AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Arratisen skafistet, pranga organizatoreve

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Arratisen skafistet, pranga organizatoreve Empty
MesazhTitulli: Arratisen skafistet, pranga organizatoreve   Arratisen skafistet, pranga organizatoreve Icon_minitimeSat Jan 12, 2008 3:58 pm

Arratisen skafistet, pranga organizatoreve
E Shtune, 12 Janar 2008

Per te realizuar endrren e tyre te madhe, klandestinet, pjesa me e madhe te mitur, kane paguar deri ne 4 mije euro. Por deshira per “token e premtuar” ka zgjatur vetem nje ore. Operacioni “Rrjeta e Hekurt” dergon ne dhomat e paraburgimit ne Komisariatin e policise se Kurbinit 38 persona, 5 prej te cileve akuzohen si organizatore te trafikut te paligjshem drejt Italise. Dy skafiste rezultojne te arratisur gjate aksionit, duke lene “peng” gomonen ne ujerat e lumit Mat. Klandestinet jane nga qytetet e Durresit, Kavajes, Lezhes, Tiranes e Kurbinit. Gomonia, qe kishte ne bord 33 klandestine, eshte nisur nga brigjet e Tales, rreth ores 23:00 te se enjtes, por pas nje ore udhetimi eshte hasur nga rojet bregdetare italiane te Guardia di Finances, ndersa tentonte brigjet e qytetit te Barit. Zyrtare te policise thane dje se informacionet ishin marre ne rruge operative e me pergjime. Klandestinet jane hedhur ne brigjet e Tales, por policia i ka kapur se bashku me organizatoret. Te ndaluarit jane Paulin Markaj, 42 vjec, Ardian Gjeloshi, 36 vjec, Pjeter Tusha, 47 vjec, Altin Gjeloshi, 23 vjec, banues ne fshatin Gurez te Kurbinit, dhe Ndrek Preci, 45 vjec, banues ne lagjen “Don Bosko” te Tiranes.

Grumbullimi i klandestineve kishte nisur qe prej nje muaji nga te dyshuarit, ndersa jane perzgjedhur nepermjet te njohurve qytete te tilla si Tirana, Durresi, Kurbini, Lezha e Kavaja. Zyrtare te policise thane se kishin te dhena per nje trafik te tille dhe po organizonin goditjen se bashku me policine italiane. Mbremjen e se enjtes, 33 klandestinet jane thirrur ne Lezhe, prane brigjeve ne fshatin Tale, ku jane strehuar per disa ore, derisa eshte bere gati mjeti lundrues, gomone me 500 kuaj fuqi dhe 11 metra e gjate. Jane zbrazur gjashte bidone me karburant dhe eshte nxjerre ne brigjet e Matit nga ku eshte nisur per te dale ne Adriatik. Rreth ores 23:00, klandestinet jane nisur nga brigjet e Lezhes drejt Italise, por vetem disa milje udhetim kane mjaftuar te ndiqen nga motovedetat e Guardia di Finances. Policia ka kryer pergjime te mjaftueshme dhe ka pritur qe mjeti te nisej nga brigjet per te vepruar, pasi keshtu do te siguronin edhe provat materiale. Klandestinet jane strehuar ne fshatrat Gurez e Tale.

Per te kryer kete mision jane vene ne perdorim shtate mjete te ndryshme transporti. Sekseret kane mbledhur nje pjese te parave, kurse dora e dyte do te jepej pasi te mberrinin ne Itali. Keto te dhena jane marre edhe gjate pyetjes se 33 klandestineve ne Komisariatin e Lezhes, pas operacionit qe perfundoi oret e para te mengjesit te djeshem. Te ndaluarit rrefyen se kishin paguar deri ne 4 mije euro secili per te mberritur ne vendin fqinj. Ne Lezhe ishin vendosur edhe Forca te Nderhyrjes se Shpejte, per te ndihmuar ne operacion. Ne momentin qe gomonia eshte nisur, ne bregdet kane zbarkuar forca te shumta policie, qe prisnin dhe rikthimin e saj. Ndersa eshte njoftuar Guardia di Financa per nisjen e mjetit lundrues. Mjeti ka tentuar te futet ne grykederdhjen e lumit Mat, por aty eshte izoluar nga forcat e rendit.

Arratisen dy skafistet

Dy skafiste, te cilet mendohen te jene nga Vlora, por per arsye te hetimit identiteti i tyre nuk behet i ditur, kane mundur te largohen ne mes te erresires, duke i shpetuar policise. Pas shoqerimit te 33 klandestineve, uniformat blu ndaluan pese sekseret e dyshuar per kete trafik ne fshatin Gurez te Kurbinit. Si organizator i trafikut dyshohet Ardian Gjeloshi (Marku), ndersa kater te tjeret cilesohen bashkepunetore. Policia tha se Ardian Gjeloshi eshte edhe pronari i gomones, ndersa ka marre dy skafiste te sprovuar per udhetimin. Policia bllokoi edhe shtate mjetet e transportit dhe po heton rreth seksereve te tjere.

Klandestinet e ndaluar:

Dashnor Hoxha, 23 vjec, banues ne Durres
Hakim K., 16 vjec, banues ne Kavaje
Abdyl Hasa, 19 vjec, banues ne Durres
Dali Krasniqi, 22 vjec, banues ne Vore, Tirane
Aleksander Shpati, 31 vjec, banues ne Patos
Jetullah Krasnici, 18 vjec, banues ne Kavaje
Algert M., 16 vjec, banues ne Kavaje
Avni C., 16 vjec, banues ne Kavaje
Ervis Istrefi, 18 vjec, banues ne Durres
Aurel T., 17 vjec, banues ne Kavaje
Marius Uku, 18 vjec, banues ne Kavaje
Lulian Q., 15 vjec, banues ne Kurbin
Artan G., 17 vjec, banues ne Lushnje
Genc H., 16 vjec, banues ne Kavaje
Eqerem T., 17 vjec, banues ne Kavaje
Julian E., 17 vjec, banues ne Kavaje
Edmond B., 17 vjec, banues ne Lezhe
Sander Fufi, 29 vjec, banues ne Mamurras
Afrim Hatija, 26 vjec, banues ne Kavaje
Alban H., 16 vjec, banues ne Kavaje
Ivi S., 16 vjec, banuese ne Kavaje
Tajar I., 16 vjec, banues ne Kavaje
Besnik T., 16 vjec, banues ne Durres
Nuri K., 17 vjec, banues ne Durres
Esmerald Noga, 24 vjec, Tirane
Enkelidian A., 12 vjec, banues ne Tirane
Arben Buci, banues ne Lezhe
Gjelina Buci, 37 vjece, banuese ne Lezhe
Arben Gjeci, 32 vjec, banues ne Kavaje
Sezmund Xhafa, 20 vjec, banues ne Durres
Pellumb Hidri, 24 vjec, banues ne Tirane
Clirim Agastra, 23 vjec, banues ne Durres
Alteo Xhafa, 19 vjec, banues ne Durres

Organizatoret e ndaluar:

Paulin Markaj, 42 vjec, banues ne fshatin Gurez i Kurbinit
Ardian Gjeloshi, 36 vjec, banues ne fshatin Gurez te Kurbinit
Pjeter Tusha, 47 vjec, banues ne Gurez te Kurbinit
Altin Gjeloshi, 23 vjec, banues ne Gurez te Kurbinit
Ndrek Preci, 45 vjec, banues ne lagjen “Don Bosko”, Tirane

Sekuestruar:

- Gomone me dy motore, me nga 500 kuaj fuqi, 11 metra e gjate, me ngjyre te bardhe

- Nente celulare

- 48 bidone, gjashte prej tyre jane perdorur per mbushjen me karburant te mjetit lundrues

- 7 automjete, te cilat jane perdorur me trafikantet, 2 mije euro

Te dhenat:

Rreth ores 18:50 te se enjtes eshte bere mbledhja e klandestineve afer brigjeve te Shengjinit, ne qytetin e Lezhes

Nisja per ne brigjet italiane eshte bere rreth ores 23:00 te se enjtes nga brigjet afer Tales ne Lezhe, me drejtim Italine

Ne oren 01:00, klandestinet jane hedhur nga gomonia ne brigjet e Tales, per t’u kapur me pas nga policia e Lezhes

Klandestinet: “Skafistet na kercenuan nese tregonim”

Sipas Aleksander Shpatit, nga Fieri, nje prej 33 klandestineve qe tentonte Italine, “prej dy ditesh gjendeshim ne Lac dhe nuk njihnim vendin. Kemi dhene nga 3000 deri 4000 euro secili. Pas dy oresh udhetimi, kemi rene ne prangat e policise”. Ai thote se skafistet i kane rikthyer ne bregdet dhe i kane kercenuar qe te mos tregojne emrat e tyre, apo per persona te tjere. Te pyetur per arsyet e emigrimit me ane te gomoneve, klandestinet kane thene se ishin shkaqet si varferia e papunesia, qe i kishin detyruar te tentonin Italine, duke marre edhe leke borxh.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Arratisen skafistet, pranga organizatoreve
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Grabiten me dhune nxenesit, 2 ne pranga
» Abuzimi me thjeshtren, pranga pedofilit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: KroNiKaT-
Kėrce tek: