ForumCalendarGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuLista AnëtarëveGrupet e Anëtarëveidentifikimi

Share | 
 

 Haxhi Rama, 20 vjet humor

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Haxhi Rama, 20 vjet humor   Mon Dec 31, 2007 7:07 pm

Haxhi Rama, 20 vjet humor


DURRES - Fillimisht aktor, pastaj regjisor i teatrit dramatik, Haxhi Rama prej gati 20 vjetesh nuk i ndahet shfaqjeve qe percjellin humor te artdashesit. Keshtu i eshte prezantuar dhe mbreme publikut durrsak, Mjeshtri i Madh i Punes, Haxhi Rama, i cili vitin e ardhshem do te festoje 65-vjetorin. “Eshte gabim te jete moshe pensioni. Gjithkush ka mjaft per te thene ne kete moshe”, thote Rama per ATSH-ne, megjithese ndjehet me i pavarur qe prej disa vitesh punon me projekte ne teater. Teksa mendon keshtu te tregon se ka gati dhe nje komedi, per titullin e se ciles mbetet i pavendosur “Nje grua per babin”, apo “Nje lidhje per zgjidhje”.

“DR 2007 Z” titullohet shfaqja, e cila trajton me humor raportin e qytetareve me administraten shteterore, duke fshikulluar zvarritjet dhe veshtiresite e panevojshme qe zyrtaret u sjellin shpesh qytetareve. Pak ore para shfaqjes, ne skenen e teatrit “A. Moisiu”, regjisori Rama tregon se “Z” e targes ka parasysh administraten shteterore dhe ne Durres humori nuk kursen administraten vendore, qe mberrin nga te dy krahet e politikes. Struktura e spektaklit eshte bazuar mbi 6 skece dhe dy grupe gazmoresh, te interpretuara nga aktoret Roland Koca, Muharrem Hoxha, Elibeti Tirana, Edmond Halili dhe Adem Gjepali. "Grupi koreografik 'Blue Epidamnus' dhe kengetaret fitues te 'Maratones rinore' te ketij viti do te sjellin freskine e kengeve dhe valleve ne spektaklin qe do te shfaqet per tre mbremje radhazi ne teatrin e Durresit", tha regjisori Rama. Drejtuesi muzikor, Edi Tereziu, ai koreografik, Arjan Plaku, si dhe skenografi Thanas Popa jane bashkepunetoret e tjere te ketij spektakli.

Haxhi Rama nuk ngurron te thote se ka qene me fat qe ne fillimet e veprimtarise me trupen e Estrades, ku me pare kishte punuar 'Artisti i Popullit', Gjergj Vlashi, ndersa vazhdonin te kontribuonin aktore me emer si Spiro Strati, Ramazan Njala, Aishe Stari, Fadil Hasa, e me pas Muharrem Hoxha, Elibeti Tirana, Roland Koca etj. Ne vitin 1986 fillon aktivitetin si skenarist dhe regjisor i estrades, me shfaqjen ‘Mire mengjes’. “Ne fakt, une e kam menduar edhe nje shfaqje me titull ‘Naten e mire’. E dua naten e qete te Durresit dhe me inspiron shume per te punuar”, thote Haxhi Rama, aktori, regjisori dhe shkrimtari, qe prej 42 vitesh kontribuon ne teatrin “Aleksander Moisiu” te qytetit bregdetar.

Aktori Rama, fillimet ne skene

Ne vitin 1965, menjehere pas perfundimit te Institutit te Larte te Arteve, filloi te punoje si aktor ne teatrin e Durresit. “Rolet ne pjeset ‘Sherbetori i djallit’, ‘Nje shok i klases sime’, apo ‘Njerez mbi shkemb’, jane disa nga kujtimet e kesaj periudhe 7-vjecare, ndersa ne vitet 1973-1981, une e pashe skenen si regjisor i teatrit dramatik”, tregon regjisori Haxhi Rama. Per te, nje shembull mjaft i mire ne punen e tij si regjisor, ishte pervoja e artistit te madh Kujtim Spahivogli, i cili vuri ne skene dramen “Njerez mbi shkemb”. Nje nga pjeset me te suksesshme te teatrit “Aleksander Moisiu” ne vitet ’70 mbetet komedia “Kartela e verdhe”. “Historia e dy tifozeve te futbollit beri xhiron e te gjithe teatrove te vendit, duke u perseritur mbi 400 here”, thote Rama, i cili gjate kesaj periudhe ka shkruar dhe ka vene ne skene dhe komedite “Mire se erdhe Elona” dhe “Lojtari nr. 10”. Qindra here eshte shfaqur ne fshatra dhe komedia e Rames “Fluturimi i breshkes”, vene ne skene nga Vangjel Heba.

Dramaturg dhe poet

“Ne mesin e viteve ’70, une dramatizova dhe vura ne skene, me titullin “Grushtet e vegjel”, romanin 'Bonjaket' e autorit Petraq Qafzezi”, subjekti i te cilit u be me pas i famshem me filmin “Lulekuqet mbi mure”, tregon Haxhi Rama, rreth aktivitetit te tij si artist. Ndersa “Duar te fuqishme”, shkruar dhe vene ne skene nga Rama, ishte drama e pare qe u ekranizua per TVSH. Autor i dhjetera skeceve dhe komedive, ne vitet '60, Rama u be i njohur si autor i disa prej teksteve te kengeve te kompozuara nga Agim Krajka. Permenden ‘Lemza’, ‘Djaloshi dhe shiu’, ‘Ne jemi tre’, ‘S’e kam te lehte’, ‘Bileta e kinemase’ apo kenga per femije ‘Gabimi i Mireles’. “Isha 19 vjec, kur shkrova “Lemzen” per Festivalin e Pare te Kenges ne Radio, ne 1962”, kujton mjeshtri Rama, ndersa shton se “nga bashkepunimet ne festivale me kompozitorin Agim Krajka kemi koleksionuar 5 cmime te dyta dhe nje cmim te pare”.

“Kapedan” Albert Verria ne fotoekspozite

Ekspozita tashme tradicionale e fundvitit ne “Zenit” ka mberritur ne edicionin e peste te saj. Dhe pikerisht kete vit, per nje variacion festiv, kjo galeri ka vendosur te prezantohet jo me nje ekspo kolektive me autoret e ekspozuar gjate vitit ne galeri, por me nje fotoekspozite personale te nje artisti, qe ka zene vend pothuaj prej gjysme shekulli ne memorien tone kolektive. Behet fjale per fotoekspoziten, Albert Verria-Eskursion fotofilmik ne rolet emblematike dhe te paharrueshme te kinematografise shqiptare. 124 sy ne 62 foto, qe mbushin 71 vjet dhe qe shohin permes personazheve, nga fantazmat e Ezopit deri te kapedanet groteske. “Nje nga motivet e jetes sime eshte spektatori i mrekullueshem, para te cilit perulem me perzemersi”, eshte shprehur disa dite me pare per ATSH-ne, aktori madh kur kete ekspozite e celi ne hollin e Teatrit “Petro Marko” te qytetit te Vlores. Ne fakt, aktori i mbi 40 roleve ne kinematografi dhe i mbi 90 roleve ne dramaturgji, ishte vetem 30 vjec, kur mori persiper dhe i habiti te gjithe me interpretimin e tij aq te natyrshem te plakut 70-vjecar, plot me teka ne filmin e paperseritshem shqiptar “Kapedani”. Dhe ne ekspoziten, e cila pritet te celet te premten ne galerine “Zenit”, Albert Verria shfaqet, per te gjithe… koprrac, fantazme, memec, prapanik me kryefjalen: artist i rralle . “Brenda shpirtit te njeriut, brenda karakterit te tij, pleksen tragjikisht engjelli dhe djalli. Kuptohet qe djalli eshte i zi dhe i fuqishem, here-here edhe triumfon, por me ne fund njeriu i mire ia del dhe i thote me krenari: Te mposhta djall brenda meje! Por jam i kenaqur me skenen dhe ekranin”, shprehet ai. Gjate promovimit te kesaj ekspozite eshte menduar te shfaqet edhe nje dokumentar, skenarin e te cilit e ka shkruar ai vete dhe ku me vertetesi artistike rrefen mbi jeten e tij artistike. Albert Verria ka realizuar edhe filmat “Vetvetja” ne manastirin e Ardenices, apo “Fantazma“, ku ai gersheton kater monologe te roleve te tij te paperseritshme, “Hamleti”, “Harpagoni”, “Tartufi” dhe “Ezopi”.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Haxhi Rama, 20 vjet humor
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: KuLtuRa-
Kërce tek: