AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Megata Sqhipetare

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Megata Sqhipetare Empty
MesazhTitulli: Megata Sqhipetare   Megata Sqhipetare Icon_minitimeWed Jan 16, 2008 2:33 am

Mėrgata shqiptare nė Botėn e lirė dhe pėrpjekjet e saj pėr senzibilizimin e opinionit publik ndėrkombėtar pėr ēėshtjen kombėtare

Fronti i Rezistences Antikomuniste 1981-1990

Emigrimi prej trojeve etnike shqiptare drejt vendeve tė industrializuara ka qenė njė fenomen i hershėm. Pas Luftės sė Dytė Botėrore mund tė konstatojmė se, vendet qė i pėrkisnin sferės lindore nėn tutelen komuniste nuk ofronin punėsim e mirėqenie. Ato ishin burim dhune, lufte klasore dhe pėrsekutimi politik. Totalitarizmi dhe monizmi me reforma destruktive nė tė gjitha fushat sollėn kolapsin, qė la pasoja tė rėnda nė tė gjitha sferat e jetės. Nė rradhėt e kėtyre shteteve tė kampit socialist, Shqipėria ishte nė pozitė mė tė vėshtirė, pėr shkak tė prapambetjes sė trashėguar dhe tė formave mė tė egra tė diktaturės qė u ushtrua mbi popullsinė. Kėtu u kryen krime mizore, internime, burgosje dhe keqtrajtime tė vazhdueshme pothuajse ndaj gjithė banorėve. Sipas statistikave zyrtare tė postkomunizmit nė Shqipėri, janė pushkatuar shumė burra, gra, bile prej tyre edhe gra shtatzėna!
Nė kėto kushte tė vėshtira pėr jetė dhe tė mungesės sė lirive mė elementare njerėzore, bėnė qė njerėzit, duke pėrfshirė nė rradhė tė parė intelektualėt, ndaj tė cilėve dhuna ishte posaqėrisht e theksuar, bėnin pėrpjekje pėr tė gjetur shpėtimin duke braktisur vendin. Duke u pėrballur me thundrėn e ushtarit, tel me gjemba dhe kėrbaqin e policit, ata kėrkonin shpėtim duke ikur edhe nė shtetet qė tradicionalisht kishin qėndrim armiqėsor ndaj Shqipėrisė dhe shqiptarėve, siē ishte Greqia e Jugosllavia. Mirėpo, numri i atyre qė arriten tė arratisen megjithatė ishte i vogėl. Kalimi i kufirit me plotė rreziqe, madje kishte edhe raste kur vriteshin, nuk do tė thoshte shpėtim pėr ta, sepse atje ku shkonin i pritnin sfida tė tjera. Nė rradhė tė parė, atyre u kėrkohej qė tė bashkėpunonin me shėrbimet informative tė vendit kundėr atdheut tė tyre, por megjithkėte, shumica e shqiptarėve tė arratisur mbajten qėndrim dinjitoz dhe nuk ranė nė grackat dhe provokimet e ndryshme. Greqia dhe Jugosllavia, prandaj pėr shumicėn e shqiptarėve tė arratisur ishin vetem vende kaluese, sepse ata synonin tė emigronin nė perėndim, ku do tė gjenin kushte mė tė mira pėr jetė dhe veprimtari atdhetare. Numri mė i madh i tyre u strehua nė Belgjikė, Francė dhe nė Amerikė. Shpėrndarja nė vendet e ndryshme ka sjellė me vete edhe fenomenin e asimilimit tė gjeneratės sė re, si pasojė e mungesės sė arsimit nė gjuhėn amtare, pastaj moskomunikimit me shtetin amė, ngase udhėheqja e Shqipėrisė i konsideronte armiqė dhe pjesėtarė tė anatemuar tė kombit. Ajo nuk kujdesej sa duhet as pėr banorėt qė kishte brenda e lėre mė pėr viset tjera qė i kishin mbetur nėn sundimin e huaj, e aq mė pak pėr emigracionin. Nė fillim tė viteve tė 70-ta, pėr shkak tė kushteve ekonomiko-sociale, zuri fill edhe shkuarja e shumė shqiptarėve nga Kosova dhe trevat tjera etnike nė ish Jugsollavi pėr punė tė pėrkohshme nė shtetet e ndryshme tė perėndimit. Kjo shkuarje solli me vete njė pėrtėritje dhe gjallėrim edhe tek tė mėrguarit nga Shqipėria, tek emigracioni kosovar i pasluftės sė Dytė Botėrore dhe i disa shqiptarėve qė ishin kthyer nga mėrgimi nė Turqi. Kjo, nė tė njejtėn kohė shkaktoi edhe fėrkime nė baza ideologjike, sepse emigracioni i ri kosovar, Shqipėrinė e shihte si “kėshtjellė tė pamposhtur nė brigjet e Adriatikut dhe si fanar ndriēues qė rrezatonte tė ardhmen e komunizmit botėror”. Kėshtu mendonte njė pjesė e veprimtarėve kosovarė tė influencuar prej mjeteve propagandistike shqiptare, kurse pjesa tjetėr, Shqipėrinė e konsideronte si shtet amė prej nga pritej me tė drejtė ndihma pėr ēlirim dhe bashkim kombėtar. Ishte krijuar pėrshtypja se, Shqipėria ishte parajsa mbitokėsore dhe se Enver Hoxha ishte Skenderbeu qė t'i shpetonte, ēlironte dhe bashkonte tė gjithė shqiptarėt. Ajo qė shpesh bėhej burim mospajtimi ishte ēėshtja e formės sė flamurit, kėtij somboli kombėtar qė duhej tė bashkonte tė gjithė. Emigracioni i vjetėr kėmbėngulte dhe vazhdismisht e pėrdorte Flamurin pa yll, kurse kosovarėt, duke e konsideruar edhe si simbol shtetėror, pėrdornin Falmurin zyrtar tė Shqipėrisė. Mirėpo, sa i pėrket Kosovės dhe ēėshtjes sė saj, ata megjithatė ishin bashkė. Ngjarjet e bujshme nė Kosovė tė viteve 1968, 1981 e mė vonė, e mobilizuan edhe emigracionin nga Shqipėria. Kjo pjesė e mėrgatės sonė, me gjithė plagėt e veta, tė izoluar, tė shantazhuar nga Sigurimi shqiptar e jugosllav, angazhohen seriozisht nė demontrata, protesta dhe nė format tjera nė pėrkrahje tė Kosovės dhe aspiratave tė saj jetike. Ata qė nga vendosja nė perėndim, u angazhuan duke informuar opinionin publik ndėrkombėtar pėr terrorin, dhunėn dhe gjenocidin qė po ushtrohej ndaj shqiptarėve nė Kosovė dhe nė trevat e tjera nėn sundimin jugosllav.

Nė mesin e tė arratisurve nga Shqipėria kishte eksponentė tė njohur politikė, qe u pėrkisnin Lėvizjes sė Legalitetit, Ballit Kombėtar, Bllokut Indipendent, Agrarės sė Gjelbėr etj. Kishte gjithashtu edhe personalitete tė painkuadruar nė formacione partiake.
Rivaliteti dhe qėndrimi pritės gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, favorizoi forcat majtiste nė krye me PKSH-nė, tė ndihmuar edhe nga emisarėt jugosllavė, pėr te uzurpuar pushtetin, tė cilin e mbajtėn pėr afro gjysėm shekulli. Fatkeqėsisht, ky sindrom i grupacioneve nacionaliste u bart edhe nė mėrgim. Ata, edhe nė vendet ku ishin vendosur vazhduan me debate shterpe dhe me konfronitime tė panevojshme, gjė qe reflektohej nė dobėsimin e forcės sė tyre vepruese nė favor tė ēėshtjes kombėtare. Nė veprimtarinė e tyre u reflektua negativisht edhe pėrpjekja e shėrbimeve tė ndryshme informative pėr instrumentalizimin e tyre, siqė ishte rasti me shėrbimin informativ anglez, i cili, nė fillim nxiti pėr aksione konkrete nė Shqipėri e Kosovė, por qė mė pas u tėrhoq. Pėrkundėr kėsaj, emigracioni i vjetėr nga Shqipėria, u angazhua vazhdimisht pėr njė Shqipėri etnike, demokratike ku Kosova dhe viset tjera etnike do tė ishin pjesė e saj. Nė funksion tė kėsaj, ky emigracion bashkarisht me kosovarėt u angazhua nė veprime tė pėrbashkėta kundėr pushtuesve jugosllavė. Tė gjitha partitė dhe grupimet e emigracionit nė programet e tyre kanė pasur strumbullarin kombėtar Shqipėrinė Etnike, duke u larguar nga formula bajate e Tiranės komuniste se ēėshtja e Kosovės ėshtė ēėshtje e Jugosllavisė dhe se nuk kemi pretendime territoriale as nuk pėrzihemi nė punėt e brendshme tė saj. Pėrveē Besėlidhjes Kombėtare Demokratike Shqiptare, nė perėndim ka vepruar Fronti i Rezistencės Antikomuniste, i formuar mė 18 dhjetor 1981. Zanafilla dhe idea e njė organizimi tė tillė ishte inicuar nga njė ish i burgosur politik, qė kishte kaluar mėse 20 vjet nė burgjet komuniste tė Shqipėrisė me rastin e Festės 28 Nėntorit 1980. Veprimtarė dhe demonstrues nga Shqipėria, qė lėngonte nėn diktaturėn mė tė egėr komuniste, kishin demaskuar dhe vazhdonin ta demaskonin totalitarizmin hoxhist si bie fjala z. Arshi Pipa, z, Sami Repishti dhe njė ndėr me tė dalluarit e asaj kohe Zenel Peposhi. Kėta veprimtarė qė e kishin pėrjetuar diktaturėn dhe dhunėn nė kurrizin e tyre, ishin topitur nga pasiviteti dhe amullia qė kishte pėrfshirė tė emigruarit dhe partitė e tyre, aq mė tepėr qė nuk kishin mundur as nė mėrgim tė gjenin njė emėrues tė pėrbashkėt, nė kundrim tė veprimtarisė sė tyre. Zenel Peposhi, i posa dalur nga burgu me tė ardhur nė Francė, pasi informohet se si qėndronte puna nė mėrgim, arrinė tė bindi shokėt mėrgimtarė nė Paris qė tė formojnė Frontin e Rezistencės Antikomuniste (FRAK-un). Nė kėtė formacion rekrutohen si anėtarė edhe kosovarė, tė cilėt ishin zhgėnjyer nga qendrimi pasiv i Tiranės zyrtare dhe mosreagimi nė forume ndėrkombėtare i saj. Qėllimi i FRAK-ut ishte demaskimi i komunizmit nė Shqipėri dhe i dhunės e terrorit qė ushtronte pushteti jugosllav ndaj shqiptarėve nė Kosovė dhe nė trojet e tyre etnike. Njėra ndėr sferat e angazhimit tė kėtij organizimi tė mėrgatės ishte grumbullimi i materialeve tė dokumentuara dhe dėrgimi i tyre nė Amnestinė Ndėrkombėtare. Ata njėkohėsisht publikuan shkrime edhe nė gazetat mė prestiēioze, pastaj organizuan dhe morėn pjesė nė demonstrata tė pėrbashkėta.

Pas formimit tė FRAK-ut nė Paris, angazhimi pėr tė grumbulluar sa mė tepėr mėrgimtarė nė kėtė formacion u shtri edhe nė shtetet tjera tė Evropės si Gjermani, Suedi, Norvegji, SHBA etj. Nė krye tė filialės sė FRAK-ut nė Belgjikė u zgjodhėn intelektualėt: Xheladin Ēupi, Sami Gjana, Xhevahir Troēi, Bedri Miftari dhe Zenel Spahiu, ndėrsa nė Gjermani, Hysen Vokshi, Dull Sallaku, Ramadan Sula, etj. , nė Norvegji, Sytki Hoxha, Nazmi Berisha dhe Asllan Ramadani, dy tė parėt ish tė burgosur politik. Nė vitin 1988 formohet dega e FRAK-ut edhe nė SHBA. Kryetar zgjidhet Halil Lita, biri i njė familje tė cilės komunistėt i kishin vrarė 20 anėtarė, kurse anėtarė tė Kryesisė ishin prof. Mit’hat Gashi, Luan Gashi dhe Xhevit Peposhi. Filiala mė e vonshme ėshtė formuar nė Greqi e kryesuar nga Mushur Plaku-familje e pėrndjekur ēame dhe me shumė ndikim. Nė kryesinė e FRAK-ut ishin ish tė burgosurit politik, ing. Nevruz Serezi, Dashamir Kovaēi, Genc Bajraktari, djali i Muharrem Bajraktarit etj. Qėllimi i FRAK-ut ishte, qe tė grumbullonte sa mė shumė mėrgimtarė pėr ta demaskuar dhe hedhė dritė mbi krimet monstruoze qė ishin kryer gjatė viteve tė diktaturės nė Shqipėri dhe mbi dhunėn dhe terorin qė po ushtronte pushtuesi jugosllav nė Kosovė dhe nė trevat e tjera etnike dhe nė tė njejtėn kohė tė merrnin pjesė aktive nė Lėvizjen Kombėtare, si bie fjala nė demonstratat kundėr shtypjes kombėtare dhe gjenocidit qė po ushtrohej nė Kosovė nga fundi i vitit 1944 e deri nė atė kohė. Meqenėse FRAK-u nuk ishte parti me pretendime pėr tė ardhur nė pushtet dhe se zgjidhjen e ēėshtjes kombėtare e shihte vetem nė kuadrin e brendshėm dhe konjukturat ndėrkombėtare, kishte fituar simpati dhe aderues edhe prej partive tradicionale e tė grupimeve tė tjera tė njohura dhe tė afirmuara. FRAK-u si lėvizje me karakter kombėtar arriti tė tubonte mjaft simpatizantė edhe nė mesin e mėrgimtarėve tė ardhur rishtaz nga Kosova, tė cilėt me kohė u zhgėnjyen nga politika anacionale dhe totalitariste e Enver Hoxhės. Thuhet se njė organizim i tillė ėshtė formuar edhe nė Shkodėr.

Dihet se deri mė 1981 veprimtarėt politik nga Shqipėria, Legaliteti, Balli Kombėtar, tė Painkuadruarit (Muharrem Bajraktari), Blloku Indipendent, tė cilėve u ėshtė bashkua Besėlidhja, kanė demonstruar vetem nė favor tė ēėshtjes sė Kosovės. Organizatorėt kryesorė Isuf Begeja (Legaliteti), Ylli Spahia (Legaliteti) Nezir Spahia, Idriz Basha (Legaliteti), Rifat Kolgjini (Blloku Indipendent), Shefqet Hoxha (Balli Kombėtar), Lec Shllaku (Redaktor i revistės „Koha Jonė“. Skėnder Zogu, nipi i mbretit Zog etj, Besėlidhja Kombėtare Demokratike, Emin Fazlia alias Emil Kastrioti. Demontratat janė organizua nė Bruksel, Paris e gjetiu pėr ēėshtjen e Kosovės mė 1981, 1982 etj. Pėr tė mos e mbuluar pluhuri i harresės veprimtarinė e nismėtarit tė kėtij formacioni Zenel Peposhit, tė cilin e njoh personalisht, pėrpos kėtyre tė dhėnave, po theksojmė edhe angazhimin e tij tė frytshem prej fillimit tė viteve 90-ta e deri tek pėfundimi i luftės ēlirimtare nė Kosovė, nė vitin 1999. Ai gjatė kėsaj kohe ka qenė nė rradhėt e para tė komunitetit shqiptar nė Suedi, si nė organizimin e mirėfilltė tė tij ashtu edhe ndihmat materiale e nė pjesėmarrje tė drejtpėrdrejt nė protesta e demostrata. U angazhua edhe nė redaksitė e revistave „Qendresa“ dhe „Besa“ qė nxirrnim nė Suedi. Dhe pėr kėtė angazhim ai gėzon rrespekt tė posaēėm nė mesin e bashkėkombasve tanė nė Suedi dhe mė gjėrė, dhe paraqet shembullin tipik se si duhet tė veproj e tė angazhohet njė veprimtar nė favor tė ēeshtjes kombėtare kur gjendet nė mėrgim.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Megata Sqhipetare
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: ME AFER NJERI TJETRIT :: EmiGraCioNi-
Kėrce tek: