ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Ushtarakėt ultimatum Berishės: Lekėt ose protesta pėrditė!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Ushtarakėt ultimatum Berishės: Lekėt ose protesta pėrditė!   Tue Jan 15, 2008 7:26 pm

Ushtarakėt ultimatum Berishės: Lekėt ose protesta pėrditė!
15-01-2008

Ushtarakėt i dėrgojnė letėr, krerėve mė tė lartė tė shtetit. Kėrkojnė qė drafti tė kalojė deri nė datėn 22 Janar nė qeveri

TIRANĖ- Ushtarakėt nė rezervė dhe nė pension i kėrkojnė ministrit tė Mbrojtjes, Fatmir Mediu, qė brenda datės 22 Janar tė kėtij viti tė rregullohet dhe ridėrgohet pėr miratim nė qeveri projektligji pėr sigurimin shoqėror suplementar tė tyre, nė zbatim tė vendimit qė ka dhėnė Gjykata Kushtetuese pėr tė. Nė tė kundėrt, ushtarakėt do tė rinisin protestat nė datėn 23 janar, tė cilat do t'i vazhdojnė derisa qeveria tė japė miratimin pėr ligjin qė rregullon pensionet e tyre. Pas njė periudhė tė gjatė pritjeje, Shoqata e Ushtarakėve i ka dėrguar njė letėr ministrit tė Mbrojtjes, pėr tė cilėn ka vėnė nė dijeni edhe kryeministrin Berisha dhe Kryetaren e Kuvendit, nė tė cilėn ka parashtruar disa kėrkesa kryesore, qė lidhen me ligjin pėr pensionet e ushtarakėve nė rezervė dhe nė pension. Njė prej kėtyre kėrkesave ėshtė ajo qė projektligji tė miratohet nė qeveri brenda datės 22 janar, si dhe tė realizohet njė takim brenda kėsaj jave mes pėrfaqėsuesve tė Shoqatės dhe kryeministrit Berisha, ministrin e Mbrojtjes dhe ministrin e Financave.

Po ashtu, nė letrėn dėrguar ministrit, Fatmir Mediu, Shoqata e Ushtarakėve kėrkon qė tė zbatohet nė tė gjitha detajet Vendimi i Gjykatės Kushtetuese, i cili shfuqizon si tė papajtueshėm me Kushtetutėn e Republikės disa nene tė projektligjit qė ėshtė miratuar nga qeveria e djathtė, duke pretenduar se, askush nuk ka tė drejtė ligjore tė modifikojė kėrkesat e kėtij vendimi. "Ēdo modifikim e ndėrhyrje ėshtė sa antiligjor, aq edhe politik",- thuhet nė letrėn qė Shoqata i ka nisur ministrit tė Mbrojtjes, ku ndėr tė tjera kėrkohet qė, Ministria e Mbrojtjes tė paraqesė me shkrim, brenda datės 17 janar, vėrejtjet e mbledhjes sė qeverisė tė datės 30 tetor pėr t'i shqyrtuar dhe pėr tė parė nėse ka vend e mundėsi pėr tė reflektuar e pėr tė bėrė ndryshime tė pjesshme nė projektligjin e paraqitur mė parė; si dhe kėrkohet angazhimi direkt i ministrit Fatmir Mediu mė tepėr se deri tani, pėr problemin e ligjit pėr sigurimin shoqėror suplementar tė ushtarakėve.

Paralajmėrimi

Ndėrsa shprehet e gatshme pėr t'u ulur nė bisedime, pėr tė gjetur zgjidhjen e shpejtė dhe sa mė tė drejtė tė kėtij problemi, Shoqata e Ushtarakėve kėrcėnon qeverinė se do tė marrė njė sėrė hapash, nėse brenda datės 22 janar nuk miratohet ligji i pensioneve. Njė prej kėtyre hapave ėshtė dėrgimi i njė letre urgjente informuese pėr situatėn, organeve drejtuese tė NATO-s, Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė saj, Scheffer, si dhe pėr informim Kėshillit tė Aleancės sė Veriut dhe Komitetit Ushtarak tė NATO-s, me pretendim se do tė denoncohet mashtrimi qė po ndodh me ligjin pėr sigurimin shoqėror suplementar tė ushtarakėve dhe trajtimin real qė po u bėhet atyre. Gjithashtu, Shoqata e Ushtarakėve do tė kėrkojė mbėshtetjen e CIOR (Konfederatės Ndėraleate tė Oficerėve nė Rezervė), pranė organizmave tė mėsipėrme tė NATO-s; do tė rifillojnė protestat nė datėn 23 janar 2008, tė cilat do tė vazhdojnė pėr aq kohė sa qeveria tė miratojė projektligjin dhe ta dėrgojė atė nė Parlament; si dhe nuk do tė marrė pjesė nė grup pune, (nė kėtė farsė), qė sipas tyresynon zvarritjen e problemit pėr miratimin e ligjit, pa u realizuar kushtet e mėsipėrme.

Pse protestojnė ushtarakėt

TIRANĖ- Kėrkesat drejtuar ministrit tė Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ushtarakėt nė rezervė dhe pension i bėjnė pasi vėrejnė se qė nga data 30 dhjetor, kur u rrėzuan nė qeveri ndryshimet nė ligjin pėr sigurimin shoqėror suplementar tė ushtarakėve, nuk ėshtė bėrė asgjė pėr tė rregulluar vėrejtjet e bėra nė kėtė mbledhje dhe riparaqitjen e projektit nė qeveri. Duke pasur parasysh deklarimet e zyrtarėve tė Ministrisė sė Mbrojtjes, se ekzistojnė lekėt nė buxhet, si pėr vitin 2007, ashtu edhe pėr vitin 2008, ushtarakėt janė tė mendimit se veprimet pėr zvarritjen e projektligjit nuk janė thjesht me karakter ekonomik, por politik.

Ēfarė thotė vendimi i Gjykatės Kushtetuese

Vendimi i Gjykatės Kushtetuese vėren se, pėr caktimin e pensionit, ligji i shfuqizuar tashmė vendos si kritere datėn e daljes nė pensione tė ushtarakut, nė njė kohė qė ligjet e mėparshme i kanė njohur ushtarakut tė drejtėn pėr tė gėzuar pension tė parakohshėm edhe nė rastin kur ai punėsohet, ndėrsa me ligjin e ri nuk do ta gėzojnė atė, ata ushtarakė qė kanė dalė nė pension para datės 29 prill 2004. Nė kėtė kuadėr, Gjykatės Kushtetuese nuk i ka rezultuar se ndryshimet e bėra nė ligj, qė ulin ndjeshėm masėn e pensionit tė njė kategorie ushtarakėsh, tė jenė bėrė nga nevoja tė domosdoshme publike, siē pretendohej nga qeveria.

Ēfarė pėrmban drafti

Qeveria ka diskutuar pėr herė tė fundit, nė mbledhjen e datės 30 tetor, ndryshimet nė projektligjin pėr pensionet e ushtarakėve nė rezervė dhe nė pensione, por pa mundur t'i miratojė ato, pasi ka pasur kundėrshtime mes anėtarėve tė kabinetit qeveritar. Sipas variantit tė shqyrtuar nė kėtė mbledhje, ushtarakėt e shėrbimit aktiv tė pėrhershėm, pavarėsisht nga koha e daljes nė rezervė/lirim, deri nė plotėsimin e kushteve pėr pension tė plotė pleqėrie, pėrfitojnė pension tė parakohshėm, pėr vjetėrsi shėrbimi nė masėn e pėrcaktuar nė ligj, kur plotėsojnė vjetėrsinė nė shėrbim si ushtarak nė masėn 12 vjet, pėr femrat, dhe 15 vjet, pėr meshkujt dhe kur kanė mbushur moshėn 44-vjeē, femrat dhe 47-vjeē, meshkujt. Po sipas kėtij drafti, masa e pėrfitimit tė pensionit tė parakohshėm, pėr vjetėrsi shėrbimi, ėshtė 50% e pagės referuese.

22863 ushtarakė

Kategoritė pėrfituese :

1-Ushtarakėt e liruar para 03.07.2001,
Gjithsej 8000 persona
2-Ushtarakėt e liruar mė 03.07.1992 e tė dalė nė pension pleqėrie nė vitet 1993-1998.
Gjithsej 2300 persona.
3-Ushtarakėt qė kanė dalė nė pension pleqėrie nė periudhėn 01.01.1999 deri nė datėn 15.06.2005.
Gjithsej 4430 persona.
4-Ushtarakėt qė aktualisht trajtohen financiarisht me pension tė parakohshėm.
Gjithsej 7076 persona.
5-Ushtarakėt, ata qė aktualisht marrin pension suplementar pleqėrie.
Gjithsej 6370 persona.
6-Ushtarakėt qė dalin nė pension tė parakohshėm nė vitin 2007. Gjithsej 328 persona.
7-Ushtarakėt qė dalin nė pension pleqėrie nė vitin 2007.
Gjithsej 454 persona.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Ushtarakėt ultimatum Berishės: Lekėt ose protesta pėrditė!
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: PoLiTiKa-
Kėrce tek: