ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Mediu: Qeveria, 5 ēėshtjet e pazgjidhura

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Mediu: Qeveria, 5 ēėshtjet e pazgjidhura   Mon Dec 31, 2007 7:02 pm

Mediu: Qeveria, 5 ēėshtjet e pazgjidhura
30-12-2007

Mediu: Qeveria, tė shqyrtohen kėrkesat pėr ndryshime

Kreu i PR-sė thotė se, ministrat duhet tė pėrballen me mazhorancėn parlamentare dhe Kuvendin pėr punėn e tyre, si dhe tė ketė njė marrėdhėnie mė tė koordinuar brenda sė djathtės
Pronat, Ish-tė Pėrndjekurit, Energjia dhe Biznesi, katėr ēėshtjet ku qeveria s’ka vepruar mirė

Ėshtė e domosdoshme qė, nėse ka shqetėsime nga aktorėt politikė tė koalicionit, ne duhet tė ulemi t’i marrim nė analizė, si pėrfaqėsues tė kėtij koalicionit, dhe tė shohim ku nuk funksionon, ose kemi apo nuk kemi kuptime tė drejta pėr funksionimin apo mosfunksionimin e qeverisė.

Zoti Mediu, kanė mbetur vetėm pak muaj nga Samiti i Bukureshtit dhe tė gjithė duken tė interesuar pėr anėtarėsimin nė NATO. Ēfarė duhet tė bėjė qeveria mė tepėr se ēka bėrė deri tani, pėr tė marrė ftesėn nė prill?

Mendoj se ėshtė momenti i angazhimeve tė pėrbashkėta politike, e jo vetėm tė qeverisjes, sepse sfida qė kemi pėrballė kėrkon njė bashkėpunim tė dy krahėve: reforma zgjedhore dhe reforma nė drejtėsi. Pėrsa i pėrket reformės nė drejtėsi, ajo duhet tė bashkojė klasėn politike, qė brenda njė periudhė tė shkurtėr tė ndėrtojė marrėdhėnie tė qarta, pėr tė pasur atė qė duhet, sipas standardeve qė kėrkon NATO dhe Bashkimi Evropian. Zhvillimet janė shumė pozitive dhe reforma nė Forcat e Armatosura ėshtė vlerėsuar pozitivisht. Ne do tė kemi njė diskutim qė do tė bėhet nė fund tė muajit janar, nė Bruksel, me Kėshillin e Ambasadorėve tė NATO-s dhe besoj qė, ta paktėn nga vlerėsimet e deritanishme, jemi nė drejtimin e duhur. Ėshtė e domosdoshme tė mendojmė se ēdo orė, ēdo ditė qė kalon ėshtė njė moment pėrgjegjėsie dhe reflektimit pėr tė gjithė drejtimin politik tė vendit, pėr tė gjitha institucionet e vendit, dhe sidomos pėr tė koordinuar veprimet tona. Nė qoftė se Presidenti i SHBA-sė, Kryeministri italian, ata gjermanė, francezė, spanjollė, turk, kanadez, kanė shprehur qėndrimet e tyre nė mbėshtetje tė NATO-s, i takon klasės politike shqiptare pėr ta kuptuar kėtė mesazh qė asnjė ditė s’mund tė lihet pa njė angazhim pėr kėtė ēėshtje dhe besoj qė, nė kėtė kuptim tė pėrbashkėt, ftesa do tė merret.

Por, ata kanė pėrmendur reformat, ndėrkohė qė pėr reformėn nė drejtėsi apo zgjedhore thuajse nuk ėshtė bėrė asgjė. A e rrezikon kjo procesin dhe ēfarė duhet tė bėjė mė tepėr mazhoranca?

Reformat duhet tė bėhen, nė radhė tė parė, pėr interesat tona, pėr tė arritur nė standardet qė duhen dhe pėr interesat e qytetarėve shqiptarė. Por, ėshtė e domosdoshme tė ecim nė ato kėrkesa qė ka komuniteti ndėrkombėtar dhe NATO, siē pėrmenda reformėn nė drejtėsi dhe reformėn zgjedhore. Pėrsa i pėrket reformės nė drejtėsi, Presidenti ka ecur nė linjėn e tij tė veprimit nė bashkėpunim me aktorėt politikė pėr komisionin e posaēėm, ashtu siē ka kėrkuar dhe mendimin e njerėzve tė drejtėsisė, pėr tė qenė pjesė e gjykimit tė kėtij procesi nė interes tė qytetarėve dhe tė njė pavarėsie tė pushtetit gjyqėsor, por edhe tė njė pushteti gjyqėsor tė pėrgjegjshėm. I takon Kuvendit, qė nė mėnyrė urgjente tė ndėrtojė komisionin duke pėrēuar pėrfaqėsuesit e vet. Unė e kam bėrė kėtė kėrkesė prezente te autoritetet e Parlamentit, edhe tė mazhorancės, dhe besoj se ky duhet tė jetė njė qėndrim i pėrbashkėt edhe i opozitės, nė mėnyrė qė me pėrfaqėsimin e tyre nė kėtė komision tė posaēėm, secila palė tė bjerė gjykimin e vet, duke e parė nė njė kuadėr tė gjerė dhe jo tė ngushtė interesash politike.

Kanė kaluar mbi dy vjet nga ardhja nė pushtet e sė djathtės. Nė gjykimin tuaj, ēfarė nuk ėshtė bėrė mirė dhe ēfarė duhet tė bėhet mė mirė, pasi sukseset i dėgjojmė pėrditė edhe nga goja e Kryeministrit?

Nėse do tė radhisja disa prej tyre, si ēėshtje tė parė do tė shtroja ēėshtjen e pronės private, e cila ėshtė njė ēėshtje qė nuk zgjidhet dhe ka njė hallakatje jashtėzakonisht tė madhe. Nuk ėshtė problemi thjesht te ligji, por ėshtė tek implementimi dhe strukturat qė merren, te kuptimi qė duhet tė ketė pėr implementimin dhe detyrimin pėr kėtė implementim. Duhet tė ketė njė vėmendje tė gjithė institucioneve, sidomos tė Kuvendit, pėr tė kėrkuar qė kėto ligje tė implementohen, sepse ėshtė detyra e vet kushtetuese, si dhe ekzekutivit, nė mėnyrė qė tė ecim nė rrugėn e kthimit dhe kompensimit tė pronės, duke pėrcaktuar dhe njė vlerė tė qartė financiare. Ne kemi vendosur veten mbi tė drejtėn e pronės dhe kjo ėshtė absurde. Politika dhe shteti nuk mund tė vendosen mbi tė drejtėn e pronės, por duhet t’i japin zgjidhje asaj, dhe nuk mund tė jenė zgjidhje sporadike, por duhet tė jenė zgjidhje tė qarta. PR-ja ka bėrė disa amendamente, ka bėrė disa propozime dhe nė mbledhjen e fundit tė Asamblesė Kombėtare vendosi qė do tė shikojė tė gjithė kuadrin institucional, administrativ tė ēėshtjes sė pronės, si dhe kuadrin ligjor, pėr tė ecur mė tej nė kėtė drejtim. Mendoj se ka ēėshtje tė tjera, qė patjetėr duhen parė me vėmendje tė madhe, siē ėshtė ēėshtja e tė pėrndjekurve politikė. Njė ēėshtje qė kėrkon vėmendje shumė tė madhe ėshtė ajo e energjisė elektrike, e cila nuk ėshtė thjesht dhe vetėm njė problem i qeverisė, por ėshtė njė ēėshtja qė ka tė bėjė me aspektin social, ka tė bėjė me aspektin politik, dhe si e tillė kėrkon njė ndėrhyrje sa mė tė shpejtė. Ajo qė duhet parė nė shoqėrinė shqiptare ėshtė dhe tendenca e zhvillimit ekonomik tė vendit. Pavarėsisht se tendencat janė pozitive, ne duhet qė nė raportet me biznesin, pėrveēse marrėdhėnieve tė detyrueshme tė pagimit tė taksave, tė shihet mundėsia pėr tė ofruar njė ambient mė racional nė marrėdhėnie me qeverisjen, me politika fiskale, pėr tė rritur investimet vendase, por duke koordinuar dhe me investimet e huaja. Pėrsa i pėrket marrėdhėnieve politike, mendoj qė duhet njė marrėdhėnie mė e koordinuar brenda pėrfaqėsuesve tė mazhorancės, tė cilėt nuk duhet ta shikojnė veten si pjesė tė ndara, por si pjesė me njė pėrgjegjėsi tė pėrbashkėt dhe koordinim tė veprimeve tė tyre, tė njė marrėdhėnieje me tė qėndrueshme ndėrmjet Ekzekutivit dhe Parlamentit. Meqenėse shumė nga ministrat janė dhe deputetė, kanė dhe pėrgjegjėsinė pėrballė institucioneve tė Kuvendit. Pra, duhet njė marrėdhėnie mė institucionale mes mazhorancės qeverisėse dhe asaj qė pėrfaqėsohet nė Kuvend, pėr prioritet dhe pėr interesat e debatit politik qė kemi.

Nė ēdo aktivitet partiak, si kryetar i PR-sė theksoni sa thatė mė sipėr, si dhe bėni kėrkesa ndaj PD-sė apo Kryeministrit pėr mirėfunksionim tė koalicionit, por gjithēka mbete si mė parė, asgjė nuk ndryshon. Ēfarė tregon kjo?

Natyrisht, ne nuk mund tė marrin njė vendim tė njėanshėm. Mendoj qė si pjesė e koalicionit kemi dhe koshiencėn pėr tė ofruar zgjidhje dhe kemi ofruar dhe zgjidhje. Njė nga kėrkesat e fundit qė kemi bėrė ėshtė tė kemi njė synim pėr tė reformuar tė gjitha tė djathtėn, me njė koncept politik tė qėndrueshėm, por edhe njė marrėdhėnie ndėrmjet subjekteve politike tė qėndrueshme, me detyrimet reciproke, pėr tė shmangur ato fenomene qė unė i pėrmenda mė sipėr. Pėrsa i pėrket ēėshtjeve qė tjera qė kemi ngritur nė mėnyrė tė vazhdueshme, duket se nuk jemi nė kuptimin e duhur, por unė e theksoj, raportimi i qeverisė pėrballė Kuvendit tė Shqipėrisė, nė radhė tė parė brenda mazhorancės, ėshtė i detyrueshėm.

Aleatėt e tjerė tė PD-sė mendojnė se ka ardhur koha tė ketė ndryshime nė qeveri. Zoti Dule ėshtė njė ndėr ta. Ju si mendoni, ka ardhur koha pėr ndryshime nė qeveri?

Unė mendoj qė, si anėtar i kabinetit jam shumė herė mė i rezervuar pėr kėtė ēėshtje, por them qė ky ėshtė njė atribut i Kryeministrit, i cili kupton nevojėn e ndryshimeve. E kam thėnė edhe mė parė, edhe si ministėr i PR-sė, jam i gatshėm pėr njė vlerėsim tė punės nė dikasterin e Mbrojtjes nga ana e Kryeministrit dhe mendoj qė kėto nuk janė marrėdhėnie qė detyrohen pėr shkak tė partive politike, por pėr shkak tė njė raporti dhe njė funksionimi tė mbarėvajtjes sė qeverisė, dhe kėshtu duhet ta kuptojmė qė tė gjithė. Ėshtė e domosdoshme qė nėse ka shqetėsime nga aktorėt politikė tė koalicionit, ne duhet tė ulemi t’i marrim nė analizė, si pėrfaqėsues tė kėtij koalicionit dhe tė shohim ku nuk funksionon, ose kemi apo nuk kemi kuptime tė drejta pėr funksionimin apo mosfunksionimin e qeverisė. Mendoj qė, shumė gjėra janė tė lidhura me elementin qė pėrmenda mė sipėr, qė shpesh puna e disa ministrave, apo prioritetet, nuk janė tė kuptueshme apo tė pranuara nė tė njėjtin lloj sensi pėrgjegjėsie nga tė gjithė faktorėt e mazhorancės dhe gjithė mazhorancės nė Parlament.

Pėrsa i pėrket pensioneve tė ushtarakėve, ēfarė po bėhet aktualisht me tė dhe kur do t’i marrin ata pensionet?

Sė pari, do tė kėrkoja qė ushtarakėt tė rrinė larg mitingjeve politike. Nuk i bėjnė nder vetes sė tyre, pėr shkak se, nėse flasim qė njė pjesė e tyre kėrkon pagė suplementare, kanė si detyrim pėr tė qėndruar jashtė politikės. Dhe nėse ka njė pagesė suplementare, kjo bėhet duke i konsideruar ata pjesė, jo aktive, por pjesė e Forcave tė Armatosura. E dyta, kjo qeveri ka kėrkuar qė ta zgjidhė kėtė ēėshtje jo nė mėnyrė demagogjike, por nė mėnyrė reale. Fondi ėshtė parashikuar, rreth 30 milionė dollarė, pranė Ministrisė sė Mbrojtjes, qė janė akorduar pėr kėtė qėllim dhe pėr kėtė qėllim do tė pėrdoren. Ėshtė kėrkuar tė ecet nė kėtė zgjidhje pas vendimit tė Gjykatės Kushtetuese, e cila obligon qeverinė qė tė ecė nė rrugėn e zgjidhjes, dhe natyrisht ėshtė nė detajimet pėrfundimtare pranė Ministrisė sė Financave. Nuk besoj qė gjėrat zgjidhen me deklarime politike. Natyrisht, secili nga ata mund tė ketė dėshirė tė mbajė qėndrimin politik qė do, tė anėtarėsohet nė partinė politike qė do, edhe tė krijojė parti politike, por nėse duan tė konceptojnė Statusin e Ushtarakut, pėr sa kohė e kėrkojnė kėtė drejtė si ushtarakė, duhet patjetėr t’i qėndrojnė larg politikės, aq mė tepėr njė politike qė ka manipuluar nė mėnyrė tė vazhdueshme, pėr tetė vjet nuk ėshtė bėrė asgjė pėr ushtarakėt, ėshtė bėrė thjesht njė ligj nė momentet e fundit, pėr qėllime elektorale. Kam bindjen qė sė shpejti do tė marrin njė zgjidhje, e cila do tė jetė nė interes tė tyre.



_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Mediu: Qeveria, 5 ēėshtjet e pazgjidhura
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: PoLiTiKa-
Kėrce tek: