AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Kujtime-pjesa e dyte-Zerat e vertet‏

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Kujtime-pjesa e dyte-Zerat e vertet‏ Empty
MesazhTitulli: Kujtime-pjesa e dyte-Zerat e vertet‏   Kujtime-pjesa e dyte-Zerat e vertet‏ Icon_minitimeWed Jan 16, 2008 2:26 am

Zerat e vertete te gazetarise greke

-Kujtime-

Kur hidheshin themelet e pavarsise se Kosoves.

Por edhe zėrat e vėrtetė nuk munguan. Gazetari , Stavros Theodhoraqis, drejtor i revistės “Klik”, tek revista “Men” nr. 4/1999, mes tė tjerash shkruan:

“...qė nga fillimi i vitit 1999 spastrimet e Millosheviēit kishin shtyrė jashtė Kosovės, gjysmė milion shqiptarė. Nė javėn e parė tė bombardimeve u larguan edhe 100 mijė tė tjerė... Mė besdis mungesa e gjakftohtėsisė, gėnjeshtrat tona tė mėdha e tė vogla, hipokrizia. Nė televizion nuk merr vesh se kur fillon lajmi, kur komenti e kur propaganda. Dėgjoja njė spikere tė mallkonte amerikanėt qė bombardojnė civile tė pafajshėm, ndėrsa nė ekran projektoheshin sekuenca nga arratia e refugjatėve. Mediat greke shohin vetėm “sėrbėt ortodoksė” qė i rezikojnė “tė keqit Klinton”, ndėrsa mediat ndėrkombėtare shohin refugjatėt e pėrndjekur nga Millosheviēi... Po ata persona qė nė shkurt i bėnin apel SHBA-sė tė ndėrhynte kundėr Turqisė qė po shtypte kurdėt, tani pyesin nga TV-tė se ē’punė kanė amerikanėt nė ballkan?... “Intelektualėt e shqetėsuar”, me qirinj nė duar, nuk thonė asnjė fjalė pėr pėrndjekjet e Millosheviēit. Sigurisht’ ngjarjet nė Jugosllavi do tė zhvillohen pavarėsisht nga dėshirat e Greqisė... As Klintonin nuk mund ta ndalojmė, as Millosheviēin. Le tė ndihemi mė nė fund rehat me shtatin tonė tė vogėl e tė mos fryhemi e t’i biem gjoksit me grusht. E sigurt ėshtė se popujt qė ndahen me armė, shumė vėshtirė se mund tė bashkohen”.
Pozicioni zytrar I Greqisė bėhet edhe mė I vėshtirė pėr vetė rolin e medias. Nga njėra anė, Greqia si antare e NATO-s dhe e BE-sė, qė pėrbėnin aleancėn kundėr Millosheviēit dhe nga ana tjetėr Greqia si vėnd ballkanik, e lidhur ngushtė me Sėrbinė nga feja ortodokse dhe interesat e pėrbashkėta nė rajon. Qėndrimi zyrtar i qeverisė greke ishte i ekuilibruar e I kujdesshėm. Njė meritė tė veēantė ka kryeministri Simitis, qė diti tė manovrojė me zgjuarėsi, pa rėnė nė njėanshmėri. Greqia u deklarua mike me popullin sėrb, si me gjithė popujt e Ballkanit, duke dėnuar spastrimin etnik tė shqiptarėve nga Kosova. Nė kėtė kohė Greqia dha njė ndihmė humane prej 200 milion dhrahmish ndihmė. Nė kėtė periudhė, gazeta presticioze “Ta Nea” publikon njė sondazh tė zhvilluar nga Instituti V-PRC-sė:

1.Jeni pro apo kundėr bombardimeve tė NATO-s?(96,2%kundėr, 2,1% as pro sa kundėr, 1,3% pro, 0,4% nuk u pėrgjigjėn).

2. Millosheviēi e autoritetet sėrbe ai i shkelin tė drejtat e shqiptarėve? (52,9% po shkelen, 21,8 % u pėrgjigjen jo!)

3. A e miratoni qėndrimin e qeverisė greke nė lidhje me Kosovėn?( 51,4% e miratojnė, 37,4% jo, 11,2 % nuk dinė gjė.)

4. Cila mendoni se ėshtė zgjidhja mė e drejtė pėr Kosovėn?( 33,5% t’i mbetet Sėrbisė, 36,3 % autonomi e gjerė brėnda kuadrit tė Sėrbisė, 4,3% tė ndahet midis sėrbėve dhe shqiptarėve)

5.A jeni tė kėnaqur nga mėnyra se si i mbulon zhvillimet media?( 8,5% shumė tė kėnaqur, 58,5% tė kėnaqur , 23,7% pak tė kėnaqur, 7,6% aspak tė kėnaqur, 1,6% nuk dinin)

6. A do tė mbanit nė shtėpi refugjatė kosovarė? (36,2% po, 56% jo, 7,7% nuk u prononcuan)

7. Cili shtet ėshtė mė i rėndėsishėm pėr politikėn e jashtėme tė Greqisė? (Sėrbia nė vėnd tė parė, pastaj: Rusia, BE-ja, Fyrom, SHBA, Shqipėria , Turqia.)

Ky sondazh u krye nė periudhėn 12-15 prill 1999 nė Athinė dhe nė rrethinat e saj. U pyetėn 650 persona tė tė gjitha moshave, profesioneve e sekseve. Por pati edhe personalitete tė kulturės greke qė mbajtėn qėndrim kundra ēėshtjes Kosovare. Kėngėtari i mėnēur Jorgo Dalaras jep njė koncert nė Selanik nė shėnjė homazhi pėr popullin serb. Pastaj i joshur kalon nė Beograd ku jep koncert inkurajimi kundėr “hordhive tė NATO-s” kur tenori italian me famė botėrore Luēiano Pavaroti deklaron thjesht dhe pa ekuivoke: “Do tė jap njė koncert solidariteti nė mbėshtetje tė kėtij populli dhe fitimet do t’u jepen ndihmė fėmijvėe tė pafajshėm kosovarė.” Me kėtė gjuhė, pro kosovarėve flet dhe mbreti i muzikės pop, Majkėll Xhekson. Me lot nė sy e zėdridhur, i tronditur nga pamjet rėnqethėse tė fėmijėve kosovarė, ai deklaroi se tė gjitha fitimet nga shitja e dy albumeve tė tij tė fundit, do t’ua japė ndihmė fėmijėve tė martirizuar tė Kosovės. Gjithashtu bėri tė ditur se do tė kompozonte njė kėngė pėr kėta fėmijė tė pafajshėm, ku vidioklipset do tė kenė pamje tė atyre ngjarjeve.

Kur NATO-ja po e shtonte fuqinė e bombardimeve kundėr Sėrbisė dhe , deri nė njė farė mase, nė Greqi vazhdonte po ajo njėanshėri nė trajtimin e problemit kosovar, njė tjetėr gazetar grek denoncon kėtė njėanshmėri dhe del nė mbėshtetje tė letrės sė nėnkryetarit tė Presidencės sė Federstės se gazetarėve grekė , Kristos Telihi, duke bėrė njė panoramė tė ngjarjeve tė Kosovės e duke e futur shkrimin nė faqet e internetit.

Ky ėshtė gazetari i njohur Pasko Madraveli, i cili nė hyrje shkruan:
“ ... e konsideroj veēanėrisht aktuale letrėn e Z Kristos Telidhis, qė ishte dėrguar nė Prishtinė pėr llogari tė medias greke tė informimit. Letra e tij hedh dritė mbi njėanshmėrinė me tė cilėn mjetet e informimit mbulojnė luftėn e frikėshme nė Kosovė dhe pėrmban denoncime mjaft tė rėnda pėr gazetarėt grekė. Kėto denoncime shtrojnė njė problem kardinal etik dhe , mbi tė gjitha, moral pėr tė gjithė gazetarėt grekė. Vizita ime dhe kolegut tim nė zyrat e gazetės kosovare “Koha ditore”, vetėm 150 metra larg hotelit , na tronditi pa masė. Gjithēka ishte e shkretuar, dhe nė dysheme , dhe nė mure kishte gjithandej gjak. Tė shokuar filluam tė nxirnim nė fotografi ku, ndėrkohė, nga kati i poshtėm erdhi njė sėrb i tmerruar dhe na nxorri jashtė. Ai na tha se ishte gazetar tek gazeta opozitare “Blic”, qė ishte njė kat mė poshtė. Na dinte qė ishim gazetarė, na kishte parė tek Grand Hoteli dhe na tha se duhej tė zhdukeshim pasi na survejojnė kudo nėpėr Prishtinė... I tmeruar na tha se duhej tė ikim sa mė parė se mund tė na vrisnin.. Tė njėjtėn gjė na tha edhe njė gazetar grek i njė stacioni televiziv, bile, duke na rekomanduar tė largoheshim sa mė parė dhe pėr dy tre javė tė mos dukeshim nė Kosovė. Nė kufi ndodhi ajo qė pritej. I futėn gjithė gjėrat tona nė godinėn e pikės kufitare dhe e zbėrthyen krejt makinėn tonė. Qenė mbi 30 filma, disketa kompjuteri e materiale tė ndryshme qė na sekuestruan, ndėrsa, nė tė njėjtėn kohė, na u bė njė tjetėr kontroll aq diskriminues, pėrdhunues do tė thoja pėr gazetarėt... Nė pasaportat tona nuk na vunė asnjė vulė siē ėshtė rregulli dhe kjo qė tė mos dėshmonim se kishim kaluar nga pika kufitare” Gjeneral Jankoviē’..
E konsiderova si detyrim moral t’ju informoja ca mė sipėr, pasi besoj se nė kėto momente kritike gazetarėt duhet tė punojnė me ndjenjė pėrgjegjėsie dhe tė mos nėnshtrohen nga njė sėrė qėllimesh, ēfardo qė tė jenė ato.”

Ndėrsa mė parė, mė 5 prill 1999, kryeministri grek Kosta Simitis, i drejtoi njė mesazh popullit Grek nėpėrmjet radios e televizionit lidhur me situatėn e krijuar me problemin e Kosovės. Sqaroi pozitėn nė tė cilėn ndodhej Greqia duke pėrmbledhur me nėntekst se reagimet aktuale tė opinionit grek vetėm dėm i sjellin vėndit. Mė poshtė ai theksoi se Greqia nuk do tė marrė pjesė nė operacionet ushtarake, dėnoi politikėn e spastrimit etnik qė zbaton Sėrbia, u pozicionua kundėr ndryshimit tė kufijve nė Ballkan duke pėrfunduar se “reagimet tona duhet tė kenė pėr bazė interesat e Greqisė, objektivat tona”.

Edhe pas kėtij mesazhi, media elektronike private buēiste nė pėrkrahje tė Millosheviēit. Shumė nga ata qė dilnin nė ekran pėrkrahnin vėllezėrit serbė dhe shanin terroristėt kosovarė!!!
Publicisti Aristidh Kolja nuk la pa pėrmėndur parashikimin e tij tek libri: “Greqia nė kurthin e sėrbėve tė Millosheviēit” i botuar qysh nė vitin 1995 (ėshtė ribotuar 3 herė), nga ku shkėpusim:
“...Kishim theksuar se fytyra e vėrtetė e Millosheviēit dhe ndjenjat progreke tė sėrbėve, do tė dilnin nė dritė atėhere kur Sėrbiado tė pėrforconte pozitėn e vet dhe nuk do t’ja kishte mė nevojėn Greqisė. Ajo qė ndodhi nė Beograd mė 2 korrik 1995, pėrbėn njė dėshmi tė vogėl, por tė qartė, tė ndjenjave tė vėrteta tė sėrbėve pėr Greqinė. Pėr Greqinė e cila u qėndroi nė krah pėr kaq vjet, duke paguar pėr kėtė njė haraē mjaft tė madh. Brėnda njė ēasti u harruan tė gjitha sakrificat e grekėve. U harua se Jugosllavia mori pjesė nė kampionatin europian tė basketbollit(1995)vetėm nė saje tė Greqisė dhe , brenda njė ēasti, “vėllezėrit grekė” u shndėrruan nė “budallenj e mosmirėnjohės”, nė “malaka e derra”. Gjithēka ndodhi pas ndeshjes Jugosllavi- Lituani. Tifozėt grekė qė ndodheshin nė stadiumin olimpik tė Athinės, nuk kishin asnjė arsyetė bėnin tifozllėk pėr lituanezėt e jo pėr sėrbėt, pėrderisa edhe Lituania kishte fituarme greqinė, ashtu si dhe Jugosllavia. Mirpo e kuptuan qė nė fillimse cili do tė ishte fituesi i ndeshjes nė fjalė, teksa serbi Stankoviē, sekretari i pėrgjithshėm i FIFA-s, kishte dhėnė urdhėr qė kampion, tė shpallej vėndi i tij dhe gjyqtarėt mbanin hapur nga ana e sėrbėve. Pikėrisht pėr kėtė arsye, tifozėt grekė u bėnė me Lituaninė. Menjėherė pas ndeshjes, rrugėve tė Beogradit, u dyndėn me mijėra sėrbė, qė shkuan para selisė sė ambasadės greke, thyen xhamat e ambasadės, shkatėruan disa makina tė diplomatėve dhe dogjėn flamurin grek. Njėkohėsisht shkruanin nė mure dhe bėrtisnin “derra grekė nukjua kemi nevojėn… mirė jua bėjnė turqit qė juaqijnė… derra grekė jashtė nga Sėrbia!... “ Sipas shtypit tė atyre ditėve, radiot dhe televizionet sėrbe, u bėnė thirrje bashkėatdhetarėve tė tyre tė mos shkojnė pėr turizėm nė greqi. Njė klimė terriri u krijua nė universitetet ku studjonin studente Grekė, tė cilėt nuk guxonin tė shkonin pėr mėsim. Muret e universiteteve u mbushėn me parrulla antigreke. Nė stadiumin Olimpik tė Athinės, menjėherė pas ndeshjesfinale, njėri prej basketbollistėve sėrbė, Daniloviē,iu pėrgjigj thirjeve tė tifozėve grekė, duke hapur organet e veta genitale. (ky moment ėshtė edhe nė foto tek libri) Ky ėshtė realiteti dhe kėto janė ndjenjat e vėrteta tė sėrbėve pėr grekėt dhe Greqinė> Ndjenja shekullore, tė cilat u kamufluan me mjeshtėri nė vitet 1991-1994, kur na quanin “Vėllezėr”. Mjaftoi vetėm njė gėrricje e vogėl qė t’u dilte boja ndjenjave tė tyre.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Kujtime-pjesa e dyte-Zerat e vertet‏
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Mosha e vertet e lekures tende
» Lufta e Dyte Boterore
» Para Nentorit Te Dyte
» Lajme Sportive Shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: ME AFER NJERI TJETRIT :: EmiGraCioNi-
Kėrce tek: