ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Grabiten me dhune nxenesit, 2 ne pranga

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Grabiten me dhune nxenesit, 2 ne pranga   Mon Jan 14, 2008 7:07 pm

Grabiten me dhune nxenesit, 2 ne pranga
E Hene, 14 Janar 2008


GJIROKASTER - Nje aksion “top sekret” ne oret e para te mengjesit te djeshem ka vene ne pranga dy te rinj, te dyshuar per dy grabitje te bujshme ne qarkun e Gjirokastres.
Sipas burimeve zyrtare ne Drejtorine e Policise Gjirokaster “rreth ores 02.00 te mengjesit te djeshem, gjate nje operacioni te zhvilluar nga Sektori i Krimeve te Renda ne Drejtorine e Policise se Qarkut Gjirokaster, eshte ndaluar 20-vjecari Sajmir Kaba, lindur dhe banues ne fshatin Dukaj, komuna Qender Tepelene, i denuar me pare per vepren penale te vjedhjes me dhune dhe Fisnik Logli, 25 vjec, lindur dhe banues ne fshatin Zhulat te komunes Cepo, Gjirokaster, te dy te akuzuar per vjedhje me arme”.

Te dy te ndaluarit nga policia dyshohen si autore te dy grabitjeve me dhune, te ndodhura ditet e fundit, nje ne rrethin e Tepelenes dhe tjetra ne nje banese te marre me qira nga nxenes te shkolles se mesme Pedagogjike ne Gjirokaster.
Ngjarja e pare ka ndodhur dy dite me pare ne vendin e quajtur “Kthesa e Salarise”, ndersa tjetra eshte konstatuar disa dite me pare ne qytetin e Gjirokastres.
Sipas burimeve zyrtare ne Drejtorine e Policise se Gjirokastres, te dy te ndaluarit dyshohen si autore te mundshem te nje grabitjeje me dhune ne banesen e marre me qira nga dy nxenes se shkolles se mesme pedagogjike. “Te dy ndaluarit jane futur ne banesen me qira te nxenesve ne vitin e trete ne shkollen pedagogjike Gjirokaster; Ardit Sinaj dhe Riza Boraj, aty jane rrahur dhe iu jane marre me dhune 130 euro dhe 3 telefona celulare”, - thote zedhenesi i policise se Gjirokastres, Gentian Mullai.

Gjate punes hetimore ne lidhje me zbardhjen e ketyre ngjarjeve, policia sekuestroi ne cilesine e proves materiale makinen me te cilen kane realizuar levizjen e tyre, shumat e parave dhe celularet e grabitur.
Nderkohe, agjentet policore po punojne per gjetjen e armes se zjarrit, e cila mesohet se eshte perdorur per te detyruar viktimat t’i nenshtrohen dhunes dhe te mos kundershtojne grabitesit.
Dy te ndaluarit jane derguar ne ambientet e Drejtorise se Policise se Gjirokastres, ndersa pritet te dalin perpara trupit gjykues per t’u njohur me masen e sigurise.

Si u grabiten pasagjeret-emigrante

Sipas policise, rreth ores 04.00 te mengjesit te dy diteve me pare, dy te ndaluarit kane marre ne qytetin e Tepelenes, si pasagjere, dy emigrante shqiptare me banim ne kryeqytetin grek, Athine. “H.Zh., 41 vjec dhe Anastas Vasiliu, 42 vjec, te dy nga fshati Veliqot i Tepelenes kane hipur ne automjetin tip “Golf” me targa TR 86 81 C, pasi dy te rinjte u kane ofruar udhetimin deri ne destinacion”, thote zedhenesi i policise se Gjirokastres, Gentian Mullai.
Ai ka shtuar se, pasi kane bere disa kilometra rruge, tek vendi i quajtur “Kthesa e Salarise” ne Tepelene, dy te ndaluarit i kane vjedhur me dhune te dy pasagjeret.
“Ata i kane kercenuar me thike dhe me pistolete qe t’iu jepnin leket qe kishin me vete”, thone agjentet e Krimeve te Renda ne Policine e Gjirokastres. Te dy grabitesit i kane marre pasagjereve 420 euro dhe dy telefona celulare.
“Por duke ndeshur ne kundershtimin e pasagjereve, grabitesit kane goditur me sende te forta ne pjese te ndryshme te trupit emigranten H Zh dhe me pas i kane lene ne kete vend duke i braktisur ne mes te rruges”, pershkruajne ngjarjen burimet policore.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Grabiten me dhune nxenesit, 2 ne pranga
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: KroNiKaT-
Kėrce tek: