AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Shote Galica

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Shote Galica Empty
MesazhTitulli: Shote Galica   Shote Galica Icon_minitimeWed Jan 16, 2008 2:06 am

Shote Galica Files2


SHOTE GALICA

Ėshtė zor tė gjesh rast tjetėr, kur gruaja zėvendėsoi burrin e vrarė, komandantin e njė ēete tė armatosur dhe ta ringjallė atė me kushtrimin e saj luftarak:"O, prite Azem Galicėn..."! Mbetet si spikama mė evidente nė artin e gjallė tė njė populli, kur dy bashkėluftėtarėve, njėherazi edhe dy bashkėshortėve, u kėndohet me tė njejtat tone dhimbje, krenarie e lavdie.
Kjo ėshtė Shote Galica, bija e Drenicės dhe nuse nė Drenicė, personazhi i parė nė ninullat e veriut, shqipe nė Bjeshkėt e Namuna tė Kosovės.Te kjo bijė Shqipėrie, qe pėrkryer shartimi i bukurisė me fisnikėrinė, i trimėrisė me menēurinė, i rreptėsisė me drejtėsinė, i ēlltėrsisė me ndershmėrinė. Dashuria dhe urrejtja e shpirtit kishin kahet e veta tė motivuara prerė.
Kur u lind Shote Galica, ( emri i saj ėshtė Qerime. Shotė i mbeti nga thirrjet pėrkėdhelėse tė prindėrve) nė vitin 1895 , nė vatrat e Fushė - Kosovės, Drenicės dhe tė Rrafshit tė Dukagjinit, flitej pėr burrat e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, pėr meritat e organizatės mbarėshqiptare, qė e rrethoi me gjokse tė nxehta Shqipėrinė, pėr ta shpėtuar nga coptimi, Rrėfenjat pėr Abdyl Frashėrin Sulejman Vokshin. Ali Pashė Gucinė. Ali Ibėr Nezėn, pėr Imer Prizrenin e Isuf Sokolin, pėr Imajl Hysenin e Krasniqes, qė u nis pėr nė Shtimje, atė ditė qė martohej,(ai nuk u kthye mė kurrrė, madje as trupi nuk ju gjet), flitej me krenari tė pashoqe pėr Mic Sokolin qė mbylli me gjoks grykėn e topit armik. Kėto e tė tjera tregime pėr mbrojtėsit e Plavės e tė Gucisė, tė Hotit e tė Grudės, pėr qėndresėn e ulqinakėve, qė u rrethuan nga toka e nga deti, gatuan shpirtin heroik tė Shote Galicės, tė heroinės sypatrembur, qė do tė hynte nė historinė e vendit tė vet me paragrafė zjarri. Ajo ishte 18 vjeēe, kur Konferenca e Ambasadorėve tė Londrės nė vitin 1913, pėr tė plotėsuar interesat dhe lakmitė e tė tjerėve, preu nga tėrėsia e trungut iliro-shqiptar, Kosovėn. Kjo padrejtėsi historike, tė cilėn nuk po din a nuk duen ta ndreqin kohėt as pas 100 vjetėsh, tronditi tėrė qėnien e Shote Galicės, kockat dhe gjakun . Ajo u vesh si burrė pėr tė luftuar si burrat.

Populli e admiroi atė qėndrim, duke e veshur me artin e vet:
" Dada Shotė me tirq galana
Burrė mbi burrė, ma trim se zana;
Dada Shotė me kapuē qenari,
Nepėr shekuj, zog shqiptari..."

Pas atij vendimi arbitrar tė Konferencės sė Ambasadorėve, kur u pėrgjysmua Shqipėria nė favor tė fqinjėve, nė Kosovė u vendos regjimi ushtarak serbo-malazez. Filluan masakrimet, pushkatimet dhe dėbimet e shqiptarėve nga dheu i tyre. Dhjetra , mijėra u torturuan dhe u vranė; 60 mijė tė tjerė u shpėrngulėn me dhunė tė egėr. Nė Luftėn e parė botėrore ( 1914-1918), mbi trevėn e Kosovės dardane, u dyndėn ushtritė austro-hungareze e bullgare: Shote Galica ishte nė vijėn e parė tė luftės kundėr armiqėve tė rinj. Siē dihet, nė Luftėn e parė botėrore, Shqipėria mbajti qėndrim asnjanės, megjithatė konferenca e shteteve fituese tė kėsaj lufte, qė u mblodh nė Paris nė vitin 1919, i trajtoi me rėndėsi ato vende qė humbėn luftėn. Ajo mori parasysh pretendimet e tri monarkive fqinje ( Italisė, Greqisė dhe Jugosllavisė) nė dėm tė pavarėsisė e tė tėrėsisė territoriale tė shtetit shqiptar. Nė ato kushte historike, vendlindja e Shotės e krejt Kosova pėrjetoi genocid tė ri. Mbretėria serbo-kroate-sllovene, duke e menduar Kosovėn si pjesė tė saj, intensifikoi vendosjen e kolonėve sllavė , grabitjen e tokės dhe pėrzėnien e shqiptarėve. Gjatė 20 vjetėve nė vijim, 1918-1941, u morėn 200 mijė hektarė tokė dhe u nxorrėn jashtė trojeve tė tyre 250 mijė shqiptarė.

Atėherė shpėrtheu ajo lėvizje e gjerė, nė shtatė e nė shtatėdhjetė, tė cilėn e udhėhoqi Komiteti "Mbrojtja kombėtare e Kosovės". Pėrkrah trimave tė njohur, Idriz Seferit, Ramė Vllasės, Mulla Agan Kajės, Kerit tė Sadri Bardhit, Sadik Ramės tė Gjurgjevikut, Mehmet Konjuhit, u gjend edhe Shote Galica me Azemin. Tė dy bashkėshortėt krah pėr krah komandonin ēetėn e armatosur, tė dy ata midis 10 mijė tė tjerėve nė kryengritjen e Rrafshit tė Dukagjinit, qė ngriti nė kėmbė Prizrenin, Gjakovėn , lstogun e Rugovėn. Prijėsit kryesorė tė saj ishin Sadik Rama, Azemi dhe Shota, qė u shquan pėr trimėritė qė treguan edhe nė luftimet e pėrgjakshme tė krahinės sė Llapit. Krijimi i zonės sė lirė tė Drenicės dhe zonės neutrale tė Junikut si bazė kryengritjesh dhe qėndrese, afirmuan idealet e Shotės dhe trimave tė tjerė nė luftėn pėrēlirim dhe bashkim kombėtar. Nusja kosovare, gjatė 12 vjetėve luftė, mori pjesė nė mė shumė se 40 pėrleshje tė armatosura kundėr serbėve. Pėr ti shpėtuar ndjekjes sė paprerė, nga fundi i vitit 1926, u vendos nė Shqipėri, pasi dy vjet mė parė i ishte vrarė, i shoqi, Azemi.

Veriu i Shqipėrisė, trimėritė, dufet e thella, krisjet dhe xhėmėt e mėdha i ka regjistruar nė historinė e tij orale nė kėngė. Kjo ndjeshmėri ka shprehur detyrimin atdhetar pėr tė mos harruar tė mirat e mėdha dhe as tė kėqiat e mėdha.

Nė vitet 30 tė shekullit tė shkuar u kėndua njė kėngė e re qė kishte brenda vetes, njė paralele tmerri . Ajo mbetet vėrtetėsi, dėshmi kolektive dhe akuzė e rėndė.

" Kur ta kthyem Kosovė shpinėn
E lamė borė, e gjetėm dimėn.."

Kosovarėt e ndjekur nga serbėt, gjetėn nė dheun amė tiraninė zogiste. Nė bjeshkė bora dhe dimri kanė njė kuptimėsi. Shote Galica vdiq nė vitin 1927 nė Fushė-Krujė, nė varfėri tė thellė, nė vetmi dhe mjerim tė plotė. Atė e vrau ai qė eleminoi Hasan Prishtinėn, Bajram Currin e Luigj Gurakuqin, Avni Rustemin e shumė tė tjerė. Nė rastin e Shotės, vrasėsi i regjur, gjeti njė mėnyrė tjetėr; pėrbuzjen, harrimin, izolomin dhe varfėrinė. Ai nuk harroi njė fakt. Shote Galica me pushkė nė dorė, u doli pėrpara gardistėve tė bardhė dhe mercenarėve tė Zogut kur po ktheheshin me sy tė pėrgjakshėm pėr tė shtypur Fanolistėt. Kėtė fund tragjik pati kosovarja e pavdekshme, qė u shua nė lulen e rnoshės sė saj 32 vjeēare, ajo qė kishte humbur nė luftra 22 anėtarė tė familjes.

Kjo bijė Shqipėrie i meriton lulet e mirėnjohjes mbi varr e atje ku i ka shtatoret nė 75-vjetorin e vdekjes. Kėshtu pozicionohet e sotmja ndaj sė djeshmes qė shkroi historinė e kohės sė re pėr shqiptarėt. Kėto buqeta lulesh shprehin menēurinė, dashurinė dhe janė brenda karakterit mbarėkombėtar tė shqiptarėve. Lulet humbasin pėrkushtimin kur jepen si nė rastin e vejushės plakė tė atij qė e vrau pa plumba Shote Galicėn. Nė kėto raste dhėnia e luleve, krejt e pamotivuar ėshtė hipokrizi politike, apo politikė infantile.

Shpesh jemi mrekulluar nga shembujt e heroizmit qė kemi lexuar nė historitė e popujve tė tjerė, i kemi nėnvizuar nė bisedat tona pa ditur dhe aq mirė ēfarė ka brenda Panteoni ynė. Pse duhet tė na befasojė aq shumė kalimi i alpeve nga Hanibali pėr tė hyrė nė portat romake, kur heroina jonė Shote Galica kaloi 12 dimra nė breshėr, nė borė e nė thėllimin e e egėr.

Me emrin e kėsaj heroine u ngritėn nė luftė pėr lirinė e Kosovės, djemtė dhe vajzat e UĒK-sė. Heroizmin e Shote Galicės nga Drenica e ngriti edhe mė lart Adem Jashari i Drenicės, qė u flijua me tė 30 pjesėtarėt e familjes pėr ato ideale qė u vranė Azemi e Shota.

Po i kthehemi kryefjalės sė kėtij shkrimi, kryefjalės qė e ka zgjimin nė popull:
" Po e pėrvetė Shari Drenicėn
Ku e kemė Shote Galicėn...?".
Jehona: " Nė ēdo mal e nė ēdo gurė, S'tė harron Shqipėria kurrė":

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Shote Galica
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: SHKENCAT SOCIALE :: HiStoRiA-
Kėrce tek: