AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 PBB, sherbimet dominojne rritjen

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

PBB, sherbimet dominojne rritjen Empty
MesazhTitulli: PBB, sherbimet dominojne rritjen   PBB, sherbimet dominojne rritjen Icon_minitimeMon Jan 14, 2008 7:42 pm

PBB, sherbimet dominojne rritjen
E Hene, 14 Janar 2008


Sektori i sherbimeve, qe me se shumti po ndikohet nga turizimi, ze peshen kryesore ne ritmet e rritjes ekonomike te vendit.
Me pas vijne ndertimi dhe industria, ku pesha e tyre gjithnje e me shume po rritet ne totalin e prodhimit te pergjithshem.
Sektori i bujqesise gjate gjithe ketyre viteve te ekonomise se tregut ka ndjekur nje trend gradual renes, si per sa i perket peshes se tij ne PBB, ashtu dhe ne kontributin qe ky sektor ka pasur ne rritjen e PBB.
Kjo dukuri eshte karakteristike e vendeve ne zhvillim e siper, pasi bujqesia nuk perben nje nga sektoret me konkurrueshmeri te larte ne tregjet e huaja.

Sipas eksperteve ne Ministrine e Financave ka nje sere faktoresh per te qene optimiste mbi mundesite dhe aftesite e ekonomise shqiptare per te pasur nje rritje afersisht te njejte me vitet e meparshme.
Stabiliteti makroekonomik qe po kalon vendi, permiresimi i klimes se biznesit, reduktimi i taksave mbi biznesin pritet te kene impakt pozitiv ne ritmet e rritjes.
Nje tjeter fakt jane dhe investimet e konsiderueshme ne infrastrukturen rrugore. Me i rendesishmi eshte ndertimi i rruges strategjike Durres – Kukes – Morine, pervecse pritet te zhvillojne ndjeshem biznesin e disa llojeve sherbimesh ne vend, e kryesisht ate te transportit, do te ndikojne gjithashtu ndjeshem ne uljen e kostove te shume bizneseve ne vend, duke rritur keshtu eficencen e ekonomise ne teresi.
Gjithashtu pritet nje rritje e ndjeshme e produktivitetit te kapitalit ne disa sektore te rendesishem te ekonomise shqiptare, si ai i telekomunikacionit e energjetikes per shkak edhe te privatizimit te Albtelekomit.
Duke pasur parasysh faktoret e mesiperm, parashikohet qe norma e rritjes te ruaje ritmin prej 6% ne vit deri ne 2010.

Prodhimi sipas sektoreve te ekonomise

Sherbimet

Aktiviteti tregtar i hotelerise dhe i restoranteve, si pjesa me e rendesishme e sektorit te ndertimit, te cmimit te banesave dhe te shitjeve (ne %).
Gjate pjeses se pare te 2007, rritja vjetore e velllimit te shitjeve rezultoi 14.7 per qind.
Pothuajse gjysma e kontributit ne rritjen e pergjithshme te shitjeve ne ekonomi i atribuohet ketij nensektori.
Aktiviteti i tregtise eshte ai qe vijon te kete peshen me te larte ne shitjet totale te ekonomise, 44 per qind.
Vellimi i punes ne tregtine me pakice, sipas te dhenave te indeksit te Tregtise me Pakice.

Industria dhe energjetika

Shitjet ne sektorin e industrise shenuan nje rritje vjetore prej 17 per qind gjate vitit 2007.
Kontributi vjetor i ketij sektori ne shitjet totale te ekonomise rezultoi pozitiv, me rreth 4.4 pike perqindje.
Ne kete ecuri kontribuan pozitivisht te dy nensektoret kryesore, industria nxjerrese dhe ajo perpunuese, perkatesisht me 4.1 dhe 12.5 per qind.
Si rrjedhim i gjallerimit gradual te aktivitetit ne industrine nxjerrese, kjo e fundit ka vijuar te manifestoje nje rritje te dukshme te kontributit te saj ne shitjet totale te ekonomise.
Nje shtyse te ndjeshme ne shitjet e ketij sektori ka dhene rritja e eksporteve.
Ne terma vjetore, vellimi i eksporteve te industrise nxjerrese eshte dyfishuar. Industria perpunuese dominon ecurine e shitjeve ne industri, duke siguruar rreth 64 per qind.
Nderkohe, prodhimi ne vend i energjise elektrike shenoi renie te ndjeshme.

Ndertimi

Te dhena zyrtare sipas vellimit te shitjeve, si edhe ato te siguruara nga vrojtimet periodike te Bankes se Shqiperise prane firmave, tregojne se aktiviteti i ndertimit ne vend ka manifestuar renie gjate 2007.
Treguesi i shitjeve shenoi 31 per qind me pak se sa ai i nje viti me pare ne vellimin total te shitjeve.
Ne tkurrjen e aktivitetit ne kete sektor gjykohet te kete pasur nje ndikim te rendesishem renia e lejeve te ndertimit, nderkohe qe vleresohet se kerkesa per ndertime eshte ende e larte.
Kjo konfirmohet edhe nga vlerat e larta pozitive te serise se balances per treguesin e kerkeses, te rezultuara nga deklarimet e firmave ndertuese pergjate gjithe vrojtimeve te besimit te biznesit. Niveli i larte i kerkeses dhe oferta e kufizuar ne lejet e ndertimit jane pasqyruar ne cmimet e larta te banesave.

Transporti

Sektori i transportit gjate tremujorit te pare 2007 evidentoi nje rritje vjetore te shitjeve me rreth 49 per qind, duke shenuar nje kthese pozitive ne prirjen renese paraardhese.
Ndonese pesha e ketij nensektori ne vellimin total te shitjeve eshte e vogel, rritja e larte vjetore e tij kontribuoi me rreth 1.6 pike perqindjeje ne rritjen vjetore te shitjeve ne ekonomi.
Keto zhvillime mbeshteten edhe nga nje pjese e te dhenave te vellimit te punes ne transportin ajror dhe detar.

Telekomunikacioni

Sektori i telekomunikacionit gjate ketij viti ne 2007 shenoi renie sidomos ne pjesen e pare te vitit.
Ndryshimi vjetor real i indeksit te shitjeve per telekomunikacionin shenoi nje renie me 3 per qind, krahasuar me rritjen prej 27 per qind te vitit 2006.
Sherbimet e tjera kane rritur ne menyre graduale ndikimin e tyre ne shitjet totale te ekonomise.

Bujqesia

Ecuria ne sektorin e bujqesise gjate pjeses se pare te vitit 2007 dhe ne vijim pritet te ndjeke te njejtat ritme.
Ky vleresim mbeshtetet edhe nga kushtet e favorshme klimaterike ne periudhen janar-qershor 2007.
Faktoret me te rendesishem qe pritet te mbeshtesin rritjen e prodhimit bujqesor jane rritja e rendimentit, shtimi i siperfaqes se serrave dhe faktore te tjere qe lidhen me ndryshimet potenciale ne strukturen e prodhimit per sektorin e bujqesise.
Prodhimi total bujqesor, kryesisht per shkak te prodhimit te larte te frutave, eshte rritur ne terma vjetore me 3.4 per qind ne vitin 2006. Prodhimi ne sektorin e agroindustrise pritet te rritet me 12 per qind gjate vitit 2007.
Ecuria pozitive e tij ne muajt e pare te vitit 2007 eshte shprehur ne frenimin e ritmit rrites te importeve me origjine agroindustriale. Situate e ngjashme paraqitet edhe me importet bujqesore te
paperpunuara, norma vjetore e rritjes se te cileve ka ardhur ne renie.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
PBB, sherbimet dominojne rritjen
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: EkoNoMiA E BiZneSi-
Kėrce tek: