ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Botimet e reja te javes

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Botimet e reja te javes   Mon Jan 14, 2008 8:05 pm

Botimet e reja te javes
14/01/2008 Von Godin, njė "rrėfim dashurie" pėr Shqipėrinė

Titulli: Nga Shqipėria e re
Autori: Marie Amelie Freiin fon Godin
Pėrktheu: Elda Gjana-Boriēi, Afrim Koēi
Shtėpia botuese: Koēi
Ēmimi: 600 lekė

Nuk janė tė paktė tė huajt qė kanė shkruar pėr Shqipėrinė. Historianė, studiues, udhėtarė, shkrimtarė. Njė palė vetėm duke e pėrmendur, kur ua donte nevoja e punės; tė tjerė duke shkruar enkas pėr tė; disa objektivisht me asnjanėsinė e dijetarit, tė tjerė me pėrēmim apo mllef me keqdashjen e hasmit; ca tė fundit me mirėdashjen dhe madje dashurinė e mikut, duke na i lėvduar apo edhe himnizuar virtytet dhe zakonet, por edhe pa na i fshehur veset dhe mangėsitė. Ndėr kėta tė fundit zė vend, por jo ndonjė vend tė fundit, edhe njė albanologe gjermane e gjysmės sė parė tė kėtij qindvjeēari. Kjo zonjė, - se do ta quajmė zonjė dhe madje Zonjė tė Madhe,jo pėr mirėsjellje, por pėr mirėnjohje dhe meritė, - ėshtė baronesha Maria Ameli fon Godin. Se qė nė kontaktin e parė me Shqipėrinė, pėr tė mund tė pėrshtatim shprehjen e atij latini tė madh "erdha, pashė dhe fitova!” me “erdha, pashė dhe dashurova”. Se qė kur u njoh me shqiptarin e parė dhe pastaj me vendin e shqiptarėve ajo e la zemrėn aty, paēka se fizikisht shkonte e vinte; nga atdheu i parė nė atdheun e dytė dhe anasjellė.
Marie Amelie Julie Ana Freein fon Godin u lind mė 7 mars tė vitit 1882 nė Mynhen, si bijė e njė dere aristokratėsh tė rangut tė ulėt. U rrit me edukatėn e rreptė konservatore dhe fetare tė mjedisit dhe kohės sė vet. Mėsoi nėpėr shkollat fetare gjuhė tė huaja dhe muzikė. Kur deshi tė ndiqte studime laike nė universitet, prindėrit nuk e lejuan. Pa asnjė pasion pėr punėt e shtėpisė dhe tė grarisė, si i vetmi ngushėllim i mbeti rruga e shkrimtarit. Qė nė vitin 1902 filloi tė bashkėpunojė nė "Kolnischen Volkszeitung" dhe nė "Taglichen Rundschau".

Njohja me aristokratin shqiptar dhe pėrkthimi i "Kanunit"

Pėr ta shkėputur disi nga mėrzia dhe limontia, prindėrit e dėrguan sė bashku me tė vėllanė e vogėl, nė njė udhėtim drejt Athinės, Stambollit dhe Palestinės. Rrugės pėr nė Stamboll u njoh rastėsisht me njė aristokrat shqiptar qė e frymėzoi pėr atdheun e tij dhe e ftoi tė vizitonte Shqipėrinė, ku Godini erdhi nė vitin 1908. Asokohe ajo njohu edhe shumė atdhetarė shqiptarė, ndėr ta edhe Eqrem bej Vlorėn, me tė cilin do ta lidhė njė miqėsi dhe bashkėpunim i ngushtė pėr sa qe gjallė. Nė korrik tė vitit 1914 punon si sanitare nė Spitalin Ushtarak tė Durrėsit. Dhe punoi aq shumė e me pėrkushtim, sa zuri edhe vetė shtratin. Shkruan nė gazeta dhe revista tė kohės pėrshtypje udhėtimesh dhe pėrvojash kulturore. E kthyer nė vendin e vet, Mynhen, nė vitin 1914, krahas veprimtarisė sė saj si mbėshtetėse dhe mbrojtėse e grave katolike dhe nė pėrgjithėsi, nuk e la kurrė pas dore shqipen dhe Shqipėrinė. Shkruan njė sėrė romanėsh dhe novelash me temė shqiptare. Harton artikullin pėr Shqipėrinė nė njė botim tė madh enciklopedik, pėr tė vazhduar me fjalorin e madh tė shqipes dhe tė gjermanishtes, prej tė cilit boton vetėm pjesėn e parė dhe sė fundi vjen radha tė pėrmendim punėn e saj madhore, tė kryer sė bashku me mikun e saj, Eqrem bej Vlorėn, pėrkthimin nė gjermanisht tė njėrės prej veprave simbol tė popullit dhe kulturės shqiptare: Kanunit tė Lekė Dukagjinit. Nė shėrbim tė kėtij qėllimi, pėr t'u njohur mė mirė dhe pėr tė kėrkuar ndihmėn e etėrve tė ditur pėr shqipen e vėshtirė dhe tė vjetėr tė Kanunit, nė vitin 1930 vjen sėrish dhe jeton disa muaj nė Shkodėr. Nė vitet e fundit tė jetės nis tė bashkėpunojė me Eqrem bej Vlorėn pėr veprėn "Ndihmesė pėr historinė e pushtimit turk nė Shqipėri." Njė vepėr qė e nisi, por nuk e pėrfundoi, pasi ndėrroi jetė nė vitin 1956...

Historia e re e Ballkanit

Titulli: Historia e Ballkanit 1804-1999
Autori: Misha Glenny
Pėrktheu: Abdurrahim Myftiu
Botimet: Instituti i Dialogut dhe Komunikimit
Ēmimi: 1600 lekė

“Kosova, - i thoshte auditorit tė vet Kryeministri britanik Tony Blair nė ditėt e para tė prillit 1999, - gjendet nė pragun e Evropės.” Megjithatė, as edhe njė gjeograf nuk do t’i quante Kosovėn dhe fqinjėt e saj pjesė tė Azisė. Po nėse s’ėshtė as nė Evropė e as nė Azi, ku gjetiu, vallė, shtrihet Gadishulli Ballkanik? Me gjasė, z. Blair e ka thėnė kėtė i ndikuar nga Dracula e Bram Stokerit, nė tė cilėn thuhet se Ballkani ka zėnė “qendrėn e njėfarė vorbulle imagjinare”, ku “janė mbledhur bashkė tė gjitha besėtytnitė e paragjykimet qė njeh bota”. Pėr dhjetėvjeēarė me radhė njerėzit nė Perėndim i kanė vėshtruar kėto treva si njė zonė tė paujdisur mirė nė hartė, qė ndan qytetėrimin e mirėujdisur tė Evropės nga rrėmuja e Lindjes. Sot gjuha e vėzhguesve nuk ėshtė aq romantike, por ndjenjat qė e largojnė dhe mitologjizojnė Ballkanin ende gjallojnė. E vėrteta ėshtė se vetėm kohėt e fundit, nė tė dalė tė shekullit XX, bota i ka pėrdorur mbiemrin “ballkanik” dhe derivate si “ballkanizim” pėr terma me kuptim keqėsues. Pėr shembull, kur dikush shfaq “mendėsi ballkanike”, nėnkuptohet mendėsia qė parapėlqen hile, teprime dhe pamundėsi pėr t’u mbėshtetur tek ai. Kur Jugosllavia nisi tė shpėrbėhet mė 1989-n, mediat, tė cilat prej kohėsh kishin nxjerrė jashtė pėrdorimit klishe tė tilla pėr njoftime e reportazhe nga Afrika, Lindja e Mesme ose Kina, filluan tė pėrhapin pėrgjithėsime pėr popujt qė banojnė nė kėtė rajon, si dhe pėr historinė e tyre. Me sa duket, Ballkani gėzon njė pėrjashtim tė veēantė nga rregulli kundrejt stereotipizimit. E vėrteta ėshtė se madje edhe pėrvijat e kėtyre trevave misterioze ndėrmjet dy kontinenteve janė tė paqarta. Sipas shumė dijetarėve, Danubi pėrfaqėson kufirin verior tė gadishullit. Ky kufi do t’i pėrfshinte tė gjithė, pėrveē Rumanisė, njė vend qė ėshtė i pranishėm jo vetėm nė shumicėn e studimeve perėndimore pėr Ballkanin, por edhe nė historitė rumune pėr Ballkanin, megjithėse ky vend nuk e ka fort pėr zemėr tė pėrfshihet nė njė grup me fqinjėt e tij jugorė. Pas Luftės I Botėrore politikanėt amerikanė dhe evropiano-perėndimorė shpesh e kanė pėrmendur Hungarinė si pjesė tė gadishullit, mirėpo prej vitit 1945 e kėndej, ky pėrcaktim ka ardhur duke mos u ndier mė. Shumė kroatė, qė prej kohėsh kanė ngulur kėmbė nė mendimin se kultura e tyre nuk ka tė bėjė me Ballkanin dhe se identiteti i tyre ėshtė krejtėsisht evropiano-qendror. Mirėpo tė paktė janė ata historianė, qė pajtohen me kėtė mendim. Ishujt e Greqisė nė Egjé e nė Jon kanė marrė e pėrfituar nga trashėgimia mesdhetare e megjithatė, qyteti i dytė i vendit pėr nga madhėsia, Selaniku, ka njė histori aq tė rėndėsishme pėr Ballkanin, sa ē’ka edhe ajo e Sarajevės.
Mjegulla qė i mbulon kėto treva davaritet herė pas here, duke na zbuluar pamje e tipare tė papritura, pėr t’u lėshuar pėrsėri mė pas mbi ato treva e pėr tė krijuar njė peizazh tė ri e tė ndėrlikuar... Sikundėr nė tė gjithė librat e tjerė qė merren me Ballkanin, pėrkufizimi pėr kėtė gadishull, i pėrdorur nė kėtė libėr, ėshtė njė ndėrthurje kriteresh gjeografike, historike e politike. Si rajone themelore janė vėshtruar Greqia kontinentale, Serbia, Kroacia, Rumania (edhe pse roli i Transilvanisė ėshtė dytėsor), Turqia e Perandoria Osmane, Bullgaria, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia dhe Shqipėria. Pėr aq sa kanė ndikuar nganjėherė nė kėto treva, janė trajtuar shkurt edhe territoret periferike tė Sllovenisė, Vojvodinės, Hungarisė, Moldavisė, Anadollit, Qipros, si dhe ishujt grekė tė Egjeut e tė Jonit...

Vlerėsime

“Misha Glenny na jep njė tablo tė pasur tė rrethanave historike tė ngjarjeve nė dhjetėvjeēarin e fundit. Libri i tij mbulon njė hapėsirė gjeografike e historike jashtėzakonisht tė gjerė, qė nga Greqia e fillimit tė shekullit XIX e deri nė Kosovėn e pardjeshme. Njėherazi, gjatė rrugėtimit nė histori, ai e gjen kohėn pėr t’u ndalur e pėr tė dhėnė pėrshkrime emocionuese, fragmente poezie dhe portrete tė fuqishme tė personazheve kryesore. Kjo ėshtė njė histori popullore e shkollės sė Norman Daviesit, e konceptuar nė shkallė tė gjerė, shumė e pėlqyeshme dhe e kuptueshme nė tė lexuar, e pėrshkruar tej e tej nga muzika e sė kaluarės... Njė arritje e madhe.”

Timothy Garton Ash, Mail on Sunday

“Misha Glenny ėshtė mė i mprehti e mė i thelli ndėr tė gjithė ata gazetarė perėndimorė, qė e kanė mbuluar kėtė trevė tė Evropės nė dy dhjetėvjeēarėt e fundit... Ky libėr ka qenė njė ndėrmarrje jashtėzakonisht ambicioze, por e nevojshme pėr Evropėn dhe Amerikėn..."

Neal Ascherson, Observer

“Bindės...Libri i Glennyt duhet tė jetė literaturė e nevojshme pėr tė gjithė ata, qė duan tė dinė se ēfarė nuk ka shkuar mirė nė kėtė rajon.”

Jonathan Eyal, Irish Times

Misha Glenny ėshtė njė gazetar anglez ekspert mjaft i njohur i Evropės Juglindore. Pėrpara se tė bėhej korrespondent i BBC-sė ka ndjekur Universitetin e Bristolit dhe Charlesit nė Pragė. Glenny u bė i njohur nė botė me reportazhet e tij gjatė krizės nė Jugosllavi, nė fund tė viteve 80’ dhe fillim tė viteve 90’. Ėshtė fitues i ēmimit “Sony”, nė vitin 1993. Ai ka shkruar tri libra pėr Evropėn Qendrore dhe Lindore, tė pėrkthyera nė mjaft gjuhė tė botės. Ndėr ta mund tė pėrmenden: “The Rebirth Of History: Eastern Europe in the Age of Democracy” (1990); “The Fall of Yugoslavia” (1992).

"Risjellja" e 'gurit' tė albanologjisė

Titulli: Studime Shqiptare
Autori: Johan Georg fon Hahn
Pėrktheu: Veniamin Dashi dhe Afrim Koēi
Botimet: Instituti i Dialogut dhe Komunikimit
Ēmimi: 1 500 lekė

Vepra e J. G. fon Hahnit “Studime shqiptare”, e shkruar dhe e botuar nė Gjermani nė vitin 1949, konsiderohet si njė ndėr veprat themelore dhe themeluese tė studimeve shqiptare (albanologjisė). Po ndonėse ajo vazhdon tė citohet pareshtur, nė fakt deri mė sot janė tė paktė ata qė e kanė lexuar dhe mund t’i referohen asaj drejtpėrsėdrejti. Nė fakt, nė Institutin e Historisė ekziston prej vitesh njė dorėshkrim me njė pėrkthim tė bėrė nga njė figurė fatkeqėsisht e mbetur e panjohur pėr publikun, siē ėshtė Veniamin Dashi, koleg me Eqrem Ēabejn dhe Aleks Budėn, por qė pas Luftės sė Dytė Botėrore mbeti nė hije pėr “arsye biografike”. Por ky variant pėrkthimi ėshtė tejet i cunguar pėr arsye biografie. Prej tij ishin shkurtuar nė mėnyrė selektive nga Instituti i Historisė sė asaj kohe pothuajse gjysma e librit (350 nga 800 faqet e librit). Nė botimin e ri, qė ka marrė pėr bazė pėrkthimin e V. Dashit, kėto faqe janė pėrkthyer nga pėrkthyesi i mirėnjohur Afrim Koēi. E gjithė kjo do tė thotė se deri mė sot, duke pėrjashtuar ata pak qė kanė mundėsi t’i referohen veprės origjinale nė gjermanisht, pjesa mė e madhe e studiuesve i janė referuar njė vepre deri diku tė falsifikuar. Nga ana tjetėr, s’kemi tė bėjmė thjesht me njė vepėr me rėndėsi historike. “Studime shqiptare” ėshtė njė vepėr e shkruar mjaft bukur, qė lexohet me mjaft kėnaqėsi dhe ē’ėshtė mė e rėndėsishmja, ka vlera tė mėdha, sepse ndihmon qė nėpėrmjet sė shkuarės tė kuptojmė mė mirė shumė nga problematika e sotme shqiptare.
E ndarė nė gjashtė pjesė kryesore, nė pjesėn e parė dhe hyrėse, vepra pėrmban njė vėshtrim tė pėrgjithshėm gjeografiko-etnografik tė shqiptarėve dhe tė vendit tė tyre. Pjesa e dytė, mjaft interesante, pėrfshin shėnimet e njė udhėtimi qė Hahni bėri nė vitin 1848 anė e mbanė Shqipėrisė sė asaj kohe, duke na dhėnė njė tablo mjaft realiste dhe tėrheqėse tė realitetit tė kohės. Pjesa e tretė pėrfshin njė tablo etnografike, ku pėrshkruhen zakonet e krahinave tė ndryshme ku banonin shqiptarėt.

Pjesa e katėrt ka tė bėjė me historinė e popullit shqiptar, duke ndalur nė historikun e hollėsishėm tė mjaft vendeve e qyteteve nė krahina tė ndryshme tė Shqipėrisė.

Pjesa e pestė i kushtohet mitologjisė sė shqiptarėve, duke kėrkuar njėkohėsisht shpjegimin, krahasimin dhe rrėnjėt e ēdonjėrit prej miteve. Pjesa e gjashtė, qė titullohet “Alfabeti i shqipes”, na jep njė tablo interesante tė tė gjithė pėrpjekjeve tė deri atėhershme pėr tė shkruar gjuhėn shqipe. Ndėrsa pjesa e shtatė dhe e fundit, i rikthehet dhe njėherė historisė sė shqiptarėve.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Botimet e reja te javes
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: KuLtuRa-
Kėrce tek: