AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Tatimet, ndryshon llogaritja e detyrimeve

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Tatimet, ndryshon llogaritja e detyrimeve Empty
MesazhTitulli: Tatimet, ndryshon llogaritja e detyrimeve   Tatimet, ndryshon llogaritja e detyrimeve Icon_minitimeTue Jan 15, 2008 7:37 pm

Tatimet, ndryshon llogaritja e detyrimeve
15-01-2008

Projektligji "Pėr procedurat tatimore" zgjeron kompetencat e Administratės Tatimore pėr tė vendosur detyrimet
Metoda alternative pėr llogaritjen e detyrimeve, baza e tyre mbėshtetet nė ēmimet e referencės

Tatimet do tė kenė nė dorė sė shpejti njė fushė mė tė gjerė veprimi, pėr tė vendosur detyrimet tatimore me metoda alternative.
Projektligji i ri "Pėr procedurat tatimore", i cili po pėrgatitet nga ana e qeverisė, vendos nė dorė tė tatimorėve njė sėrė kompetencash pėr tė vendosur mbi bazėn e metodave alternative pėr detyrimet e biznesit.
Nė bazė tė metodave alternative do tė jenė ēmimet e mallrave qė tashmė janė vendosur nga ana e tatimeve.
Kėto ēmime reference, sipas tatimeve, shkojnė nė njė numėr prej rreth 4 mijė dhe do tė pėrdoren nė tė gjitha rastet kur tatimorėt vlerėsojnė se nga ana e biznesit ėshtė marrė njė veprim pėr tė fshehur tė ardhurat dhe fitimet.
Projekti pėr rritjen e kompetencave tė tatimeve ėshtė kundėrshtuar nga ana e sipėrmarrjes, pėrfaqėsuesit e tė cilės kanė deklaruar se tashmė pritej njė hap tjetėr nga ana e tatimorėve, zgjerimi i vetėdeklarimit tė tė ardhurave.

Biznesi, rastet kur vendosin tatimet

Referuar projektit tė propozuar nga qeveria dhe qė ka hasur nė njė sėrė kundėrshtimesh nga grupe tė ndryshme biznesi, njė tatimpagues detyrohet qė t'i nėnshtrohet njė akti vlerėsimi me metoda alternative, kur tatimpaguesi nuk dorėzon njė deklaratė tatimore nė kohėn dhe mėnyrėn e kėrkuar nga ligji tatimor pėrkatės.
Gjithashtu, edhe nė rastet kur deklarata tatimore pėrmban tė dhėna tė pavėrteta apo tė pasakta.
Njė nga pikat mė tė rėndėsishme dhe qė sipas sipėrmarrėsve pėrbėn edhe rastin mė abuziv nė kėtė nen tė ligjit, ėshtė pėrcaktimi i detyrimit tatimor nė rastin kur tė dhėnat e deklaratės tatimore janė nėn tė dhėnat referuese tė investiguara nga tregu. Sipas biznesit njė dispozitė e tillė lė vend pėr abuzime tė shumta, nė njė kohė qė ēmimet nė treg kanė njė dinamikė qė nuk mund tė parashikohet nė njė kohė njėvjeēare. Pėr tė realizuar kėtė metodikė nė caktimin e detyrimeve tatimore, ėshtė ngritur tashmė njė drejtori pėr investigimin e ēmimeve nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Tatimeve.
Ēmimet e 4 000 artikujve tė nxjerrė nga ana e kėsaj drejtorie, pėr tė gjithė sektorėt e ekonomisė, do tė pėrdoren nga ana e tatimorėve nė vlerėsimet alternative qė do tė realizojnė pėr taksat dhe tatimet qė do tė paguajė biznesi.
Sipas DPT-sė, ngritja e kėsaj strukture ka pėr qėllim jo vetėm tė investigojė ēmimet, por t'i bėjė ato dhe tė aplikueshėm nė bazė tė hapėsirave ligjore dhe t'i pėrdorė kėto ēmime si bazė nė vlerėsimin e tatimeve qė do t'i bėhen bizneseve.

Ēmimet e referencės, baza e vlerėsimit

Sipas projektit tė Ministrisė sė Financave, baza e vlerėsimit me metoda alternative do tė jenė ēmimet e referencės qė janė nxjerrė nga ana e studimit tė tregut nga ana e tatimeve dhe tė atyre qė janė nxjerrė nga Instituti i Statistikave.
Njė projekt i tillė ėshtė kundėrshtuar nga tė gjithė shoqatat e biznesit, por deri tani asnjė nga kėrkesat e tyre nuk ėshtė marrė parasysh nga ana e Administratės Tatimore.
Nga ana tjetėr projekti parashikon pėr biznesin e madh qė, pėr tė gjitha faturat e lėshuara pa TVSH, pagesa e detyrimeve tė bėhet nė bazė tė ēmimeve tė shitjes me pakicė.
Nė kushtet e ekonomisė sė tregut tė lirė, drejt tė cilės po shkon vendi, ku shkalla e mekanizimit ndryshon nė mėnyrė tė vazhdueshme dhe varion nga njė shoqėri nė njė tjetėr, ku lėndėt e para dhe materialet e ndėrtimit gjithashtu janė tė larmishme dhe cilėsitė e tyre tė shumėllojta, ku fuqia punėtore si nė volum ashtu dhe pėrsa i pėrket pagesės pėr njėsi kohe ėshtė e ndryshme dhe nė ndryshim tė vazhdueshėm, ėshtė absurde tė pretendosh tė hartosh njė manual preventivi tė detyrueshėm pėr zbatim dhe mbi bazėn e tė cilit tė bėhet kontrolli i punėve publike apo private",- bėjnė tė ditur pėrfaqėsues tė Shoqatės sė Ndėrtuesve.
Projekti pėr fiksimin e ēmimeve ėshtė kundėrshtuar edhe nga Konfindustria, ndėrsa propozime tė shumta pėr ndryshim pėr kėtė projekt kanė ardhur edhe nga Dhoma e Tregtisė dhe Industrisė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Tatimet, ndryshon llogaritja e detyrimeve
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: EkoNoMiA E BiZneSi-
Kėrce tek: