ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Poezia s'vlen sa vaji i poetit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Poezia s'vlen sa vaji i poetit   Tue Jan 15, 2008 8:05 pm

Poezia s'vlen sa vaji i poetit
15-01-2008

Mbi librin "100 poezi" dhe centurioni i betejės sė Velos
Tė njėqindėt. Si centurion i formacioneve luftarake romake. Ky vargan i shqetė, ndoshta do vijojė ta shqetėsojė turmėn nėn idenė e sulmit. Por nė fakt - pėrderisa udhėrrėfyesi shfaqet si poet - kjo shpurė centurioni pėrfaqėson anėn tjetėr tė medaljes antike: mundin pėr tė shpurė ca qytetėrim dhe pėr tė shporrur rehatinė atavike.

Sėrish ndeshje, pėrsėri gjetje. Kėtė herė, poezi narrative; qė rrėfejnė ē'kanė pėrreth dhe pėrbrėnda. Ndeshje me veten dhe maraz metafizik; kumte tė mirė apo fatkeq, endur e tėra nė mirazh piktorik. Objekte dhe gjurmė ankestrale: gurė, pėrrenj, zogj e drurė, tė dalė nė pah si pėr tė na shpallur ogure maati qė vijnė prej mijėra vjetėsh, prej dijeve tė parathėna para farės njerėzore e tė pakohshme. Pastaj ngulme qėndrese, kujtime e shkulme harrese.

Dhe s'mund tė mos ndihet edhe ngėrēi i vargut, ndėrprerja, asinkronia aritmike qė e bėn organike dhe tė vėrtetė, si rrahjet e zemrės kur pėrcjell emocionin e fortė. Se njė qėnie e ndėrprerė vizaton edhe me linja tė ndėrprera dhe vargėzon si belbėzim primordial qė do tė thotė tė vėrtetėn.

Sapo ma ka dhuruar librin, me dedikimin: Pėr miqėsinė tonė, 11.1.2008, ndaj jam ende pothuaj te titujt dhe te grafika e Velos nė kopertinėn e zezė. Nėn jehonėn fonetike tė recitimit tė poezive mes miqsh, gjatė prezantimit me librin. Me ato ese nė miniaturė si paradigma tė arkitekturės sė dhimbjes, nga ato qė cysin pėr tė shkruar mbi to. Diēka, qė mė shumė se sa vetė poezia, ta bie si urdhėr nė vesh empatia.

Se nuk ka nevojė tė kesh njohur mirė Senėn pėr tė ndjerė poezinė e Velos kushtuar vendlindjes. Lypset vetėm ndjenja. Pėr mė tej, tė ndihmojnė edhe Mone, Pisaro e Renuar. Nuk lypset tė kesh parė mansardė Parisi, ku Maksi i ngjizte poezi e vizatime mirėnjohjes. Lypset veē tė kesh parė e ndjerė mirėnjohje. Mandej tė ndih papafingoja e Balzakut, ku i ka rėnur koka komedisė njerėzore.

Po aq edhe metafora e papafingos sė munguar tė Bodlerit, qė i dha poezisė vargun e brengės: "Doja tė kisha njė papafingo pėr ta pavdekėsuar me mendime sublime".

Pastaj mansarda e Pikasos, e zgjedhur nė rrugėn Shėn Augustin, nė shenjė mirėnjohjeje dhe nė honor tė Balzakut. Aty ku skicoi dhe kopertinėn e librit tė gjeniut tė romanit.

Mund tė mos e kisha parė as mansardėn e mikut tim Maks, kėtu nė Tiranė, pėr tė shquar sesi kur ai vizaton a shkruan, shpesh reciton edhe brengėn e Bodlerit. E mund ta ketė thėnė edhe pa e ditur qė poeti e pat kėnduar kohė pėrpara. Ndaj edhe pa e lexuar tė tėrėn, e njoh poezinė e tij, se ia njoh ca poetikėn, paksa peshėn e barrės dhe krojet ku mbush ujė. Kėtė gurgullimė tė dijes sė urtė e tė gjithėkohshme ndjej qė rrjedh poshtė kopertinės sė centurionit me 100 poezi, si nėn njė urė qė tash e kam pėrpara. Me ta lexuar do mė shfaqet edhe si njė imazh peizazhi piktorik.

Nuk do doja mė tepėr. Dakord qė poeti i vėrtetė quhet Migjen apo Bodler, por dhe njė i vėrtetė, i paepur nė vėrtetėsinė tė tij, ėshtė poet.

A nuk ka prej dėshpėrimi migjenian apeli i parreshtur i Velos: pak punė, or mik, or vėlla!

Pak masė nė shkatėrrim, pak stil, pak njerėzi, pak fakt e vėrtetėsi! Dhe masa mėrzitet pa masė se nuk ia honeps dot, si ēdo tė urti, thirrjen e pėrsėritur pėr sensin e masės. Turma ofshan pak a shmė kėshtu: na lini tė jetojmė siē jemi mėsuar!

E thoshte Hygoi qė ē'nuk i zunė sytė. Pėrfshirė dhe xixėllimat e gijotinės, ama nė Francėn e tij ngjarja, sidoqoftė, ia behte veshur me dinjitet, ideal dhe sublimitet. Aty, nė Parisin ku Maksi lindi sa pėr tė mbetur peng i mirazhit tė arkitekturės dhe arteve tė vendlindjes. Shumė kanė parė dhe sytė e tij! Aq sa duket sikur janė parė tė gjitha ose asgjė. E tėra pėr hiēgjė: pa sens, pa burrėri, pa besim, pa vėrtetėsi…

Se ku ka mė absurditet e njėherit plot kuptim, se sa skena "idilike", qė ai mė rrėfeu pėr festėn e njė viti tė ri nė burgun mes maleve kryelartė, llamburitjen e dritave shumėngjyrėshe ndėr telat me gjėmba, qė rrethonin e ndanin terrin dhe obskurantizmin nė dy anė. Dhe sikur kjo tė mos mjaftonte: fatalisht festive skuqja e borės. Nga breshėria mbi kurmin njerėzor tek donte tė kapėrcente sinoret e ndėshkimit pėr tė festuar vitin e ri nė shtėpi.

I dėnuar pėr pėrhumbjen e tij nė vegim dhe pėr fajin e shpalljes sė vetmisė artistike e intelektuale, dosja "Velo" ėshtė inkuizicioni i paprecedent mbi artistin - mbi 200 vepra tė shkrumbuara.

Ashtu si brenga bodleriane, apo pikėllimi migjen, edhe njė poezi e Velos s' ka sesi tė vlejė sa vajtojca e tij.

Herezia e Velos (nė vijim): ndjenja pėr tė saktėn. Motoja: puna. Arma: vėrtetėsia. Synimi: krijimi e korrigjimi. Metoda: korrektėsia e ndershmėria. Tipari: tepria e kėtyre. Haraēi (nė vijim): kėrkimi i qiqrave nė hell.

J'aime trop mon pays pour źtre nationaliste - tha Kamy qė ta kuptonin se, pikėrisht nga dashuria pėr vendin, s'mund tė ishte patetik ndaj tij, ngase e donte edhe mė tė mirė. Dhe mbetet njė kredo intelektuali qė tė mban tė lidhur si kordon kėrthize me artin e qytetėrimin.

Dhe mbetet gjithmonė MaksVelo – vegimi pa pėrhumbje.

Edhe fėminor si artisti edhe i ashpėr si ndėshkimi. Mes ėndrrės dhe zhgjėndrrės.

Pa pranuar ofiqe, pėr t'u bėrė fiqfiqe iluzioni pėr tė dėshpėruarit pseudo - intelektualė.

Gjėja mė e rrezikshme pėr intelektualin - pati vėnė re Cvajg - ėshtė mungesa e qėndresės.

"Paēim e dhėnēim tė gjithė si Maksi" - ka lėnė tė shkruar kryeqytetari i Tiranės nė njė ekspozitė tė Velos, nė librin e pėrshtypjeve qė mban galeria. Urim i hapur e me etikė qytetare i pushtetit ndaj artistit. Ndoshta dhe artistit me pushtet, ndaj pushtetit tė vetes. Se mund tė lexohet edhe kėshtu: Mė ktheni artin, t'ju jap pushtetin shpėrblim! E kjo ėshtė temė pėr njė tjetėr ese me paradigma dhimbjesh. Nga ato ku referencat janė shumė, duke e nisur nga Fausti. Se krijimi, edhe nė art, pėrmban sakrifikimin. Por le ta mbyllim me poezinė, me gjininė ku kurbani dėshiron fjalėn.

100 poezi -100 ngjarje. Se ēdo poezi, e vockėl apo e madhe, lindur nė Spaē apo nė spacio, ėshtė njė krijesė qė bėhet qėnia qė do lind njė botė, pėr tė rilindur ēdo ditė edhe poetin e saj.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
ElEni
AneTaR HeRo


Female
Numri i postimeve : 310
Age : 31
Registration date : 28/12/2007

MesazhTitulli: Re: Poezia s'vlen sa vaji i poetit   Thu Jan 24, 2008 7:09 pm

shume e drejte...kjo thenja e "vleres" mbi poezine se eshte art, se edhe ay qe e prodhon (poeti/ja) i manovron dhe i ekzagjeron gjerat...por poeti/poetja njihet edeh per dicka "important" qe eshte "djeni/dhemsheri" universale...

"my pain is your pain"--poet
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Redi
AneTaR HeRo


Numri i postimeve : 376
Registration date : 24/09/2007

MesazhTitulli: Re: Poezia s'vlen sa vaji i poetit   Thu Jan 24, 2008 8:13 pm

mire e thu ti shoqe.. po kush me ka vene mu moderator ke kultura xhanen.. un skam pik kulture vete.. pfff Razz
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Poezia s'vlen sa vaji i poetit   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Poezia s'vlen sa vaji i poetit
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: KuLtuRa-
Kėrce tek: