AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 TIRANA ...

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

TIRANA ... Empty
MesazhTitulli: TIRANA ...   TIRANA ... Icon_minitimeWed Jan 16, 2008 12:27 am

"Tirana"

Ekzistojnė tre hipoteza pėr prejardhjen e emrit Tiranė...

Tiranė mendohet se vjen nga fjala Theranda, e pėrmendur nė burimet e lashta greke dhe latine, qė vendasit e quanin Tė ranat, meqė fusha ishte formuar si rezultat i materialeve tė ngurta qė sillnin ujrat nga malet pėrreth.
Tirana vjen nga Tirkan. Tirkan ka qenė njė kėshtjellė nė shpat tė malit tė Dajtit. Akoma ekzistojnė rrėnojat e kėsaj kėshtjelle tė lashtė qė daton nė fillimin e shekullit tė parė para lindjes sė Krishtit, e cila mendohet tė ketė qenė kėshtjella qė historiani bizantin Prokop (shek.VI), e quan kėshtjella e Tirkanit.
Tirana vjen nga Greqishtja e Vjetėr Tyros qė do tė thotė bulmet. Nė fushėn e Tiranės, bėhej tregėtimi i bulmetrave nga barinjtė e zonave pėrreth.
Tirana ose Tirōnė, siē quhet nė dialektin e vendit, e ka origjinėn nga mėnyra se si thirreshin banorėt e kėtij vendi. Duke qenė se popullsia e vendosur nė kėtė territor vinte kryesisht nga malet e zonės pėrreth atėherė nga vendasit ato quheshin "Tė rōnė" (tė rėnė). Edhe sot, nė gjuhėn e pėrditshme, pėr familjet qė vijnė nga zonat malore pėrdoret shprehja "kanė rėnė (psh) nė Durrės" (apo diku tjetėr). (J.N. Priska)
Pėr herė tė parė emri i Tiranės pėrmendet nė vitin 1418 nė njė dokument tė Venedikut.

Kultura :

Tirana ka Universitetin e Tiranės (1957), Institutin e Agrokulturės (1951), Akademinė e Shkencave (1972), Bibliotekėn Kombėtare (1922), si dhe shumė muze, midis tė cilėve Muzeu i Kulturės Kombėtare, Muzeu i Shkencave tė Natyrės (1948), Muzeu i Arkeologjisė (1948) si dhe Muzeu i Historisė Kombėtare (1981). Nė Tiranė gjendet edhe aeroporti i vetėm ndėrkombėtar dhe qendra tė shumta kulturore. Nė vitin 2000 qendra e Tiranės, nga Korpusi Qendror i Universitetit dhe deri te Sheshi Skėnderbej, u shpall Ansambėl Kulturor me vlera tė veēanta dhe mbrohet nga shteti. Gjithashtu Tirana ėshtė dhe qendra kryesore e Qarkut tė Tiranės dhe e Rrethit me tė njėjtin emėr.

Gjeografia :

Tirana ndodhet 110 metra mbi nivelin e detit. Lartėsia mesatare e fushės sė Tiranės ėshtė 521 m, kurse dy malet mė tė larta rrėz tė cilėve shtrihet janė Mali i Dajtit me 1612 m dhe Mali me Gropa me 1828 m.

Qyteti gjendet rreth 34 kilometra larg detit Adriatik nė perėndim. Nga jugu dhe perėndimi rrethohet nga kodra relativisht tė ulta, kurse nga ana veriperėndimore Tirana shtrihet mbi njė zonė tė rrafshėt.

Nė periferinė veriore kalon lumi i Tiranės. Disa kilometra mė tutje nga ana jugore rrjedh lumi i Erzenit. Sipėrfaqja e qytetit tė Tiranės ėshtė rreth 31 km², ndėrsa sipėrfaqja e gjithė rrethit ėshtė 1288 km² dhe pėrfshin katėr qendra: Tiranėn, Vorėn, Krrabėn dhe Kamzėn si dhe 150 fshatra.

Qendrėn e Tiranės e pėrshkon pėrroi i Lanės i cili nė grykėderdhje bashkohet me lumin Ishėm. Nė Tiranė mbizotėron njė klimė subtropikale-mesdhetare me rreshje dimėrore dhe me temperatura mesatare vjetore nė korrik + 24° Celsius dhe nė janar +7° Celsius.

Tirana ndodhet nė tė njėjtin paralel me Napolin, Madridin dhe Stambollin dhe nė tė njėjtin meridian me Budapestin dhe Krakovin.

Politikė :

Qė nga tetori i vitit 2000 kryetar i bashkisė se Tiranės ėshtė piktori dhe lojtari i dikurshėm i basketbollit, si dhe pėr njė kohė tė shkurtėr ministėr i kulturės, rinisė dhe sportit, Edi Rama. Nė tetor tė vitit 2003 ai u rizgjodh sėrish pas zgjedhjeve komunale. Paraardhėsit e tij tė viteve 90' ishin kryebashkiakėt Sali Kelmendi (1992-96) dhe Albert Brojka (1996-2000) tė Partisė Demokratike (PD).

Ekonomia :

Tirana ėshtė qendra mė e rėndėsishme industriale nė Shqipėri. Pėr tu pėrmendur janė industria e lehtė dhe ushqimore si dhe industria ndėrtimore, por edhe industria e ndėrtimit tė makinerive apo ajo e tekstileve dhe e pėrpunimit tė qelqit. Si nė tė gjithė vendin ashtu edhe kryeqyteti i Shqipėrisė ndodhet nė njė periudhė tranzicioni. Pas rrėzimit tė diktaturės komuniste shumė vepra tė dikurshme industriale kanė dalė pjesėrisht jashtė pėrdorimit dhe nuk funksionojnė rregullisht. Por ndėrkohė po merren masa tė shpejta pėr rimėkėmbjen dhe vėnjen sa mė tė shpejtė nė punė tė veprave ekzistuese dhe tė reja. Shumica e popullsisė janė sot tė punėsuar nė sektorin e tregėtisė dhe atė tė ndėrtimit, nė sektorin e shėrbimeve publike, atė turistik dhe si punonjės tė shtetit.

Transporti

Transporti rrugor :

Tirana ndodhet rreth 40 km larg portit mė tė rėndėsishėm tė vendit, qė ndodhet nė Durrės. Qysh prej vitit 2000 dy qytetet lidhen me autostradė. Nga Tirana udhėtojnė pėrditė autobuzė pėr nė qytetet mė tė rėndėsishme tė vendit.

Transporti hekurudhor :

Trena pasagjerėsh tė Hekurudhės sė Shqipėrisė udhėtojnė gjithashtu rregullisht pėr nė qytetet e Durrėsit dhe me tej pėr nė Vlorė si dhe pėr nė Pogradec dhe pėr nė Shkodėr.

Transporti ajror :

Nė Rinas gjendet Aeroporti Ndėrkombėtar "Nėnė Tereza", i cili ėshtė rreth 25 km larg nga Tirana. Linjat ajrore lidhin Tiranėn direkt me metropolat e Evropės Perendimore, Evropėn Lindore dhe prej andej me mbarė botėn. Qarkullimi rrugor vitet e fundit ka pasur nje rritje tė jashtėzakonshme. Autobuzėt, makina tė shumta private dhe automjete tė rėnda transporti qarkullojnė nė mbarė vendin. Perveē kėsaj ėshtė planifikuar dhe ndėrtimi i njė linje hekurudhore, mbi tė cilėn do tė qarkullojė treni ekspres nga Tirana pėr nė aeroport dhe anasjelltas.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

TIRANA ... Empty
MesazhTitulli: Re: TIRANA ...   TIRANA ... Icon_minitimeWed Jan 16, 2008 12:27 am

Trivia :

Tirana ndodhet 110 m mbi nivelin e detit. Temperaturat mesatare vjetore janė : nė korrik + 24° celsius dhe nė Janar +7° celsius. Nė vit bie 1200 mm shi.
Tirana ndodhet nė tė njėjtin paralel me Napolin, Madridin dhe Stambollin dhe nė tė njėjtin meridian me Budapestin dhe Krakovin.
Tirana u themelua mė 1614 nga Sulejman Pashe Bargjini, me origjinė nga fshati Mullet. Fillimisht ai ndėrtoi njė xhami, njė furrė dhe njė hamam. Dy shekuj mė vonė drejtimin e qytetit e mori familja Toptani nga Kruja.
Ekzistojnė kater hipoteza pėr prejardhjen e emrit Tiranė...
Tiranė mendohet se vjen nga fjala Theranda, e pėrmendur nė burimet e lashta greke dhe latine, qė vendasit e quanin Tė ranat, meqė fusha ishte formuar si rezultat i materialeve tė ngurta qė sillnin ujrat nga malet pėrreth.
Tirana vjen nga Tirkan. Tirkan ka qenė njė kėshtjellė nė shpat tė malit tė Dajtit. Akoma ekzistojnė rrėnojat e kėsaj kėshtjelle tė lashtė qė daton fillimin datonne fillimin e shekullit te pare para lindjes sė Krishtit, e cila mendohet te kete qenė keshtjella qe historiani bizantin Prokop (shek. VI), e quan kėshtjella e Tirkanit
Tiranė vjen nga Teheran, kryeqytet i Iranit, nė kujtim tė njė fitoreje tė korrur nga Sulejman Pasha, (themeluesi i qytetit) nė krye tė ushtrisė turke gjatė fushatės nė Persi.
Njė gojėdhėnė tiranase thotė se emrin e qytetit Sulejman Pasha e mori nga njė plakė qė takoi nė vendin ku do tė ngrinte qytetin. Pyetjes sė Sulejman Pashės se ēfarė po bėnte, plaka iu pėrgjegj: Po tir an…! (an d.m.th. mėndafsh)
Ka dhe njė teori tė pestė, ku Tirana ose Tirōnė, siē quhet nė dialektin e vendit, e ka origjinėn nga mėnyra se si thirreshin banorėt e kėtij vendi. Duke qenė se popullsia e vendosur nė kėtė territor vinte kryesisht nga malet e zonės pėrreth atėherė nga vendasit ato quheshin "Tė rōnė" (tė rėnė). Edhe sot, nė gjuhėn e pėrditshme, pėr familjet qė vijnė nga zonat malore pėrdoret shprehja "janė tė rėnė (psh) nė Durrės" (apo diku tjetėr). (J.N. Priska)
Lagjja e parė e Tiranės ishte ajo e Bamit.
Xhamia nė qendėr tė Tiranės, e quajtur Xhamia e Ethem Beut, filloi tė ndėrtohej mė 1789 nga Molla beu i ardhur prej Petrelės dhe u pėrfundua mė 1821 nga i biri, Haxhi Et’hem Beu, stėrnipi i Sulejman Pashės. Pėr tė punuan mjeshtėrit mė tė mirė tė Shqipėrisė.
Kulla e Sahatit u fillua nga Haxhi Et’hem Beu rreth vitit 1821-1822 dhe u pėrfundua me ndihmat e familjeve tė pasura tė Tiranės. Montimi i sahatit u bė nga familja Tufina. Mė 1928 u ble nė Gjermani nga shteti shqiptar njė Sahat modern dhe kulla u ngrit nė lartėsinė 35 m. Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore Sahati u dėmtua, por u rivu nė punė nė korrik tė vitit 1946.
Ura e Tabakėve (pėrballė Parlamentit ) daton nė shekullin XVIII.
Tyrbja e Kapllan Pashės (pranė monumentit Ushtari i panjohur) ėshtė ndėrtuar nė vitin 1816.
Kalaja e Petrelės ndodhet 12 km nga Tirana dhe daton nė shekullin IV para Krishtit. Formėn e saj aktuale e mori nė shekullin e XIII nėn sundimin e Topiajve dhe mė vonė kaloi pronė e familjes sė Kastriotėve.
Mali i Dajtit, nė lindje tė Tiranės ėshtė 1612 m i lartė.
Tirana u shpall kryeqytet i pėrkohshėm mė 8 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjės dhe pėrfundimisht e mori kėtė status mė 31 dhjetor 1925.
Tirana ėshtė kryeqendra botėrore e bektashinjve nga viti 1925, vit kur bektashinjtė u ndaluan dhe u pėrzunė nga Turqia.
Rruga e Durrėsit ėshtė hapur me 1922 dhe quhej «Nėna Mbretėreshė». Pėr ndėrtimin e saj u prishėn shumė shtepi e kopshte.
Godina ekzistuese e Parlamentit u ngrit mė 1924 dhe fillimisht ka shėrbyer si Klubi i Oficerėve. Aty, mė 1 shtator 1928 Ahmet Zogu shpalli monarkinė.
Qendra e Tiranės ėshtė projektuar nga arkitektėt tė njohur italianė tė periudhės musoliniane Florestano de Fausto dhe Armando Brasini. Pallati i Brigadave (ish-pallati mbretėror), godinat e Ministrive, Banka Kombėtare dhe Bashkia janė vepra tė tyre.
Bulevardi «Dėshmorėt e Kombit» ėshtė ndėrtuar nė vitin 1930 me emrin Bulevardi Zogu I. Nė periudhėn e komunizmit pjesa nga Sheshi Skėnderbej deri tek Stacioni i trenit u quajt Bulevardi Stalin.
Pallati i Kulturės, ku ndodhet Teatri i Operas dhe Baletit dhe Biblioteka Kombėtare, u pėrfundua mė 1963. Ai u ndėrtua mbi ish-pazarin e vjetėr tė Tiranės dhe tulla e parė u vendos nga Hrushovi mė 1959.
Monumenti i Skėnderbeut i ngritur mė 1968, ėshtė vepėr e Odhise Paskalit nė bashkėpunim me Andrea Mano dhe Janaq Paēo. Ai u vendos me rastin e 500 vjetorit te vdekjes sė heroit kombėtar
Monumenti Nėna Shqipėri, 12 m i lartė, u pėrurua nė varrezat « Dėshmorėt e Kombit » mė 1971.
Akademia e Shkencave u pėrfundua mė prill 1972.
Galeria e Arteve Figurative u krijua mė 1976 dhe nė tė pėrfshihen rreth 3200 vepra tė autorėve shqiptarė dhe tė huaj.
Muzeu Historik Kombėtar u ndėrtua mė 1981 dhe afresku nė ballė tė tij titullohet « Shqipėria ».
Qendra Ndėrkombėtare e Kulturės, ish-muzeu Enver Hoxha u pėrurua mė 1988. «Piramida» u projektua nga njė grup arkitektėsh nėn drejtimin e Pranvera Hoxhės dhe Klement Kolanecit.
Ne shek. XVII, Tirana kishte reth 4000 banorė. Nė vitin 1920 – 17.000 banorė. 1938 – 25.000 banorė.1945 – 40.000 banorė. 1990 – 250.000 banorė. Aktualisht, dyndja masive e banorėve nga gjithė pjesėt e tjera tė vendit drejt Metropolit, e ka ēuar popullsinė e Tiranės mbi 700.000 banorė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
TIRANA ...
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Tirana

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: SHKENCAT SOCIALE :: HiStoRiA-
Kėrce tek: