AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Pse sulmohet ministri Pollo?

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Pse sulmohet ministri Pollo? Empty
MesazhTitulli: Pse sulmohet ministri Pollo?   Pse sulmohet ministri Pollo? Icon_minitimeSat Jan 12, 2008 4:36 pm

Pse sulmohet ministri Pollo?
Vendosur: 12/01/2008

Sa herė qė tė pakėnaqurit e kampit tė djathtė pyeten se kush nga ministrat aktualė duhet tė zėvendėsohet, emri i z. Genc Pollo, ministrit tė ...Arsimit, ėshtė ndėr tė parėt qė pėrmendet. Dhe dikujt qė nuk i ka ndjekur nga afėr ndryshimet qė kanė ndodhur nė arsimin shqiptar nė dy vitet e fundit, mund t'i krijohet pėrshtypja se punėt nė tė janė mė keq se ē'i gjeti z. Pollo kur u emėrua ministėr. Nė fakt, e kundėrta ėshtė e vėrtetė. Por pse atėherė ai vihet nė qendėr tė sulmeve tė tė pakėnaqurve tė kampit tė djathtė? Pėrgjigjja ėshtė e thjeshtė - partia e Pollos ka vetėm dy vota nė Kuvend. Me fjalė tė tjera, politikisht, ai mund tė bėhet kurban kollaj.
Duke parė rezultatet e arritura nga ministria qė drejton Z. Pollo, nuk mund tė mos bjerė nė sy se ndryshimet pozitive nė arsim janė mė tė prekshmet e njė periudhe 2-vjeēare, krahasimisht me periudhat e mėparshme. Kėshtu, nė sajė tė sistemit MeP (Meritė-Preferencė), pranimet nė universitete u ēliruan pėrfundimisht nga korrupsioni, abuzimi, angaria dhe u vendosėn nė njė bazė tė shėndoshė meritore. Gjithashtu, vitin qė kaloi, u realizua integrimi i kėrkimit shkencor me arsimin e lartė. Dhe ky sistem i ri, nėpėrmjet programit FP7, sipas memorandumit tė nėnshkruar nė dhjetor me Komisionin Evropian, bėhet programi i parė komunitar ku Shqipėria arrin tė ketė akses. Duke mbetur tek arsimi i lartė, zgjedhjet pėr rektorė e dekanė po zhvillohen normalisht dhe pa kontestime nė universitete, nė bazė tė ligjit pėr kėtė arsim. Kėshtu, pėr herė tė parė nė historinė e universiteteve shqiptare voton i gjithė personeli akademik dhe e gjithė trupa studentore. Njė ndėr realizimet e ligjit pėr arsimin e lartė ishte edhe Fondi i Ekselencės, fituesit e tė cilit do arsimohen nė universitete perėndimore dhe do kthehen pėr tė punuar nė Shqipėri.
Njė iniciativė e z. Pollo qė ėshtė kritikuar nė mėnyrė tė veēantė, ėshtė ajo e liberalizimit tė licencave pėr universitete private. Ky liberalizim, nė parim, pėrbėn njė fenomen pozitiv. Presioni konkurrues qė universitetet private i bėjnė sivėllezėrve publikė, presupozohet tė pėrmirėsojė mėsimdhėnien nė tė dyja sistemet. Sidoqoftė, frytet e kėsaj konkurrence, ashtu si kokrrat e njė molle tė sapombjellė, mund tė vilen vetėm pas shumė vjetėsh. Dhe padyshim, jo tė gjitha pemėt e mbjella do japin fruta - disa do thahen gjatė procesit tė vėshtirė tė rritjes.
Ndryshime tė ndjeshme pozitive kanė ndodhur edhe nė arsimin e ulėt e tė mesėm nė dy vitet qė z. Pollo ka drejtuar Ministrinė e Arsimit. Kėshtu, sot tė gjitha shkollat e mesme tė vendit, gjimnaze dhe profesionale, janė tė pajisur me laboratorė informatike (TIK-LABe). Dhe kjo pėrbėn njė urė tė rėndėsishme pėr integrimin e brezit tė ri nė botėn e re tė internetit. Njė tregues tjetėr i pėrpjekjeve tė Ministrisė sė Arsimit pėr ta bėrė rininė shqiptare pjesė tė fshatit global tė shekullit tė ri ėshtė nisma pėr Shqipėrinė angishtfolėse. Kėshtu, nė sajė tė koeficientit preferencial pėr kėtė gjuhė tė huaj nė Maturėn Shtetėrore, numri i maturantėve qė zgjodhėn kėtė lėndė pėr testim nė vitin 2007 u dyfishua nė raport me 2006-ėn.
Duke ndjekur tendencat botėrore pėr zvogėlimin e rolit tė shtetit nė ekonomi, nė vitin e dytė tė Altertekstit, Ministria e Arsimit i dha fund subvencionit qė u paguhej shtypshkronjave e botuesve, duke e shndėrruar atė nė njė pėrkrahje social-arsimore tė drejtpėrdrejtė pėr prindėrit e nxėnėsve. Kėshtu, pavarėsisht vėshtirėsive teknike tė zbatimit tė skemės sė re, u arrit qė shteti tė shmanget nga pėrfshirja nė njė operacion thjesht komercial shitblerjeje. Kjo, nė pėrputhje me Progres-Raportin e Bashkimit Evropian. Ndėrkohė, duke ndjekur pėrvojėn perėndimore, shkollat shqiptare po zhvillojnė autonominė pėrmes bordit, me kompetenca tė qarta dhe procedura financiare transparente. Tani mėsuesit kanė mė shumė hapėsirė nė trajtimin e lėndės dhe nxėnėsve tė tyre. Ndėrkohė, pas rritjes sė ndjeshme tė rrogės, kualifikimi i tyre ka filluar tė bėhet sipas njė provimi shtetėror rigoroz.
Duke gjykuar vetėm nga rezultatet e mėsipėrme tė z. Pollo, Kryeministri nuk duhet ta ēojė nėpėr mend zėvendėsimin e tij me ndonjė politikan tė pakėnaqur tė PD-sė. Thėnė ndryshe, nė qoftė se pėr z.Berisha afrimi i ditės sė integrimit tė Shqipėrisė nė BE ka mė tepėr peshė se lojėrat e vogla politike brenda partisė sė tij, ai jo vetėm qė nuk duhet ta zėvendėsojė Pollon, por pėrkundrazi duhet ta inkurajojė atė. Dhe nė qoftė se nuk ėshtė i bindur pėr kėtė gjė, le tė dėgjojė me vėmendje vlerėsimet qė bėjnė pėr Pollon politikanėt e diplomatėt e BE-sė qė ndjekin nga afėr Shqipėrinė.


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Pse sulmohet ministri Pollo?
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: PoLiTiKa-
Kėrce tek: