AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Cifti u helmua me alkool metilik

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Cifti u helmua me alkool metilik Empty
MesazhTitulli: Cifti u helmua me alkool metilik   Cifti u helmua me alkool metilik Icon_minitimeMon Jan 14, 2008 7:23 pm

Cifti u helmua me alkool metilik
E Hene, 14 Janar 2008

TIRANE - Zbardhet misteri i substances qe coi ne vdekjen e ciftit dy dite me pare ne Golem te Durresit.
Burime nga Instituti i Mjekesise Ligjore kane bere te ditur dje per “Koha Jone”, se ne veren e llojit “Kabernet” francez, qe po pinin Tomi Rrumbullaku dhe Diana Xibraku, eshte gjetur nje sasi e madhe e alkoolit metilik. “
Kjo eshte nje substance industriale vdekjeprurese per njerez, nese hidhet ne sasi te konsiderueshme”, vune ne dukje specialistet.
Pas kesaj uniformave blu u ka dale dhe nje “pune” tjeter, ajo e zbulimit nese alkooli metilik ka qene ne perberje te veres apo eshte hedhur ne shishe me dashje, me qellim vrasjen e ciftit qe kishte lidhje intime prej disa kohesh.

Eksperte te Institutit te Shendetit Publik dhe te Mjekesise-Ligjore, te cilet kane analizuar ushqimet, si dhe veren e konsumuar, kane dale ne perfundimin se ne shishen me etikete “Kabernet” eshte gjendur perqindje e larte e alkoolit metilik.
Kjo eshte nje substance industriale, qe vite me pare eshte perdorur per prodhimin artizanal te pijeve alkoolike, duke shkaktuar ne disa raste vdekjen e konsumatoreve.
Burime nga grupi hetimor bejne te ditur se per te dhene nje pergjigje me te sakte dhe zyrtare, priten analizat e permbajtjes se shisheve te tjera te se njejtes marke vere, te gjetura ne banesen e 54-vjecarit.

Nje tjeter element i rendesishem per grupin hetimor eshte konsideruar fakti se Tomi Rrumbullaku ka dale nga restoranti per te hedhur shishen e veres rreth 10-12 metra me tutje, ne nje kazan te madh mbeturinash.
“Kjo per ne konsiderohet si nje prove indirekte, se viktima kishte dijeni per permbajtjen e shishes, ose se paku kishte dyshime”, bene te ditur burime nga grupi hetimor.
Sipas tyre, eshte marre ne cilesine e proves materiale tapa e shishes se veres per te verifikuar nese ne te gjenden gjurme te ndonje shiringe, qe mund te kete injektuar lengun helmues.
“Tapa eshte e demtuar nga hapesja e shishesh ne forme turjele, e cila eshte perdorur nga kamerieri per te hapur shishen”, saktesuan burimet.
Megjithate ato shtuan se nga ekspertet konsiderohet e mundshme gjetja e gjurmeve, nese injektimi i alkoolit metilik eshte bere me shiringe.
Kjo piste hetimore merr ne konsiderate helmimin me dashje te dy te dashuruarve, ndoshta per hakmarrje ndaj lidhjes jashtemartesore te 54-vjecarit.

Si vdiqen dy te dashuruarit

Tomi Rrumbullaku, 54 vjec dhe 44-vjecarja Diana Xibraku mberriten dy dite me pare ne bar-restorant “Ersil Sadati” ne Golem te Kavajes.
Dy te dashuruarit, kliente te rregullt te lokalit prej afro nje viti, porositen nje dreke me baze peshku dhe sallatash.
Pasi konsumuan dy shishe birre nga lokali, ata kane nxjerre nje shishe me vere te kuqe franceze te markes “Kabernet”, te cilen e kishin sjelle me vete.
Ata nuk kane arritur te pine me shume se nga nje gote, kur jane ndjere keq.
Ndersa pronari i lokalit shoqeronte vajzen ne tualet per t’u freskuar, Tomi Xibraku ka hedhur shishen e veres ne nje kazan plehrash qe ndodhej ne anen tjeter te rruges.
Me pas ai ka kerkuar nje shofer per te shkuar ne spital.
Sipas policise, Diana Xibraku ka vdekur rruges, ndersa Tomi Rrumbullaku ka nderruar jete menjehere pasi ka hyre ne repartin e urgjences ne spitalin rajonal te Durresit.
Pas konstatimit te njollave te kuqe ne trupat e tyre, simptoma karakteristike te helmimit, policia ka filluar hetimet per zbardhjen e ngjarjes.

Percillen dy viktimat

Viktimat e dy diteve me pare jane percjelle dje per ne banesen e fundit.
Ne oren 12:00 familja Rrumbullaku kishte njoftuar miqte dhe te afermit per varrimin e kryefamiljarit, Tomi Rrumbullaku.
Disa ore me vone drejt varrezave te kryeqytetit eshte derguar Diana Xibraku, e percjelle nga familjaret e saj.
Trupat e dy viktimave te alkoolit metilik u sollen mbreme ne kryeqytet, pasi u terhoqen nga familjaret ne morgun e spitalit rajonal te Durresit.
Ne fillim eshte sjelle ne Tirane trupi i Diana Xibrakut dhe rreth nje ore me vone ai i Tomi Rrumbullakut.


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Cifti u helmua me alkool metilik
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: KroNiKaT-
Kėrce tek: