AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Kursimet nė rėnie, dyfishohen borxhet nė 2007

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Kursimet nė rėnie, dyfishohen borxhet nė 2007 Empty
MesazhTitulli: Kursimet nė rėnie, dyfishohen borxhet nė 2007   Kursimet nė rėnie, dyfishohen borxhet nė 2007 Icon_minitimeMon Dec 31, 2007 6:51 pm

Kursimet nė rėnie, dyfishohen borxhet nė 2007

Kursimet e vitit 2007 nuk mjaftojnė pėr investime, ēdo shqiptar akumulon 200 euro borxh jashtė vendit

Nė vitin 2007 deficiti korrent arrin nė nivelet e vitit 1997, duke treguar krizėn e rėnies nė konkurrencė

Kursimet e shqiptarėve kanė ardhur nė rėnie gjatė 6 viteve tė fundit, duke mos mundur qė tė arrijnė financimin e investimeve qė kėrkohen ekonomia. Detyrimet qė shqiptarėt i kanė tė huajve pėr mallrat dhe shėrbime tė blera i tejkalojnė tė ardhurat me 579 milionė euro.

Njė nivel prej 10% ndaj PBB-sė i deficitit tė vendit paraqitet si alarmues, ndėrsa eksportet mbeten nė nivele tepėr tė ulėta pėr tė pėrballuar balancimin e jashtėm dhe rritjen e punėsimit

Deficiti i vendit me jashtė ka shėnuar njė rritje tė fortė gjatė vitit 2007 duke treguar krizėn nė konkurrencė tė ekonomisė dhe humbjen e kursimeve nga ana tjetėr. Vendi ka regjistruar njė deficitit, nė total, me jashtė (deficiti korrent) nė 579 milionė euro, ose nė rreth 10% tė Produktit tė Brendshėm Bruto. Pėrkeqėsimi i kėtij treguesi ėshtė i madh nė krahasim me tė njėjtėn periudhė tė vitit 2006, duke treguar problemet e mėdha kronike dhe humbjen nė kursime tė shqiptarėve. Nė harkun kohor tė njė viti, kemi njė deficit tė vendit me jashtė, nė rritje, me 200 milionė euro dhe njė pėrkeqėsim nga 8% tė PBB-sė nė 2006 nė 10% tė PBB-sė nė 2007. Ndėrsa tė dhėnat pėrfundimtare pėr nivelin e kursimeve ende nuk janė tė plota pėr vitin 2007, shqiptarėt kanė pasur nivele nė rėnie tė kursimeve qė prej vitit 2000. Rėnia e kursimeve sipas tė dhėnave nga ana e INSTAT ka qenė njė fenomen kronik nė periudhėn 2001-2006. Nė njė stanjacion tė vazhdueshėm gjatė kėtyre viteve, kursimet kanė tregojnė se janė tė pamjaftueshme pėr tė siguruar nivelin e investimeve qė kėrkon ekonomia. Nga 20% tė PBB-sė qė kanė rezultuar kursimet e shqiptarėve nė vitin 2001, niveli i tyre vėrtitet nė rreth 19% tė PBB-sė nė vitin 2006. I njėjti nivel kursimesh pritet qė tė rezultojė edhe pėr vitin 2007, duke treguar se deficitet me jashtė vazhdojnė qė tė jenė kronike dhe e vėnė ekonominė nė vėshtirėsi pagesash pėr detyrimet financiare. Ndikimin mė tė madh nė thellimin e deficitit e ka dhėnė zgjerimi i deficitit tė tregtisė nė mallra. Ky deficit, pėr nėntė muajt e parė tė kėtij viti arriti nė 26 pėr qind tė PBB-sė, ndėrkohė qė pėr tė njėjtėn periudhė tė vitit 2006 ai ishte sa 22.6 pėr qind e PBB-sė.

Kursimet nė kolaps

Nevojat nė rritje tė ekonomisė pėr investime, veēanėrisht nė kushtet e normave tė kursimeve tė brendshme mjaft tė ulėta, kanė bėrė qė llogaria korrente tė karakterizohet nga njė deficit kronik qė mė vitin 2007 ka kapur nivelet rekord tė periudhės sė tranzicionit dhe pikėrisht vitin 1997. Megjithėse, cikli i njė vendi ėshtė i rėndėsishėm nė analizėn e kėtij treguesi, diferenca midis kursimeve dhe investimeve nė vend brenda kėtij 9 mujori kap njė vlerė negative prej 579 milionė eurosh. Ky ėshtė njė nivel kritik borxhi, qė tregon se ēdo shqiptar ka njė detyrim prej 200 eurosh, pėr mallrat dhe shėrbimet e ardhura nga jashtė vendit. Njė nivel i tillė i deficitit korrent (ku pėrfshihen tė gjitha transaksionet e njė vendi) paraqitet kritik pėr stabilitetin e njė ekonomie qė mbetet nė tranzicion.

Dėshtimet nė konkurrencė

Njė nga faktorėt kryesorė qė kanė ēuar nė njė rėnie tė theksuar tė kursimeve private dhe publike nė raport me investimet, janė dėshtimet e vazhdueshme nė konkurrencė. Gjatė vitit 2007 ka njė rėnie tė konkurrueshmėrisė tė vendit e paraqitur edhe nė raportet e ndryshme tė institucioneve ndėrkombėtare. Forumi Botėror Ekonomik e ka renditur Shqipėrinė si vendin e fundit nė rajon, pėr nga treguesi global i konkurrueshmėrisė. Ky raport, qė ėshtė njė pikė e rėndėsishme referimi jo vetėm pėr investitorėt e huaj, por edhe pėr institucionet ndėrkombėtare, mat aftėsinė e njė vendi pėr tė siguruar mirėqenie pėr qytetarėt e vet. Sipas raportit tė publikuar, nė fund tė kėtij viti, vendi ynė ka bėrė hapa prapa krahasuar me njė vit mė parė dhe renditet i 109 nė listėn e 131 ekonomive botėrore. Nė vitin 2006, Shqipėria ishte nė vendin e 98 dhe treguesi i saj ka rėnė nga 3.56 nė 3.48 pikė. Kjo rėnie nė klasifikim sipas raportit nuk ka ndodhur pėr shkak tė progresit tė bėrė nga vendet e tjera, por ajo ka ardhur si rezultat i pėrkeqėsimit tė treguesve tė Shqipėrisė. Vendi ynė ka mundur tė lėrė prapa nė renditje vetėm vende tė tilla, si Kamboxhia, Nikaragua, Burkina Faso dhe disa vende tė tjera Afrikane. Ky raport publikohet vetėm pak ditė para se Komisioni Evropian tė bėjė publik raportin mbi progresin e reformave nė Shqipėri gjatė vitit 2007.

Importet, rritje galopante

Janė pikėrisht zėri importe ai qė sjell edhe pėrkeqėsimin nė mėnyrė tė vazhdueshme tė deficitit korrent. Tashmė me tė ardhurat e emigrantėve dhe me prurjet e tjera nga jashtė nė formėn e transfertave nuk mund qė tė arrihet ruajtja e njė niveli borxhesh, qė do tė krijonte stabilitet tė ekonomisė. Orientimi i theksuar i ekonomisė shqiptare drejt importit vazhdon tė karakterizojė edhe kėtė periudhė, duke rezultuar nė thellim tė mėtejshėm tė deficitit tregtar. Gjatė kėsaj periudhe Shqipėria regjistroi deficitin tregtar mė tė lartė nė vite, prej 1.5 miliardė eurosh ose 25 pėr qind mė i lartė krahasuar, me njė vit mė parė. Ėshtė pikėrisht rritja nė kėto nivele e importeve qė mbetet e pamundur tė mbulohet me prurjet e emigrantėve qė vazhdojnė tė mbeten nė nivele tė pėrafėrta me ato tė viteve mė parė. Edhe bilancet e tjera tė vendit si ai i shėrbimeve, kanė vazhduar qė tė pėrkeqėsohen gjatė kėtij viti, pas problemeve tė mėdha nė infrastrukturėn turistike dhe atė tė furnizimit me energji.


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
ElEni
AneTaR HeRo
ElEni


Female
Numri i postimeve : 310
Age : 39
Registration date : 28/12/2007

Kursimet nė rėnie, dyfishohen borxhet nė 2007 Empty
MesazhTitulli: EkoNoMiA E BiZneSi :: Kursimet nė rėnie, dyfishohen borxhet   Kursimet nė rėnie, dyfishohen borxhet nė 2007 Icon_minitimeSun Jan 13, 2008 11:49 pm

USA SOT JANAR 2008

Ne Ulje:
--ka rene dollar ($)



NJELLOJ:

--PAGESE NE PUNE


Ne Ngritje
--papunesija eshte ngritur
--taksat te vendit
--gas per makine

TE TJERA:
--LIGJE KUNDRA IMIGRANTEVE PA DOKUMENTA ESHTE E RREPTE
SHUME PERCJELLJE TE IMIGRANTEVE ILEGAL
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Kursimet nė rėnie, dyfishohen borxhet nė 2007
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Captivity 2007 DVD-Rip (English)
» R&B Love Songs 2007
» VA | Trance Dance 2007
» Bravo hits 2007
» Ibiza house mix 2007

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: EkoNoMiA E BiZneSi-
Kėrce tek: