ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Djalin ma vranė njerėzit e Drejtorisė sė Dytė tė Sigurimit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Djalin ma vranė njerėzit e Drejtorisė sė Dytė tė Sigurimit   Wed Jan 16, 2008 2:29 am

Historia e vdekjes enigmatike nė Greqi, tė njeriut qė rrėzoi bustin e Enver Hoxhės nė Korēė

Tashmė bashkėshortėt Namik dhe Pranvera Larti nga fshati Bulgarec i rrethit tė Korēės janė tė mjaft tė moshuar. Kanė 16 vjet qė nuk e kanė parė djalin e tyre, Saimir Lartin, ndėrsa nuk do tė kenė mundėsi ta shohin kurrė. Ai u vra nė 17 shtator tė vitit 1991 nga njerėzit e ish-Sigurimit tė Shtetit. Ende nuk janė gjetur autorėt e kėsaj vrasje, tė cilėt janė akuzuar edhe pėr vrasjet e 2 prillit 1991 nė Shkodėr. Nuk ėshtė ēudi qė tė njėjtėt njerėz tė kenė vrarė dhe Shkėlqim Agollin, drejtuesin e SHIK-ut nė rrethin e Vlorės gjatė vitit 1997.

Pas 16 vjetėsh, kujton e tregon pėr gazetėn "Metropol", rrethanat e vrasjes sė Saimir Lartit dhe arsyet se pėrse njerėzit e sigurimit u hakmorėn me 21 vjeēarin, babai i Saimirit, Namik Larti, tashmė 66 vjeē...

Lajmi i tmerrit

"Isha nė punė kur mora vesh se diēka e rėndė kishte ndodhur nė familjen time. Nuk e dija konkretisht se ēfarė, por gjithsesi lajmi mė pėrshkoi gjithė trupin. Dikush mė tha se kisha gruan nė gjendje tė rėndė shėndetėsore. Lash punėn dhe u nisa pėr nė shtėpi. Gjithēka po mė dukej e ēuditshme. Nė mėngjes, kur isha nisur pėr nė punė, gjithė njerėzit e familjes i kisha lėnė mirė. Ē’tė kishte ndodhur vallė? Kur mbėrrita nė fshatin tim, nė Bulgarec ishte ora 19.30 e mbrėmjes, vura re se pranė shtėpisė time kishte shumė njerėz. Tė qarat dhe vajtimet dėgjoheshin qė shumė larg. 'Ndoshta ime shoqe ka vdekur', mendova dhe pėrsėri njė rrėqethje e dhimbshme mė pushtoi gjithė trupin", nis rrėfimin e tij Namik Larti.

"Jeta jonė kishte pasur shumė halle. Qė nga dita qė nė pushtet kishin ardhur komunistėt, kurrė nuk kishim pasur njė ditė tė gėzuar. Internimet dhe arrestimet nuk kishin tė sosur. Pėr ata gjithnjė kishim qenė kulakė dhe asgjė mė shumė. U afrova tek oborri. Njė pjesė e njerėzve deshi tė mblidhte veten dhe tė sillej sikur nuk kishte ndodhur asgjė, ndėrsa gratė dhe vajzat ia dhanė kujės. 'Ēfarė ka ndodhur pyeta?'. Zėri mė dridhej, ndėrsa gjunjėt i kisha tė prerė. Kisha ndjesinė se shpirti nuk do mė mbante mė. Dikush nxitoi tė mė thoshte sėrish se kisha gruan tė sėmur. U pėrpoqa tė mbaja veten. Prisja ta gjeja tė vdekur, tė shtrirė nė mes tė dhomės", tregon mė tej Namiku.

"Kur hyra brenda, pashė time shoqe, Pranverėn qė vajtonte dhe ulėrinte. Ishte e mbuluar nė lot dhe shkulte flokėt. Tė njėjtėn gjė po bėnte dhe ime bijė, Mirela, qė nė atė kohė ishte 24 vjeē. Vėshtrova nga im bir Drini, por edhe ai i kishte tė mbushur sytė me lot. Nė shtėpi nuk ndodhej vetėm djali i madh, Saimiri. Ai kishte shkuar nė Greqi si emigrant, por me atė kisha folur dy –tre ditė mė parė dhe mė kishte thėnė se ishte mirė me punė dhe shėndet. Atėherė ēfarė kishte ndodhur nė familjen time?! Nė shtėpi gjeta dhe time motėr Ruhien, e cila tashmė nuk jeton mė, por edhe ajo nuk ishte nė gjendje tė mė shpjegonte asgjė. Tė vetmet fjalė qė dėgjoja prej saj, ishin, 'Ē’na gjeti o vėlla, ē’na gjeti'. U desh tė kalonte njė ēast i shkurtėr, kur vėllezėrit dhe burrat e fshatit mė hoqėn mėnjanė dhe mė thanė tė mblidhja veten dhe tė bėhesha burrė. Gjithkujt mund t’i ndodhnin fatkeqėsi tė tilla. Dėgjoja i trembur dhe i tmerruar dhe prisja se ēfarė lajmi tė zi do tė mė thoshin. Dhe lajmi i tmerrit erdhi. 'Djali yt, Saimiri, ka vdekur nė Greqi'", kujton e tregon mes mallėngjimit Namik Larti.

"Nė shpirtin tim u shkėput diēka e madhe, nuk isha i zoti ta mbaja veten. Kisha duruar me mijėra halle nė jetėn time, por atė ēast nuk e desha mė jetėn. 'Kush tė vrau o bir…?'. Kam pėrshtypjen se nė tė njėjtėn mėnyrė e qanin edhe gratė qė prisnin t’u vinte arkivoli nga Greqia...".

Pse kishte vdekur djali

"Lajmi i vdekjes kishte vrapuar dhe kishte hyrė nė shtėpinė time, ndėrsa arkivoli qėndronte ende atje, nė njė lagje periferike tė Athinės, nė Iraklis. Nuk doja tė besoja asgjė. Si mund ta besoja vdekjen e tim biri?! Unė vetėm dy-tre ditė mė parė kisha folur nė telefon me tė dhe Saimiri mė kishte thėnė se ishte mirė. Si mund tė kishte vdekur kėshtu, kaq pa pritur?! Ai ishte djalė i gjallė dhe i shėndetshėm. Nuk kishte vuajtur kurrė nga ndonjė sėmundje. 'Mos e keni marrė vesh gabim?', pyeta me njė shpresė tė venitur, duke shpresuar se dikush nga ata qė ndodheshin aty do tė mė thoshte, 'Po, Namik, t’i ke tė drejtė, lajmi nuk do tė jetė i saktė'. Pyeta dhe ngula vėshtrimin tim te tė gjithė. Por askush nuk foli. Djali im kishte vdekur. Gratė dhe vajzat qanin me kuje ndėrsa burrat i kishin sytė tė mbushur me lot. Pėrpiqeshin tė mbanin veten, por nuk mundeshin", vijon rrėfimin e tij tragjik Namiku.

"Saimiri ishte vetėm 21 vjeē. Pėr vdekjen e Saimirit, pronarja greke e Saimirit, Katerina, kishte vėnė nė dijeni Ambasadėn Shqiptare nė Athinė dhe kjo e fundit kishte njoftuar Ministrinė e Jashtme nė Tiranė. Lajmi i vdekjes sė djalit tim kishte mbėrritur nė Kėshillin Ekzekutiv tė rrethit dhe qė andej nė shtėpinė time. Lajmi kishte mbėrritur zyrtarisht, ndaj askush nuk shpresonte qė Saimiri tė ishte gjallė", tregon babai i Saimirit.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Djalin ma vranė njerėzit e Drejtorisė sė Dytė tė Sigurimit   Wed Jan 16, 2008 2:30 am

Saimir Larti

"Gratė qanin nė Bulgarec tė Korēės, ndėrsa djali qėndronte i vdekur nė Iraklis tė Athinės. Thuhej se arkivoli do tė vinte tė nesėrmen. Kishim 4 muaj pa parė fytyrėn e tij. Na kishte marrė malli. Tani nuk do tė kishim mundėsi tė dėgjonim as zėrin e tij. Atė ēast mė kujtoheshin vetėm bisedat qė kisha pasur me atė nė telefon. Gjithnjė mė thoshte, 'Baba jam mirė, mos kini merak pėr mua'. Kėshtu i thoshte edhe nėnės, Pranverės, motrės, Mirelės, dhe tė vėllait, Drinit, por ne gjithnjė kishim merak. Ime shoqe, Pranvera, qė nga dita qė Saimiri iku nė Greqi nuk fjeti dot asnjė natė. 'Kam frikė pėr Saimirin', mė thoshte gjithnjė ajo, njerėzit e Sigurimit do ta gjejnė edhe atje", vazhdon rrėfimin e tij Namik Larti.

"Djali ynė u nis pėr nė Greqi nė tė gdhirė tė 28 majit tė vitit 1991. Kapėrceu kufirin nė Kapshticė tė Devollit, bashkė me disa shokė tė tjerė dhe hynė nė tokėn greke. Nuk mund tė qėndronte nė fshatin Bulgarec. Ai kishte qenė njė nga pjesėmarrėsit e rrėzimit tė monumentit tė diktatorit Enver Hoxha nė Korēė. Mė kujtohet si sot ajo ditė. Ishte 20 shkurti i vitit 1991. Ndodhesha nė shtėpi kur dėgjova nė edicionin e lajmeve, se nė Korēė ishte rrėzuar monumenti i diktatorit Enver Hoxha. U ndjeva i ngazėllyer. 'E rrėzuan monumentin e diktatorit', i thashė gruas dhe dola jashtė pėr tė marrė vesh nėse kėtė gjė e kishin marrė vėsh edhe tė tjerėt. Befas u kujtova se atje, nė Korēė do tė ishte dhe djali im, Saimiri. Qė nga dita kur nė skenė kishte dalė studentėt e dhjetorit, Saimiri ishte i pranishėm nė ēdo lėvizje demokratike. Kishte qenė nė Korēė dhe nė 30 dhjetor tė vitit 1990, kur kishte ardhur dhe Sali Berisha pėr krijimin e degės sė Partisė Demokratike. Kishte qenė edhe nismėtar i krijimit tė seksionit tė PD nė Bulgarec, sė bashku me Ali Agollin, Tomor Zotbejasin, Arben Malon etj. Lajmin e rrėzimit tė monumentit e kishin marrė vesh tė gjithė. Mė treguan se, gjatė rrėzimit tė monumentit ishin plagosur shumė tė rinj. Policia kishte tentuar disa herė t’i zmbrapste, por turma nuk tėrhiqej. Nuk dihet se ēdo tė ndodhė mė pas, po mė thoshin bashkėfshatarėt. Thuhet se do tė arrestohen gjithė ata qė ishin nė ballė tė turmės, ėshtė hapur fjala se Sigurimi i Shtetit i ka filmuar tė gjitha. Madje thuhet se pas mesnatė do tė fillojnė arrestimet. Qė tė gjitha kėto mė bėnė tė nisesha pėr nė Korēė. Desha tė dija se ēfarė po ndodhte me djalin tim, Saimirin", kujton pėr parandjenjat e kėqija babai i Saimirit, Namiku.

Policia kishte plagosur djemtė

"Kur mbėrrita nė Korēė, shkova drejt e nė shtėpinė e vėllait tim Seitit. Mė tė hyrė brenda vura re qė Saimri ishte aty, sė bashku me kushėririn e tij Oliver Lartin. Im bir ishte pak mė mirė, por Oliveri, ishte i gjakosur. Kishte plagė nė tė gjithė trupin. 'U pėrballėm me policinė mė treguan ata tė dy, pati shumė tė plagosur. Policia qėllonte me armė dhe godiste me tė gjitha mjetet, por ishte e pamundur qė tė na ndalonte. I hodhėm kavon prej ēeliku nė qafė dhe pas kėsaj e rrėzuam shtatoren famėkeqe. E tėrhoqėm zvarrė nėpėr rrugėt e Korēės. 'Ishte njė festė e madhe, baba', tha, Saimiri. Dėgjoja dhe gėzohesha, por tashmė kisha frikėn e djemve. 'Thuhet se nė mesnatė do tė fillojnė arrestimet', u thashė tė dy djemve, Saimirit dhe Oliverit, por ata nuk donin ta besonin. 'Tashmė komunizmi u shemb, askush nuk do tė guxojė tė na bėjė keq', po mė shpjegonin ata", tregon pėr bisedėn e passhembjes sė bustit tė diktatorit, Namik Larti.

Por ato qė thuheshin kishin qenė tė vėrteta. Pas mesnatės nisėn arrestimet. Njerėzit e sigurimit trokisnin portė mė portė dhe arrestonin tė gjithė ata qė i kishin hedhur kavon nė fyt diktatorit. I merrnin zvarrė i rrihnin dhe i torturonin. Nėpėr rrugė dėgjoheshin tė shtėna armėsh. Pėr kėtė arsye, atė natė qėndruam aty. Tė nesėrmen unė dhe vėllai im, Seiti i fshehėm tė dy djemtė nė njė vend tė sigurt".

Vullnetarėt e Enverit

"Ishte gdhirė 21 shkurti i vitit 1991. Njerėzit e sigurimit ishin tėrbuar. Rrėzimi i monumentit ishte rrėzimi i tyre. Nė fshatin Bulgarec ishin mbledhur mjaft komunistė. Po krijoheshin shoqatat e vullnetarėve tė Enverit. Kalonin nėpėr rrugėt e fshatit dhe bėrtisnin, 'Parti- Enver, jemi gati kurdoherė'. 'E duam Enverin'. 'Enveri ėshtė i gjallė'. 'Saimir kulakun nė litar', 'Saimir kulakun nė litar'. 'Nuk i varėm atėherė, por do t’i varim tani'. 'Nė litar tė gjithė kulakėt'. Situata ishte tepėr e vėshtirė. Vullnetarėt e Enverit ishin shfaqur gjithandej edhe nėpėr rrugėt e Korēės. Me portretin e tij, hidhnin nė ēdo ēast parulla. Njė grua bėrtiste, 'Japim edhe nderin, por nuk japim Enverin'. Njė lukuni tė ēmendurish dhe spiunėsh vėrtiteshin nga tė gjitha anėt", kujton mė tej Namik Larti.

"Dola nga shtėpia dhe shkova nė punė. Mė tė mbėrritur nė Maliq, (atėkohė por dhe gjithė jetėn kam punuar si minator nė gurore), Sekretari i partisė mė tha, 'Yt bir na ka nxirė faqen tė gjithėve. Ai sė bashku me tė tjerėt, kanė rrėzuar monumentin e udhėheqėsit tonė tė dashur Enver Hoxha. Pėr kėtė arsye, tha sekretari i Partisė, ne kėrkojmė nga ty, Namik, tė marrėsh portretin e Enver Hoxhės dhe bashkė me tė tjerėt ta ngresh lart, atje ku ka qenė monumenti i Enverit. Kjo do tė ketė njė domethėnie tė madhe. Vėrtet e rrėzoi i biri, por e ngriti i ati. Do tė jesh i nderuar Namik. Shembullin tėnd do tė ndjekin tė gjithė'. Ai mori portretin dhe ma afroi te dora. U zmbrapsa njė hap. 'Tė lutem, mos ma afro atė portret', i thashė. 'Ai njeri, mua nuk mė ka dashur pėr 50 vjet me radhė, ndaj edhe unė nuk e kam dashur kurrė. Tė lutem ma hiq atė portret se nuk e duroj dot'. Pas kėsaj dola nga zyra, ndėrsa jashtė dėgjoja ulėrimat e lukunisė sė ēmendur qė thėrriste, 'Japim edhe nderin, por nuk japim Enverin'. Tashmė isha i sigurt se njerėzit e Sigurimit do tė hakmerreshin ndaj nesh. Tė gjitha kėto mė vinin ndėrmend kur dėgjoja gratė qė qanin nė shtėpinė time dhe thoshin, 'Tė vranė o Saimir, tė vranė o bir'", vijon tregimin Namik Larti.

Nė ato ditė tė pasrrėzimit tė shtatores, pėr disa ditė me radhė u vendosėm nėn kėrcėnime, por mė pas gjendja u qetėsua. Vendosėm qė Saimirin ta dėrgonim nė Greqi, me qėllim qė tė ishte sa mė larg njerėzve tė sigurimit. Qė nga dita e shembjes sė monumentit spiunėt ishin nė kėrkim tė djemve tanė.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Djalin ma vranė njerėzit e Drejtorisė sė Dytė tė Sigurimit   Wed Jan 16, 2008 2:30 am

Saimiri nė Athinė

"Gruaja ime qante duke kujtuar ditėn qė e kishim pėrcjellė pėr nė Greqi. 'Tė thash o bir tė ruhesh nga vrasėsit', ishte zėri i saj. Siē thashė pak mė parė, djali u nis nė tė gdhirė, tė 28 majit. Kaloi kufirin dhe pastaj udhėtoi drejt Athinės. Ne rrinim me gjak tė ngrirė. Prisnin njė haber prej tij. Kaluan mjaft ditė, kur ai na mori nė telefon dhe na tha se kishte mbėrritur nė Athinė. Kishte filluar punė si kamerier nė njė lokal nė lagjen 'Iraklis' tė kryeqytetit. Tha gjithashtu se pronarėt i kishte tė mirė. U gėzuam pa masė. Tashmė ai kishte shkuar shumė larg nga syri i njerėzve tė ish-sigurimit, por ishim gabuar. Ata tė gjenin nė ēdo cep tė botės qė tė ishe. E porositėm tė na merrte vazhdimisht nė telefon dhe ai e mbajti fjalėn. Na telefononte shpesh. Kur mori lekėt e para, na i dėrgoj nė shtėpi. Mė pas na dėrgoi edhe njė magnetofon. Pėrpiqej tė na ndihmonte se nė tė vėrtetė ishim shumė tė varfėr. Gjithēka kalonte mire. Edhe dy-tre ditė, para se tė merrja vesh lajmin e vdekjes sė djalit, kisha folur nė telefon me tė", tregon Namik Larti.

"Por tashmė ai nuk ishte mė i gjallė. Si ishte e mundur vallė?!. E kishin vrarė…? Por deri atė ēast askush nuk kishte thėnė se nė trupin e Saimirit ishin gjetur shenjė plumbash apo thike. Por edhe vdekja natyrale ishte e pabesueshme. Ai nuk kishte vuajtur kurrė nga ndonjė sėmundje. Tė gjitha kėto i mendoja ato ēaste, kur njerėzit qė vinin pėr tė mė ngushėlluar mė pyesnin, se si kishte ndodhur vdekja e djalit, por unė nuk kisha asnjė pėrgjigje. Nuk dija asgjė", tregon mė tej pėr orėt e pritjes sė trupit pa jetė tė djalit tė tij, Namiku.

"Djali na erdhi nė arkivol ditėn e nesėrme. E nxora nga arkivoli dhe e kontrollova nė tė gjithė trupin. Nuk kishte asnjė shenjė. Vėrtet kishte vdekur Saimir Larti?".

Nis zbardhja e misterit

"Edhe pse kishin kaluar disa ditė nga ceremonia e varrimit, gjendja nė familje ishte mjaft e rėnduar. Ime shoqe, Pranvera, vajza Mirela dhe djali im i vogėl, Drini qė nė atė kohė ishte vetėm 14 vjeē po pėrjetonin ditė tė vėshtira. Nė tė njėjtėn gjendje ishin dhe gjithė tė afėrmit tanė. Askush nuk besonte qė djali ynė tė kishte vdekur. Atė e kishin vrarė, por si, nė ē’mėnyrė? Ne nuk kishim asnjė shpjegim. Shpirtrat tanė nuk po gjenin dot qetėsi, ashtu siē nuk kanė gjetur as edhe sot e kėsaj dite. 40 ditė pas vdekjes sė djalit nisa tė hetoja. Mora nė telefon pronaren greke tė djalit, Katerinėn, e cila e njihte mirė edhe gjuhėn shqipe. Ajo dinte diēka, por jo shumė. Vdekja e djalit kishte qenė tepėr misterioze. Nė lokalin e Katerinės, ku Saimiri punonte si kamerier, kishin hyrė dy veta. Ishin tė rinj. Pa pretenduar pėr moshėn e tyre tė saktė, Katerina tha se duhej tė ishin rreth tė 30-ve. Dy njerėzit qė hynė nė lokal flisnin shqip. Qė nė momentin e parė u pėrpoqėn tė hiqeshin si patriotė. Pėr Saimirin ata dy persona misterioze ishin tė panjohur. Saimir nuk kishte mė shumė se 4 muaj nė Athinė dhe njohjet e tij ishin tė pakta. Veē kėsaj, ai nuk largohej kurrė nga lokali, me pėrjashtim tė rasteve tė rralla kur takohej me tė afėrmit e tij nga Bulgareci. Nė sjelljen e dy tė rinjve kishte diēka tė rreme, veēanėrisht pėrpjekja pėr tu hequr si patriotė. Aty u njohėn me Saimirin. 'Unė di shqip, tha Katerina dhe dėgjoja gjithēka flisnin ata, por mė pas u ulėn nė njė nga tavolinat e lokalit. Pėr sa kohė, ata dy njerėz qėndruan aty, ndoqa ēdo lėvizje tė tyre. Nuk e di pse pata pėrshtypjen se ata tė dy nuk ishin njerėz tė mirė. Gjatė kohės qė qėndruan tė tre bashkė, njėri prej dy tė ardhurve, nxori paketėn dhe i zgjati njė cigare Saimirit, ky i fundit e mori dhe e ndezi. Doja t’i thosha Saimirit qė tė mos e pinte atė cigare, por atė ēast nuk mundesha. Tė gjitha kėto ia thashė mė vonė, duke e porositur tė mos merrte asgjė nga njerėz qė nuk i njihte. Pas kėmbimit tė cigareve, dy njerėzit e panjohur u larguan nga lokali. Nuk vonoi shumė, tha Katerina dhe Saimiri po ndihej keq. Pati njė marrje mėndėsh, pak mė vonė i shpėrtheu njė hemorragji qė nuk kishte tė ndalur. Ra nga tavolina. Dukej qartė se diēka kishte ndodhur me tė. E mora dhe e ēova me urgjencė nė spital. Pas ndihmės mjekėsore qė mori aty, Saimiri nisi tė ndihej mė mirė. Nuk deshi tė qėndronte mė nė spital. U kthye pėrsėri nė lokal, por edhe tė nesėrmen dukej mjaft i lodhur. Megjithatė nuk mund tė them se u ankua, sepse nuk ishte njeri qė ankohej. Pas dy-tre ditėve ai vdiq. Nuk e di si ndodhi, ai punoi deri nė mbrėmje, pastaj shkoi nė dhomėn e tij, e cila ėshtė brenda lokalit ku punonte dhe u shtri pėr tė fjetur. Vetėm nė mėngjes vura re se ai nuk po delte nė punė. Shkova e shqetėsuar nė dhomėn e tij, por atje gjeta njė trup pa jetė. Saimiri kishte vdekur. Nuk jam e sigurt tė them se nė ēfarė ore ka ndodhur kjo. Fill pas kėsaj vura nė dijeni njė tė afėrm tė Simirit, Arben Malon qė punonte nė Athinė , por ndėrkohė lajmėrova dhe Ambasadėn Shqiptare nė Greqi. Nuk mund tė bėja dot mė shumė, dhe ēfarė mund tė bėja?'. Kjo ishte historia e treguar nga Katerina", kujton rrėfimin e pronares sė djalit Namik Larti. "Arkivolin e tim biri e solli Arben Malo, i cili ėshtė i afėrmi ynė sė bashku mė dy tė tjerė. Arbeni tha se Saimiri duhej tė kishte vdekur pas mesnate, pasi ai e kishte marrė nė telefon nė orėn 00.00 tė natės dhe Saimiri i kishte thėnė se ndihej mirė dhe nuk kishte asnjė shqetėsim. Gjithsesi djali ynė kishte pasur njė vdekje tepėr misterioze. Malo bashkė mė tė tjerėt kishin shkuar dhe nė Ambasadėn Shqiptare nė Athinė pėr tė kėrkuar ndihmė nė transportin e trupit pa jetė tė Saimirit, por ambasadori u ishte pėrgjigjur prerė. 'Hidheni ku tė doni, ne nuk kemi asnjė pėrgjegjėsi pėr tė. Ai ishte emigrant i paligjshėm'. Tė gjitha kėto dhimbjen e papėrballueshme na i bėnin edhe mė tė madhe", shprehet jo pa zemėrim Namik Larti.

Vrasėsit e Saimir Lartit

"Gjithsesi nuk mund tė hiqja dorė nga gjetja e tė vėrtetės pėr vdekjen e djalit. Fillimisht iu drejtova Ministrisė sė Jashtme, ku m’u desh tė shkoja disa herė me radhė nė pritje tė njė pėrgjigjeje. Kur kishte kaluar mjaft kohė mora pėrgjigjen se 'Saimir Larti ishte vrarė nga njerėz tė Drejtorisė sė dytė tė Sigurimit tė Shtetit. Ky grup, mė thanė, ka vrarė dhe martirėt e 2 prillit nė Shkodėr. Saimir Larti ėshtė vrarė pėr motive politike'. Tė njėjtėn pėrgjigje mora edhe mė vonė nga tė gjitha institucionet ku u drejtova pėr tė kėrkuar ndihmė nė zbardhjen e vrasjes sė djalit. Mė premtuan se do t’i kapnin autorėt e vrasjes sė djalit tim, por kjo deri mė sot nuk ka ndodhur. Tashmė kanė kaluar shumė kohė, por unė di se nė atė grup vrasėsish ka pasur njerėz edhe nga rrethi i Korēės. Nuk ėshtė ēudi qė nga tė njėjtėt njerėz tė jetė vrarė edhe Shkėlqim Agolli, drejtuesi i SHIK-ut nė Vlorė gjatė trazirave tė vitit 1997, i cili u gjet i vrarė nė rrethana tepėr misterioze nė Greqi. Gjithsesi ende kam shpresa se autorėt e vrasjes do tė dalin para drejtėsisė. Nė pėrvjetorin e 5 tė rrėzimit tė monumentit tė diktatorit, Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė, Sali Berisha e dekoroi tim bir me medaljen 'Martir i Demokracisė'. Tashmė kėshilli i Qarkut Korēė ka hėnė miratimin pėr shpalljen e Simir Lartit, 'Dėshmor i Atdheut'. Megjithatė ēdo ditė pres tė dėgjoj emrat e vrasėse tė djalit tim", shprehet Namik Larti.

Historia e familjes Larti

Familja patriotike, qė u persekutua historikisht nga regjimi

Zanafilla e familjes ;arti, vjen nga fshati Kolanec i rrethit Korēė. Mė pas katėr vėllezėrit, Ismaili, Avdyli, Pashoja dhe Ahmeti, qė nė atė kohė mbanin mbiemrin Bazelli u vendosėn nė fshatin Maliq. Qė tė gjithė ishin patriotė. Njė pjesė e tyre do tė shpėrnguleshin nė fshatin Bulgarec, me mbiemrin Larti, duke theksuar kėshtu origjinėn e tyre.

Ismaili njihet si nismėtar i hapes sė shkollave shqipe, nė krahinėn e Gorės ndėrsa Pashoja, por edhe Ismailin kishin luftuar kundėr osmanllinjėve, kundėr grekėve nė vitin 1916. Ai ishte bashkėluftėtar i Themsistokli Gėrmenjit dhe miku i tij.

Fetah dhe Ibrahim Kodra, tė afėrm tė familjes Larti, ishin korrierė tė Themistokli Gėrmenjit nga Korēa nė Vlorė.

Deri para pushtimit nga Italia, Pashoja kishte qenė oficer i ushtrisė shqiptare. Sė bashku me djemtė e tė vėllait tė tij Ahmetit iu desh tė luftonte kundėr pushtimit Italian. Qė nga viti 1939 ai u vu nė krye tė ēetės nacionaliste tė Gorės. Nuk pranoi kurrė tė bashkėpunonte me komunistėt. Kjo gjė iu kėrkua edhe nė vitin 1943, por ai pėrsėri nuk pranoi. Me krijimin e Ballit Kombėtar, Pashoja bashkohet me Baba Zylfon dhe Sabri Panaritin, duke krijuar kėshtu ēetėn e tij. E arrestuan nė vitin 1945, ku e torturuan mizorisht nė birucat e sigurimit. E dėnuan me vdekje. Kur po e ēonin nė “Tebojė” tė Korēės, para skuadrės sė pushkatimit, pak mė tej Varreve tė Francezėve ai u thirri tė afėrmeve tė tij qė po e ndiqnin nga larg, 'Mos pini kafe pėr mua por nxirrni sheqerka, sepse shumė shpejt do tė vijė dita qė komunizmi do tė pėrmbyset'.

Bashkė me Pashon u dėnua edhe nipi i tij Asim Bazelli. Tė njėjtin fat do tė kishte edhe nipi tjetėr Karafil Larti, gjyshi i Saimir Lartit. U dėnua sepse u kishte thėnė partizanėve se tashmė qė vendi ishte ēliruar, Shqipėria duhej tė mbėshtetje tek Anglo-Amerikanėt.

Mė pas u arrestua, Petrit Bazelli, Skėnder Nevruz Malo, i cili u ēmend nė burg dhe pėrfundimisht e ēuan nė psikiatrinė e Elbasanit po kaq tragjike qe edhe jeta e Skėnder Malos, njeri i kėtij fisi, i cili desh tė arratisej nga reparti ushtarak 2200 (repart i punės sė detyruar) nė Dushk tė Lushnjės, por mė tė mbėrritur nė fshatin Rajcė shumė afėr me Qafėn e Thanės e kapėn. Nga torturat dhe vuajtjet u ēmend. Petrit Bazelli u arrestua krejt pa pritur nė vitin 1980 dhe u dėnua me 10 vjet burg, pėr agjitacion dhe propagandė.

Kur u krijuan kooperativat, njerėzve tė fisit Larti (Bazelli) u thanė, ju do tė futeni nė kooperativė, por nuk jeni si njerėzit e tjerė, sepse ju jeni kulakė. Ju nuk keni tė drejtė as tė zgjidhin dhe as tė zgjidheni. Tė gjitha kėto do tė merrnin fund vetėm pa shembjes sė regjimit diktatorial tė Enver Hoxhės.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Djalin ma vranė njerėzit e Drejtorisė sė Dytė tė Sigurimit   Today at 4:18 pm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Djalin ma vranė njerėzit e Drejtorisė sė Dytė tė Sigurimit
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: ME AFER NJERI TJETRIT :: EmiGraCioNi-
Kėrce tek: