ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Njė jetė "Shami zeza" po zėmėr bardha

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Njė jetė "Shami zeza" po zėmėr bardha   Wed Jan 16, 2008 2:38 am

Njė jetė "Shami zeza" po zėmėr bardha, i la emigracioni

Romane tė tėra janė shkruajtur pėr kėtė temė gjurmėlėnėse tė historisė sė familjes shqiptare e pėr mė tepėr tė trevave tė jugut, ku varfėria ka qėnė e skajshme. Ishte ajo varfėri qė i detyronte djemtė e asaj ane, tė mėrnin rrugėt e kurbetit pėr tė siguruar jetesėn famijleve tė tyre, atėhere me traditėn, ktheheshin martoheshin nė vėndlindje dhe i linin bashkėshortet nė vėndlindje kryesisht. Njė ndėr shkrimet mė tė arrirėrė ėshtė; "Strėmbeci historia dhe taditat" nga Shefqet A. Saliu, shkraar me pėrgjegjėsi e kopetencė.

Dy surresh : Vangjelia dhe Dhorja bija tė Varvarė dhe Lilo Kristos, autoktonė banorė tė Pėllumbarit rrėzė Nemėrckės, aty buzė Vjosės tėk vau i Iliarit, bri Postenanit qė e ndan nga Shqeria dhe Dangėllia emermadhe e histori bėrėse.
Shpesh Pėllumbari me fushėn e Iliarit, quhet "zėmra e rrėzės me Carshovėn kryeqėndėrr tė saj.

"Rrėzjotė" i quajnė tėrė banorėt e fshatrave, pėrfshirė nė atė zonė, nė rjedhjen e sipėrme tė Vjosės, nga hyrja nė kufi , me Biovizhdėn fshat, pėrfshi tėrė qėndrat e banuara deri nė Petran e qytetin e Pėrmetit.

Kėto dy bija, nėna, deri gjyshe tė kėsaj treve, me trashėgimi nga Peruejtė mijėvjecarė me Lėkurėsin , fshat nga mė tė herėshmit , si shkruan Shefqet A. Saliu, pėrgjithėsojnė fatin e gruas sė kėsaj zone, qė e ka mbajtur gjallė nė jetė tė jetėve. Tė njohėsh historinė e jetės sė tyre, pėrfton rrespekt tė pėrjetshėm sa dhe detyrim, pėr ti pėrgjithėsuar se e meritojnė.

Po kush ishin nėnė Vangjelia dhe Dhore Kristo!?

Vangjelia bija e Lilos dhe Varvarės , lindur nė 1905, atje nė Pėllumbarin rrėzė Papingut majė, pas vėlla Stefanit, 15 vjet para saj, ritur e plakur rugėve tė kurbetit nga Athina nė Stamboll, ku dhe krijoi familje e qėndroi njė jetė…
Ajo pa mbushur tė 16-tat vite, martohet me Peci Janon nga Strėmbeci, me tė cilin bashkėjetoi; vetėm sa ngjirizi tė vetmen pasardhės; vajzėn Aleksandra,me tė cilėn do tė kalonte njė jetė. Peci, i shoqi buzėqumėsht bėrė baba, me gėzimin se la njė trashėgimtar pasardhės pa ia parė mirė sytė, mori rrugėt e mėrgimit, vėnd i padėgjuar deri atėhere; Australinė tej oqeaneve. Histori e dhimbėshme.
Pasojat e kėsaj ndarjeje fatkeqe tė detyruar, nga gjėndja e rrėndė ekonomike e kohės, kur shqipėria pėrpėlitej nė vitet e para tė pavarėsisė dhe pasojave tė luftės sė parė botėrore, do ti hiqtė Vangjelia. Ajo veshi qė nė rininė e saj shaminė e zezė, shėnjė e njė gruaje mėrgimtari…
E rriti tė voglėn Leke, si e thėrresin shkurt, (sot ėshtė gjyshe 80 vjecare, mes Tiranės rrethuar me nipa e mbesa), me mundime tė mėdha, fal pėkujdesjes tė baba Lilos dhe vėllait tė saj Jorgji, (provuar dhe ky emigracionin e atyre viteve, nga nxorri mėsimin: "jetohet vetėm nė trojet shtėrgjyshore…".
Pati fatin e madh pasi vajza rritur si sorkadhe dhėmbeli, e bukur e hijėshme sa dhe e zgjuar, trime dhe bujare, martohet me Lambi Budo, qė sia gjeje tė dytin nė tėrrė rrėzėn, atje nė Zhepė, "myzeqeja e rrėzės.
Megjithse jetonte qė vitet e para tė rinisė tij nė Tiranėn e atyre viteve lufte, zgjodhi kėtė pėllumbėshė pėr bashkėshorte, me tė cilėn kaloi njė jėtė, gėzuar nga dy ėngjėj fėmijė trashėgimtarė djalė e vajzė.
Fati i buzėqeshi dhe Vangjelisė, tashmė gjyshe, me tė cilėt lidhi jetėn me tė bijėn dhe i rriti mes Tiranė, mbesėn Liri dhe nipin Maksi, sot kuadro tė larta rrethuar me nip e mbesa.
E ėmbėl e dashur me tė gjithė komshijtė e parė tė asaj lagjeje nė qėndėr tė Tiranės, Vangjelia nė vitet e luftės N. Clirimtare, do tė radhitej nė gratė revolucionare, krah Aretisė , gjak tė At Stath Melanit e shoqeve ilegale partizane, e do tė mbėshteste luftėn guerilase, deri nė pjesmarjen nė atė ngjarjen e madhe tė Pezės, ku shpinin ushqime dhe informacione pėr luftėtarėt e lirisė sė pritėshme.
Shtėpia e Llambi Budos me Aleksandrėn nuse, me kėtė nėnė trime, do tė kthehej nė qėndėr strehimi pėr luftėtarėt, si dhe pėr gjithė tė ardhurit nga rreza.
Kjo deri nė vitet e vona tė pas clirimit, ku gjenin mbėshtetjen pėr cdo gjė. Ambasadė e Rrėzės e quani tė tėrrė rrėziotėt atė shtėpi, me nikoqire nėnė Vangjelinė.

Mė tė dhimbėshme ditė do tė pėrjetonte nė pleqėrinė e saj, kur pa pritur e kujtuar, " ubė i gjallė" i shoqi Peci, njė jetė nė Australi, jetuar me kujtimet e vėndlindjes dhe sytė e vogėlushės Aleksandėr, lėnė dy vjecare, u kthye nė atdhe.
Do tė ishte kjo vajza e tij, qė nuk la gur pa lėvizur deri ambasadave, pėr tė gjetur se babai i saj jetonte.
Erdhi viti 1976, viti fatlum pėr tė, pėr tė jatin dhe nėnė Vangjelinė, vit qė solli nė atdhe "tė humburin pėr 53 vite me radhė; Peci Jano (Kriston) nga Australia.
Ditė me tė vėrtet e shėnuar jo vetėm pėr Aleksandrėn tashmė rrethuar me nipėr e mbesa, por dhe pėr Vangjelinė, njė jetė pa bashkėshortin nė shtėpi.
E pa besueshme po ndodhi kėshtu:

Teksa Aleksandra nė trysninė e kohės, priste nė aeroportin e Rinasit tė jatin, parė vetėm nė ato fotografitė e rinisė tij, nėnė Vangjelia hiku nga shtėpia, se i vinte sa keq dhe rėndė, tė takohej tashmė plakė 71 vjecarė me ish bashkėshortin, jetuar vetėm dy vite bashkė. Caste prekėse pėrjetuam tė gjithė sa ishim prezentė nė atė takim tė pa pėrshkrueshėm.

Xha Peci, shkuar buzė-qumėsht nė emigracion, kthehej e gjente vajzėn, tani gjyshe, plot me nipėr e mbesa. 53 ditė jetoi pa ta nė emigracoin. E pabesushme po kėshtu ndodhi; u nda nga jeta tė 53-tėn ditė tė kthimit nė atdhe. Pesėdhjet e tre ditė, mbetur tė skalitura nė familjen Budo dhe Kristo nga Tirana nė Strėnbec e Pėllumbarin e asaj rrėzė ku lindi dhe u rrit vetėm 14 vjet (mė 1893 kishte lindur. )53 ditė jetoi nė atdhe, dhimje pėr tė gjithė sa e njohėn.

Pėr mua, si mik i asaj falije( mbesa e Aleksandrės, u bė gruaja ime) ruaj kujtimin mė tė dhimshėm, peng lėnės; "Nisesha pėr nė zborr ushtarak si bėhej atėhere dhe shkoj pėr tu pėrshėndetur me tė. Nuk e gjeta e nga qė mė mbeti peng, nga reparti, duke pėrfituar se kjo familje kishte telefon nė shtėpi, i bie telefonit. E pa pritur, degjoj njė zė tė qetė burri si tė kuvėndonte me njė fėmijė e ta pėrkėdhelte. Sa i theksoj, "jam burri Natashės", ( kėshtu me thėrrisnin mua "dhėndėrit " nė atė fis)ma ktheu: "Ou ! Dhimua, dhėndėrri ynė, si po ja kalon, mė thanė je nė stėrvitje nė ushtėri, tė lumtė. Unė po pėrgatis drekėn pėr tė gjithė, se ata kanė dalė nė njė sebep. Kam bėrė ama, njė cumlek me qepė tė thata, si andej nga rrėza, dhe po pres mishin e pjekur nė hell, nga dhėndėr Llambi. Kur do tė vish, pjesėn do tė ta ruaj?" mė thotė dhe pėr fat tė kėq telefoni lidhur nga linja ushtarake u pre. Kaluan dhe dy ditėt e mbetura tė zborrit e teksa kthehem nė shtėpi, (e kishim karshi njėri tjetrit, aty tek ato pallatet buzė lanės, sot pranė A.T.Sh.sė,) direct e tek ajo e Llambit, ku bujtėte, i miri gjysh Peci. Nė shkallė Befasohem. Shoh njė tabelė mortore ku lexohej mė tė mėdha: -"Peci Jano (Kristo) 83 vjec ndėrroi jetė, Familja " …

Njė e papritur sa dhe e dhimbėshme, pas asaj bisede qė mė mbeti dhe sot nė mėndje si refren i njė dhimbjeje tė madhe.

U pėrcoll nė banesėn e tij tė pėrjetėshme atje nė Strėmbecin e tij tė dashur njė jetė ėndėrruar jashtė atdheut me nderime tė mėdha e meritonte. Ai nė atė moshė, mori vendimin e rrallė "Do tė kthehem nė atdhe pa le tė vdes". Dhe ashtu i ndodhi. Dhimbje morėm tė gjithė po nėnė Vangjelia i pėrmbidhte tė tėra. Jetoi ditėt e fundit tė pleqėrisė, si njė jetė tė tėrė, rrethuar me miq e dashamirės tė zėmrės, po njė gjė pėrsėrishte nė atė fund jete: " mė erdhi sa tė mė lėndonte ato plagė tė jetės, jetė me burrė e pa burrė, qė na ndau kurbeti i zi". Dhe la amanet: "Mė varosni atje tek lisi majė kodrės sė pėllumbarit, tė shmallem me vitet jetuar larg tij, sa dhe me rrininė time". Dhe nėnė Dhorja, tė njėjtin fat kishte si e motra dhe pėr mė keq. I shoqi, shkuar dhe ai nė kurbet pas tre muaj lindjes sė vajzės Poli, syrgjynisur pa u kthyer kurrė. As varrin nuk ia dinė ku i ndodhet, pas njė jete peripeci rrugėve tė kurbetit, Greqi -Amerikė e gjetkė. Keq i vjen sė mirės Poli, sot rrethuar me nipa e mbesa, qė nuk e njohu babanė. 93 vjet jetoi me nėnė Dhoren, aty nė Zhepė rrezė majės sė Papingut, ku prehet e qetė. Dhorja, la me tė vėrtet emėr si bijė Pėllumbariote nga Kristot.... Ja pse hapa kompjuterin dhe siglova kėto histori tė dhimbėshme tė kėtyre dy nėnave heroina, qė meritojnė mė shumė tė flitet e shktuhet pėr to, sinonim i asaj jete thuajse tė shumė nėnave tona, qė pas viteve tė prapshtė tė pas 90tės, po pėrsėritet mė dhimbshėm.
Atėhere nga varfėria; tani nga qeverria.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Njė jetė "Shami zeza" po zėmėr bardha
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: ME AFER NJERI TJETRIT :: EmiGraCioNi-
Kėrce tek: