ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Spahia: Me pavarėsi pėr KLD, jo inspektorat nga Drejtėsia

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Spahia: Me pavarėsi pėr KLD, jo inspektorat nga Drejtėsia   Tue Jan 15, 2008 7:28 pm

Spahia: Me pavarėsi pėr KLD, jo inspektorat nga Drejtėsia
15-01-2008

Nėnkryetari i KLD-sė kėrkon mė shumė kompetenca. Pritet me rezerva nga Alibeaj dhe PD

TIRANĖ- Seanca e parė e diskutimit tė projektligjit pėr organizimin e pushtetit gjyqėsor, si pjesė e reformės nė sistemin e drejtėsisė, ka sjellė dhe pėrplasjet e para midis vetė institucioneve qė pėrbėjnė kėtė sistem. Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė, nė rolin e njė prej aktorėve kryesorė tė kėtij sistemi, ka shprehur hapur dje kėrkesat pėr mė shumė kompetenca nė raport me Ministrin e Drejtėsisė. KLD, megjithėse e cilėson si pozitive nismėn pėr miratimin e kėtij projektligji, thekson nevojėn pėr t'i bėrė atij njė sėrė ndryshimesh pasi, sipas kėtij institucioni, ai nuk ka arritur tė plotėsojė disa vakuume apo tė pėrmirėsojė mjaftueshėm problematikat e mėparshme. I ftuar dje pėr tė dhėnė mendime nė lidhje me projektligjin nė fjalė, nėnkryetari i KLD-sė, Kreshnik Spahiu i ka kėrkuar Komisionit parlamentar tė Ligjeve qė tė marrė nė konsideratė kėrkesėn pėr tė shkrirė Inspektoratin e Kontrollit tė Ministrisė sė Drejtėsisė, pasi, sipas tyre, ai dublon dhe krijon probleme nė funksionim me Inspektoratin e KLD-sė.

Pėr kėtė Spahiu i sugjeroi Komisionit tė Ligjeve qė projekti tė hartohet nė atė mėnyrė, qė tė mos pengojė tendencėn juridike dhe ligjore tė njė standardi tė kėrkuar edhe nga tė gjithė ekspertėt ndėrkombėtarė, ku tė ketė vetėm njė inspektorat tė atashuar pranė KLD-sė. "Duhet qė vendimmarrja parlamentare tė jetė e pėrgatitur pėr t'i dhėnė fund dualitetit tė inspektimit. Tendenca ėshtė e pandalshme pėr tė shkuar drejt njė inspektimi tė vetėm, atė tė KLD-sė", - u shpreh Spahia. Gjithashtu, njė kėrkesė tjetėr e KLD kishte tė bėnte dhe me heqjen e monopolit nga ministri i Drejtėsisė i sė drejtės pėr tė propozuar anėtarėt e gjykatave. Sipas tij, kėtė tė drejtė duhet ta kenė edhe tė gjithė anėtarėt e KLD-sė. Nė njė material tė detajuar prej afro 40 faqesh, KLD ka paraqitur dhe njė sėrė sugjerimesh tė tjera, qė kanė tė bėjnė me sistemin e karrierės, trajtimin financiar tė gjyqtarėve.

Ndėrkohė qė kėrkesa e tij pėr shkrirjen e Inspektoratit ka shkaktuar reagimin e menjėhershėm tė ministrit tė Drejtėsisė, Enkelid Alibeaj, i cili ka theksuar se dikasteri qė ai drejton, ka nevojė pėr mė shumė kompetenca nė fushėn e organizimit dhe kontrollit tė gjyqtarėve. "Mund tė them se kjo e drejtė e ministrisė pėr tė propozuar masat disiplinore duhet tė shtohet akoma mė tepėr, dhe kjo ėshtė njė ēėshtje e cila mund tė diskutohet. KLD-ja ėshtė organi i cili do tė mbroje gjyqtarėt nga tė gjitha influencat politike, por kush do tė jetė ai organ qė do tė mbroje palėn tjetėr tė kėsaj marrėdhėnieje, qytetarėt? Pra i bie qė tė jetė ekzekutivi. Por qė ky ekzekutiv tė mos abuzojė ndaj gjyqtarėve, atėherė duhet tė disiplinohet",- ėshtė shprehur ministri Alibeaj. Ndėrkohė qė debati ėshtė shtrirė edhe nė rrafshin politik, midis vetė anėtarėve tė komisionit. Shkak ėshtė bėrė kėrkesa e deputetit socialist, Fatmir Xhafaj, i cili ka kėrkuar nga anėtarėt e KLD-sė qė kėrkesat e tyre t'i paraqesin nė formėn e amendamenteve ligjore. Pavarėsisht gatishmėrisė sė KLD-sė pėr t'iu pėrgjigjur kėsaj kėrkese, kryetari i Komisionit, Fatos Beja ka kundėrshtuar njė ide tė tillė, duke vlerėsuar se KLD ka tė drejtė tė paraqesė vetėm sugjerime pėr projektligjin dhe se do tė jenė ekspertėt e Komisionit tė Ligjeve ata qė do t'i kthejnė ato nė amendamente. Mė pas komisioni i ka zhvilluar punimet me dyer tė mbyllura, pa praninė e medias, ku dhe janė miratuar dhe 8 nenet e para tė projektligjit pėr organizimin e pushtetit gjyqėsor.

Kėrkesat kryesore tė KLD-sė :

Neni 6

1. Nė projektligj tė pėrcaktohen kriteret pėr pėrcaktimin numrit gjyqtarėve.

2. Pėrcaktimi i Shkollės sė Magjistraturės si burim i vetėm pėr gjyqtar mund tė sjellė vėshtirėsitė e veta.
Do tė ishte me vlerė lenia e njė hapėsire tė limituar nė masėn 10 pėr qind tė numrit tė pėrgjithshėm tė emėrimeve, ndaj njė kategorie profesionistėsh qė plotėsojnė kushtet pėr tė qenė anėtarė dhe gjyqtarė tė Gjykatės sė Lartė dhe asaj Kushtetuese.

3. Monopolizim i tė drejtės sė emėrimit tė kryetarėve mund tė shkaktojė varėsi ndaj organit propozues, pra, nga ministri. Tė drejtėn pėr tė propozuar gjyqtarė duhet ta ketė dhe ēdo anėtar i KLD-sė.

4. Periudha e qėndrimit nė detyrė e Kryetarit tė Gjykatės nuk duhet tė jetė 6 vjet, por 3 vjet, me tė drejtė votėbesimi.

5. Projekti tė mos pengojė tendencėn juridike dhe ligjore tė njė standardi tė kėrkuar nga tė gjithė ekspertėt ndėrkombėtarė, ku tė ketė vetėm njė Inspektorat tė atashuar pranė KLD-sė.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Spahia: Me pavarėsi pėr KLD, jo inspektorat nga Drejtėsia
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: PoLiTiKa-
Kėrce tek: