ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Juria: "Me rrugėt e Zguros, njohėm Tiranėn"

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Juria: "Me rrugėt e Zguros, njohėm Tiranėn"   Tue Jan 15, 2008 7:59 pm



Juria: "Me rrugėt e Zguros, njohėm Tiranėn"
15-01-2008
Fitues tė dicionit tė 14-tė tė "Onufrit"janė Zguro,Zeneli ,Muzzolini dhe Pema

Fani Zguro, Driand Zeneli, Bruno Muzzolini dhe Heldi Pema janė "tradhtarėt" e "Onufrit 2007". Mbrėmė nė ambientet e Galerisė Kombėtare tė Arteve, u shpallėn nė njė ceremoni modeste fituesit e edicionit tė 14-tė tė Konkursit Ndėrkombėtar tė Arteve Pamore. Zguro u shpall fitues me videoartin "Street by street". "Puna qė fitoi konkursin, ka njė impakt tė menjėhershėm. Ka pamje shumė tė forta, pasi jep idenė e Tiranės sė sotshme, parė me njė forcė tė madhe, por mbi tė gjitha me shumė realizėm. Kam pak ditė nė kėtė qytet, qė nuk e njihja mė parė dhe dallova menjėherė ndryshimet e dukshme dhe kontradiktat qė vihen re mes ndėrtimeve tė bėra nė epoka tė ndryshme. Ėshtė njė moment ndryshimi, i njė dėshire pėr t'u zhvilluar. Kjo punė paraqet pikėrisht kėtė moment. Sapo hyra nė ekspozitė, puna qė mė goditi mė shumė ishte pikėrisht kjo, pasi njoha menjėherė qytetin", - thotė kryetarja e jurisė, Maria Campitelli kuratore e pavarur, e njohur nė ambientet artistike pamore italiane. [/justify]

[justify]Fitues i ēmimit tė dytė ėshtė Driand Zeneli me videoinstalacionin "Kur tė rritem do tė bėhem artist". "Ėshtė njė punė interesante qė pėrputhet me konceptin e konkursit, me tradhtinė, me mitin e Pigmalionit. Ai tregon historinė mbi tradhtinė ndaj artit nėn regjim dhe vėshtirėsitė pėr tė qenė sot artist nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės. Tė jesh sot artist nė Shqipėri nuk ėshtė e lehtė", - vazhdon Campitelli.

Fituesi i tretė ėshtė artisti italian Bruno Muzzolini me videoartin metaforik "Ngricė". Krahas ēmimeve tradicionale tė sponsorizuara nga Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, u nda edhe njė ēmim special qė parashikon rezidencėn nė Milano tė artistit Heldi Pema pėr tre muaj. Pėrveē Maria Campitellit, juria pėrbėhet gjithashtu nga Albes Fusha, fotograf dhe pedagog nė Akademinė e Arteve tė Bukura, Ormira Lulani, specialiste e arteve pamore nė MTKRS, Christine Frisinghelli, Drejtore e Muzeut tė Artit Bashkėkohor nė Grac tė Austrisė dhe drejtore e revistės artistike "Camera Art", Austri, Matteo Fochessati, kryekurator dhe kritik arti i "Netėork", Genova dhe Miami. "Niveli i pėrgjithshėm i ekspozitės ėshtė i mirė, me punė tė ndryshme nga njėra-tjetra, njė miks gjuhėsor teknologjik. Kishte video, tė cilat mbizotėronin dhe qė fituan nė mėnyrė absolute, pikturė, instalacion, fotografi, pra tė gjitha mėnyrat e tė shprehurit, qė janė tipike tė artit bashkėkohor. Mė duket se artistėt shqiptarė janė tė ingranuar dhe janė brenda zhvillimeve tė artit bashkėkohor. Ndoqa edhe punėt e paraqitura nė Bienalen e kėtij viti nė Venecia, tė cilat patėn njė sukses shumė tė madh, madje nė njė moment dukej se pavioni shqiptar do tė ishte njė nga fituesit", - thotė kryetarja e jurisė.

Edicioni i kėtij viti, titulluar "Bėrė meTradhti"/Betrayal in Art" u kurua nga Ervin Hatibi dhe Rubens Shima. Sipas kuratores italiane nė pjesėn dėrrmuese artistėt i janė pėrmbajtur konceptit kuratorial, por kishte edhe ndonjė qė devijonte. "Kemi diskutuar shumė mbi kėtė ēėshtje, pasi kishte ndonjė artist qė i devijonte konceptit. Ishte rasti i njė piktori qė kishte piktura shumė tė bukura, por nuk mė dukeshin shumė brenda. Kuptohet nga pikėpamja intelektuale, mėnyrat e leximit janė tė ndryshme, kėshtu qė u pranuan", - thotė ajo.

"Onufit", njė nga ngjarjet mė te rėndėsishme pėr Galerinė Kombėtare tė Arteve dhe artin pamor shqiptar, ėshtė hapur deri mė 30 janar.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Juria: "Me rrugėt e Zguros, njohėm Tiranėn"
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: KuLtuRa-
Kėrce tek: