ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Hiperpresidenti – politika franceze

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Hiperpresidenti – politika franceze   Mon Jan 14, 2008 7:45 pm

Hiperpresidenti – politika franceze
E Hene , 14 Janar 2008


Gjate fushates elektorale, Nikolas Sarkozi premtoi ndarjen me te shkuaren. Po kujt mund t’i shkonte ne mendje se do t'i flakte kaq shpejt traditat e lodhura te presidences? Me 8 janar, ne konferencen e tij te pare te plote, zoti Sarkozi iu pergjigj nje pyetjeje per lidhjen e tij te dashurise (romanca me Karla Brunin eshte “serioze”, megjithese nuk dha shpjegime per martese). Duke numeruar nje radhe projektesh – ndalimin e reklamave ne televizionin shteteror, heqjen e javes 35-oreshe, detyrimin e kompanive per te shtuar ndarjen e fitimeve – ai shfaqi stilin e tij ne mikro-menaxhim, pa asnje kompleks. U pelqen apo jo, hiperpresidencializmin do ta kemi rrotull per shume kohe.

Ne te shkuaren, presidenti francez percaktonte politikat dhe kujdesej per diplomacine dhe mbrojtjen, duke ia lene kryeministrit te merrej me detajet. Daljet e rralla ne publik te presidentit ne kohen e Fransua Miterranit dhe Zhak Shirakut i dhane dinjitet zyres dhe i shenjteruan mesazhet e tyre. Por kjo nuk ndodh me Sarkozine. Kryeministri Fransua Fijon eshte po aq i padukshem sa shefi i tij eshte publik – nje here u raportua se Sarkozi e quajti ate si “asistentin” e tij. Ministrat e kabinetit kontrollohen nga afer prej keshilltareve te presidentit. Ne fakt, Sarkozi shpesh ben punen e tyre: ai i mori persiper bisedimet me sindikatat per reformen universitare, ai shkoi ne Bruksel ne emer te Frances ne nje takim te ministrave te financave. Ministrat madje kapen ne befasi nga deklaratat presidenciale. Ministri i financave u zu ne befasi, kur Sarkozi deklaroi se shteti do te shiste tre per qind te gjigantit elektrik EDF. “Shume pak ministra kane autonomi reale,” thote nje zyrtar i larte. “S’kam punuar kurre per ndonje presidence kaq te centralizuar.

Sarkozise i pelqejne perballjet direkt dhe ka nje karakter te forte qe e ndihmon te arrije marreveshje, te cilat te tjeret nuk i bejne dot. Stili i tij shume aktiv pershtatet me strategjine e ndryshimit te presidences dhe ndarjes me te shkuaren. “Ai do qe te ndryshoje konceptin e presidences,” tha nje keshilltar. Prandaj kane rezultuar nje varg udhetimesh, fjalimesh, mundesish fotografimi dhe takimesh me njerez te thjeshte.

Hiperpresidencializmi ka kritiket e vete. Disa ankohen se Sarkozi po ul dinjitetin e zyres se tij. Pas fluturimeve me Karla Brunin, per te cilen nje gazete i vuri nofken “Presidenti bling-bling”, renditja e tij ne sondazhe ka rene. Nje pjese ankohen per perqendrimin e pushtetit. Presidenti, si shef i forcave te armatosura dhe me fuqine te shperndaje parlamentin dhe te nderroje ministrat sipas deshires, eshte shume i pushtetshem. Tani Sarkozi do qe te ndryshoje Kushtetuten per ta lejuar Presidentin t’i drejtohet parlamentit. Laurent Joffrin, redaktor per gazeten e majte “Libération”, e akuzoi z.Sarkozi se po instalonte “nje monarki te zgjedhur”.

Megjithate reformat kushtetuese te Sarkozise perfshijne forcimin e parlamentit: me te drejte te kontrolloje kandidimet presidenciale dhe te autorizoje veprimtarite ushtarake afatgjata jashte vendit, si dhe kufizimin e perdorimit te dekreteve. Sarkozi nuk eshte i pari president i Republikes se Peste qe e trajton detyren e tij si ekzekutive. Sharl de Gol, arkitekti i presidentit te zgjedhur direkt, nje here qortoi nje minister: “Mos iu refero Kryeministrit si kreu i qeverise. Kreu i qeverise jam une”.

Sidoqofte, perqasja e z.Sarkozi ka rreziqe. Ai deshiron qe t’i jape fund “tradites se mjere... te hipokrizise dhe genjeshtrave” te ish-presidenteve rreth jetes se tyre private, por sa do t’i pelqeje atij stili amerikan i transparences ne qofte se romanca e tij ftohet? Me e rendesishmja, presidentet pararendes e kishin te lehte te largonin kryeministrat, kur gjerat nuk shkonin mire. Duke e vendosur veten ne rolin kryesor, ai nuk ka ke te fajesoje tjeter, vec vetes.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Hiperpresidenti – politika franceze
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: AkTuaLiteTi BoTėroR-
Kėrce tek: