AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Britania e Madhe, 4 mijė paund emigrantėve pėr kthim vullnet

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Britania e Madhe, 4 mijė paund emigrantėve pėr kthim vullnet Empty
MesazhTitulli: Britania e Madhe, 4 mijė paund emigrantėve pėr kthim vullnet   Britania e Madhe, 4 mijė paund emigrantėve pėr kthim vullnet Icon_minitimeWed Jan 16, 2008 2:23 am

Klandestinėt, historia e njėrit prej tyre. Suksesi nė biznes pas largimit nga Anglia

Njė shqiptar, i cili kishte emigruar nė mėnyrė tė jashtėligjshme nė Britaninė e Madhe ka mundur qė tė bėhet njė biznesmen i suksesshėm pas kthimit tė tij me dėshirė nė atdhe. Kjo falė parave qė qeveria britanike ka sponsorizuar pėr tė.

Dhe ky nuk ėshtė rasti i vetėm qė tregohet nga vetė Ministria e Brendshme e Britanisė sė Madhe. Zėdhėnėsi i "Home Office" nė Britani ka pohuar se "falė parave tė ofruara nga qeveria e vendit tė tij pėr kėtė shqiptar, ai i dha jetė prodhimit tė verėrave biologjike nė afėrsi tė Tiranės".

"T‘u vish nė ndihmė kushton shumė mė pak sesa t‘i dėbosh". Ėshtė kjo motoja mė e fundit e autoriteteve britanike pėr largimin e emigrantėve nga vendi i tyre. Nė njė program qė ka ēelur kjo qeveri pėr emigrantėt qė duan tė largohen me dėshirė nga Anglia bėhet i mundur ofrimi i njė bonusi pėr ta qė kap vlerėn prej katėr mijė paundesh ose rreth 5600 euro.

Ky ėshtė sistemi i zbatuar nga qeveria e MB pėr tė zhdėrvjelltėsuar procesin e riatdhesimit tė emigrantėve, qė nuk plotėsojnė kėrkesat e domosdoshme pėr tė qėndruar atje, sigurisht edhe pėr tė kursyer jo pak nga paratė publike. Sipas asaj qė shkruan "Sunday Telegraph" mė shumė se 23 mijė emigrantė nė nėntė vitet e fundit kanė pranuar tė riatdhesohen me dėshirė nė vendet e origjinės, pėrmes pagesės sė shpenzimeve tė udhėtimit me avion, marrjen e njė mijė paundėve, si para nė dorė nė aeroport dhe tre mijė paund shtesė tė marra nga fondi i posaēėm pėr t‘i dhėnė jetė njė aktiviteti pune. Deri mė sot, ky program ka kushtuar 36 milionė paund dhe bashkėfinancohet edhe nga Bashkimi Evropian.

Vitin e kaluar, sipas njė zėdhėnėsi tė "Home Office" mėsohet se "janė riatdhesuar mė shumė emigrantė sesa nė tė gjitha vitet e mėparshme. Ne nuk kemi mėdyshje nė pėrdorimin e mėnyrave ‘tė forta‘, por kur mund tė shmangim kosto nė ngarkim tė taksapaguesve sigurisht qė e bėjmė edhe kėtė", pohon i njėjti burim zyrtar. Nė tė vėrtetė, pėrllogaritet se mesatarisht, ēdo riatdhesim me detyrim u kushton shtetasve britanikė rreth 11 mijė paund. Kėshtu, ofrimi i nxitjeve me "bonuse" jo vetėm qė i kushton mė pak arkės sė shtetit, por i shėrben edhe qėllimit tė pėrmirėsimit tė jetesės.

Falė kėtyre parave tė ofruara nga qeveria e MB-sė, jepet edhe shembulli i njė iraniani, qė arriti tė ngrejė njė ndėrmarrje tė rritjes sė strucėve, si dhe njė femėr nga Zimbabve, e cila themeloi njė rrjet tė dyqaneve tė bukurisė, qė siē raportohet kanė pasur sukses nė kėto biznese. Por ashtu, si shumica e nismave qeveritare edhe kjo ka kundėrshtarėt, apo skeptikėt e vet. Metju Eliot nga Shoqata e Taksapaguesve Britanikė u shpreh se "t‘u japėsh emigrantėve klandestinė njė lloj shpėrblimi ėshtė si tė zhdoganosh ilegalitetin dhe me siguri jep njė mesazh tė gabuar". Nė kėtė linjė janė edhe konservatorėt nė opozitė, duke kritikuar ashpėr programin e qeverisė laburiste mbi rikthimet me dėshirė. "Duke parė se nuk arrijnė tė mbrojnė kufijtė, i korruptojnė emigrantėt qė tė largohen", deklaroi Deivid Devis, ministėr i Brendshėm i qeverisė "hije" tė konservatorėve.

Kritika tė shumta bien edhe mbi nismėn mė tė re tė qeverisė pėr tė frenuar emigrimin nė MB: garancia monetare njė mijė paund pėr ēdo shtetas nga shtete jo anėtare tė BE-sė, me qėndrim tė rregullt nė MB, nėse ftojnė familjen, apo tė afėrm pėr vizita. Synimi i qeverisė ėshtė qė tė reduktohen maksimalisht rastet e personave qė me tė vėnė kėmbė nė MB, nuk rikthehen mė nė vendet e tyre tė origjinės, duke iu bashkuar radhėve tė atyre me qėndrim tė parregullt. Po nė propozimet e qeverisė bėjnė pjesė, pas studimeve pėrkatėse tipa tė reja vizash, pėr biznes, turistike dhe pėr vizita familjare, me kohėzgjatje tė ndryshme tė vlefshmėrisė sė tyre, reduktimi i afatit tė vlefshmėrisė sė vizės turistike tė pėrgjithshme nga gjashtė nė tre muaj, si dhe detyrimi qė kėrkuesit tė provojnė se sigurojnė jetesėn e tyre, gjatė tė gjithė periudhės sė qėndrimit, kjo sipas modelit pėrkatės australian.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Britania e Madhe, 4 mijė paund emigrantėve pėr kthim vullnet
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: ME AFER NJERI TJETRIT :: EmiGraCioNi-
Kėrce tek: