ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Rritja ekonomike, Shqiperia kryeson rajonin

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Rritja ekonomike, Shqiperia kryeson rajonin   Mon Jan 14, 2008 7:36 pm

Rritja ekonomike, Shqiperia kryeson rajonin
E Hene, 14 Janar 2008

Shqiperia, Mali i Zi dhe Rumania kane qene vendet me ritmet me te larta te rritjes ne rajonin e Ballkanit, sipas shifrave te Bankes Boterore dhe Fondit Monetar Nderkombetar. Kjo per faktin se ne vendin tone kerkesa e brendshme konsum eshte mbeshtetur fuqishem vitet e fundit nga rritja e kredise per ekonomine.

Duke iu referuar parashikimeve te Bankes Boterore nga vendet ne tranzicion, shtetet baltike deshmuan rritjen me te madhe me norma vjetore te parashikuara ne 11% ne Letoni dhe Estoni dhe 7.8% ne Lituani, po aq sa ne Sllovaki.

Megjithate, ekspertet e bankes parashikojne se rritja ka gjasa te zbutet ne me te shumten e rajonit kete vit per shkak te nje ngadalesimi ne rritje ne eurozone, tregu i madh per te sapohyret ne BE dhe per shkak se prodhimi po leviz me prane ndaj potencialit. Ne pergjithesi ritmet e rritjes ekonomike rajonale jane me te larta kete vit se nje vit me pare. Anetaresimi ne Bashkimin Evropian dhe hapja ekonomive rajonale ne kuader te globalizimit i ka vene vendet ballkanike para nje konkurrence te forte, nderkohe qe shanset per perfituar jane rritur. Cmimet e larta te naftes dhe te disa produkteve kryesisht ushqimore kane pasur ndikime negative ne pothuajse te gjitha vendet e rajonit.

Shenja te mbinxehjes po vihen re ne Bullgari dhe vendet baltike. Raporti vlereson se, rritja ekonomike pesoi renie nga 6.9% ne 6.7% nga viti 2006 ne vitin 2007 ne Evrope dhe Azine Qendrore, duke reflektuar kerkesen e brendshme dhe te jashtme. Me nje popullsi te qendrueshme, kjo nenkupton se prodhimi per fryme vazhdoi te rritet me me shume se 6%. Prodhimi i larte u mundesua nga teknologjia e larte, dyfishimi i rritjes se investimeve i mbeshtetur nga zgjerimi i shpejte i kredive nga bankat vendase dhe te huaja, rritja e cmimit te energjise per eksportuesit e hidrokarbureve dhe te ardhurat nga emigrantet. Shqiperia pritet te kete zhvillime pozitive ne rritjen ekonomike ne raport me rajonin ne dy vitet ne vazhdim.

Rritja ekonomike ne Ballkan, sipas parashikimeve te FMN

Vendet 2007 2008

Shqiperia 6.0% 6.0 %

Maqedonia 5.0% 5.0%

Serbia 6.0 % 5.0%

Mali i Zi 7.0% 7.0%

Kroacia 5.6% 4.7%

Sllovenia 5.4% 3.8%

Rumania 6.3% 6.0%

Bullgaria 6.0% 5.9%



_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Rritja ekonomike, Shqiperia kryeson rajonin
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: EkoNoMiA E BiZneSi-
Kėrce tek: