AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Pagat, 75 milionė USD mė shumė taksa

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Pagat, 75 milionė USD mė shumė taksa Empty
MesazhTitulli: Pagat, 75 milionė USD mė shumė taksa   Pagat, 75 milionė USD mė shumė taksa Icon_minitimeTue Jan 15, 2008 7:35 pm

Pagat, 75 milionė USD mė shumė taksa
15-01-2008

Taksat do zhveshin pagat nė masėn 21.2% gjatė vitit 2008, duke i zvogėluar ato nė vlerė reale
Qė prej vendosjes sė kėsaj takse mbi pagat, niveli i tyre real ka pėsuar njė rėnie tė ndjeshme

Rritja e ndjeshme nė tė ardhurat e Buxhetit tė Shtetit vjen nga Tatimi mbi tė Ardhurat Personale, qė tashmė ėshtė nė njė nivel pėr tė gjitha pagat. Niveli prej 10% i kėtij tatimi ka bėrė qė njė pjesė e mirė e pagave tė ulėta tė paguajnė njė tatim rreth 3 herė mė tė lartė

Pagat do tė taksohen mė shumė gjatė kėtij viti, duke sjellė njė rritje nė tė ardhura nė buxhet qė shkon nė 75 milionė dollarė. Rritja e ndjeshme nė tė ardhurat e Buxhetit tė Shtetit vjen nga Tatimi mbi tė Ardhurat Personale, qė tashmė ėshtė nė njė nivel pėr tė gjitha pagat. Niveli prej 10% i kėtij tatimi, ka bėrė qė njė pjesė e mirė e pagave tė ulėta tė paguajnė njė tatim rreth 3 herė mė tė lartė. Vetėm nė 6-mujorin e dytė tė kėtij viti, janė realizuar njė rritje prej 137% tė kėtij tatimi, konjukturė qė do tė vazhdojė edhe nė vitin 2008.

Rrogėtarėt, tė penalizuar

Qė prej vendosjes sė kėsaj takse mbi pagat, niveli i tyre real ka pėsuar njė rėnie tė ndjeshme duke pėrjashtuar nga kjo masė tė gjithė pagat e drejtuesve tė lartė tė shtetit, qė ishin mė pak tė favorizuar nė rastin e taksės progresive. Punonjėsit me nivele pagash tė ulėta pėsuan njė rritje tė madhe nė tatim, ndėrsa masa e marrė nga e qeverisė pėr zbutjen e kėsaj takse duke pėrjashtuar 10 mijė lekėshin e parė, ishte e papėrfillshme. Nė kėtė mėnyrė qeveria ka bėrė njė llogari nė rritje, pėr tė shtuar tė ardhurat nė buxhet. Tė ardhurat nga tatim-fitimi parashikohet qė tė jenė gjatė kėtij viti 14.4 miliardė lekė, ndėrsa ato nga Tatimi mbi tė Ardhurat Personale arrijnė nė 16.2 miliardė lekė. Krahasuar me vitin 2007, tė ardhurat nga tatimi i tė ardhurave personale rriten me plot 6 miliardė lekė, ndėrsa ato tė Tatimit mbi Fitimin ulen me rreth 8.5 miliardė lekė. Efekti neto i ndryshimit tė taksave pėr qeverinė nė buxhet ėshtė vetėm minus 2.5 miliardė lekė.

Efektet nė taksa

Kategoria e punonjėsve qė kanė pagat mbi 30 mijė lekė nė muaj dhe poshtė 40 mijė lekėve, ngarkohen me njė barrė mė tė rėndė se tė tjerėt. Kjo ėshtė edhe kategoria qė tashmė po paguan mė shumė nga vendosja e Taksės sė Sheshtė. Ndėrsa skema e propozuar nga qeveria zbut disi tatimin mbi pagėn deri nė 30 mijė lekė, pasi pėrjashton nga tatimi pjesėn e 10 mijė lekėshit tė parė tė pagės. Ndėrsa pagat mbi 30 mijė lekė nuk pėrfitojnė nga kjo lehtėsi. Nėse shihet tabela e pagave, tatimeve dhe sigurimeve dhe pjesės qė mbetet pas pagimit tė tyre, duket mjaft qartė se ato paga qė mbeten mė tė vogla nė shifra, janė ato qė janė mė tė mėdha se 30 mijė lekė dhe mė tė vogla se 50 mijė lekė. Kjo do tė thotė se, ata qė do tė pėrfitojnė mė pak nga paga, pavarėsisht se edhe njė vendim i fundit i qeverisė, gjoja rriti siē ishte premtuar pagat pėr Shėndetėsinė dhe Arsimin, janė ata mėsues tė ēfarėdolloj niveli arsimor, apo mjek, infermierė dhe sanitarė, tė cilėt kanė mė shumė vite pune nė kurriz. Pėrfshirė edhe punonjėsit mė tė vjetėr tė rendit.

Rritja e taksave, efekti 190 mln USD

Rritja e akcizave dhe tatimit mbi tė ardhurat personale do t'i sjellė qeverisė shtesėn e nevojshme nė tė ardhura, pėr tė mbuluar humbjet qė do t'i vijnė nga ulja nė 10% e Tatimit mbi Fitimin pėr biznesin e madh. Sipas tė dhėnave tė Ministrisė sė Financave parashikohet qė nė vitin 2008, tė ardhurat shtesė nga akcizat tė shkojnė nė rreth 118 milionė dollarė ndėrsa nga tatimi mbi tė ardhurat personale 75 milionė USD. Rritja nė tė ardhura nga akcizat pėr kėtė vit, vjen pėr disa arsye, njė nga tė cilat ėshtė edhe politika fiskale. Qeveria ka rritur gjatė fundit tė vitit 2007 akcizat pėr karburantet dhe pijet e ndryshme. Njė rritje tė ndjeshme nė tė ardhurat e Buxhetit tė Shtetit ka sjellė edhe Tatimi mbi tė Ardhurat Personale, qė tashmė ėshtė nė njė nivel pėr tė gjitha pagat. Niveli prej 10% i kėtij tatimi ka bėrė qė njė pjesė e mirė e pagave tė ulėta tė paguajnė njė tatim rreth 3 herė mė tė lartė. Vetėm nė 6-mujorin e dytė tė kėtij viti, janė realizuar njė rritje prej 137% tė kėtij tatimi, konjukturė qė do tė vazhdojė edhe nė vitin 2008. Nė kėtė mėnyrė kostot e uljes sė Tatimit mbi Fitimin nė masėn e 10%, duke vendosur njė pjesė tė taksave nė kėtė nivel, do t'i kushtojė mė shumė konsumatorėve shqiptarė. Nga ulja e tatimit mbi fitimin nga 20% nė 10%, buxheti i shtetit ka pėsuar njė humbje prej 104 milionė dollarė. Sipas Ministrisė sė Financave, pėrgjysmimi i normės sė tatimit tė fitimit (nga 20% nė 10%) pėr kėtė vit, parashikohet tė ketė impakt pozitiv nė tė ardhurat, pasi do tė rritet baza e taksueshme si pasojė e rritjes ekonomike dhe pėrmirėsimit administrativ e strukturor, (rritja e PBB orientohet nga sektorėt qė paguajnė tatim-fitimi). Gjithashtu, kjo masė fiskale parashikohet tė ketė impakt pozitiv nė ekonominė e vendit, pasi biznesi vendas do tė inkurajohet tė deklarojė shifra reale tė bilanceve kontabėl dhe klima do tė jetė mė atraktive pėr investimet, veēanėrisht investimet e huaja direkte dhe indirekte.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Pagat, 75 milionė USD mė shumė taksa
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» LEVAN-VLORE , neshkruhet kredia 45 milione euro
» Pagat, ja si do rriten ne tre vitet ardhshme
» Sa jeni te dashuruar?
» U be shume kohe qe........

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: EkoNoMiA E BiZneSi-
Kėrce tek: