ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Xhani: Sa tė jem unė, nuk "vdes" Partizani!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Xhani: Sa tė jem unė, nuk "vdes" Partizani!   Tue Jan 15, 2008 7:39 pm

Xhani: Sa tė jem unė, nuk "vdes" Partizani!
15-01-2008

Presidenti i tė kuqve dje ka shpėrndarė rrogat e prapambetura, si dhe ka premtuar tri pėrforcime pėr skuadrėn

Mė sė fundi, dje, ka pėrfunduar "telenovela" e shlyerjes sė detyrimeve financiare tė futbollistėve tė Partizanit. Presidenti Albert Xhani u kishte premtuar lojtarėve se ditėn e hėnė do tė shlyheshin rrogat e prapambetura, ose pėrndryshe do tė ishin tė lirė tė vendosnin pėr tė ardhmen e tyre. Pavarėsisht zėrave skeptikė, qė ishin nė qarkullim dhe vigjilencės sė disa klubeve, qė ishin mprehur pėr t'u pėrforcuar me lojtarė tė Partizanit, dje ėshtė mbyllur gjithēka dhe pėr pjesėn e mbetur trajneri Lika do t'i ketė tė gjithė futbollistėt nė dispozicion. Tė kuqtė janė paguar gjatė orėve tė paradites dhe nė seancėn e pasdites, pas njė mungese disi tė gjatė, nė ambientet e klubit ka mbėrritur edhe presidenti Albert Xhani. Nė deklaratėn e tij pėr mediat njėshi i kuq theksoi se ka qenė i sigurt se asgjė e keqe nuk do tė ndodhte dhe premtoi edhe tri blerje tė reja pėr tė pėrforcuar skuadrėn aktuale.

"Gjatė kėsaj kohe nuk kisha ndonjė shqetėsim tė madh, pasi e dija se nuk do tė ndodhte asgjė. Futbollistėt e Partizanit jo vetėm sot, por gjithmonė kanė qenė tė qeshur. Realisht kemi pasur njė vonesė nė pagesė, por pėr tė mos u justifikuar do tė them se kjo ka ndodhur edhe nė vende tė tjera me njė financė mė tė lartė, si nė Serinė A (Itali). Megjithatė, e rėndėsishme ėshtė se kemi pasur njė mirėkuptim tė vazhdueshėm midis nesh dhe lojtarėve si dhe kemi pasur besimin e patundur se te Partizani, jo vetėm sot, por sa tė jem unė president i skuadrės, nuk do tė ndodhė asnjėlloj shpėrbėrjeje. Do tė ketė vetėm pėrmirėsime tė vazhdueshme,"- ėshtė shprehur presidenti i tė kuqve, Albert Xhani.

"Tifozėt prej 10 vitesh janė mėsuar me mua"

Nė deklaratėn e tij tė djeshme njėshi i kuq ka deklaruar se gjatė kėsaj periudhe tė vėshtirė ka pasur edhe pėrkrahjen e tifozėve, tė cilėt janė mėsuar me tė. "Pa dashur tė aludoj, problemi ynė ėshtė pėrdorur me qėllim nga disa me arsyen qė tė devijojnė opinionin sportiv nga shqetėsimet kardinale qė ka futbolli ynė, duke e trasmetuar atė tek Partizani. E kam thėnė edhe mė parė se Partizani pėrbėn lajm, sepse ėshtė 70 % e tifozerisė shqiptare qė ndan tė njėjtin fat me ne. Dhe ashtu siē na vjen mirė kur japim lajme tė mira pėr Partizanin, ashtu na vjen keq edhe kur ka lajme tė kėqija. Por nė tė dyja rastet ne kėrkojmė korrektėsi. Prandaj nuk dua qė gjėrat tė vullkanizohen, pasi media ėshtė e interesuar pėr "skupe", apo pėr tė orientuar tifozėt e Partizanit nė drejtime tė kundėrta. Unė mendoj se tifozėt e Partizanit janė mėsuar me ne, me klubin e tyre dhe prej kaq vitesh janė mėsuar edhe me mua si president i skuadrės. Me gjithė problematikėn qė kemi pasur, ata kanė besim, pasi edhe nė mesazhet e tyre shikohej patundshmėria se asgjė nuk ka pėr tė ndodhur me Xhanin dhe Partizanin," - shprehet presidenti Xhani.

Presidenti premton tri pėrforcime nė merkaton e tanishme

Pas zgjidhjes sė ēėshtjes sė pagave tė prapambetura, presidenti i tė kuqve premton se drejtuesit po punojnė edhe nė frontin e merkatos dhe, sipas Xhanit, priten tri pėrforcime, tė cilat konsistojnė nė tė tri repartet. Gjithsesi, njėshi i kuq nuk preferon qė tė japė emra konkretė, por, sipas tij, nė plan tė parė ėshtė pista shqiptare, megjithatė nuk anashkalohen edhe tė huaj cilėsorė. "Jemi mėsuar qė shumė gjėra t'i bėjmė nė minutėn e fundit. Ky ėshtė fati ynė dhe kėshtu do tė veprohet edhe pėr merkaton e tanishme. Pak rėndėsi ka se si konsiderohet kjo zgjidhje, e mirė apo e keqe, e rėndėsishme ėshtė qė zgjidhja tė realizohet edhe nė minutėn e fundit. Shpresoj tė bėjmė mė tė mirėn pėr Partizanin dhe, ashtu siē kam thėnė edhe mė parė, te skuadra do tė vijnė tre lojtarėt e premtuar. Pėrforcimet do tė jenė nė tė tri repartet, ku mendojmė tė zgjidhim problemt, qė janė evidentuar nga tė gjithė. Pėr sa u pėrket afrimeve nė skuadėr, mendoj se duhet vazhduar strategjia e lojtarėve shqiptarė, por nuk pėrjashtoj edhe mundėsinė e lojtarėve tė huaj, nėse ata janė cilėsorė," - ka vijuar mė tej presidenti Xhani.

"Media duhet tė bėjė pak pushim me Partizanin"

Insistimit tė medias pėr tė zbuluar emrat e lojtarėve, qė pritet tė pėrforcojnė skuadrėn e trajnerit Hasan Lika, presidenti Xhani i ėshtė pėrgjigjur me njė batutė, e cila ishte si njė kėrkesė qė pėr disa ditė ta linin pushim Partizanin. "Ėshtė mirė qė media tė bėjė pak pushim, pasi ėshtė lodhur pak si gjatė me Partizanin, prandaj hėpėrhė gjeni ndonjė ekip tjetėr qė tė merreni,"- ka pėrfunduar rrėfimi i presidentit Albert Xhani me median e pranishme nė ambientet e klubit.



_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Xhani: Sa tė jem unė, nuk "vdes" Partizani!
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: SPORTI :: FuTboLL-
Kėrce tek: