AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 FAN NOLI ....

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

FAN NOLI .... Empty
MesazhTitulli: FAN NOLI ....   FAN NOLI .... Icon_minitimeWed Jan 16, 2008 1:59 am

FAN NOLI .... Files1


FAN NOLI

Fan Noli ėshtė artist dhe dijetar, pėrfaqėsues i shquar i letėrsisė demokratike, qė u zhvillua nė Shqipėri fill pas Rilindjes. Fan Noli dha njė kontribut tė ēmuar nė thesarin e kulturės kombėtare. Lindi mė 6 janar 1882 nė Qytezė (turqisht: Ibrik Tepe), fshat shqiptar nė Thrakė, jo shumė larg nga Ederneja. Si disa fshatra tė tjera tė asaj krahine tė banuar nga shqiptarė, Qyteza kishte ruajtur me kohė gjuhėn, doket dhe kostumet e tė parėve. Noli e mbante fisin e vet me prejardhje nga Qyteza e Kolonjės. I ati, Stiliani, ndonėse trashgoi njė pronė tokė, nuk u muar me bujqėsi, po shėrbeu si psallt nė kishėzėn e fshatit. E ėma, Maria, ishte shtėpiake. Familja u shtua shumė dhe erdhi njė kohė qė jetesa u bė e vėshtirė pėr tė. Sa qe i mitur. Fanoli hoqi sėmundje tė rėnda, ndaj shkollėn e nisi me vonesė. Filloren dhe tė mesmen i bėri greqisht. Por me shumė ndikoi tek ai krenaria e fshatit shqiptar pėr tė kaluarėn historike dhe dashuria pėr shkrimin shqip. Qė nė bankat e shkollės iu shfaqėn karakteri i pavarur dhe fryma e revoltės. Pėr kėtė shkak nuk iu dha diploma nė kohėn e duhur, gjė qė e pengoi tė emėrohej mėsues atė vit shkollor.
Mė 1900 vajti nė Greqi, me qėllim qė tė nxirrte jetesėn dhe tė ndiqte fakultetin e filozofisė. Nė Athinė u lidh me njė shoqėri belgjiane, e cila zotėronte tramvajet me kuaj. S'i eci mbarė. Studime nuk beri. Atėherė u hodh nė punė tė tjera, si kopist, sufler dhe aktor pranė njė trupe greke teatri shėtitės. Tek punote atje, iu ngjall dėshira tė merej me dramaturgji. Mė 1903 kaloi nė Egjipt, ku zuri punė si mėsues i greqishtes. Ndėrkohė, njihet me lėvizjen kombėtare. I ndihmuar nga patriotė, nis veprimtarinė politike dhe letrare: shkruan artikujt publicistikė, pėrkthen greqisht "Shqipėria ē'ka qenė, ē'ėshtė dhe ē'do tė bėhet" tė Sami Frashėrit.
Mė 1906, i nxitur dhe i pėrkrahur nga patroitėt, Noli u nis pėr nė SHBA, me qėllim qė tė ndihmonte nė organizimin dhe nė bashkimin e shqiptarėve tė mėrguar, qė kėrcėnoheshin nga rreziku i pėrēarjes, pėr shkak tė veprimeve tė shovenistėve grekė. Bėri punė krahu si punėtor nė njė fabrikė sharre, si pjatalarės etj. Megjihtėse nuk kishte bindje tė forta fetare, u dorėzua prift mė 1908 dhe filloi luftėn pėr shkėputjen e kishės ortodokse shqiptare nga kisha greke, duke bėrė shėrbesa shqip, duke shqipėruar libra fetare etj. Kjo gjė, pėr atė kohė, kishte rėndėsi politike, sepse i priste udhėn ndikimit tė qarqeve shoveniste greke te shqiptarėt me besim ortodoks. Ndėrkohė, bashkėpunonte nė gazeta, mbante ligjėrata, organizonte shoqėri patriotike, tė cilat, mė 1912, u bashkuan nė federaten pan-shqiptare "Vatra". Atė vit kreu studimet e larta pėr arte nė Universitetin e Harvardit (Bachelor of Arts cum laude).

Pas shpalljes sė Pavarėsisė, Noli pėrkrahu qeverinė e kryesuar nga I. Qemali. Erdhi nė Shqipėri pėr tė parėn herė mė 1913. Pėrseri shkoi nė SHBA. "Vatra" e zgjodhi kryetar. Tė kėsaj kohe janė vjershat e tij tė para dhe tė parat shqipėrime artistike. Mė 1921 doli vepra e tij madhėshtore nė prozė " Historia e Skėnderbeut ". Nė Shqipėri erdhi sėrish nė fillim tė viteve 20. Gjeti njė lėvizje mjaft tė gjėrė pėr sigurimin e pavarėsisė kombėtare dhe tė tėrėsisė tokėsore. Si deputet nė Kėshillin Kombėtar, mbrojti platformėn e Kongresit tė Lushnjės dhe u bė udhėheqės i krahut demokratik kundėr feudalėve, qė kryesohej nga A. Zogu. Noli luajti njė rol tė dorės sė parė nė organizimin dhe nė drejtimin e Revolucionit Demokratik tė Qershorit 1924, pas ngadhnjimit tė tė cilit u caktua kryetar i qeverisė. Por revolucioni nuk u ēua gjer nė fund. Noli me shokė treguan butėsi dhe ngathėsi. Revolucioni u thye nga bashkėveprimi i reaksionit tė brendshėm dhe me forca te huaj. Mė 24 dhjetor 1924, Noli mori udhėn e mergimit politik dhe s'u kthye mė nė Shqipėri.

U vendos pėrkohėsisht nė Vjenė. Regjimi zogist e dėnoi me vdekje nė mungesė. Nė periudhėn 1925-1930, krahas veprimtarisė politike, zhvilloi njė punė tė dendur krijuese: shkroi vjersha, shqipėroi disa kryevepra tė letėrsisė botėrore, me hyrje kritike, botoi artikuj tė mprehtė pėr mbrojtjen e Revolucionit Demokratik tė Qershorit, pėr denoncimin e regjimit zogist dhe tė reaksionit ndėrkombėtar. Pas vitit 1930, Noli u largua nga Evropa dhe u vendos pėrfundimisht nė SHBA. Aty ushtronte funksionin e peshkopit tė kishės ortodokse shqiptare. Mė 1947 botoi pėrpunimin qė i bėri " Historisė sė Skėnderbeut", nxori nė dritė njė botim anglisht dhe mė 1949 njė variant tė dytė shqip tė saj: kurse mė 1960 dha anglisht njė " Autobiografi " tė shkurtėr mjaft tėrheqėse. Vėllmin me vjersha "Album" u botua mė 1948. Brenda viteve 1961-1963 botoi dy vjersha tė fundit orgjinale dhe njė tok shqipėrime vjershash tė poetėve tė njohur. Mė 20 nėntor vajti nė Florida. Atje, nė banesėn e tij, nė Fort Lauderdel, mbylli sytė pėrjetė, mė 13 mars 1965, larg atdheut tė shtrenjtė, qė e deshi me zjarr tė pashuar. Fan Noli ėshtė varrosur nė Forrest Hill Cemetery, tė Bostonit.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

FAN NOLI .... Empty
MesazhTitulli: Re: FAN NOLI ....   FAN NOLI .... Icon_minitimeWed Jan 16, 2008 2:00 am

Ketu do te keni mundesi te lexoni disa artikuj, fjalime, letra dhe vjersha te shkruara nga Fan Noli

----

Syrgjyn-vdekur
(Elegji per Luigj Gurakuqin)
Neno moj, mbaj zi per vllane,
me tre plumba na i rane,
na e vran“ e na e shane,
na i thane tradhetor.


Se te deshte dhe s“te deshnin,
se te qante kur te qeshnin,
se te veshte kur te zhveshnin,
Neno moj, te ra deshmor.


Neno moj, vajto, merr malin,
larot ta permbysen dajlin,
qe me Ismail Qemalin,
ngriti flamurin trimeror.


Neno moj, ma qaj ne Vlore,
ku te dha liri, kurore,
shpirt i bardhe si debore,
ti s“i dhe as varr per hor.


Neno moj, c“eshte perpjekur,
gojemjalte e zemerhekur,
syrgjyn-gjalle e syrgjyn-vdekur,
ky Vigan Liberator.

------

Hymni i Flamurit

O Flamurgjak, o Flamurshkabė,
o vend e vatr“, o nėn e babė,
lagur me lot, djegur me flakė,
Flamur i kuq, Flamur i zi!

Fortesė shkėmbi, tmerr tirani,
s“tė tremb romani, as venecjani,
as serb dushani, as turk sulltani,
Flamur i madh pėr Vegjėli…

Me Skendėrben“ u lavdėrove
dhe nė furtun“ i fundmi u shove,
me Malon prapė lart vrapove,
yll i pavdekur pėr Liri.

Sa shpesh pastaj pėrdhe u shtrive,
me zjarr e zi u ndeze, u nxive,
po ēdo mizor me shpat“e grive,
o fushėkuq, o shkabėzi!

Pėrpjetė prije Shqipėrinė,
pėrlindja shpirtin dhe fuqinė,
diell pėr vllanė, yrnek pėr fqinė,
pėr botėn ėndėrr“e qiell i ri!



Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

FAN NOLI .... Empty
MesazhTitulli: Re: FAN NOLI ....   FAN NOLI .... Icon_minitimeWed Jan 16, 2008 2:00 am

Mendime tė kripura

Artikullshkruesit "Erė-mirė" ju shtua edhe njė tjetėr: Almiros (I kripur) i mirėpritur edhe ky te gazeta "Pirros" e cila, siē duket ka njė koleksion tė pambarueshėm prej kėsish me ndryshimin se na i nxjerr nga furra njė nga njė, duket pėr tė na bėrė surprizė. Por ne nuk kishin nga "Pirros" pretendime mė tė shumta. Gjersa lexuesit e tij janė ēunakė dhe s“duhet t“ua prish qejfin, ėshtė shumė e natyrshme qė edhe artikull-shkruesit e tij tė kenė njė zhvillim intelektual tė barabartė dhe aspirata tė barabarta dhe dijeni tė barabarta, tė cilat po tė pėrmblidhen tė gjitha, do tė paraqitnin njė djepe vllahe, se nuk dyshojmė qė edhe i nderuari "Almiros" do tė jetė ndonjė opingar vllah gjersa kishte naivitetin t“i zgjidhte tė gjitha ēėshtjet brenda rrethit tė ngushtė tė mendimeve tė tij fisnike, qarku i tė cilit mund tė


E pohon edhe vetė se s“ka haber prej shqipes dhe as tė asaj me formė latine tė shpikur nga Shahin Kolonja. Do tė ishte shumė e natyrshme qė t“i bėnte dikush vėrejtjen pas njė pohimi tė tillė se, gjersa nuk di asgjė, s“duhet tė merret me tė tilla gjėra. Por e kemi thėnė edhe tjetėr herė se logjika ishte njė bimė, sė cilės mė kot do t“ja kėrkonte dikush gjurmėt nė kopshtet e gazetarisė greke. Pėr grekėt s“ka ēėshtje qė t“i shpėtojė qarkut tė specialitetit tė tyre. Privilegj i veēantė ky, siē e shihni, i stėrnipėve tė Demostenit.
Po le tė mėsojė z. Almiros se gjuha shqipe ėshtė njė dhe nėse ėshtė nė formė latine, kjo ndodh se shqipja, duke qenė shumė e pasur nga pikėpamja fonologjike, ishte e pamundshme tė shkruhej me vizatohej me grepin e kėrrabės sė tij. 24 gėrmat e alfabetit gerk. Pėrveē kėsaj shtoj se vetėm ēunakė tė pėrciptė do tė mund tė shtronin pėr bisedim ēėshtjen e formės latine, greke ose sllave nė gjuhėn shqipe, se ajo qė ka rėndėsi ėshtė substanca dhe substanca nuk do t“u pėlqente grekėve asnjėherė ne ēdo formė.


Cilėt janė miqtė tanė dhe cilėt janė armiqtė? Tani do tė flas edhe unė vllahēe. Gjersa na shani dhe ju shajmė, jeni armiqtė tanė. Ē“logjikė vllahe ėshtė kjo e juaja tė insistoni pėr tė na bindur patjetėr se jeni miqtė tanė, gjersa punėt flasin vetė? Foti mund tė jetė i shenjtė pėr juve, pėr ne jo; mbaroi. Diēka ėshtė nė mes qė na ndan, o vllah! Po pėrveē kėtyre nė fund tė fundit, as prej soji, as prej oxhaku jemi, prandaj shajmė. Por ju si do tė justifikoheni pėr tė lehurat tuaja?


Gėnjeshtra dhe e vėrteta, janė shumė gjėra tė stėrholla dhe intelekti juaj, qė qėndron dhe pėrfaqėsohet nga grepi i kėrrabės suaj nuk i arrin. Pėr tė provuar se Mitropoliti i Korēės nuk e lufton gjuhėn shqipe, pėrmendni Homerin dhe sė kėndejmi na degdisni nė librat e rėndėsishme tė evropianėve (!!!) se ju direkt nuk e bėni kabull pėrgjigjen (!!) (...)
Por megjithkėtė, nga ato tė pakta (dhe janė tė mjafta pėr tė provuar budallallėkun tuaj) qė bėni pėr kabull tė pėrgjigjeni, tregohet shumė qartė se s“keni haber nga historia.


Dialektet jonik, atik, dorik, etolik etj. ishin dialekte helenike, por jo dhe dialekti maqedon, epirot, ilir dhe thrak.


Stėrgjyshėt tuaj fisnikė, siē e shihni, e bėnin kėtė dallim dhe i quanin barbarė ata qė pėrfshiheshin nė katėr kombėsitė e fundit tė sipėrpėrmendura, stėrnipėr tė tė cilėve jemi ne. Shih Herodotin, Tuqididin, Demostenin (qė e quante barbar Filipin dhe Demostenin vetė quhej nga kundėrshtari i tij Eskili "barbar me gjuhė greke" se ishte nga Traka) dhe Strabon“n.


Apo morėt mėsimet tė asimilimit politik nga evropianėt savant (dijetar) dhe filluam t“ju pėlqejmė ne barbarėt? (...)


Dhe tani, i nderuar "Pirros" nuk na pėlqen tė trazoheni me krunde, po ma shitni mua kėtė "Almiron" me kaq ndjenja tė thella, shqiptar, se bėj koleksion dhe i kam pergatitur njė vend nė shtallėn e kujdestrarit nė Shibin (vend nė Egjipt).


U botua nė "Drita" mė 1 maj 1906...Noli polemizon kėtu njė artikull tė botuar nė gazetėn shoviniste greke "Pirros" nga njė farė Almiros (gr., i kripur) i cili mbronte tezėn absurde se ortodoksėt shqiptarė, vllehė etj. ishin grekė.


Pėrgjigja jonė pėr disa kritika dhe kėshilla


Kemi marrė nja tri letra nga tre kėndonjės tė ndryshėm, tė cilėt midis tė tjerave, na japin kėshilla e na bėjnė kritika mbi shkrimet dhe artikujt qė janė botuar nė ØRepublikaØ. Kritika dhe kėshillat janė kėto:


1) Tė mos shajmė po tė japim vetėm kėshilla tė mira;


2) Tė mos pėrdorim fjalė tė ashpra por vetėm fjalė tė buta;


3) Tė mos pėrdorim fjalė turqishte, po vetėm fjalė shqipe;


4) Tė mos pėrdorim fjalėt turk dhe kaur;


5) Tė mos pėrdorim fjalėt kucovllah e ēoban;


6) Tė mos goditim asnjė pėrson.



Do t“u pėrgjigjemi botėrisht, se kėshtu kursejmė kohė nga njėra anė dhe nga tjetra kėndonjėsit tanė dinė se janė bėrė edhe kritika e jo vetėm lėvdata. Po kėto kritika janė nga ato qė s“peshojnė shume nė kandar e qė s“mundim t“i pranojmė si serioze. Do t“i marrim njė e nga njė, po jo me radhė.


Do t“u pėrgjigjemi botėrisht, se kėshtu kursejmė kohė nga njėra anė dhe nga tjetra kėndonjėsit tanė dinė se janė bėrė edhe kritika e jo vetėm lėvdata. Po kėto kritika janė nga ato qė s“peshojnė shume nė kandar e qė s“mundim t“i pranojmė si serioze. Do t“i marrim njė e nga njė, po jo me radhė.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

FAN NOLI .... Empty
MesazhTitulli: Re: FAN NOLI ....   FAN NOLI .... Icon_minitimeWed Jan 16, 2008 2:01 am

Fjalėt e huaja

Mospėrdorja e fjalėve tė huaja ka njė emėr, quhet purizmė dhe praktikonjėsit e saj quhen puristė. Kėta pėrpiqen si e si tė pėrdorin fjalė tė gjuhės sė tyre dhe tė eliminojnė ēdo fjalė tė huaj. Puristėt janė pėrgjithėsisht njerėz fanatik gjuhėsorė qė s“dinė etimologjinė, shkencėn qe kėrkon rrėnjėt e fjalėve. Sikur tė dinin etimologji, do tė mėsonin se s“ka gjuhė nė botė e cila tė mos ketė fjalė tė huaja dhe se nuk ėshtė e mundur ta qėrosh njė gjuhė nga fjalėt e huaja pa e sakatosur. Puristi qė e qėron gjuhėn e tij nga fjalėt e huaja, bėn tė kundėrtėn e saj qė dėshiron. E prish gjuhėn dhe nuk e ndreq. (…) Mė e mira ėshtė pra t“i mbajmė siē e kemi dhe tė mos i ndėrrojmė, duke vėnė nė vend tė tyre neologjizma tė shėmtuara, tė cilat shpesh nuk janė as shqipe (…)

Fjalė tė buta

Pasi t“i qėrojmė nga fjalori ynė tė gjitha fjalėt e huaja u dashka tė bėjmė edhe njė qėrim tjetėr; u dashka tė nxjerrim me mashė ēdo fjalė tė fortė, tė ashpėr, tė rreptė, tė hidhur, tė thartė, tė shėmtuar dhe tė lėmė brenda vetėm fjalė tė buta, tė ėmbėla dhe tė bukura. Po c“te bėjmė ahere kur ėshtė nevojė e domosdoshme tė pėrshkruajmė njė gjė tė fortė, tė ashpėr, tė rreptė, tė hidhur, te thartė, tė shėmtuar? Apo mos duhet ta pėrshkruajmė me fjalė tė buta, tė ėmbla, tė bukura? Tamam, ja kėtė na kėrkon njė kėndonjės dhe kjo ka njė emėr, quhet eufemizėm dhe njerėzit qė e praktikojnė quhen eufemistė. Pas kėsaj metode nė vend tė fjalės sė ashpėr TRADHTAR duhet pėrdorur fjala e butė PATRIOT. Ahere nga eufemizma, katili bėhet jetėdhėnės, vjedhėsi dhuronjės, maskarai i ndershėm, budallai i menēur, i poshtri i lartė, i ligu i mirė, i shtrembėri i drejtė, prishėsi ndreqės, e keshtu tutje. Jo, jo more vėllezėr, s“kemi nge tė bėjmė shaka e tė tallemi me kėndonjėsit tanė. Ēdo gjė ka emrin qė i pėrket. Do t“i japim atė emėr e jo tjetėr. S“kemi hapur sheqerxhianė(ėmbėltore) pėr tė shitur ėmbėlsira, po kemi nisur njė gazetė ku duhet tė japim pikturėn e gjendjes sė Shqipėrisė, ashtu siē ėshtė, ashtu si e shohim, si mos mė keq, nuk ua bėjmė dot kėtė favor, se s“kemi nge pėr zbukurime. E vetmja nge pėr ne ėshtė vėrtetėsia. A janė tė vėrteta ato qė themi? Kėtu ėshtė e tėrė puna. Posa janė tė vėrteta kanė bukurinė e tyre. Vetėm kjo bukuri na intereson (…).

Turk e kaur

Fjalėt turk e kaur, me kuptim muhamedan e i krishterė kanė hyrė nė shqipen aq thellė sa nuk shkulen lehtė. Shahin Kolonja, ish i mendjes qė duhen mbajtur e pėrdorur, se populli nuk heq dorė prej syresh se kohė ėshtė ashtu siē ėshtė. Nuk jemi nė njė mendje me Shahin Kolonjėn. Kėto fjalė duhen shkulur e duhen eliminuar, po nuk mund tė shkulen e tė eliminohen me mėnyrėn qė na thotė kėndonjėsi: duke mos pėrdorur kėto fjalė. Kėto fjalė do tė zhduken kur tė mos jenė tė nevojshme, kur tė mos ketė njerėz nė Shqipėri qė ta quajnė veten turk e kaur, kur shqiptarėt nga raca tė bėhen shqiptarė edhe nga ndjenjat, kur muhamedanėt e tė krishterėt tanė tė mos ndahen sipas fesė nė dy grupe, po tė bashkohen nė njė grup sipas kombėsisė. Pėr kėtė gjė po pėrpiqemi, kėtė e kemi nė program. Nuk ėshtė aspak faji ynė qė i pėrdorim fjalėt turk e kaur pėr ata muhamedanė e tė krishterė qė i pėlqejnė kėto emra pėr vete tė tyre. Plaga nuk shėrohe duke e fshehur e duke mos e pėrmendur. Pėrkundrazi, duhet ta dimė qė e kemi kėtė plagė dhe qė duhet ta shėrojmė.

Kundėr goditjeve personale

Ėshtė fare e drejtė qė njė gazetė duhet tė luftojė mė tepėr parimet se sa personat e kundėrshtarėve. Shumė e vėrtetė, po kjo nuk domethėnė se personat e kundėrshtarėve janė tė shenjtė e nuk duhen ngarė. Aspak. Duhen goditur edhe personat, se kėta pėrfaqėsojnė parimet, se shpesh ėshtė e pamundur tė ndash personin nga parimi. Qė ta themi mė shkoqur, duhet tė luftojmė mė tepėr parimin e feudalizimit se sa personat e feudalėve si Ahmeti e Vėrlaci, po kjo nuk domethėnė se s“duhet tė goditim asfare personat e Ahmetit e tė Vėrlacit. Pėrkundėr, kėta duhet t“i goditim pa mėshirė se kėta pėrfaqėsojnė feudalizmin, se ėshtė e pamundur ta ndajmė parimin e feudalizmit nga personat e feudalėve. Nė qoftė se luftojmė vetėm parimin e feudalizmit dhe nuk i ngasim personat e feudalėve as me trėndafil, ahere luftojmė nė erė, se nga njė luftė e atillė nuk u behet asnjė dėm as feudalėve, as feudalizmit. Pėr tė rrėzuar kalanė e feudalizmit duhen rrėzuar kolonat e saj kryesore dhe kėta janė feudalėt, bejlerėt me Ahmetin e Vėrlacin nė krye. Dhe pėrgjithėrisht, pėr tė mundur kundershtarin nuk arrin tė goditėsh vetėm parimet e tyre, i bie legenit mė kot. Mund tė jetė e papėlqyer, se hyn nė sherr me njėrin e me tjetrin, po s“ka si behėt ndryshe. Dhe kėtu s“kemi ardhur pėr tė luftuar kundėr erės me njė mėnyrė akademike, po kundėr kaktorėve tė gjallė tė katasrofė kombėtare.

Jo sharje po kėshilla.

Njė nga kėndonjėsit na shkruan se nuk sheh asnjė ndryshim midis "Diellit" e "Republikės", se qė tė dyja gazetat, thotė, shajnė, si njėra edhe tjetra. Pastaj shton, se ai priste nga "Republika" jo shraje po kėshilla tė urta. Nuk do tė qėndrojmė aspak pėr tė thėnė se fjala sharje nuk e ka vendin pėr shkrimet e "Republikės", se e dimė qė shqiptarėt i japin kėsaj fjale njė kuptim tė gjerė qė pėrmbledh brenda ēdo bisedim a shkrim qė kapėrcen kufirin e muhabetit tė ėmbėl. Pėr hatrin e argumentit pra, e pranojmė qė "Republika" paska bėrė sharje. Po a ėshtė e mjaftė kjo sa tė vėrė "Republikėn" nė njė radhė me "Diellin"? Nė qoftė se po, ahereprogrami ynė s“paska asnjė rėndėsi, se rėndėsinė tė tėrė e paska ajo sharja mė e vogėl qė paskemi bėrė kundra ndonjė beu. Kėshtu? Ahere mundohemi mė kot qė nxjerrim njė gazetė me njė program, se programi s“u dashka fare, se kėndonjėsi nuk na pėrqas me kundėrshtarėt sipas programeve qė mbrojmė, po sipas sharjeve qė bėjmė. Jo, i dashur kėndonjės, gjėja qė ka rėndėsi kryesore ėshtė programi ynė. Tė tjerat janė hollėsira pa rėndėsi. Kėtė program do ta mbrojmė me ēfarėdo mjet, ashtu si dimė, ashtu si mundim, kur me fjalė tė ėmbėla, kur me tė ashpra, kur me kėshilla, kur me kritika, si ta dojė puna, vendi e personi. Ujku duhet goditur dhe goditur me tėrė forcėn sa mė fort aq mė mirė. Kėshtu e dimė dhe kėshtu ėshtė. Do tė gėzoheshim sikur tė ishte ndryshe, sikur tė gėnjehej ujku me sheqerka dhe tė mbarohej i tėrė sherri me tė mirė e me tė butė. Po, ajme! Nuk ėshtė ashtu, jo, tri herė jo. Pyesni historinė t“ju thotė. Apo kemi fajin ne. Fajin e ka ajo. Dhe ajo s“lajthitet e s“gėnjen.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

FAN NOLI .... Empty
MesazhTitulli: Re: FAN NOLI ....   FAN NOLI .... Icon_minitimeWed Jan 16, 2008 2:01 am

Botuar nė "Republika" mė 4 dhjetor 1930.

Ėshtė njė nga artikujt mė tė bukur polemikė tė Nolit. Duke u dhėnė pėrgjigje disa vėrejtjeve kritike qė i ishin bėrė gazetės sė tij. Noli nė fakt nxjerr konkluzione tė rėndėsishme mbi karakterin parimor qė duhet tė ketė gazetaria dhe veprimtaria politike pėrgjithėsisht. Ai kėrkon qė publicistika militante tė frymėzohet nga njė program thellėsisht patriotik e demokratik dhe t“i qėndrojė nė mėnyrė konsekuente besnike parimeve tė programit, pa bėrė asnjė lėshim parimor; tė thotė pėrherė tė vėrtetėn hapur, pa drojtje, pa zbukurime.

Kabinet i Pykave

Qetėsia, me tė cilėn mė dėgjuat dje, mė bėri njė pėrshtypje tė thellė. Veēanėrisht, duke marrė ndėr sy qė midis dėgjonjėsve, ndodheshin shumė kundėrshtarė tė metimeve tona politike. E ndjej pra, veten tė detyruar tė falėnderoj tė gjithė e tė kėshilloj miqtė tanė tė dėgjojnė me atė qetėsi kritikat e kundershtarėve, se, tėrė mjeshtėria e politikės ėshtė tė dėgjosh mejtimet e tė gjithė palėve me durim e gjakėftohtėsi, tė pėrqasėsh e t“i peshosh, dhe pastaj tė votosh pas gjykimit e ndėrgjegjes. U gėzova shumė qė populli i Korēės dhe i rretheve e paskan kėtė virtyt civil, dhe tani e ndjej veten time mė kryelartė qė jam qytetar i nderit i qytetit tuaj tė urtė patriotik. Dha jam i lumtur qė vinj sot pėrsėri pėrpara jush, qė t“ju shpjegoj arsyet pėr tė cilat kundėrshtojmė qeverinė e sotme.


E kundėrshtojmė se disorganizon shtetin, se shkel liritė, se s“kujdeset as pėr bukėn , as pėr shėndetin, as pėr arėsimin e popullit. Kėto arėsye i kemi shpjeguar dhe nė parlament, po taje zėri ynė u mbyt prej gishtrinjve tė deputetėve proqeveritarė. Dalim, pra, tani, pėrpara gjykatores sė lartė tė popullit qė tė na gjykojė e ta verė nė vend cilindo me topuzen e votės.

Makiaveli i ndau qeveritarėt nė tri kategorira: Qeveritarėt qė kanė ment vetė e dinė ta rregullojnė shtetin me squatėsinė e tyre, kėta janė mė tė mirėt: qeveritarėt qė s“kanė ment vetė, po pėrfitojnė nga sqotėsia e kėshilltarėve tė tyre, dhe kėta janė tė mesmit: qeveritarėt, tė cilėt s“janė tė zotėt as vetė, as dinė tė pėrfitojnė nga kėshillat e miqve tė tyre, dhe kėta janė ata mė tė humburit. Pėr fat tė keq, qeveritarėt tanė hyjnė nė kategorinė e tretė.

Kabineti ynė i sotėm ėshtė nė kuptimin e plotė tė fjalės Kabineti i Pykave. Se ca janė pyka nga dituria e ca janė pyka nga vlera civile. Dhe ėshtė nė natyrė tė pykave tė jenė tė rrethuar me pyka e me dallkaukė.

Ideali i tyre nuk ėshtė tė organizojnė shtetin, se as ata vetė s“dinė tė organizojnė, as organizatorėt nuk do t“i lenė tė lirė. Ideali i tyre ėshtė tė mbajnė kulltukėt me ēfarėdo ēmimi. Mjetet e tyre pėr tė arrirė kėtė ideal janė druri dhe rushfeti.

Me drurin e me forcėn brutale po pėrpiqen tė skllavėrojnė racėn tonė e tė pėrjetėsojnė qeverimin tiranik tė tyre. Shtypjen e Shqipėrisė sė Mesme pėrpiqen tani ta zbatojnė e nė prefekturat e tjera, qė kėshtu tė mos mbetet asnjė krahinė e gjallė dhe e lirė qė tė pėrpiqen t“i kundėrshtojnė.

Me rushfetin nė formė tė ndrydhme, me misione tė papemėta(pafrutshme), duke me emėrime nėpunės tė pazotit, me krijimin e nėpunėsirash tė ra dhe duke ēkallmuar arkėn e shtetit, po pėrpiqen tė fitojnė miq e partizanė mė tė djathtė e mė tė mėngjėr. Nga kjo rrejth defiēiti i buxhetit, i cili ėshtė prej 5 meleunash, ndonėse kėto 5 meleuno nė kartė, nuk duken - shtimi i taksave dhe mospagesa e nėpunėsve.

Nga padia prishėn nė vend qė tė mdėrtojnė, ēkulėn njė udhė moderne tė ndėrtuar nė Berat prej austriakėve dhe e rindėrtuan aq bukur sa u ēkallmua posa ra shiu i parė. Pėr tė zbukuruar Tiranėn rrėzuan pėrmbi 150 shtėpi e dyqane, pa i ēpėrblyer popullit para, tė cilėt mbetėn udhėve, dhe Tirana, sot ėshtė mė e shėmtuar se mė parė.

Bashkėme barangat e Vlorės qė u shitėn pėr dhjamė qeni, jo pėr banesa, po qė tė ēkulen e tė shiten si material, u shitėn e disa ndėrtesa prej guri tė cilat kanė kushtuar qindra mijėra franga. Njė ndėrtesė e gurtė me njė shije tė bukur pranė Ujit tė ftohtė qė ka kushtuar tė paktėn 300 000 lireta u shit prej qeverisė sonė vetėm 150 000 lireta e tani nuk ekziston mė.

Njė debojė(depo armėsh) afėr Drashovicės, qė pėrmbante vegla tė ndryshme pėr tė ndėrtuar udhėt qė bėnte meleunė lireta kishte mbetur e pacėnuar gjersa arriu nė vesh tė qeverisė sonė lajmi i ndodhjes sė saj. Po me tė dėgjuar qeveria jonė emėrtoi njė kujdestar, qė ta ruante: tėrė ky thesar u ēduk si me magji nė kėtė thes, dhe qeveria jonė dėrgonte misione jashtė tė blinte vegla qė tė ndėrtonte udhėt.

Nga padia s“u japin asjnė rėndėsi dėgėve tė bujqėsisė, shėndetėsisė e arėsimit, degė tė cilat janė pėr Shqipėrinė ēėshtje jete dhe vdekje.

Cili ėshtė programi ynė

Duam njė qeveri tė popullit, prej popullit, pėr popullin, tė pėrbėrė prej njerėzve mė tė ditur, mė patriotė, mė tė zotėrit e mė tė ndėrshmit. Mė tė emėruar nėpunėsit, duam tė merret parasysh dituria, patriotizma, zotėsia e nderi. Nuk duam tė pėrjashtojmė asnjė qytetar i cili ka dituri, zotėsi e vullnet tėmirė, vetėm e vetėm se hyri pak a shumė vonė nė sheshin e Shqipėrisė sė lirė. Duam ta lartėsojmė racėn tonė, jo ta skllavėrojmė. Duam tė respektohet nderi, liria dhe kryelartėsia tradicionale e popullit shqiptar. Duam t“i japim popullit liri e jo tirani. Duam ta shtrojmė vendin tonė jo me tru, po me kanun e me drejtėsi. Duam t“i rregullojmė financat e shtetit me kursim e jo ta shkatėrrojmė shtetin me rushfete e me taksa. Duam tė ndėrtojmė e jo tė prishim. Organizatorėt e huaj nuk i duam vetėm pėr bukuri e pėr tė gėnjyer popullin, po pėr tė punuar e pėr tė organizuar me tė vėrtetė. Duam t“u japim rėndėsi kryesore degėve tė bujqėsisė, tė shėndetėsisė dhe tė arėsimit.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

FAN NOLI .... Empty
MesazhTitulli: Re: FAN NOLI ....   FAN NOLI .... Icon_minitimeWed Jan 16, 2008 2:02 am

Bujqėsia

Shqipėria ka pasurinė qė duket, e cila ėshtė pėrmbi tokė dhe pasurinė qė s“duket, nėn tokė. Uroj me gjithė zemėr qė pasuria nėn tokė tė jetė mė e madhe se sa e kujtojmė, po ėshtė marrėzi tė kryqėsojmė duartė e tė presim tė gjitha tė mirat nga kjo pasuri problematike e tė lemė tė pazhvilluar pasurinė parimtare, e cila sikundėr na sigurojnė tė gjithė ekspertėt e huaj, ėshtė e mjaftė pėr tė ushqyer dhjetė herė mė tepėr ndenjės(banor) se sa ka Shqipėria sot. Pėr tė zhvilluar pasurinė e tokės, Shqipėria duhet ndarė nė gjashtė a shtatė zona bujqėsore, me njė ekspert agronom shetitės nė krye tė cilitdo, i cili t“i mėsojė katundarėt tanė si tė mbjellin, si tė plehėrojmė, si tė lėrojnė, ē“tė mbjellin, si tė mbjellin, si tė rriten e si tė korrin. Me pak harxhe nga anė e shtetit, ndofta mė pak se ato qė harxhon sot degė e bujqėsisė, vendi ynė mund tė nxjerrė mė shumė drithė, pemė e begėti se sa i duhen pėr konsumin e brendshėm e tė eksportojė tepricėn, kur sot pothuaj tė gjithė prefekturat importojnė sė jashtėmi njė pjesė tė madhė tė ushqimit tė tyre.

Shėndetėsia

Raca shqiptare po degjenerohet e po shuhet nga malaria, nga sifilia dhe oftika, nga mosmbrojtja e nėnave dhe vdekėsia e tmerruar e foshnjave. Me pak harxhe mund tė merren masa efektive pėr tė lėftuar tretjen e ngadalshme tė racės sonė. Duam qė Shqipėria tė ndahet nė 6-7 zona shėndetėsore me mjekė ekspertė pėr sėmundjet e sipėrme. Cilado prej kėtyre zonave shėndetėsore duhet tė ketė dy a tri mamira eksperte shėtitėse, tė cilat tė kujdesen pėr nėnat me barrė e pėr shėndetin e foshnjave.

Arsimi

Qė ta vėmė arėsimin nė udhė duhet ta mbushim kokėn njėherė e mirė qė pėr shkollat e memse duhet tė importojmė mėsonjØs tė huaj, me anėn e tė cilėve tė krijojmė mėsonjės modernė pėr tė nesėrmen. Pėr kėtė qėllim ėshtė absolutisht e nevojshme tė fillohet njė gjimnaz qendror i plotė, me njė degė normale, njė degė klasike, njė degė teknike, njė degė tregėtare, me mėsonjės tė huaj. Shtatė a tetė gjysmė gjimnaze pregatitėse duhen themeluar prapė me mėsonjės tė huaj nėpėr qytete mė me rėndėsi pėr tė ushqyer gjimnazin qendror. Veēanėrisht duhet tė importojmė mėsonjės ekspertė tė gjimnastikės e tė muzikės, pėr tė forcuar trupin, pėr tė zbutur shpirtin e racės sė re.

Nėpėr katundet duhet adaptuar sistemi i mėsonjėsve shėtitės. Pastaj shkollat tona duhen frymėzuar me njė mėnyrė tė atillė qė tė rriten njerėz pėr punė e qytetarė me karakter.

Problemet e sipėrme e veēanėrisht atė tė arėsimit s“mund ta zgjidhė njė kabinet prej tė paditurish dhe mediokrėsh si i sotmi. Shėrimi, pra, ėshtė nė ndėrrimin e kėsaj guverne. Kėtė e ka populli nė dorė nė zgjedhjet e afėrme. Po qė tė mundin zgjedhjet tė japin pėrfundimin e dėshėruar duhet siguruar vota direkte dhe e fshehtė drejt pėr drejt prej tėrė popullit. Kam besimin tė plotė qė populli ynė ėshtė mjaft i zgjuar sa tė dijė si ta pėrdorė votėn e tij; jam i sigurtė qė populli ynė ėshtė mjaft trim sa tė votojė ashtu si i thotė ndėrgjegja. Populli ynė vojti mjaft prej kėsaj guverne sa tė mos gėnjehet t“ia japė votėn pėrsėri. Se janė dhe do tė mbeten tė vėrteta fjalėt e presidentit martir tė Shteteve tė Bashkuara i cili ka thėnė " Mund tė gėnjesh njė pjesė tė popullit pėr ca kohė, mund tė gėnjesh tėrė popullin pėr ca kohė, po kurrė s“mund ta gėnjesh tėrė popullin pėr tėrė kohėn".

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

FAN NOLI .... Empty
MesazhTitulli: Re: FAN NOLI ....   FAN NOLI .... Icon_minitimeWed Jan 16, 2008 2:02 am

SHĖNIME BIOGRAFIKE

6 janar 1882
Lindi nė fshatin shqiptar tė Ibrik-Tepesė (Qytezė) nė Turqinė evropiane.

Viti i hyrjes nė gjimnazin grek tė Edernesė. Nė vjeshtėn e vitit 1900 mbaron gjimnazin.

1900
Largohet pėr fare nga vėndlindja. Nė Athinė nuk arrin tė vazhdojė studimet e larta dhe pėr tė jetuar detyrohet tė punojė si karrocier trolejbuzi, kopist, sufler dhe aktor.

Mars 1903
Fillon si mėsues nė shkollėn fillore greke tė Shibin-el-Komit (Egjipt) ku njihet me Spiro Dinen, i cili e ve nė kontakt me Lėvizjen Kombėtare Shqiptare pėr ēlirim nga zgjedha osmane.

Korrik-gusht 1904
Boton skicat e para letrare nė revistėn demokratike greke "Numas" me emrin Theofan Mavromati.

Shtator 1905
Bashkėpunon me gazetėn "Drita" tė Shahin Kolonjės, ku boton artikuj me tė cilėt u pėrgjigjet sulmeve tė shtypit shovenist grek.

Prill 1906
Me propozimin e Thanas Tashkos e Jani Vruhos shkon tė organizojė ngritjen e shoqėrive atdhetare nė SHBA.

31 maj
Shkon nė Bufalo, qendėr e shoqėrisė "Mall“ i mėmėdheut". Pėr ca kohė punon nė njė sharrė.

Korrik
Fillon punė si redaktor i gazetės "Kombi" ku punon deri nė maj tė vitit 1907. Nė "Kombi", gazetė e parė shqiptare nė SHBA, boton artikuj ku ngre probleme tė rėndėsishme tė lėvizjes kombėtare dhe para sė gjithash ēėshtjen e bashkimit tė tė gjitha forcave atdhetare pėrballė rreziqeve qė i kanoseshin kombit.

1907
Boton dramėn nė tri akte "Israilitė dhe filistinė"

6 janar
Themelon nė Boston shoqerinė atdhetare "Besa-Besėn".

9 shkurt 1908
Merr pėrsipėr misionin pėr themelimin e Kishės Shqiptare ortodokse nė SHBA.

22 mars
Themelon Kishėn ortodokse Shqiptare.

Dhjetor
Nis botimin e librave me karakter fetar, si "Shėrbesat e javės sė madhe" (Boston, 1908), "Libra e shėrbesave tė shenjta" (Bruksel,1909) , "Libra e tė kremteve tė mėdha" (Bruksel, 1911)

15 shkurt 1909
Boton numrin e parė tė gazetės "Dielli" qė e nxirrte shoqėria "Besa-Besėn"

10 gusht
Viziton nė disa vende tė Evropės kolonitė shqiptare tė Kishinievit e tė Odesės, tė Bukureshtit e tė Brailės, si dhe tė Sofjes dhe mban meshė nė gjuhėn shqipe.

31 mars 1912
Me punėn e pandėrprerė tė Nolit themelohet nė Boston Federata Panshqiptare "Vatra" qė luajti njė rol tė shquar pėr mbrojtjen e interesave e tė pavarėsisė sė Shqipėrisė.

Qershor
Mbaron Universitetin e Harvardit.

Nėntor
Duke parė rrezikun qė i kėrcėnohej Shqipėrisė nga vazhdimi i Luftės Ballkanike, "Vatra" e nis me mision Nolin nė Evropė.

Pranvėre 1913
Zhvillon njė veprimtari tė dėndur politike nė Londėr pėr njė Shqipėri tė pavarur brenda kufijve tė saj etnike. I dėrgon memorandume Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Anglisė pėr kėtė ēėshtje e boton disa artikuj nė shtypin londinez.

2 mars
Noli shfrytėzon tribunėn e Kongresit tė Triestes ­ kundėr copėtimit tė Shqipėrisė nga ana e Fuqive tė Mėdha tė mbledhura nė aeropagun e Londrės.

Korrik
Viziton pėr herė tė parė Shqipėrinė, ku pritet nxehtėsisht nė Vlorė dhe Durrės. Nė atdhe has nė kundėrshtime pėr themelimin e Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare.

Maj 1915
Pasi qėndron mė se dy vjet nė Evropė, kthehet nė SHBA. Gjatė kėsaj kohe Fan Noli zhvilloi njė veprimtari tė dendur politike e propagandistike, si dhe pėr themelimin e Kishės Autoqefale Shqiptare nė Shqipėri.

Korrik
Zgjidhet kryetar u Federatės Pan-shqiptare "Vatra".

8 shkurt 1916
Boton nė "Dielli" artikullin "Shqiptari i shkelmuar" ku akuzon Fuqitė e Mėdha pėr copėtimin e Shqipėrisė nė Konferencėn e Londrės.

Korrik
Nė emėr tė Kuvendit tė "Vatrės" proteston pranė Fuqive tė Mėdha kundėr synimit pėr tė vendosur protektoratin italian mbi Shqipėrinė.

15 mars 1918
Fan Noli nė emėr tė "Vatrės" u drejton njė deklaratė disa personaliteteve politike dhe shtetėrore amerikane duke pėrfshirė edhe presidentin Vilson, kundėr ndėrhyrjes sė Fuqive tė Mėdha nė problemin shqiptar.

Shtator
Me iniciativėn e Nolit e nėn drejtimin e tij, botohet numri i parė i "Revistės Adriatiku" (The Adriatic Review) nė mbrojtje tė interesave tė Shqipėrisė nė arenėn ndėrkombėtare.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

FAN NOLI .... Empty
MesazhTitulli: Re: FAN NOLI ....   FAN NOLI .... Icon_minitimeWed Jan 16, 2008 2:03 am

26 korrik 1919
Zhvillohet ceremonia pėr zgjedhjen e Fan S. Nolit peshkop.

10 Shtator
Botohet nė "Dielli" intervista e Fan Nolit dhėnė gazetės amerikane "Dejli Telegraf", nė tė cilėn denonconte Traktatin e fshehtė tė Londrės pėr copėtimin e Shqipėrisė.

Nėntor 1920
Rrethet demokratike pėrshėndesin lajmet mbi ardhjen e Nolit nė Shqipėri. Qeveria shqiptare e emėron kryetar tė delegacionit tė saj nė punimet e Lidhjes sė Kombeve nė Gjenevė.

Dhjetor
Mė 17 dhjetor Shqipėria pranohet anėtare e Lidhjes sė Kombeve. Noli e ka cilėsuar kėtė akt si suksesin mė tė madh tė arritur perj tij nė karrierėn diplomatike.

1921
Nėn kujdesin e shoqėrisė "Arsimi" botohet nė Boston "Historia e Skėnderbeut (Gjergj Kastrioti) mbretit tė Shqipėrisė, 1412-1468" prej peshkopit Theofan (Fan S. Noli).

Prill
Noli zgjidhet kryetar i Partisė Popullore, e para "parti" politike parlamentare nė Shqipėri.

Gusht 1922
Me pėrpjekjet e vazhdueshme tė Fan Nolit themelohet nė Berat Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare qė mėnjanonte Patriarkanėn tė ndėrhynte nė ēėshtjet kishtare.

Nėntor 1923
Nė kishėn e Shėn Gjergjit nė Korcė bėhet dorėzimi dhe fronėsimi i Fan Nolit si peshkop I durrėsit, Gorės dhe Shpatit.

Dhjetor
Nė zgjedhjet pėr Asamblenė Kushtetuese, Noli zgjidhet deputet i Korcės, e cila e kishte bėrė edhe qytetar tė saj. Opozita demokratike mundi tė siguronte vetėm 1/3 e vendeve nė Asamble.

1 Maj 1924
Noli merr pjesė nė varrimin e Avni Rustemit nė Vlorė, qė u kthye nė njė manifestim tė madh politik e mban njė fjalim tė zjarrtė pėrpara trupit tė tij. Fjalimi e pėrshkojnė notat e revolucionit tė afėrm.

Maj
Nė gjendjen revolucionare tė krijuar, nė Vlorė formohet Komisioni Politik Administrativ, i kryesuar nga Fan Noli, pėr drejtimin e lėvizjes kryengritėse qė kishin shpėrthyer forcat e Bajram Currit, tė shoqėrisė "Bashkimi" e tė garnizoneve ushtarake tė Shkodrės, Pėrmetit, etj.

10 qershor
Triumfon Revolucioni Demokratiko-borgjez. Noli ngarkohet tė formojė qeverinė e re.

17 qershor
Fan Noli, nė emėr tė qeverisė sė re, shpall programin prej 20 pikash, qė pėrbėn njė shprehje tė aspiratave tė shtresave tė gjera tė popullsisė.

10 shtator
Flet nė seancėn e 14-tė plenare tė Asmablesė sė Lidhjes sė Kombeve. Fjalimi u cilėsua nga shtypi i huaj si "bomba e peshkopit shqiptar" dhe "njė nga fjalimet qė bėnė mė tepėr bujė". Ai demaskoi veprimtarinė e Lidhjes sė Kombeve se gjoja mbronte paqen apo synonte tė zgjidhte ēėshtjen e ēarmatimit.

Dhjetor
Me anėn e njė proklamate, kryeministri Fan Noli, i drejtohet me njė thirrje popullit shqiptar qė tė rrėmbejė armėt pėr tė mbrojtur fitoret e revolucionit nga ndėrhyrja e bandave tė armatosura tė Ahmet Zogut, tė ndihmuar materialisht e me trupa vrangeliste nga qeveria jugosllave.

24 dhejtor
Me gjithė rezistencėn spontane tė ushtrisė kombėtare e tė forcave vullnetare, forcat e Ahmet Zogut hyjnė nė Tiranė. Fan Noli e udhėheqės tė tjerė u detyruan tė largohen nga atdheu.

25 mars 1925
Forcat demokratike ­ revolucionare nė emigracion themelojnė Komitetin Nacional Revolucionar (KONARE) e zgjedhin nė krye tė tij Fan Nolin.

1926
Boton nė Bruksel nė pėrkthim shqip veprat madhore tė Shekspirit "Hamlet", "Makbethi", "Jul Qezari" dhe tė H. Ibsenit "Armiku i popoullit" dhe "Zonja Ingra e Ostrotit", tė pajisura secila me njė analizė kritike.

28 nėntor
Nė "Lirija Kombėtare" boton tri nga poezitė politike mė tė njohura tė tij:

"Hymni i Flamurit"
"Syrgjyn vdekur" (Elegji pėr L.Gurakuqin)
"Shpell“ e Dragobisė"(Elegji pėr B.Currin)

8 dhjetor
Denoncon paktin italo-shqiptare, tė ashtuquajturin Pakti i parė i Tiranės dhe e quan atė si preludin e pushtimit tė Shqipėrisė nga Italia fashiste.

1927
Boton nė Vjenė (1926) versionin e parė tė "Rubairave" tė Omar Khajamit dhe nė Bruksel versionin e plotė tė pajisur me njė analizė kritike dhe me shėnime.

15 janar
Nė gazetėn e Nju-Jorkut "Herald Tribjun" u bėn thirrje njerėzve paqedashės tė mbarė botės pėr tė ndaluar katastrofėn qė i kėrcėnohej Shqipėrisė nga intrigat e fshehta tė diplomacisė angleze e italiane pėr tė ndezur zjarrin nė Evropėn Juglindore.

Prill
Zgjidhet kryetar i Komitetit tė Ēlirimit Nacional. Noli ėshtė ndėr tė parėt qė propagandon idenė pėr ta lidhur luftėn e popullit shqiptar me atė tė popujve tė tjerė tė shtypur tė Ballkanit e tė Evropės.

24 prill
Merr pjesė nė hartimin e Deklaratės sė pėrbashkėt tė Komitetit tė Ēlirimit Nacional e tė Komitetit tė Ēlirimit tė Kosovės.

1927-1928
Boton poezitė "Marshi i Barabajt" e "Kėnga e Monarkisė".

1929
Merr pjesė nė Kongresin Ndėrkombėtar Antifashist qė zhvillohet nė Berlin.

Janar-shkurt 1930
Boton poezitė e mirėnjohura "Moisiu nė mal" dhe "Shėn Pjetri nė mangall". Afėrsisht tė kėsaj kohe mund tė jeneØedhe poezitė "Marshi i Krishtit", "Krishti me kamēikun", "Marshi i kryeqėsimit", "Kirenari" dhe "Kryqėsimi".

Prill-maj
Shkruan dy poezitė mė tė fuqishme tė tij:

"Rent, or marathonomak"
"Anės sė lumenjve"

Maj
Kthehet pėrsėri nė SHBA, Ministri i Zogut nė Uashington , Faik Konica, pėrpiqet ta bindė Nolin tė heqė dorė nga rruga revolucionare.

1 nėntor
Fillon tė botojė nė Boston gazetėn "Republika", me program qė i pėrmbahej nė vija tė pėrgjithshme atij tė KNĒ: Republikė, demokraci, pavarėsi dhe kufi etnikė. Vazhdoi tė dalė deri mė 1933.

Mars-shtator 1932
Noli qėndron nė Gjermani nė pritje tė vizės pėr t“u kthyer pėrfundimisht nė SHBA.

Tetor-dhjetor
Kthehet nė SHBA. Sėmuret rėndė nga pleumonia. Detyrohet tė shtrohet nė spital pėr t“u mjekuar.

1932-1933
Boton pjesėn e parė tė romanit "Don Kishoti" tė Servantesit nė pesė vėllime tė shoqėruar me njė analizė kritike.

1934
Sėmundja e rėndė, vetmia, braktisja e disa miqve e shokėve, si dhe perspektiva e paqartė dhe e zymtė e ēuan Fan Nolin nė njė dėshpėrim tė thellė. Nė kėto ēaste kaq tė rėnda psikologjike ai shkroi:

"S“kam mė as nge, as qejf, as takat, pėr politikėn… kėllėēi im politik ėshtė varur nė muze dhe nuk del s“andejmi kurrė".

1935
Kalon njė jetė tė vetmuar. Merret me studime nga mė tė ndryshmet dhe fillon mėsimet nė moshėn 53-vjeēare nė konservatorin e muzikės tė Nju-Inglendit nė Boston.

1936
Boton pjesė muzikore liturgjike nėn titullin "Hymnore".

1937
Mbaron konservatorin e Muzikės.

28 qershor
Noli i jep njė intervistė gazetės "Boston Post", ku ndėrmjet tė tjerash theksonte se ai nuk do tė kthehej kurrė nė Shqipėri, pėrderisa do tė ishte nė fuqi Zogu.

14 korrik
Gazeta "Dielli" boton njė artikull qė kritikon ashpėr kėtė intervistė tė Nolit. Ne, theksonte gazeta, kishim mendimin se ai "kishte hequr dorė nga ngatėrresat politike" dhe se kishte kuptuar mė nė fund "rėndėsinė e tij si predikonjės i fjalės sė perėndisė dhe, paskėtaj, nuk do tė merrte mė pjesė kundėr mbretit as me fjalė tėrthori, as me goditje drejtpėrdrejt, as me rromuze nė shtyp tė huaj".

15 korrik
Pėrpara kėtyre sulmeve, Noli u mjaftua tė jepte njė deklaratė tė thatė dhe evazive se intervista e tij nuk ndiqte qėllime politike.

Prill 1939
Ndjek me shqetėsim tė madh lajmet tronditėse mbi pėrgatitjen pėr pushtimin e Shqipėrisė nga Italia fashiste. Me fillimin e Luftės II Botėrore humbi ēdo lidhje me Atdheun.

Maj 1943
Noli hodhi poshtė propozimin e Zogut pėr ta vėnė atė nė krye tė njė qeverie mbretėrore nė mergim, por u shfaq i gatshėm tė ishte eventualisht kėshilltar i saj.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

FAN NOLI .... Empty
MesazhTitulli: Re: FAN NOLI ....   FAN NOLI .... Icon_minitimeWed Jan 16, 2008 2:03 am

Dhejtor 1944
Me anėn e njė telegrami qė i drejton kryeministrit tė Britanisė sė Madhe, Uinston Ēėrēill, kėrkon njohjen e qeverisė demokratike provizore shqiptare.

1945
Nė moshėn 63 vjeēare, Noli merr titullin doktor nė filozofi nga universiteti i Bostonit pėr disertacionin "Gjergj Kastrioti ­ Skėnderbeu, 1405-1468" (George Castrioti Scanderbeg) qė botohet mė 1947.

Tetor
Konferenca e Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Shqipėrisė e zgjedh Nolin kryetar nderi tė saj pėr "kontributin e madh qė ai kishte dhėnė nė fushėn e kulturės dhe tė letrave shqipe".

Janar 1947
Bashkatdhetarėt festojnė 40- vjetorin e ardhjes sė Fan Nolit nė SHBA, koincidon me vėnien nė qarkullim tė veprės "Bethoveni dhe revolucioni francez" ("Beethowen and the French Revolution").

1950
Noli boton veprėn "Historia e Skėnderbeut, kryezotit tė Arbėrisė (1405-1468)", variant i ri i botimit tė vitit 1921.

Shkurt 1959
Noli shkruan "Dhjatėn" apo testamentin. Njė nga kėrkesat e tij themelore ishte qė tė thjesht e pa shpenzime.

1960
Botohet "Pesėdhjetėvjetori i Kishės Ortodokse Shqiptare (1908-1958) nga Metropoliti Fan S. Noli".

Tetor-nėntor 1964
Shtrohet nė njė spital tė Bostonit dhe mė 2 nėntor operohet pa asnjė shpresė shpėtimi.

13 mars 1965
Pas njė sėmundjeje tė rėndė vdes nė Florida nė moshėn 83-vjeēare.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





FAN NOLI .... Empty
MesazhTitulli: Re: FAN NOLI ....   FAN NOLI .... Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
FAN NOLI ....
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: SHKENCAT SOCIALE :: HiStoRiA-
Kėrce tek: