ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 E ndalon ligji ...

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: E ndalon ligji ...   Tue Jan 15, 2008 7:56 pm

E ndalon ligji ....
15-01-2008

Kėndvėshtrimi ligjor nė lidhje me debatin e hapur pėr ndryshimin, heqjen apo zhvendosjen e mozaikut nė ballinėn e Muzeut Historik Kombėtar

Pa hyrė nė thelb tė debatit tė hapur kohėt e fundit, nėse duhet apo jo qė tė ndryshohet, hiqet apo zhvendoset nga balli i ndėrtesės sė Muzeut Historik Kombėtar njė vepėr pamore e natyrės sė mozaikut, duke u pėrpjekur tė lė jashtė politizimin e ēėshtjes nga krahė tė ndryshėm, po pėrpiqem tė paraqes shkurtimisht, trajtimin teknik qė ligji shqiptar i bėn kėtyre ēėshtjeve, duke parė se deri mė tani vetėm ligjeve nuk i ėshtė referuar kush.

Nė respekt tė sė vėrtetės historike, pėr ata qė nuk e dinė, duhet tė themi se godina e Muzeut Historik u ndėrtua nė fund tė viteve 1980, dhe u pėrurua nė kuadėr tė 40 vjetorit tė themelimit tė P.K.SH nė prag tė Kongresit tė 8-tė tė P.P.Sh-sė, nė vitin 1981. Pėr kėtė investim publik, pėr mėnyrėn e hartimit tė projektit tė godinės (brenda dhe jashtė saj), pėr punėn ndėrtuese qė u bė nė mėnyrė tė veēantė nga mjeshtrat shqiptarė tė ndėrtimit, ish Kinostudioja "Shqipėria e Re" realizoi njė film dokumentar, i cili shpjegon gjerė e gjatė historikun e ndėrtimit tė MHK-sė. Po ashtu, nė pikėpamje statistikore dhe kronologjike, godina e MHK-na rezulton gjithashtu se ėshtė i fundit investim i madh publik i kėtyre pėrmasava, prej shtetit shqiptar. Prej 1981 e deri mė sot, nuk kemi mė asnjė investim kulturor tė kėtyre pėrmasave, pėrveē fjalėve dhe premtimeve qė kėtu e 25 vjet i merr si gjithmonė era me vete.

Ēfarė vendi zė sot godina dhe institucioni nė fjalė, nė trashėgiminė materiale tė paluajtshme tė kryeqytetit tonė, Tiranės. Pas 27 vjetėsh nga ndėrtimi, godina e MHK-sė ėshtė njė nga pjesėt pėrbėrėse tė ansamblit tė shpallur dhe tė njohur si Qendra Historike e Tiranės, me Vendim tė Kėshillit tė Ministrave tė vitit 2000. Referuar ligjit 9048, datė 07.04.2003 "Pėr trashėgiminė kulturore", i ndryshuar, neni 29, vėrejmė se: "Qendrat historike janė kategori objektesh nė grup, qė ruhen nė tėrėsinė e tyre si komplekse historiko-arkeologjike, monumentale, arkitektoniko-urbanistike dhe mjedisore dhe pėr kėtė ndalohen ndėrtimet e reja qė prekin objektet ekzistuese, me pėrjashtim tė rrjetit inxhinierik nėntokėsor. Ky ėshtė pėrcaktimi i ligjit, pra qė edhe pėr Qėndrėn Historike tė Tiranės (krahas qėndrave tė tjera historike tė vendit si nė Korēė, Vlorė, Shkodėr, Durrės, Elbasan, etj), kėrkon qė tė ruhet, mbrohet dhe tė administrohet nė tė gjithė elementet e saj, qė pėrshijnė tėrėsinė e objekteve dhe veēoritė e tyre arkitektoniko-urbanistike.

Ėshtė shumė e vėrtetė qė tipologjia e QH tė Tiranės mbart nė vetvete tiparet dhe veēoritė e kohėve tė ndryshme tė pasqyruara nė monumentet e periudhės sė perandorisė otomane, nė ndėrtime popullore, tė kultit, gjatė periudhės sė mbretėrisė, fashizmit, socializmit, kapitalizmit etj. Tiparet e kėtyre periudhave gjenden tė afishuara nė monumente respektive. Pėr kuriozitet, nėse doni tė dini p.sh: bishti i gjatė i sėpatės fashiste nuk ėshtė askush tjetėr veē Bulevardi "Dėshmorėt e Kombit" i parė prej nga lart, i ndėrtuar sė bashku me godinat e ministrive nė mes tė viteve 1930; balli i godinės sė Kėshillit tė Ministrave zbukurohet nga monumente tipike tė socrealizmit; kurse Sarajet e Toptanasve na kujtojnė madhėshtinė e ndėrtimeve otomane nė Shqipėri etj.

Tė gjitha kėto veēori tė monumenteve tė ndryshme tė QH tė Tiranės, kanė bėrė, qė mbėshtetur ligjit "Pėr trashėgiminė kulturore", me Urdhėr tė Ministrit tė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve t'iu jepet statusi i monumenteve tė kategorisė II, ku ndėr to edhe godinės sė Muzeut Historik Kombėtar.

Po ēfarė janė monumentet e kategorisė sė II-tė? Referuar nenit 27: kėtė status mbrojtjeje e kanė tė gjitha ndėrtimet nė Qendrat Historike, tė pacilėsuara monumente tė kategorisė sė I-rė. Ato ruhen nė vėllime dhe pėrbėrje arkitektonike tė pamjeve tė tyre tė jashtme. Pra, me ligjin e trashėgimisė kulturore garantohet ruajtja, mbrojtja dhe restaurimi i pamjes sė jashtme tė monumenteve ku bėn pjesė edhe MHK, sė bashku me mozaikun, nė ballė tė tij. Mė tej, aktet e tjera nėnligjore parashikojnė qė edhe kur ka nevojė pėr restaurim njė monument i caktuar, restaurimi duhet tė bėhet vetėm nga firma tė specializuara dhe tė licensuara pėr restaurimin e monumenteve tė trashėgimisė kulturore, pas aprovimit te projektit tė restaurimit nga Kėshilli Kombėtar i Restaurimit, pranė MTKRS. Arsyeja ėshtė e thjeshtė, ruajtja e monumentit dhe mosprishja e tipareve dhe veēorive qė ai mbart. Kėtu nuk po zgjatem mė edhe me rekomandimet e UNESCO-sė pėr Qendrat Historike, qė nė thelb kanė tė njėjtėn procedurė dhe masa mbrojtėse po aq rigoroze.

Sė dyti, nuk duhet neglizhuar fakti se mozaiku i shumėdiskutuar ėshtė, pėrveēse pjesė ndėrtimore e godinės (kjo nė pikėpamje tė ligjit "Pėr trashėgiminė kulturore), edhe njė vepėr e arteve pamore shqiptare, e krijuar dhe realizuar me grup autorėsh.

Referuar ligjit nr. 9380, datė 28.04.2005 "Pėr tė drejtėn e autorit dhe tė drejtat e tjera, tė lidhura me tė", neni 1: qėllimi i kėtij ligji ėshtė mbrojtja e sė drejtės sė autorit dhe e tė drejtave tė tjera tė lidhura me tė;referuar Kreu III, Seksioni I tė ligjit, neni 10 "Tė drejtat vetjake jopasurore", pika ē kemi: "Autori i njė vepre ka tė drejtė tė kėrkojė respektimin e tėrėsisė sė veprės dhe tė kundėrshtojė ēdo heqje apo ndryshim qė cėnon nderin dhe emrin e tij". Kėsisoj, edhe nė kėtė pikėpamje, njė vepre artistike tė arteve pamore nuk mund t'i preket asnjė fije floku pa lejen e autorėve tė saj tė cilėt duhet tė shprehen mbėshtetur ligjit.

Pėr sa mė lart, mendoj se debati nuk mund t'i shmanget apo t'i shkojė kundėr kuadrit rregullues ligjor. Duke respektuar ligjin dhe vetėm ligjin, mund tė shmangim gabime dhe qorrollepsjet e radhės, pėr tė cilat s'ka mė nevojė njeri tash e kusur vjet.

Kryetari i bashkisė reagon pėr veprėn murale tė MHK

Rama: Kjo ėshtė politikė e dembelizmit mendor

Kryetari i bashkisė Edi Rama ėshtė ndodhur pėrballė njė shqetėsimi jo rutinė tė qytetarėve tė Njėsisė Bashkiake Nr.9. Ata i kanė kujtuar kryetarit se muzeu historik kombėtar, objekt qė ndodhet brenda kėsaj njėsie bashkiake, po i kėrcėnohet t'i hiqet njė pasuri e trashėgimisė si mozaiku. Ky "problem kombėtar" sipas Ramės, "ėshtė shprehje e njė fakti shumė tė thjeshtė: Qeveritarėt e sotėm, qoftė nė nivelin e kryeministrit, qoftė nė nivelin e ministrave, apo qoftė nė nivelin e drejtorėve tė institucioneve, nuk dinė tė punojnė dhe (besoj e keni dėgjuar shprehjen) qė kur "nuk kanė ē'bėjnė, luajnė derėn". Edhe drejtori i Muzeut, si njė shprehje tipike e kėsaj politike tė vjetėr tė paaftėsisė dhe tė dembelizmit mendor, thotė "ta marrim mozaikun ta fusim brenda dhe tė bėjmė njė mozaik tjetėr me pėrmbajtjen e muzeut".

Nė vijim, kjo ėshtė pėrgjigja qė ai i ka dhėnė qytetarėve pėr mozaikun dhe pėr mėnyrėn se si po duan ta rishohin historinė qeveria dhe politika e ditės. "Asnjė kuadėr i kulturės staliniste nuk do tė arrinte dot tė ishte kaq stalinist nė mėnyrėn e tė shikuarit tė historisė, tė marrėdhėnies sė njė godine me njė qytet, tė raportit tė artit me historinė, tė raportit tė njė qeverie me historinė dhe mbi tė gjitha tė raportit qė kanė kėta zotėrinj qė qeverisin sot me kulturėn, jo thjesht si kulturė shqiptare, por me kulturėn si nocion.

Ky ėshtė njė qėndrim prej njė dembeli mendor dhe nuk ka tė bėjė asgjėkundi me atė qė ka nevojė ai muze, i cili duhet reformuar tėrėsisht, sepse ėshtė njė muze qė nuk ka asnjė kopje tė tij nė asnjė vend tė botės sė qytetėruar, njė krijesė staliniste, e cila nuk ėshtė mė pak staliniste edhe pasi ka hequr tė gjitha simbolet e dukshme tė stalinizmit, por qė e ka stalinizmin nė mendėsinė e drejtimit dhe mendėsinė e administrimit tė atyre hapėsirave".


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
E ndalon ligji ...
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: KuLtuRa-
Kėrce tek: