AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Rektoret e rinj, fitues me diference te thelle

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Rektoret e rinj, fitues me diference te thelle Empty
MesazhTitulli: Rektoret e rinj, fitues me diference te thelle   Rektoret e rinj, fitues me diference te thelle Icon_minitimeSat Jan 12, 2008 4:21 pm

Rektoret e rinj, fitues me diference te thelle
E Shtune, 12 Janar 2008

Rektoret e rinj te universiteteve te vendit jane shpallur fitues pa u “lodhur” shume. Rezultatet paraprake te publikuar dje nxoren Dhori Kulen fitues me nje diference te madhe karshi kandidates Valentina Duka, Llukan Puka dhe Bardhyl Ceku. Njekohesisht me rezultat te thelle ka fituar edhe rektori i Universitetit Politeknik dhe atij bujqesor, ndersa rektori i Akademise se Arteve, ka fituar afro 60 per qind te totalit te votave.

Gara per postin e rektorit te Universitetit me te madh ne vend, ka perfunduar ne favor te ish-dekanit te Fakultetit Ekonomik, Dhori Kule. Deri ne pasditen e djeshme, ai posedonte 374 vota pedagogesh, 121 vota te personelit jo akademik dhe 3986 vota studentesh. Ndersa per kandidaten Valentina Duka, jane numeruar 194 vota pedagogesh, 93 vota te personelit jo akademik dhe 1611 vota te studenteve. Shprehur ne perqindje, sipas kryetarit te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve te UT-se, Enver Roshi, Dhori Kule ka fituar bindshem, duke marre plot 55 per qind te votave. Kete rezultat e ka pasuar kandidatja Valentina Duka me 25 per qind te votave, pasuar nga Llukan Puka me 17 per qind te votave dhe nga kandidati Bardhyl Ceku me vetem 3 per qind te votave.

Edhe universitetet e tjera nuk kane hasur ne veshtiresi per te percaktuar rektorin e ri. Kjo, per faktin se ka pasur diference ne rezultate. Keshtu, ne Akademine e Arteve, aktori Petrit Malaj ka fituar plot 58,68 per qind te totalit te votave, duke shenuar nje diference ne masen 39,6 per qind me kandidatin me te afert Bujar Sykja, i cili kishte marre 19,1 per qind te tyre. Ky kandidat eshte pasuar nga Isak Shehu me 15,9 per qind te votave dhe nga Roland Xhoxhi, me 5 per qind te totalit te votave. Nderkaq, mesohet se ne Universitetin Politeknik, Jorgaq Kacani eshte fitues i postit te rektorit. Ai ka fituar perballe profesor Aleksander Xhuvanit dhe Staver Ristanit. Kacani ka marre shumicen e votave (13 per qind te votave vetem nga studentet, sipas skemes se nxjerre nga MASH) dhe 110 vota nga pedagoget. Edhe ne Akademine e Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi”, Vejsel Rizvanolli nuk e ka pasur te veshtire te shpallet fitues, pasi ka siguruar numrin me te madh te votave. Duket se stafi akademik dhe studentet kane qene te kenaqur nen drejtimin e tij si zv.rektor i ketij Instituti per disa vjet, pas shkarkimit te paraardhesit te tij, Sejfulla Shtepani.

Mjekesi dhe Ekonomik, ankesa per emrat

Sado qe Komisioni Zgjedhor i ketyre fakulteteve ka pasur mundesi vete t’i vereje parregullsite teknike, si pasoje e te cilave nuk u votuan dot dy kandidate per kryetare te Keshillit te fakulteteve perkates, pritet qe ata te bejne edhe ankese. Sipas burimeve nga KQZI, do te merret nje vendim sa me i shpejte ne lidhje me “fatin” e zgjedhjeve per kryetar i keshillit te fakultetit. Anomalia, sipas burimeve, ka ndodhur per shkaqe teknike. Mungesa e bojes ne printeret e Universitetit te Tiranes ka cuar ne zbehjen e emrave te fundit, qe gjendeshin ne liste. Kjo ka bere qe ato te mos lexoheshin, duke ndikuar direkt ne disfavor te kandidateve. Fillimisht alarmin per kete e leshoi kandidatja ne Fakultetin e Mjekesise, Luljeta Cakerri. Pas kesaj, u vendos pezullimi i zgjedhjeve, vetem per Keshillin e Fakultetit.

Universiteti i Tiranes:

Dhori Kule
374 vota pedagogesh
121 vota te personelit jo akademik
3986 vota studentesh
55 per qind te totalit



Valentina Duka
194 vota pedagogesh
93 vota administrate
1611 vota te studenteve
25 per qind te totalit

Llukan Puka, 17 per qind
Bardhyl Ceku, 3 per qind

Universiteti Politeknik:

Jorgaq Kacani, 42 per qind
Staver Ristani, 36 per qind
Aleksander Xhuvani 22 per qind
(Votat e stafit pedagogjik)

Akademia e Arteve:

Petrit Malaj, 58,68 per qind
Bujar Sykja 39,6 per qind
Isak Shehu 15,9 per qind
Roland Xhoxhi, 5 per qind

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Rektoret e rinj, fitues me diference te thelle Empty
MesazhTitulli: Re: Rektoret e rinj, fitues me diference te thelle   Rektoret e rinj, fitues me diference te thelle Icon_minitimeSat Jan 12, 2008 4:24 pm

Festimet, nje dite me rektorin e ri
E Shtune, 12 Janar 2008

Dite-nata e 10 janarit ka qene shume e gjate per rektorin e ri, Dhori Kule. E, si pasoje, zgjimi i mengjesit ka qene me i vone dje per te. Rreth ores 10:00, ai ka dale nga shtepia, pa e leshuar celularin nga dora. Urimet qe kane vershuar drejt tij me ane te telefonit, kane bere qe per asnje cast linja ne celularin e tij te mos jete e lire. “Urime”, ka qene fjala qe ka degjuar Kule me shume gjate dites se djeshme.

Dhori Kule nuk e ka harruar fakultetin ku ka qene dekan per vite me radhe. Ai ka shkuar dje ne ish-zyren e tij, per te takuar koleget, te cilet i dhane mbeshtetje te madhe, dhe pse jo, edhe studentet, te cilet voten ia dedikuan pikerisht ish-drejtuesit te tyre. Megjithate, Kule do te vazhdoje te jete drejtues serish, madje i nje rangu me te larte. Kule nuk e ka shperfillur zyren e tij shumevjecare, duke e provuar edhe nje here te fundit kenaqesine e karriges qe i ofroi shume sukses, veshtiresi dhe pune. Rektori i ri i Universitetit te Tiranes ka bere dje “dorezimet” ne Fakultetin e Ekonomise, te pakten vetem nga ana zyrtare, sepse nuk ka asgje qe do ta pengoje ate qe te paraqitet atje perseri e perseri...

Vendin e ish-dekanit Dhori Kule, e ka zene Omer Stringa, koleg per shume vjet me te. Te gjitha shkresat dhe objektivat per 4 vitet e ardhshme, Kule ia ka dorezuar miqesisht Stringes (ndonese jo ende zyrtarisht) duke i uruar pune te mbare dhe rritjen akoma me shume te nivelit te studimeve ne Fakultetin e Ekonomise. Ndersa kolltuku i rektorit te UT-se, eshte ende bosh, ne pritje te dekretimit qe do t’i beje Presidenti i Republikes, Bamir Topi. Situata ka qene entuziaste edhe ne fakultetet e tjera, ku dekanet e rinj presin te ulen ne karrigen e tyre 4-vjecare, me sfida te reja dhe te panjohura me pare.

Entuziaste per fitoren kane qene edhe drejtuesit e rinj te fakulteteve te tjera, sidomos ata ku gara ka qene me e forte. Behet fjale per Fakultetin e Mjekesise dhe te Shkencave te Natyres. Alfred Priftanji dhe Ilir Malollari kane marre urime per gjate gjithe dites se djeshme, ndersa urimet nuk kane munguar as per dekanet e rinj, te cilet nuk kishin rivale. Behet fjale per ish-rektorin e Universitetit te Tiranes, Shezai Rrokaj, te cilit nuk duket se i vjen aspak keq per faktin qe tani eshte nje pozicion me poshte. Urime ka marre edhe dekani i Fakultetit te Infermierise, Petrit Bare, por edhe dekani i Fakultetit te Shkencave Sociale, i cili, gjithsesi, nuk e kishte perfunduar mandatin e tij, per shkak se eshte zgjedhur vetem para tre vjetesh. Ndersa ish-basketbollistja Klodeta Dibra ka pritur gjithashtu urime, madje edhe nga rektori i ri, i cili ka qene mbeshtetes i saj gjate fushates se zgjedhjeve ne universitete. Gjithashtu, posti i dekanit i eshte uruar edhe Skender Kacubit, qe do te jete dekani i Juridikut.

Pasaporta:

Emri: Dhori

Atesia: Petraq

Mbiemri: Kule

Kombesia: Shqiptar

Datelindja: 17.02.1957

Statusi Civil: I martuar

Titulli: Profesor Doktor ne Ekonomi

Arsimi: Diplomuar tek Ekonomiku

Kualifikimi pasuniversitar, 6

Gjuhe te huaja: 3

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Rektoret e rinj, fitues me diference te thelle
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: SoCiaLe-
Kėrce tek: