ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Policia, etje per aksion

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Policia, etje per aksion   Mon Jan 14, 2008 7:17 pm

Policia, etje per aksion
E Hene, 14 Janar 2008

Nje dite e posacme per te treguar forcen jo vetem formalisht per shkak te detyres por dhe praktikisht, kur masat jane te nevojshme. E diela qe perkonte dje me 95-vjetorin e Policise se Shtetit, mbushi sheshin “Nene Tereza” ne qender te Tiranes, me qindra forca policie te sektoreve te ndryshem te Ministrise se Brendshme. Ata perdoren mori taktikash policore, te mesuara dhe te rifreskuara here pas here, ne perpjekje per te qene te pergatitur ne lufte ndaj krimit.

Prane shatervanit qe ndodhet perballe korpusit universitar, dje paradite u instaluan forca komando te FNSH” e “RENEA”, por dhe te tjere nga “Ekipi i Xhudos” dhe “Garda e Republikes”. Edhe “Patrulla e Pergjithshme” si dhe Policia Rrugore, u aktivizuan ne ushtrimet demonstrative qe u kryen per nder te 95-vjetorit. Me levizje te shkatheta, forcat e reparteve speciale kane demonstruar ne sheshin “Nene Tereza”, taktikat e tyre ne luften kunder krimit. Disa efektive speciale kane zbritur nga helikopteret e Ministrise se Brendshme dhe kane zbatuar me perpikmeri detyra te cilat i bejne dhe ne operacionet e tyre, ne luften ndaj krimineleve.

Nderkaq te tjera forca, kane zbritur nga catia e Rektoratit te Universitetit te Tiranes, duke demonstruar pergatitjen e tyre fizike. Sakaq, nuk kane munguar dhe demonstrimet e bera nga patrullat e shoqerimit te personaliteteve te larta, qe vijne per te vizituar vendin tone. Gjithashtu dhe patrullat e Policise rrugore, kane bere veprimet e tyre, ne ndihme te personave te aksidentuar, apo ndalimin dhe kontrollet qe i bejne gjate diteve te punes. Te pranishem ne veprimet e kryera ne shesh, kane qene dhe flamurtaret e policise. Kurse ekipi i xhudos i Policise se Shtetit, ka bere disa ushtrime dhe dyluftime ne shesh, duke treguar aftesite e tyre ne luften trup me trup. Me tej, skuadrat antiprotesta kane treguar menyren e menaxhimit gjate tubimeve te paligjshme. Nje vendi i vecante ishte lene dhe struktures me te re te Policise se Shtetit, asaj te Patrulles se Pergjithshme. Efektiva te kesaj toge, kane demonstruar si arrijne te carmatosin persona te cilet krijojne rrezik per shoqerine.

Kremtimet nisen ne rrethe

Policia e Shtetit ka bere 95 vjet dje, qe nga data e saj zyrtare e themelimit ne 13 janar te vitit 1913. Kjo dite e vecante per 10700 efektiva blu, ka nisur te kremtohet disa dite me pare ne rrethe, duke arritur kulmin ne Tirane, ku dje jane zhvilluar aktivitete te ndryshme. Gjithashtu ne kete dite jane dekoruar dhe disa efektiva policie, te cilet kane pasur rezultate te larta dhe kane qene te perkushtuar ndaj punes se tyre. Ne keto aktivitete te dites se djeshme kane marre pjese personalitetet me te larta te shtetit dhe perfaqesues te trupit diplomatik te akredituar ne vendin tone.

Hapi i pare ka qene, aktiviteti i organizuar ne Teatrin Kombetar, ku u shfaq nje dokumentar filmik rreth historise se Policise, per te vijuar me pas me fjalen e Kryekomisar Ahmet Prencit, si drejtor i Pergjithshem i Policise se Shtetit, me pas me pershendetjen e Ministrit te Brendshem Bujar Nishani, kryeministrit Sali Berisha, qe ne fjalen e tij inkurajoi punen e bere deri me tani nga uniformat blu. Kurse Kryeministri Berisha shperndau certifikata per punonjesit e Policise se Shtetit, me motivacionin "Per pune dhe rezultate te shkelqyera te arritura gjate ushtrimit te detyres se tyre".

Porosite e Nishanit

Thellimi i luftes kunder krimit te organizuar dhe terrorizmit, e cila do te realizohet nepermjet rritjes se kapaciteteve investiguese te strukturave pergjegjese

Ngritja e partneriteteve dhe e besimit, e cilesise se sherbimit, e cila perfshin ngritjen e kapaciteteve ne fushen e komunikimit, pergatitjen e manualeve te procedurave standarde

Policimi i udhehequr nga inteligjenca, e cila perfshin zhvillimin e nje modeli kombetar informativ, krijimin e njesive informative dhe trajnimin per te orientuar punonjesit

Permiresimi i menaxhimit te policise, permes krijimit te nje dokumenti orientues te procesit, decentralizimit te kompetencave, perhapjes se pervojes me te mire dhe trajnimit

Reduktimi i metejshem i krimit dhe i sjelljes anti-shoqerore

Permiresimi i sigurise rrugore

Zhvillimi i burimeve njerezore, per te gjithe punonjesit, percaktimi i kompetencave per secilin rol dhe secilin funksion, transparenca dhe komunikimi, unifikimi i trajnimit

Permiresimi i menaxhimit logjistik, permes menaxhimit te strukturave automekanike dhe delegimit te buxhetit.

Te pranishem :

Bamir Topi, Presidenti i Republikes
Sali Berisha, Kryeminister
Jozefina Topalli, kryetare e Kuvendit
Gazmend Oketa, Zv. Kryeminister
Bujar Nishani, Minister i Brendshem
Ahmet Prenci, drejtor i Pergjithshem i Policise
Perfaqesues te trupit diplomatik ne Tirane


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Policia, etje per aksion
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: PoLiTiKa-
Kėrce tek: