ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Vllaznia “poker” Tiranes pas 4 vjetesh

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Vllaznia “poker” Tiranes pas 4 vjetesh   Mon Dec 31, 2007 7:18 pm

Vllaznia “poker” Tiranes pas 4 vjetesh
E Diel 30 Dhjetor 2007

Java e 17 kampionatit eshte dhe e fundit per vitin 2007, ku Dinamo po e mbyll mjaft mire kete vit, duke qene ne vendin e pare dhe me plot 37 pike. Tri piket e fundit i mori ne ndeshjen e djeshme me Skenderbeun, te cilet i ka mposhtur me rezultatin e thelle 7-0. Kjo perballje per blute, mund te thuhet se ka qene stervitje. Ne 45 minutat e para, kryeqytetasit kane arritur te shenojne qe ne minuten e 4-et, pasi fituan nje penallti dhe Plaku e kthen ne gol. Pas kater minutash loje, do te jete perseri Sabino Plaku, qe do te dyfishoje rezultatin. Ne kete pjese nuk mund te qendronte dhe kroati Pero Pejic pa shenuar, i cili ne minuten e 21 ka trefishuar. Ne pjesen e dyte, ka qene perseri Pejic, qe shenon dhe tre gola te tjere, duke realizuar pokerin e tij te pare ne kampionat. Pas tij ka pasuar goli i Allmuces ne minuten e 57-te dhe ne te 84-en Mile, duke vulosur rezultatin. Ka qene nje loje e dominuar e gjitha nga Dinamo, e cila e ka mbyllur me se miri vitin 2007.

Takimi tjeter i luajtur dje ka qene dhe ai mes Vllaznise dhe Tiranes. Pritej nje perballje mjaft e forte dhe spektakolare dhe ne te vertete ashtu ishte per shkodranet, por jo per kampionet ne fuqi. Vllaznia ka bere nje loje mjaft te mire, duke e ndeshkuar plot 4 here skuadren e Astrit Hafizit. Pjesa e pare ka filluar furishem nga ana e shkodraneve, te cilet me anen e Sinanit kane mundur te shenojne qe ne minuten e 6-te te takimit. Po pas kaq minutash, ka qene perseri Sinani, ai qe ka dyfishuar rezultatin, duke e mbyllur pjesen e pare ne shifrat 2-0. Pjesa tjeter e ndeshjes, ka folur perseri per kuqeblute, megjithese 23 here kampionet jane munduar te reagojne, por pa rezultat. As dy minuta nga fillimi i pjeses se dyte, ka qene Sukaj qe ka trefishuar. Tirana ka mundur te realizoje vetem golin e nderit, me anen e Klodian Duros, ne minuten e 89-te te ndeshjes. Pas ketij goli, Teli merr karton te kuq dhe e le Vllaznine me nje lojtar me pak. Por ne minuten e 1 shtese, ishte perseri Sinani, qe gjunjezon per here te katert tiranasit, duke e mbyllur kete perballje ne 4-1. Kjo ishte fitorja e pare e Vllaznise pas kater vjetesh me Tiranen. Me kete trepikesh, kuqeblute marrin vendin e dyte perkohesisht dhe gjithcka varet nga ndeshja e Partizanit qe do te luaje sot perballe Flamurtarit, i cili do te filloje ne oren 14:00. Perplasje te tjera do te jene: Elbasani-Besa. Edhe kjo eshte mjaft interesant, pasi te dyja skuadrat jane me pike te barabarta dhe kerkojne t’i afrohen sa me prane kreut. Shkumbini-Teuta, te cilat luftojne per te mos rrezikuar. Perballja tjeter e fundit eshte Beselidhja-Kastrioti. Kastrioti ka pasur nje ecuri te keqe, po ashtu dhe Beselidhja. Te dyja skuadrat vine ne kete perballje vetem me nje synim, fitoren.

Vllaznia:
Grima, Teli, Delain, Kapaj, Hoti, Kotrri, Osja (Ahi 46’), Lika, Kaci (Kraja 86’), Sukaj (Leandro 74’), Sinani

Trajner:
Mirel Josa

Tirana:
Nallbani, Sina, Dede, E.Xhafa, Vrapi, Arapi, Capja (Hajdari 46’), Hyka, Duro, Fortuzi (Deliallisi 66’), D.Xhafaj

Trajner:
Astrit Hafizi

Shenues:
Sinani 6’, 13’, 90+3’, Sukaj 48’, Duro 90’.

Gjyqtare:
Sh.Guce (Lushnje), A. Pregja (Tirane), E.Miho (Durres

Kartone te kuq:
Teli 90’

Dinamo – Skenderbeu 7-0

Dinamo:
Kotorri (Hoxha 59’), Ishka , Pisha, Granic, Bodrusic, Vincetic, Allmuca, Diop, Ferraj (Peqini 61’), Plaku, Pejic (Mile 69’)

Trajner:
Agim Canaj

Skenderbeu:
Llapanji, Mertiri (Cenolli 58’), Pashaj, Demiraj, Jani, Vukaj, Thana, Imeraj, Rapo, Ngjela, Hyso (Xheka 22’).

Trajner:
Renato Rrapo

Shenues:
Plaku 3’(11 m), 9’, Pejic 21’, 53’, 55’, 66’, Mile 84' (11 m)

Gjyqtare:
A.Lulaj (Vlore), A.Mali (Patos), F.Elezi (Durres)

Kartone te verdhe:
Ishka, Mertiri, Demiraj

Sot:

Elbasani – Besa 14:00

Partizani – Flamurtari 14:00

Shkumbini – Teuta 14:00

Beselidhja – Kastrioti 14:00

Renditja:

1 Dinamo 37
2 Vllaznia 31
3 Partizani 30
4 Tirana 28
5 Besa 27
6 Elbasani 27
7 Flamurtari 21
8 Shkumbini 18
9 Kastrioti 17
10 Beselidhja 12
11 Teuta 12
12 Skenderbeu 8


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Vllaznia “poker” Tiranes pas 4 vjetesh
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: SPORTI :: FuTboLL-
Kėrce tek: