AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 LAPIDARI ME FLAMURIN SHQIPTAR NE TRIETSTE ITALI

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

LAPIDARI ME FLAMURIN SHQIPTAR NE TRIETSTE ITALI Empty
MesazhTitulli: LAPIDARI ME FLAMURIN SHQIPTAR NE TRIETSTE ITALI   LAPIDARI ME FLAMURIN SHQIPTAR NE TRIETSTE ITALI Icon_minitimeWed Jan 16, 2008 2:22 am

LAPIDARI ME FLAMURIN SHQIPTAR NE TRIETSTE ITALI Files6

LAPIDARI ME FLAMURIN SHQIPTAR NE TRIETSTE ITALI


MEDALION PER EMIGRANTET E VDEKUR AKSIDETALISHT


Eshte bere si shplodhje pas nje dite studimesh, qe
nje pjese te kohes tone ta kalojme ne Internet, neper
listat e forumet shqiptare, ku lexojme lajme e shkrime letrare
nga vendi e diaspora.
Jemi nje grup studentesh ne qytetin e Triestes qe
diskutojme ndermjet nesh ,pothuajse ne menyre te
perditeshme ne lidhje me ato qe lexojme Ajo qe me shtyu te shkruaja kete ndodhi sot,ishte poezia e poetes se njohur Vitore Stefa Leka: "Ne galerine me profilin e Dantes", qe nje studente nga
Berati , na e lexoi sot gjate nje momenti pushimi.
Keto vargje me kthyen me mendimet 8vjet me pare, kur
sapo kisha mberritur ne Trieste.
Tuneli ne te cilin natyra ka gdhendur - siē thote poetja ne poezine e saj - si me dore kete profil te poetit te madh italian, Dante Alighierit, eshte nje pike e lidhjes rrugore ndermjet Triestes e qyteteve te tjera te Italise apo Europes.
S'kisha as nje muaj qe kisha ardhur, kur me nje grup shokesh e shoqesh, vendosem te kalojme fundjaven ne Venecia. Isha me e sapo ardhura nga Shqiperia dhe bukuria e ketij qyteti romantik bregdetar Trieste, po me magjepste me peisazhet e ndryshme qe me dilnin perpara.
Befas, pa hyre ne tunel na shfaqet perpara flamuri shqiptar dhe pa patur kohen as te pyes, te tre makinat ndaluan aty. Shoket e shoqet e mi u drejtuan tek ajo
"forme" lapidari me flamurin tone, mbi te cilin ndodhej fotografia e nje djaloshi 18 vjeēar, Gentur Lleshi nga Berati, rrethuar me 18 trendafila te kuq ku lexoheshin keto fjale:"Te lutem mos e kthe fytyren! Mos i hiq syte nga kjo fotografi,! Mos e mbulo me dore foton e ketij djaloshi te bukur sepse shuhen endrrat e tua, shpresat e tua, deshirat e tua, shuhet gjithēka e bukur e shpirtit tend. Para teje ndodhen duart e njoma me kallo, Eshte pjekuria e parakohshme, eshte endrra qe pritet.... Ketu ndodhet nje nga ata qe i hipen anijes se shpreses se madhe e u vra ne nje aksident rrugor me 2 tetor 1992".
Me poshte lexoja emra te tjere. Te gjithe te rinje.. Te gjithe bij nenash...
S'munda te lexoj deri ne fund se nje lemsh m'u mblodh
ne gryke... Te gjithe ata te rinj ishin pothuajse moshataret tane...
M'u afrua Eda, e sikur donte te me shkepuste nga ato
mendime melankonike me thote:
-Karolina a deshiron te shohesh diēka te ēuditeshme?
Shiko profilin e Dantes ne te dale te tunelit; Kur Triestinet kalojne aty, i bien tri here burise pasi u sjell fat per udhetimin qe kane nisur.
Kur vuri re qe une ende s'po levizja, vazhdoi:
- E po ke te drejte, ti vjen per here te pare ketu,
Gjate viteve te para kur prisnim e percillnim njerez tek trageti, verrenim dhe disa barra te zeza qe inisnin ne atdhe, pa askend qe i percillte apo qe i
priste... E tmerrshme!!! Mos harro, ishin vitet e para te '90! Vendi atje ishte shkaterruar kurse
ne emigrantet, ishim ende te pastabilizuar e konfuze, por pamjen e atij arkivoli askush prej nesh nuk do ta harroje kurre. Mbaj mend zonjen Vitore, mamane e Mikelinos qe ti njeh, e cila organizoi nje ceremoni te thjeshte me disa shqiptare per tepercjelle kete djale pas vdekjes se tij tragjike. Sapo kishte mbushur 18 vjeē.!
Zonjen Vitore ,e kane quajtur dhe Nena e shqiptareve ,nga ndihma e madhe dhe e pakursyer, qe u ka dhene shqiptareve , qe vinin me traget nga Atdheu , apo ne forma te ndryshme e qe donin te rregulloheshin apo stabilizoheshin ketu.Ne ate kohe qe ndodhi kjo fatkeqesi, ajo se bashku me piktorin nobelist z. Masrur Imani, kerkuan nga komuna e Triestes , te ngrinin nje lapidar si simbol i te gjithe te reneve(Duarve te njoma me kallo) jashte Atdheut.
Zgjodhen pikerisht kete vend anes Adriatikut ,qe shikon drejt horizontit te larget , drejt brigjeve te Atdheut Shume udhetare ndalojne per te pushuar. Flamuri i kuq e i panjohur dhe fotua e Genturit, terheq vemendjen e kalimtareve. Shume shqiptarekane lene dhe mbresat e tyre te shkruar, siē e shikon.
Me vone dhe per mua u be diēka e zakonshme ndalesa ēdo
here qe dilnim jashte qytetit, tek ky lapidar dhe pse
nuk ka permasat e verteta te nje lapidari ,por me vlera
aq te medha, te ngritur ne saje te vullnetit e deshires se mire te kesaj zonje te madhe qe ne vitin 1992 dhe gjithmon gjene lule te fresketa ne te Fatkeqesisht i jane shtuar dhe emra te tjere: DritanBerberi, 24 vjeē nga Tirana vrare aksidentalisht; Edmond Metalli, 34 vjec vrare aksidentalisht ,ngaDurresi; Lulzim Nevzati aksidentalisht ne pune, nga Gilani;
Emiljano Grosha 18 vjec, aksidentalisht, ngaShkodra;
Teuta Shkurtaj studente, aksidentalisht, nga Vlora.
Ne kujtim te tyre, aty shikon gjithnje lule te fresketa te vendosura nga duart e panjohura te emigranteve shqiptare te shperndare neper rruget e
Evropes...

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
LAPIDARI ME FLAMURIN SHQIPTAR NE TRIETSTE ITALI
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lajme Sportive Shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: ME AFER NJERI TJETRIT :: EmiGraCioNi-
Kėrce tek: