ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Gusha dhe tiroidet, si kurohen

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Gusha dhe tiroidet, si kurohen   Mon Jan 14, 2008 7:47 pm

Gusha dhe tiroidet, si kurohen
E Hene, 14 Janar 2008


Nje nga semundjet me te shpeshta ne kushtet e vendit tone jane dhe semundjet e gjendres tiroide. Kjo gjender ndodhet ne pjesen e perparme te qafes dhe ka formen e nje fluture me dy krahe, qe mbeshtillen rreth trakese. Funksioni i vetem i tiroides eshte te prodhoje hormonet e tiroides, te cilat kane ndikim pothuajse ne te gjithe indet e trupit, ku rrit aktivitetin qelizor. Pra, funksioni i tiroides eshte te rregulloje metabolizmin e trupit. Por cilet jane problemet qe shfaqen, mjeku endokrinolog, Gjinal Gjoncaj, jep te gjitha keshillat qe duhet te ndjekin pacientet.

Cfare eshte zmadhimi i tiroides apo sic njihet nga populli gusha?

Kjo semundje eshte e perhapur ne gjithe vendin tone, kurse ne disa krahina, sic jane zonat malore, kjo eshte me e shprehur. Shkaku paresor i rritjes se gjendres tiroide eshte pamjaftueshmeria e jodit. (Jodi eshte nje mikroelement qe ndodhet ne ambient dhe eshte shume i nevojshem per organizmin). Gjendra tiroide rritet per te kompensuar mungesen e jodit dhe nga mungesa e ketij te fundit ne tiroide formohen disa koka (noduj), ku si madhesia edhe funksioni i tyre eshte i ndryshem.

Cilat jane menyrat e shfaqjes se saj?

Per sa i perket menyrave te shfaqjes ato jane te ndryshme Keshtu, themi se ka gusha, te cilat shfaqen ne menyre sporadike si pasoje e mungeses kongjenitale (te lindur) te sintezes te hormonit te tiroides (gjenetike). Por si shkak i perdorimit te disa medikamenteve keto te fundit e pengojne prodhimin e hormoneve te tiroides. Ka raste kur gusha shfaqet ne 10 per qind te popullsise. Ne keto raste quhet si strume (gushe) endemike.

Asambleja e Kombeve te Bashkuara per kete semundje, qe vjen nga mungesa e jodit, ka deklaruar se nepermjet profilaksise ne vitin 2000 ajo do te ishte zhdukur. Por kane kaluar me shume se shtate vjet dhe perseri struma (gusha) eshte perseri e pranishme ne vendin tone.

Cilet jane personat qe preken me shume nga kjo semundje, po moshat?

Gusha shfaqet me teper tek femrat ne adoleshence dhe gjate shtatzenise, per arsye fiziologjike. Organizimi i tyre ka me teper nevoje per jod, i cili merret nepermjet ushqimit dhe ujit te pijshem. Femijet qe kane struma, nga disa studime rezulton se inteligjenca dhe rezistenca e tyre eshte me e ulet se e moshatareve te tyre. Organizimi mund te kete nevoje per me shume hormone disa here, per shembull gjate pubertetit apo gjate shtatzenise. Keto hormone duhen marre edhe gjate shtatzenise, sepse nuk e demton embrionin (fetusin). Ndonese disa mjeke jane te rezervuar, por kjo praktike eshte e gabuar dhe joshkencore.

Si duhet bere mjekimi ne keto raste?

Mjekimi me i mire i gushes eshte profilaksia me jod nepermjet kripes se jonizuar. Po keshtu, femijeve duhet t’u jepen disa lloje tabletash (medikamente kokerr) si Letrox, Euxhyrox, Jodox, te cilat ndodhen ne vendin tone. Nje tjeter menyre mjekimi eshte duke u vaksinuar me vaj te jonizuar.

Pervec problemeve te gushes, cilat jane problemet kryesore qe shfaq tiroidja?

Gjendra e tiroides eshte e prirur per probleme te shumta, te dukshme, ku disa prej tyre jane shume te zakonshme. Nje nga to eshte prodhimi i tepert apo i paket i hormonit. Tjeter eshte rritja e volumit te tiroides, duke shkaktuar shtypjen e strukturave te qafes. Po keshtu, nje tjeter problem eshte edhe formimi i kokrrave (nodujve), te cilat jane shqetesuese per pranine e kancerit ne nje pjese te tyre.

Thate se gjendra tiroide, kur nuk kryen normalisht funksionin e saj, ka mbiprodhim te hormonit. Cilat jane pasojat negative te ketij prodhimi te tepert?

Prodhimi i tepert i hormonit te tiroides quhet hyperthyroze dhe kjo lloj semundje ka disa shenja. Pacientet ndiejne te rrahura te shpeshta te zemres, edhe kur ndodhen ne gjendje qetesie. Po keshtu, kane humbje te peshes trupore, ndonese ushqehen normalisht. Nje tjeter shenje eshte edhe keputje e theksuar, dobesi, si dhe nuk mund te durojne temperaturat e larta. Po keshtu, gjumi i ketyre personave eshte i crregullt, kane djerse te theksuar dhe temperature subfibrile rreth 37.5 grade. Ndersa nje shenje tjeter eshte theksimi dhe dalja e kokerdhokeve te syve.

Si duhet te trajtohet nje pacient, qe ka prodhim te tepert te ketij hormoni nga gjendurat tiroide?

Metodat e sotme te perdorura per trajtimin e nje te semuri me hypertheroze jane medikamentet; medikamentet antitiroides, jodi radioaktiv ose nderhyrja kirurgjikale. Cdo metode ka avantazhet dhe disavantazhet dhe eshte e zgjedhur per pacientet individualisht.

Po a ka raste kur gjendrat tiroide prodhojne me pak hormone sesa sasia normale?

Po eshte e vertete qe ka edhe raste te nenprodhimit te hormoneve te tiroides dhe kjo quhet hypothyroze. Ky njihet si nje nga problemet me te zakonshme dhe eshte i pranishem tek pacienti disa vjet para se te zbulohet dhe te kurohet. Por ajo qe duhet te theksohet eshte se kjo lloj semundjeje shfaqet gjate shtatzenise.

Cilat jane shenjat kryesore te nenprodhimit te hormoneve nga gjendra tiroide?

Lekura eshte shume e thate, nderkohe qe personi ndjen gjithmone ftohte. Po keshtu, ka nje fytyre te fryre dhe buhatje (fryrje) te mukozave te laringjit, qe sjell trashje te zerit. Po keshtu, vihet re lodhje fizike dhe tek femrat crregullim te ciklit menstrual. Shenja ta tjera jane konstipacion (kapsllek), renie te qimeve, yndyra te larta ne gjak dhe te rrahura te uleta te zemres.



Simptomat e mbiprodhimit

Te rrahura te shpeshta te zemres

Humbje te peshes

Keputje trupi te theksuar

Nuk durojne te nxehtin

Gjume te crregullt

Temperature subfebrile

Djerse e theksuar

Aritmi

Probleme te syve



Simptomat e nenprodhimit

Lekure e thate

Gjate gjithe kohes pacienti ka ftohte

Fryrje te fytyres

Anemi

Trashje te zerit

Renie te qimeve

Lodhje fizike e pergjumje

Te rrahura te pakta te zemres

Yndyra te larta

Te prekurit

Periudha e dimri prek me shume ata persona, te cilet kane mungese te jodit. Pra gjendrat e tyre tiroide prodhojne me pak jod nga sasia qe kerkon trupi. Ne kete periudhe keta persona kane shume ftohte, vishen shume trashe, jane si te lodhur. Po keshtu flasin ngadale, veprojne si te mefshte, veprojne si te merzitur, u trashet zeri, lekuren e kane te ashper dhe te thate, pa djerse. Kurse per sa i perket grupmoshes me te prekur jane te moshuarit dhe grate pas shfaqjes se menopauzes. Mjeket keshillojne keto mosha per nje vizite, per te kuptuar nese jane te prekur nga kjo semundje


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Gusha dhe tiroidet, si kurohen
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: SoCiaLe-
Kėrce tek: