimit tė Greqishtes sė Re dhe tė Gjuhės Shqipe, e cila prej tij u klasifikua pėr herė tė parė si gjuhė e veēantė nė grupin e gjuhėve indoeuropiane.

Pėr pėrkthimin nė shqip tė "Fjalori Etimologjik i Gjuhės Shqipe" e realizuar nga dr. Anila Omari, iniciativa u mor nga Rrethi Gjuhėsor i Tiranės dhe u ndoq nga studiuesja Ledi Shamku-Shkreli nė tė gjitha fazat e punės, ndėrsa prof. Seit Mansaku ka bėrė redaktimin e veprės e cila botohet nga "Ēabej" nė kolanėn "Excipere".

Ndėrsa pėrgatitej dalja nga shtypi i "Fjalorit etimologjik i gjuhės shqipe", u ndodhėm pėrballė dy perceptimeve qė dy njerėz tė shkencės po i bėnin veprės: i pari qė e quan njė rrugėtim tė gjatė tė Meyerit, ndėrsa tjetri njė Meyer pa rubė. Ku ėshtė e pazakonta e veprės qė po vjen?

Po, ėshtė e vėrtetė, rrugėtim tė gjatė tė Meyerit e quan prof. Seit Mansaku daljen nė dritė tė kėtij Fjalori. Ėshtė e habitshme qė ne shqiptarėt kemi pritė kaq gjatė pėr ta botuar kėtė vepėr pėr tė cilėn Ēabej thotė se "pėrbėn njė bazė jo vetėm pėr studimet shqiptare, por edhe pėrgjithėsisht pėr studimet ballkanistike". Meyeri shkroi shumė, por Fjalori Etimologjik i Gjuhės Shqipe, botuar nė Strasburg mė 1891 ėshtė vepra qė e bėn atė "themelues tė albanistikės" - nėse citojmė sėrish Ēabejn. Nė fund tė viteve Dyzet, gjuhėtari i shquar Justin Rrota shkruante me pezm se "Fjalori etimollogjģk i Meyer-it qėndron edhe sod mbas mā se njė gjymsė shekulli, si i vetmi nė kėtź gjinģ". Mjerisht Meyeri nuk u pėrkthye as nė Kosovė, ku ishte krijuar njė traditė e mirė pėr botime albanologjike, gjė qė nuk ndodhte nė Tiranėn e ngurtė. "Rrugėtim i gjatė" duhet konsideruar me tė drejtė pėrshfaqja pėr herė tė parė nė gjuhėn shqipe e kėtij Fjalori, jo veē pėr kohėn qė ka kaluar por edhe pėr qėndrimin tejet sektar qė gjuhėsia jonė institucionale, e mbasviteve Dyzet, pat mbajtė ndaj opusit tė Meyerit, e nė mėnyrė tė veēantė ndaj Fjalorit tė tij. E pėr tė qėndruar te pyetja juaj, e pazakonta e kėsaj vepre qė vjen, ėshtė se mė nė fund ajo shfaqet pa rubė interpretimesh, mbas disa dhjetėvjetshash ku pėr tė nuk pati asnjė kritikė pozitive. Tani kushdo mund ta takojė gjuhėtarin Meyer!

Ai "na shpaloi njė shqipe larg melodive me buzuq" thoni ju pėr ta vėnė theksin tek teza latine tė cilės Meyeri i mėshoi mė fort se asaj greke. Me fjalė tė thjeshta ku mbėshtetet kjo tezė?

Nėse Meyeri ka nxjerrė nė pah ndikimin latin mė tepėr se atė grek, kėtė nuk e ka bėrė pėr ndonjė dashuri tė veēantė tė tijėn ndaj latinitetit, pėrkundrazi, Meyeri ishte njė grecist i shkėlqyer; ai boton mė t'mirėn gramatikė tė greqishtes pėr kohėn. Por objektiviteti prej shkencėtari e mban larg atė nga sedrat kombėtare. Ai thotė se "patriotėt shqiptarė dhe grekėt nevojtarė pėr aneksim, tė cilėt e kanė tė domosdoshme dogmėn pėr lashtėsinė e madhe tė ēdo fjale si mbėshtetje pėr teorinė e tyre pelasgjike ose ēfarėdolloj teorie tjetėr, kur tė marrin nė dorė librin tim nuk do tė gėzohen shumė pėr mozaikun shumėngjyrėsh qė paraqitet kėtu". Ndaj mė tė palumturit e kėtij objektiviteti janė grekėt tė cilėt i sikletos ndikimi mė i madh latin mbi shqipen se ai i greqishtes. Meyeri e mbėshtet tezėn e tij nė statistikėn e inventarit tė shqipes e nėse ai sot kritikohet pėr "tolerancė ndaj huazimeve", kjo tolerancė ishte proporcionale. Afėrmendsh Roma e sundoi 5-6 shekuj Ilirinė, grekėt jo. Madje qe elementi shqiptar qė mė pas depėrtoi thellė nė Greqi.

Ē'ishte ai oksidentalizėm pėr tė cilin regjimi i kohės do tė linte jashtė rrathėve zyrtarė tė shkencės veprėn nė fjalė?

Me thėnė tė drejtėn, jashtė rrathėve zyrtarė tė shkencės mbeti pjesa mė e madhe e albanistėve tė huaj a shqiptarė qofshin, dikush pėr oksidentalizėm, dikush pėr nacionalizėm, dikush si kuisling, dikush si klerik, dikush i papartishėm e kėshtu me radhė. Kėtij "objektiviteti shkencor" tė institucioneve tona nuk i shpėtoi as Ēabej, i cili studimet etimologjike i pat mbėshtetė nė njė masė tė madhe mbi Meyerin. Dhe vėllimi i parė i veprės sė tij madhore nuk gjente rrugėn e botimit pėr shkak tė bibliografisė oksidentale. E ky vėllim doli vetėm kur Ēabej qe nė shtrat tė vdekjes. Tė jemi objektivė e tė mos harrojmė se ē'pėrfaqėsonin njė numėr njerėzish nė Akademinė e Shkencave t'asaj kohe! Duke goditur korpusin historik oksidental tė kulturės sonė si rezultat i orientimit politik, fillimisht nga Beogradi e mė pas nga Moska, nė albanologjinė zyrtare u krijua njė krizė e brendshme morale, pasi formimi i etnosit shqiptar nuk mund tė ndodhte sui generis, jashtė trajektoreve logjike nė tė cilat u patėn formuar edhe kombet e tjera t'Europės aty nė kapėrcyell mes Lashtėsisė e Mesjetės. Kohė kur Protoshqipja kishte pėrthithur tashmė terminologji universale tė botės sė atėhershme. Tagliavini veēon sidomos sferėn sociale tė leksikut si atė mė tė ndikuar nga latinishtja. E nuk kish si tė ndodhte ndryshe. Dioqezat e Ilirikut Jugor dhe Maqedonisė vareshin n'atė kohė tė formimit etnik nga Papa i Romės e jo nga Kostandinopoja. Popujt e rinj qė erdhėn nė Ballkan nuk mund ta kishin pėrthithur atė latinitet. Pa e zgjatur, mund tė pohohet se duke goditur versantin historik perėndimor, tė cilin kultura jonė e ka pėrthithur nė mėnyrė tė natyrshme, zgjidhej problemi partiak, por mjegullohej ai kombėtar, duke i bėrė kėsisoj njė atentat tė paprecedent autoktonisė sonė, pėr tė cilėn paradoksalisht flitej aq shumė.

Cili ėshtė fati i letėrkėmbimeve qė gjuhėtari ka pasur me iluministė shqiptarė? Personalisht ēfarė ju ka lėnė mbresė aq sa tė thoni qė "veē dijes, ata qė punuan pėr ne kishin edhe vetėdijen se po i shėrbenin rizgjimit kombėtar".

Dimė ende shumė pak mbi trashėgiminė dorėshkrimore (tė pabotuar) qė ka lėnė Meyeri. J. Kastrati botoi nė v. 1967 "Dymbėdhjetė letra tė Ndre Mjedės dėrgue albanologut Gustav Meyerit, gjatė viteve 1892-1893"; ėshtė botuar edhe diēka nė Kosovė aty nga fillimi i viteve Shtatėdhjetė mbi disa letra qė Meyeri ka shkėmbyer me Kamardėn, De Radėn, Kristoforidhin, Berin, Skiroin apo Noqitin. Gjithsesi kėto pėrshfaqje tė ēmueshme kanė qenė mė shumė njė ngjėrim, qė dėshmon se ka ekzistuar njė pishtullar tejet i gjerė i Meyerit i cili pret tė nxirret nė dritė. Ka kohė qė studiuesi kosovar B. Baliu ka njoftuar se hulumtues shqiptarė tė arkivave, nė bashkėpunim me Universitetin e Gracit, po pėrgatisin letėrkėmbimin e plotė tė Gustav Meyerit me rilindasit tanė.

Personalisht mendoj se pėr dijen e Meyerit nuk ia vlen tė zgjatemi, ndėrsa mė ka goditė vetėdija e tij pėr rolin qė luante nė Lėvizjen pėr Rizgjim Kombėtar tė shqiptarėve. Historiografia jonė nuk e ka pėrmendur kurrė Meyerin si rilindas, pasi pėr ne rilindasit nuk mund tė ishin tė huaj, dhe kjo ėshtė qesharake. E pėr mė tepėr, ėshtė ēmuar mė fort, p.sh., roli i Lord Bajronit se ai i Gustav Meyerit, dhe kjo ėshtė ende mė qesharake. Meyeri militoi pėr lejimin dhe zyrtarizimin e shqipes nė vilajetet shqiptare. Veēanėrisht mbresėlėnės ėshtė fakti se ai i shkruan mėse njė herė, dhe personalisht, Portės sė Lartė pėr kėtė tė drejtė tė dhunuar tė kombit shqiptar, saku kish pėrgatitur dhe kursin "Shkurtore e Gramatikės Shqipe" v.1888, nė rast se shkollat hapeshin. Ato nuk u lejuan, por siē na njofton N. Mjedja, Gramatika e Meyerit shėrbeu pėr "pėrsosjen e shkollave" ilegale nė gjuhėn shqipe qė nė Shkodėr ekzistonin prej kohėsh.

Ē'mund tė shtohet sot mė shumė tek kritikat qė i janė bėrė veprės dikur? Ēfarė rivlerėsoi dhe kundėrshtoi Ēabej nė studimet etimologjike tė Meyerit?

Natyrisht qė kritikat e sotme kanė njė tjetėr natyrė nga ato qė u patėn bėrė gjer dje. Ruba e politikės nuk pengon mė kritikėn objektive shkencore. Vepra e Meyerit sot mund tė shihet nė njė dritė krejt tjetėr, ashtu sikurse shihen nė dritė tjetėr edhe veprat e Aristotelit, Tomė Akuinit, Darvinit, Saussurit, Rizės apo Trockit. Kritika ndaj Meyerit mund dhe duhet bėrė sipas tė njėjtave shtigje qė ndoqėn fjala vjen Pederseni, Jokli, Ēabej, Kamsi, Ashta apo Orel, tė cilėt nė nderim tė madh tė veprės sė Meyerit, rishqyrtuan, rivlerėsuan, zhvilluan e pėrsosėn pėrfundimet e tij, gjithė me dashjen pėr tė ngritur atė qė Kolė Ashta e pat quajtur "pėrmendore e leksikut historik".

Sa i pėrket Ēabejt, vepra e tij etimologjike ėshtė shembulli mė i pėrsosur i asaj qė ju e quani "shtesė e kritikės". Ēabej e korrigjoi Meyerin nė shumė pika duke e trajtuar atė si njė monument. Ēabej nuk e rrėzon atė ngrehinė. Ai e restauron me teknikat bashkėkohore, pa qėllimin e keq pėr t'ia ndryshuar thelbin. Ēabej thotė se Meyeri "ėshtė pėrfolur shpeshherė qė e kishte mbiēmuar disi elementin e huaj nė visarin e fjalėve tė shqipes. Kėto kritika duan gjykuar me frymė objektive. Gustav Meyeri ėshtė munduar me sa mundi tė mbledhė leksikun e shqipes qė dihej nė kohė tė tij...". Dhe shton se ai ishte "47 vjeē kur e la veprimtarinė e tij shkencore... Po tė kishte jetuar mė gjatė mbase do tė kishte kryer dhe njė ribotim tė zgjeruar tė Fjalorit tė tij". Pėr ta mbrojtur nga kritika e kohės, Ēabej ėshtė i pari qė i sjell ndėrmend Tiranės zyrtare se Meyeri pėr atė vepėr kish marrė njė ēmim tė vlerė nga Akademia Franceze, duke theksuar jo pa qėllim shprehjen "nuk besoj tė dihet ndėrkaq qė ky dijetar me kėtė vepėr mori ēmimin Werner tė Akademisė Franceze". Ėshtė e qartė se kujt ia drejtonte ai kėto fjalė.

Ē'mund tė thuhet pėr vėshtirėsinė e pėrkthimit tė njė vepre si kjo?

Dihet se pėrkthimi i fjalorėve etimologjikė konsiderohet punė e njė vėshtirėsie tė lartė. Kjo vjen pėr disa arsye, por mė kryesorja ėshtė raportimi i gjuhėve tė ndryshme me njėra-tjetrėn, raportimi fjalėve tė sė njėjtės gjuhė por tė epokave tė ndryshme, raportimi i alfabeteve tė veēanta dhe shenjave specifike tė tyre e kėshtu me radhė - pos terminologjisė qė shpesh varion nga njė vend nė tjetrin. Nė rastin konkret vėshtirėsia e kėtij pėrkthimi ishte edhe mė e madhe pasi kemi tė bėjmė me njė vepėr tė botuar mė 1891-shin. Dhe qė atėherė kanė ndryshuar edhe vetė konceptimet e fjalorėve etimologjikė. Kėshtu qė njė pėrkthim i tillė, nga pikėpamja shkencore, nuk mund tė bėhej pa njė mendėsi retroaktive. Kėsaj vėshtirėsie ia ka dalė me sukses studiuesja e njohur Anila Omari, e cila mund tė ishte ndėr tė paktit nė vend e aftė t'ia dilte mbanė njė ndėrmarrjeje tė tillė. Dua tė shtoj se studiuesja nė fjalė ėshtė edhe eksperte e gjuhėsisė historike e qė ka cekur Meyerin qysh nė vitet Tetėdhjetė.

Do doja tė theksoja kėtu se pas konsultash tė nxehta, u mendua qė nė veprėn e pėrkthyer tė vihej si formė e parė fjalėsi i transkriptuar i kėtij Fjalori, me qėllimin pėr t'ia rritur atij lexueshmėrinė edhe pėr ata qė nuk janė ekspertė tė alfabeteve tona tė vjetra. E gjithsesi, brģ lemės sė transkriptuar, u shenjua gjithkund e me rreptėsi edhe grafia origjinale e Meyerit, si dėshmi e vyer e evolucionit tė grafisė sonė. Pėr kėtė fjalor Meyeri hartoi njė alfabet tė posaēėm, pasi kjo vepėr shėnonte njė zhvillim tė ri nė gjuhėsinė shqipe; e ky alfabet u konsiderua mandej njė gur i rėndė nė peshoren ku rėndonin alfabetet konkuruese nė Kongres tė Manastirit 1908 - atėherė kur dhe u pėrcaktua lloji i alfabetit qė Shqipja Moderne do tė kish mė pas. Nė njė masė tė madhe sot ne ja detyrojmė edhe "ngjyrimit" latin tė Fjalorit tė Meyerit – kėsaj pike tė fortė referimi pėr kohėn – rritjen e argumentave pro zgjedhjes sė alfabetit latin kundrejt atij arab, e mė tepėr kundrejt atij grek, alfabet qė kishte mbėshtetės vėrtet tė fuqishėm.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Takimi i shumėpritur me Meyerin
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Takimi Me Nje Dashuri Te Shkuar...

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: KuLtuRa-
Kėrce tek: