AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Presidenti: Zyrtaret, pasuri te tjetersuar

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Presidenti: Zyrtaret, pasuri te tjetersuar Empty
MesazhTitulli: Presidenti: Zyrtaret, pasuri te tjetersuar   Presidenti: Zyrtaret, pasuri te tjetersuar Icon_minitimeSat Jan 12, 2008 3:47 pm

Presidenti: Zyrtaret, pasuri te tjetersuar
E Shtune, 12 Janar 2008

Presidenti Bamir Topi pohoi dje, ne nje interviste per BBC-ne, ne emisionin “Zigzag”, se ne Shqiperi korrupsioni ekziston ne fusha te ndryshme dhe se institucionet e politika duhet te gjejne instrumentet e duhura per ta luftuar ate. Sipas kreut te shtetit shqiptar, korrupsion te madh ka ne procesin e kthimit te pronave. Ai premtoi angazhim per te ndjekur procesin, nderkohe qe theksoi se lufta e korrupsionit duhet te ece paralelisht me reformen ne drejtesi. Topi u shpreh optimist se Shqiperia do te marre ftesen per NATO, ne prill, ne Samitin e Bukureshtit, nderkohe qe theksoi se politika duhet te sqaroje nje here e mire ceshtjen e hapjes se dosjeve. Nderkohe qe foli dhe per shkeputjen e tij nga Partia Demokratike per te qendruar mbi palet, ashtu si i takon kreut te shtetit.

Zoti President, c’mund te thoni rreth faktit qe Shqiperia eshte nje nder vendet me te korruptuara, ku krimi eshte teper i larte dhe drejtesia vazhdon te ece me nje kembe gjate ketyre viteve, ndersa dihet se kohet e veshtira kerkojne edhe veprime te veshtira?

Une ndaj pergjithesisht kete shqetesim. Vertet konstatohen simptoma te qarta te korrupsionit administrativ ne Shqiperi, por une mendoj qe korrupsioni cdo dite tentohet te luftohet ne menyre institucionale. Per te qene transparent me ndjesite jo thjesht te Presidentit, por ne radhe te pare te qytetarit, ky korrupsion per fat te keq ekziston, ekziston ne fusha te ndryshme te jetes, por e rendesishme eshte qe duhet te kete nje sistem frontal te te gjithe institucioneve te politikes, ne menyre qe lufta kunder korrupsionit te mos mbetet si nje element retorik, por te jete pjese e atij plan veprimi ku gjerat nga deklaratat duhet te jene ne elemente konkrete te zbatimit. Une mendoj qe ky korrupsion i cili realisht ekziston, ekziston pak a shume ne filozofine e nje pjese te madhe te shoqerise. Me kete rast nuk dua te bej fajtor ata qe perfshihen ne menyre pasive, ose jane te detyruar qe te futen ne marredhenie korruptive, por do te thosha qe gjithsecili, cdo qytetar shqiptar, duhet te lajmeroje me ze te larte cdo fenomen korruptiv ne radhe te pare per te krijuar nje klime psikologjike qe korrupsioni ne Shqiperi nuk duhet te luftohet thjesht me deklarata politike, por duhet te jete pjese e jetes se qytetarit. Mendoj qe ka progres, por me shume duhet bere dhe elemente konkrete une mund t’jua them ka jo vetem ne fushen e shendetesise, ku besoj eshte momenti me i dhimbshem, ku bluzat e bardha shpeshhere futen ne keto pozicione jo te kendshme dhe pikerisht me pjesen qe eshte me ne nevoje. E dyta eshte ceshtja e pronave, qe eshte ceshtje madhore ne Shqiperi.

A ka mundesi kontrollimi i fleteve te deklarimit te pasurise dhe nga ana tjeter te krijohet nje komision hetimi per keta abuzues te ligjit, qe po ia nxijne faqen Shqiperise?

Kur diskutojme per fenomenin e korrupsionit, kjo merr trajten e nje sindrome qe kap te gjitha institucionet. Pra, ne rast se themi se a do te kete supervizion nga institucioni i kontrollit te pasurive, sigurisht qe kur themi se duhet te kete supervizion do te marrim edhe ate tjetren qe edhe aty jo gjithcka shkon mire, jo gjithcka trajtohet me objektivitet, pasi eshte e pamundur qe edhe ky institucion te mos jete kapur nga elemente te korrupsionit, nese do e diskutojme ne sensin e sindromes se korrupsionit. Por, nga ana tjeter, mund t’ju them qe korrupsioni sot, edhe ne ato forma qe shfaqet, shfaqet ne menyren me te sofistikuar. Po mundohem te jem sa me i drejtperdrejte me detyrimin qe ka Presidenti i Republikes per te qene komunikues dhe i drejtperdrejte me qytetaret. Jo te gjitha pasurite vihen ne emer te personit qe okupon nje pozicion te caktuar. Ka metoda te sofistikuara, ku ia kalojne personave te tjere, duke fshehur ne kete menyre pasurine reale. Por, shqetesimi i qytetarit eshte i drejte, eshte nje fenomen qe konstatohet ne mjaft raste, kur njerezit qe zene nje pozicion te caktuar, sidomos ne administrate dhe ne gjyqesor, e kane te pamundur ne asnje lloj rrethane qe te justifikojne pikerisht ate qe kane akumuluar, duke ditur qe rroga eshte e percaktuar. Kjo te jep te drejten qe ne menyre alternative te pohosh se korrupsioni ne drejtesi eshte nje element i dukshem.

A jeni optimist se dy sfidat kryesore per shqiptaret, hyrja ne NATO dhe ne Bashkimin Evropian, do te realizohet gjate mandatit tuaj?

Une mendoj qe njeren prej sfidave ne e kemi shume te afert. Pikerisht ajo qe ka te beje me marrjen e fteses ne Samitin e Bukureshtit, qe do te zhvillohet ne prill, pra mbas 3 muajsh. Jane bere te gjitha perpjekjet dhe politika shqiptare ne pergjithesi, qofte mazhoranca dhe opozita kane demonstruar nje vullnet te ri per te plotesuar ato detyrime te fundit qe kane te bejne me vazhdimin e reformave, qofte ne fushen e drejtesise, qofte ne problemet elektorale. Besoj qe eshte nje rast i vecante ku klasa politike shqiptare dhe sidomos vullneti i shoqerise shqiptare eshte ne tregues kaq te larte. Parlamenti shqiptar ne unison, por edhe 94% e popullsise ne sondazhe shprehet per nevojen e integrimit ne NATO. Besoj se edhe me ndihmen e partnereve dhe atij vullneti te vrullshem diplomatik qe ne kemi pasur ne funksion te integrimit ne NATO, besoj qe kjo eshte nje sfide, e cila do te kalohet me sukses. Ceshtja e integrimit ne Bashkimin Evropian per hir te se vertetes eshte nje ceshtje qe konsiderohet me afatgjate, qe ka te beje me plotesimin e standardeve, jo thjesht ne vullnetet politike dhe ne ceshtjet politike, por jane standarde administrative, jane standarde ekonomike qe kerkojne me shume kohe. Une do te isha i lumtur qe te isha shume optimist qe kjo gje te zhvillohej brenda mandatit qe kam une si President, por deshiroj t’ju them qe duhet te jemi me objektiv. Besoj qe sfida e pare e integrimit ne NATO realizohet shume shpejt, e dyta kerkon pak me shume kohe.

Perpara se te beheshit President, ne nje prononcim per media jeni shprehur se ‘PD eshte e larguar nga qellimi per te cilen u krijua dhe se i ka braktisur interesat e shtresave qe perfaqeson, se lidershipi i PD-se perbehet nga njerez qe udhehiqen nga interesa te ngushta vetjake’. Tanime qe u zgjodhet President, a i qendroni kesaj deklarate?

Une e kam shprehur, nese nuk gaboj, ne nje interviste te zhvilluar ne muajin qershor te vitit 2007 dhe i jam referuar nje konteksti te caktuar, lidhur me zhvillimet politike ne Shqiperi dhe me ate cka une kam pasur ne funksion te nje analize qe kam bere per qeverisjen dhe per misionin e PD ne ate kohe kur jam shprehur. Sigurisht, e gjithe kjo terminologji nuk kap ne bllok PD, kam thene per elemente te caktuar qe jane edhe me peshe ne PD dhe eshte ne parimet e mia qe ate qe them ne nje kohe nuk e zhbej ne nje kohe tjeter. Keto kritika mund te jene te vlefshme ne cdo kohe, por sigurisht me detyren qe kam sot si President i Republikes edhe per te qene ne koherence me ate qe shpreha ne pergjigjen e pyetjes paraprake qe do t’i largohem marredhenieve te karakterit partiak, qofte edhe me Partine Demokratike, do te thosha qe keto verejtje ne kohen qe une i kam bere, sigurisht sipas kendveshtrimit tim, kane qendruar dhe nese do t’i kthehem vleresimit ne retrospektive, pa lidhje me pozicionin tim, ato qendrime kane qene solide te miat dhe i konfirmoj per kontekstin me te cilin jam shprehur.

Vihen ne dyshim deklaratat e juaja kur flisni per prokurore te pavarur, keshilltare te pavarur, sepse sot keta i caktoni ju?

Jo, duhet te kesh njohuri te mjaftueshme per ndertimin e shtetit, duhet te kesh njohuri te mjaftueshme per pozicionin institucional dhe kushtetues te Presidentit. Presidenti ne rastin e gjyqtareve eshte vetem ne fazen e dekretimit, sepse ju e dini qe eshte Keshilli i Larte i Drejtesise, qe funksionon si nje strukture kolegjiale, ndonese ne krye te ketij keshilli eshte Presidenti i Republikes, ai, sipas Kushtetutes, ka te drejten vetem te nje vote. Pra, duke perdorur nje term latinisht eshte “primus inter paris”, pra eshte i pari mes te barabarteve, cka do te thote qe edhe Prokuroria funksionin mbi bazen e nje ligji dhe Presidenti eshte vetem ai qe ben natyrisht dekretim, qe nuk do ta konsideroja thjesht nje proces formal, por do ta konsideroja nje proces substancial ne kuadrin e te gjithe bashkepunimit institucional. Pra, une nuk jam ekskluziv ne detyren time.

C’po behet me pronat e shqiptareve? Kur eshte fjala per te drejten e qytetareve shqiptare per te poseduar pronat e trasheguara dhe te grabitura nga regjimi komunist te perfundojne ne burg? Si e shikoni kete ceshtje?

Ceshtja e pronave nuk eshte fokusuar thjesht te Komisioni i Kthimit dhe i Kompensimit te Prones, pasi ceshtja qe ka te beje me kthimin e pronave eshte nje ceshtje mjaft komplekse. Une ne ligjeraten qe kam referuar per ceshtjen e pronave, kam bere nje analize integrale dhe nuk eshte analiza e vetme, por ndoshta eshte e para ne pozicionin si President. Kjo eshte nje ceshtje e akumuluar kohe pas kohe dhe nuk kam trajtuar ceshtje te ndryshimit te ligjit, por kam diskutuar per zbatimin me rigorozitet te ligjit, ajo qe kerkohet edhe nga Institucioni i Presidentit. Abuzime ka pasur me ligjin 7501, abuzime ka pasur neper hipoteka, abuzime ka pasur neper arkiva dhe keto qe po ju them i kam mbi bazen e te dhenave te akumuluara. Sigurisht shperdorime me pronat e qytetareve kane ardhur edhe ne nivelet e pushtetit vendor. Pra, eshte, per fat te keq, nje problem i gjeneralizuar, sepse nuk kap thjesht ceshtje qe kane te bejne me qendren e Tiranes, ka probleme ne bregdet, ka probleme neper komuna. Fakti qe nje pjese e ketyre njerezve sot jane ne dyert e drejtesise, presupozon qe shteti ka filluar te funksionoje edhe mbi bazen e ketij shqetesimi madhor. Besoj qe hapa me konkrete do te realizohen. Une do te jem shume i angazhuar qe ta ndjek procesin brenda kompetencave te mia.

A do te kerkoje Presidenti hapjen e dosjeve te ’97-es?

Ceshtja e dosjeve nuk ka te beje me vullnetin e Presidentit, por ceshtja e dosjeve eshte nje vullnet qe projektohet ne Parlament. Ju e dini qe ka pasur mjaft debate per problemin e dosjeve, une rezervohem te shprehem ne kete pozicion qe jam, por po t’i kthehemi memories, do te shikoni qe une jam prononcuar ne menyre te qarte per problemin e dosjeve dhe besoj qe vete politika shqiptare, sidomos politika ne Parlament, duhet t’i jape zgjidhje ketyre problemeve, qe sot s’jane me nje kompetence, apo nje ceshtje qe i takon Presidentit.

Ka ndonje prapavije tjeter, natyrisht pervec eventualitetit Tirane-Prishtine per rrugen Durres-Kukes-Morine, apo jane dhe pengesa te natyres tjeter?

Besoj qe per cdo shqiptar te ndershem rruga Durres-Morine eshte nje rruge, e cila normalisht duhej te ishte realizuar dekada me pare, por per shkak te politikes se izolimit, per shkak te asaj politike qe ne menyre te qellimshme eshte bere qe Shqiperia dhe ne menyre te vecante, veriu i Shqiperise te mbetet i izoluar, te mbetet larg nga Kosova. Une besoj qe kjo eshte rruga, besoj qe duhet t’i bashkoje shqiptaret e Kosoves dhe te Shqiperise jo thjesht ne aspektin njerezor, por per t’i dhene mundesi hapjes se tregjeve te reja te komunikimit. Kjo eshte nje rruge, e cila eshte e pamundur qe te mos kete pasur edhe segmente qe nuk e kane deshiruar, por ju siguroj qe sot politika institucionale e Shqiperise dhe cdo shqiptar i thjeshte i pa influencuar nga presione te jashtme, ju siguroj qe eshte me se i bindur qe kjo do te jete rruga e se ardhmes qe do te bashkoje Shqiperine dhe Kosoven ne tregjet dhe ne familjen evropiane.

A ka mundesi qe zoti President, perfaqesues i unitetit te kombit, qe te inicioje kete ceshtje me palen greke dhe perfundimisht ceshtja e pronave te cameve te zgjidhet?

Ceshtja e pronave te shqiptareve, ku futen edhe pronat e cameve, nuk eshte anashkaluar. Ne vizite time zyrtare ne Greqi, ka qene nje nder termat e references se bisedimeve, por sigurisht nuk mund ta mohoj qe ne epiqender te diskutimeve ceshtja e pavaresise se Kosoves, ka qene ceshtja e integrimit ne NATO dhe ne komunikimin zyrtar dhe diplomatik ka gjera qe vendosen me ne evidence ne funksion te kohes dhe te koniunktures, por ju siguroj me ndjeshmerine qe ka shteti shqiptar, me ndjeshmerine time personale si individ, kete ceshtje e kam trajtuar si nje ceshtje te se drejtes nderkombetare te individeve per pronen dhe i kam trajtuar si ceshtje te pronave te shqiptareve ne Greqi, duke iu referuar ne menyre eksplicite protokollit te miqesise dhe nenit 15, qe e qarteson qe eshte pikerisht ceshtja e pronave te cameve ne trojet e tyre natyrale.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Presidenti: Zyrtaret, pasuri te tjetersuar
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: PoLiTiKa-
Kėrce tek: