ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Burgjet lirojne per festa te denuarit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Burgjet lirojne per festa te denuarit   Mon Dec 31, 2007 7:21 pm

Burgjet lirojne per festa te denuarit
E Diele, 30 Dhjetor 2007


Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, i kerkon Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve nje leje te vecante per te paraburgosuren Aishe Pojana.
Sipas kerkeses, Kryetarja e Kuvendit i kerkon drejtuesve te burgjeve nje leje, e cila te mundesoje qe 45-vjecarja e akuzuar per vepren penale te “vrasjes me dashje” ta kaloje Vitin e Ri prane 5 femijeve te saj.
Ne letren, e cila i eshte derguar dhe Prokurorise se Tiranes, Topalli i ben te ditur se Pojana duhet te gezoje qofte edhe nje dite te vetme prane familjes se saj.
“E ema e femijeve, Aishja, ne kushtet e nje dhune te vazhdueshme ndaj saj dhe femijeve nga i shoqi, ka kryer krimin e rende te vrasjes se tij”.

“Deshira e vajzes se vogel ishte qe festen e Vitit te Ri, te gezonin qofte edhe per nje dite se bashku me nenen”, shprehet ne kerkesen e saj Kryetarja e Kuvendit, Topalli.
Nderkohe qe femijet e te pandehures Aishe Pojana jane detyruar qe ne moshe te vogel te punojne per te siguruar jetesen tyre.
Vete Kryetarja e Kuvendit ju ka derguar disa dhurata per festat e fundvitit, por per ta dhurata me e cmuar per Vitin e Ri do te ishte nena e tyre.
Nderkohe qe Kryetarja e Kuvendit duke marre parasysh edhe faktin qe e Pojana eshte ne gjykim nga ana e Gjykates te Tiranes dhe ne baze te mundesive qe jep rregullorja e paraburgimit, Pojanes duhet t’i mundesohet e drejta te kaloje Vitin e Ri prane familjes se saj ne Baldushk.
Por jo vetem Pojana, Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve, nepermjet nje kerkese ju shpjegon te gjithe drejtoreve te institucioneve ku vuajne denimet te japin leje per te gjithe te burgosurit qe plotesojne kriteret e pacaktuara me ligj.

Kjo eshte bere ne varesi te kritereve te percaktuara ne ligj.
Keshtu, nje numer shume i kufizuar te burgosurish do te kalojne Vitin e Ri prane familjes se tyre.
Pas nje viti e gjysme pezullim te lejeve per fundviti deri me sot 31 ka shkuar numri i lejeve te dhena per te burgosurit, te cilet vuajne denimin ne te gjithe vendin.
Numrin me te madh te lejeve e ze burgu i Rrogozhines, ne te cilen ka pasur edhe nje bum te madh kerkesash.
Nderkohe qe Drejtori i Burgut te Burrelit, Shyqyri Dushku, ka dhene vetem 8 leje, tre prej te cileve jane nisur drejt familjeve te tyre diten e djeshme dhe 5 te tjere jane bashkuar sot.
Drejtori i Burgut te Bences ne Tepelene ka dhene vetem 3 leje, drejtori i Peqinit do t’i nise sot shqyrtimin kerkesave.
Ashtu si edhe vitin e meparshem, drejtori i Vaqarit nuk do te jape leje per kete vit.

Kujt i jepet leje shperblyese:

Personave te denuar 3 vjet burg, pasi te kene vuajtur jo me pak se 1/4 e denimit
Personave te denuar nga 3 ne 10 vjet burg, pasi kane vuajtur jo me pak se 1/2 e denimit
Personave te denuar mbi 10 vjet burg, pasi te kene vuajtur jo me pak se 2/3 e denimit

Burgjet:
Kemi lajmeruar drejtoret

Drejtori juridik prane Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve, Mirgen Laca, ka bere te ditur se te gjithe drejtoret e burgjeve ne vend jane lajmeruar ne lidhje me dhenien e lejeve te sigurise se zakonshme.
Sipas tij, keto leje u jepen vetem te denuarve, te cilet respektojne rregulloren e brendshme te institucionit, kane sjellje te mire dhe nuk paraqesin rrezikshmeri shoqerore, per realizimin e interesave te tyre emocionale, personale, ekonomike dhe kulturore.
Laca ka bere te ditur se keta persona nuk paraqesin rrezikshmeri per moskthim te tyre serish ne burg.

Lejet e dhena:

Ne burgu e Burrelit kane marre leje 8 te denuar
Ne burgun e Bences kane marre leje 3 te denuar
Ne burgun e Peqinit nuk kane filluar ende shqyrtimi i kerkesave te bera
Ne burgun e Rrogozhines jane dhene 20 leje
Ne burgun e Vaqarit nuk do te jepen leje per kete vit


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Burgjet lirojne per festa te denuarit
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: KroNiKaT-
Kėrce tek: