ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Ndrekė Luca, legjenda e skenės dhe kinematografisė shqiptare

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Ndrekė Luca, legjenda e skenės dhe kinematografisė shqiptare   Wed Jan 16, 2008 2:44 am

Ndrekė Luca, legjenda e skenės dhe kinematografisė shqiptare

Mund tė shkruash diēka, por jo gjithēka pėr kozmonautin tonė mitik "Artistin e Popullit" Ndrekė Luca. Kulti i tij artistik ėshtė aq i lartė sa fjala dhe sharmi i tij depėrtoi nė portat e veprave mė tė mėdha tė skenės dhe ekranit shqiptar. Mėndoj se edhe portreti i tij kishte diēka tė veēantė sa mitike aq edhe kozmike. Por ajo qė spikaste mė tepėr te Ndrekė Luca ishte thjeshtėsia dhe dimensioni human i njė artisti me botė tė pasur dhe komplekse. Qė nė fillimet e jetės sė vet artistike ka qėnė mjaft i motivuar dhe oiptimist, prandaj bukmekrsat e artit konstatuan me shumė optimizėm se, ky njeri do tė sillte diēka tw re nė panteonin e magjishėm tė artit skenik. Qysh i ri, pėrara ēlirimit u zhvillua njė konkurs nga italianėt dhe pas pak kohe, Ndrekės i erdhi njė letėr ku shkruhej: "Ju keni marrė ēmimin e parė pėr kinematografi". Ishte ēmim si fotozhenik, ku do t'i jepej e drejta pėr tė studiuar nė Itali, por lufta bėri tė vetėn" (Gazeta Ballkan, 10 gusht 2004 ). Kur pa interpretimin e Jagos nė Teatrin Kombėtar, rusi Axharariē u shpreh: "Keni tė bėni me njė aktor botėror" (Gazeta Ballkan po aty) Kur e pytėn farizejtė Krishtin, nėse ishte e ligjshme qė t'i paguheshin taksat ēezarit, Krishti u pėrgjigj: "Jepni pra Ēezarit atė, qė i takon Ēezarit dhe Perėndisė atė, qė i pėrket Perėndisė". Ne duhet t'i japim atė, qė i takon artistit tė madh Ndrekė Luca, se ai i takon botės dhe shpirtit artistik. Ndrekė Luca lindi me 3 shtator tė vitit 1927 nė Xhan tė Dukagjinit, nė njė suitė tipike flishore rethuar me kreshta tė thepisura e hijerėnda pėrbri luginės depresive tė Kirit, atje ku dukagjinsit e vjetėr me krenari e moskoēarje ruajtėn identitetin e tyre tipik arbėrorė. Ndrekė Luca si specie nga mė inetresantėt nė llojin e vet, ishte produkt i natyrės alpine, edukata dukagjinse do tė linte gjurmė e veta nė tė gjitha rolet qė ai ka luajtur. Autentik dhe i papėrseritshėm , si nė skenė ashtu nė ekran, njė tup sportiv i dėnjė pėr avijator, me impulse tė spikatura mashkullore nė teparamentin e tė cilit ishin shartuar nė mėyrė mikse koleriku dhe flegamtiku. Njė prototip malsori i gdhendur hishėm, serioz dhe statik nė vėshtrimin e parė, qė avash, avash rrezaronte ngrohtėsi, zgjarsi, inteligjencė tė shkallės supriore, fisnikri shembullore nė fėtyrėn e tė cilit prehej buzqeshja e fjetur e pakapshme e njerzve tė vėndlindjes sė tij. Nė mashkull seksi me kapele republike musteqet sterrė tė zeza, sytė tė gjallė shprehės e shbirilues, vetullat kėrleshpėpjekur brezat e rrudhave mimika e tij aq plastike e me relev, eksprevisiteti i pėrgjithshėm i tij si dhe aftėsia e tij krijuse pėr ēdo rol, janė fiksuar nė celuloid nėpėr emra pėrsonazhėsh filmik, njėri mė interesant se tjetri duke bėrė atė njė nga aktorėt mė tė preferuar tė ekranit shqiptar. Tė gjithė kishin kėnaqėsi tė ndodheshin nė shoqėrinė e tij si bashkėbisedues i shkėlqyer depėrtues i gjallė…Kur fliste pėr Dukagjinin dhe Kosovėn i xixėllonin sytė, por edhe bėhej mė i matur.Kur fliste pėr Shkodrėn, traditat dhe humorin behej entuziast, gazmor i gjallė qė qeshte me gjithė zemėr, me njė tė qeshur tė thellė , ngjitės tė sinqertė dhe tė zhurmshme. (Dr L-Martini , gazeta "Dukagjini" janar 2005).Ishte nė moshė tė mitur kur familja u zhvendos pėr nė Shkodėr pėr arsye tė varfėrisė ekonomike. E ėma e tij e etur pėr dritėn e diturise e ēoi Ndrekėn nė shkollėn e jezuitėve, por njėkohėsisht punonte edhe si ndihmės tek fototeka Marubi. Vocrrakun e varfėr shkolla e ndihmoi tė lidhej mė fort me librin, tė cilin e ka pasur shokun mė tė ngushtė tė gjithė jetės sė ti. "Unė rrjedh nga Dukagjini. Jam rritur derė mė derė, duke punuar qė i vogėl pėr "kafshatėn qė s'kapėrdihet"siē thoshte Migjeni. Jetonim nė njė shtėpi nė Shkodėr, nė njė jerevi ku laheshin rroba, ku hynte shiu e tė ftohtit, ku ndriēoheshim me dritėn e pishės qė vinte nga malsia, herė me bukė, herė pa bukė, por nuk na mungonte kėnga e lahuta.Pra unė u rrita nė qytet por i pa shkėputur as njė herė nga ambienti i malsisė, as sot e kėsaj dite"(Xh. Aliu Biseda tė panjohura tė artistve tanė tė mėdhenj", gazeta "Standard"30.03.2006). Pas shkollės sė mesme me kėrkesėn e tij i doli bursa pėr avijator nė Jugosllavi. Edhe pse ishte ushtarak frekuentonte gjithnjė operat. Ishte vetėm nė moshėn 14 vjeēe, kur filloi tė merrej me art, kuptohet me grupet amatore, fillimisht ka luajtur rolin e njė plaku. "Studionte nė njė akademi ushtarake jashtė shtetit por paralelisht gjatė gjithė kohės ndiqte veprimtari letrare artistike, shkonte nė opera, nė balete, koncerte simfonike, recitonte Hamletin, Mbretin Lir". (L.Kodra "Njerz tė shquar tė Dukagjinit"). Mesa duket edhe, vetė Ndreka e kishte ndjerė se kishte lidur pėr aktor, jo pėr aviator, prandaj vitin 1947 kur marrėdhėniet, Shqipėri - Jugosllavi u prishėn dhe Ndreka, pa asnjė qefėmbetje u kthye urgjentisht, ndonse ishte nė vitin e fundit tė studimeve ushtarake. Kur u kthye pati njė duel tė heshtur mes karrierės sė oficerit dhe asaj ēfarė ėndrronte tė bėhej, njė odise i madh baticash dhe zbaticash, keqkuptimesh, ngatėrresash, deri sa njė ditė u rebelos ndaj uniformės, gradave dhe previligjeve tė ushtarakut dhe trokiti pa iu trembur syri nė derwn e teatrit. Komanda eprore duke e quajtur "dezertor" nuk pranoi t'i lėshojė fletėshoqėrimin e transferimit. Duke kujtuar kėtė episod, Ndrekė Luca nė kujtimet e veta thoshte: Ishte viti 1950, kur mė vinė pėrgjigjet njėra pas tjetrės: Njė jo, dy , jo, tri jo…Njė ditė shkova te drejtori i pėrsonelit: Prap erdhe ti? - mė pyeti. A e more pėrgjigjen? -E mora, por s'jam dakord, - iu pėrgjigja. S'je ti apo ne?! - ma priti. O shkoj o vdes! I thashė. Ju mund tė mė vononi, por tė mė pengoni kurrė"! Pas kėmnguljes kryeneēe, Ndrekė Luca do largohej nga ushtria duke milituar nė radhwt e Teatrit tė Ushtrisė, atje luajti vetėm dy role, pasi nė vitin 1951 ky teatėr shkrihet duke iu bashkangjitur Teatrit Popullor, pjesw e tė cilit do tė bwhej Ndrekė Luca i cili startoi nė mėnyrė spektakolare, nė pistėn ku gjendeshin starėt themelues tė kėtij tempulli, Mihal Popi, Loro Kovaēi, Naim Frashri, Pjetėr Gjoka, Marie Logoreci, Besim Levonja, Sulejman Pitarka, Kadri Roshi, Lazer Filipi, Melpomeni Ēobani etj. Pati fatin e madh, qė sapo filloi punė, ashtu si aktorėt e tjerė, u shkolluan dhe u pregatitėn nga regjizori i madh rus Kriēko, ku studiohej Stanislavski me themel. Stanislavski ishte edhe baza e kinematografisė amerikane. Mė pas, Ndrekė Luca luan disa pėrsonazhe si Kurtovi te drama "Komploti i tė dashurauarve", Ziaēenko te "Makar Dubronova", Lajmtari te "Revizori", Ludvik Gustakovēit, te "Gjashtė dashnoret" etj. (Arkivi i Kinostudjos Dosja N.Luca. Artisti Luca, kishte kėrkesa tė larta ndaj vetes, pėr realizimin e figurės sė roleve qė interpretonte, i ėshtė dashur tė lodhet shumė, tė shtyjė nenėt pa gjumė, tė krijojė gjera tė reja pėr riformatin dimensoinal tė karakterit, (deri nė vogėlsira siē janė pėrcaktimi i rekujzitės, apo grimi). I ėshtė dashur tė pėrplaset me kolegėt, tė ndeshet me regjizorėt dhe skenaristėt, po edhe tė pasurohet me mbresa tė mrekullushme e kujtime tė kėndshme pėr tė gjithė. Ndrekė Luca si askush tjetėr nė kinematografinė shqiptare ishe artisti qė mishronte tiparet mė tė kėqinja tė njė galerie tė terė karakterėsh tė njerzve tė kėqinj, njeriu i mirė i rolit "tė keq"qė na fali arti, ndėrsa nė jetė ai ishte antitezė e gjallė e asaj qė ralizoi nė celuloid.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Ndrekė Luca, legjenda e skenės dhe kinematografisė shqiptare   Wed Jan 16, 2008 2:45 am

Dinjiteti i tij shtrihej pėrtej fasadės "Artist i Popullit" sepse ai kohė ishte artisti i tė gjithve. Si pak aktorė tė gjallė njerzit e pėrshėndesnin edhe kur nuk e njihnin me emrin e roleve qė kishte luajtur. Ai edhe kur kalonte rrugės, nga pas ndiqej nga vėshtrimet e inatosura tė fėmijve qė e identifikoni me "Njeriun e keq". Ndrekė Luca ėshtė pagzuar nė skėnė me emra tė tillė, si Dini tek "Familja e Peshkatrit", Greov te "Armiqėt", Deli Pjetra te "Shtat Shaljanėt", Fantazma te "Hamleti", Rejshek te "Djali plagė prishės", Baca i Gjetajve", Xhiri i dramės "Arturo Ui", Brung Troli te "Pėrmbytja e madhe", Abdullah Pashė Dreni tek drama "Besa e Madhe", Shpend Gjto Plakun te "Halili dhe Hajria", Jonuzi te drama "Familja e Peshkatrit" etj (Arkivi i Teatrit Kombėtar, Dosja N.Luca). Ėshtė njė statistikė e gjatė dhe mundimshme tė numrosh rolet, qė Ndreka ka lujtur nė teatėr dhe kinema, madje edhe ai vetė kur ishte gjallė na rrefen bashkshortaja e tij Mimika, nuk lodhej tė mėndonte se ēfarė ka luajtur, por ēfarė do tė luante nė tė ardhmėn. "Duke luajtur oreksi vika duke t'u shtuar. A do tė kem takatė tė vazhdoj, a mund ta pėrballoj, se di. Por sot mė duket se jam nė fillim. Duhet ndjerė vetja nė ēdo rol, sikur je nė fillim tė punės, sepse roli vjen me tiparet e veta. Po hyre me mėndjemadhsi medemek ta dijė regjizori edhe spektatori se kush jam unė, u mbyte, s'ke jetė( Zbardhė nga manjetofoni i arkivi pėrsonal tė .Lucainēizuar nė prill 1986).Artist i madh shpirtlirė e zemėrbardhė, i thjeshtė nė komunikim, kėmbėnguės i paepur, vėzhgues i hollė dhe dėgjimtarė i vėmendshėm i mėndimeve edhe i partnerėve mė tė rinj, pra ai ishte nga ata njerz tė mirė, tė matur dhe tė qartė qė dinė tė ndjekin kurdoherė njė rrugė tė ndershme, qė arsyetojnė gjithnjė drejt dhe priren nė mėndime pėr tė vlersuar meritat e gjithsecilit. "Unė ėndrroja pėr rolin e Otellos, bile edhe sot e kėsaj dite mė ngacmon dėshira pėr ta luajtur. Mirėpo regjizori edhe pse e dinte se ēfarė ėndėrroja mė besoi Jagon".(Xh.Aliu gazeta "Standard" 13 mars 2006).Jagoja qe njė ogurmirė pėr Ndrekė Lucėn i cili pati fat tė takohej me Shkespirin dhe tė provonte potencėn e tij si gjahtarė i shkathėt i roleve dhe kyre roleve tė veprave tė mėdha. Ndrekė Luca me lojėn e tij i dha publikut shqiptar tė viteve 50 nė mėnyrėn mė transparte njė Jago tė poshtėr, shpirt zi, katil dhe tė lig sa s'ka shok, por i menēur e dinak si dhelpėr. Menjeherė pas Jagos vjen Guduni, heroi i Aurorės dhe pastaj ėshtė takimi me Lekėn te drama "Toka jonė". Regjizori Pandi Stillu do ja besonte Lekėn Ndrekė Lucės sepse siē thoshte artisti ynė i famshėm: "Leka, ai ishte njeriu i gjakut tim, i atij ambienti qė mė kishte rritur. Ai ishte pjesė e kėsaj toke e shfrytėzuar maksimalisht nga Turqit dhe pėrfaqėsonte anėt mė burrwore e pozitive tė fshatit tė varfėr, tė kohės nė flakė". Ndrekė Luca krahas arktimit ka dhėnė kontributin e vet edhe si dramaturg duke shkruar dramat "Shtatė Shaljanėt", "Votra e huaj", por edhe pjesė me njė akt, si "Bardha" qė ka fituar ēmim edhe jashtė shtetit. Janė akoma tė pabotuara komeditė "Ėndrra nė diell" dhe drama "Jerina", nė sirtarin e tij gjenden edhe komedi tė tjera tė panjohura gjer mė tani. Subjekti i dramės "Shtatė Shaljanėt" mbėshtet tek njė motiv i kahershėm historik i qėndresė anti-osmane tė martirve tė vėndlindjes sė autorit, trevė e cila ruajti tė pashlyer kujtimin e Gjergjit e Lekės, atje ku gjatė qinda viteve besa e burrit dhe liria ishin kulti mė i fuqishėm i njeriut, tė strukur diku mes maleve nė njė copė tė teprume ilirie. Ndrekė Luca, tek kjo dramė e vėnė nė skenė nė vitin 1958, do tė interpretonte nė mėnyrėn mė fine, rolin e Deli Pjetrit, njeriut trim, atdhetarė, kėtij pėrsonazhi real historik qė pėr besėn dhe fjalėn e dhėnė, sfidon tė gjithė kampionėt e legjendve tona. Kjo dramė, mė pas, pėr aryse tė kapriēove ideologjike tė kohės, do tė ngujohej nė kasafortėn e ndryshkur tė arkivit. Ndrekė Luca, nė mėnyrė spektakolare bėn gangsterin Xhiri te "Arturo Ui", i jep publikut njė Pjetėr Mustak aventuresk, plot xixėllima artistike qė meritoi duartrokitje dhe pėrgėzime tė shumta. Tek "Dueli i heshtur" pavarsisht ngjyrimeve politike tė kohės Ramiu ėshtė skalitur mjeshtrisht duke na dhėnė figurėn klasike tė kapterrit tė keq me dy fėtyra, pa ideale, njė budalla i zgjuar, servil, propotent dhe i pamėshirshėm nė ralizimin e ambicieve tė tij pėrsonale. Ndrio tek " Udha e shkronjave" ėshtė aq i ralizuar sa vetė artisti duhet tė ketė ndijerė "neveri" ndaj vetės duke na sjellė nė mėnyrėn mė tė natyrshme dy tiparėt mė tė qėnsishme tė klerikve anti- shqiptarė tė Patriarkanės greke dhelpėrisė dhe egrsisė mė tė ultė tė njeriut, pabesisė kur tė gjenė tė ēarmatosur, herezisė ndaj gjuhės sonė amtare, qetėsisė pėrfekte nė ekzekutimin krimit makabėr, dhe shpėrfėtyrimit dhe ligėsisė ku ėshė puna pėr tė shpetuar lėkurėn e vet nė pėrbadhjen me Tunxhin. Njė pasha tipik anadollak , sa mizor e triran, aq i lig dhe i verbėr ndaj dritės aksidentale, sa rrafinak dhe i pabesė, aq frigacak dhe zhytur nė flligshti e hareme tė pakufi, madje i qyrravitur e komik nė vitet kur e kapton pleqėria, na paraqitet tek "Balada e Kurbinit". Nė mėmorjen e artdashėsve shqiptarė, madje jo vetėm nė fjalorin e brezit tė rritur por edhe tė adoleshtėve, qarkullojnė mot pas moti, batutat proverbjale: "Kėtu ka tradhti burra", "Kjo ishte loja", "Fashista trima", "Kush e vrau Kaparal Pelegrinin", "Mos Tunxh se do tė ngopesh me flori" etj. Ndrekė Luca do tė shkėqente edhe nė ralizimin e dhjetėra pėrosnazheve pozitiv, si tė Januz Bungės tek filmi "Oshtimė nė bregdet", Palush Dibra tek "Halili e Hajria",Tomorri te "Detyrė e posaēme", Abdulla Dreni te "Besa e madhe", ndėrsa Gjini te "Plagė tė vjetra". Sipas mėndimit pėrfaqėson shakllė mė tė lartė tė tipologjisė dhe karakterit psikologjik tė malsorit tė veriut e nxjerrė cuhal nė dritė tė diellit nė mėnyrė tė papėrseritėshme nga malsori artist Ndrekė Luca. Specialistėt dhe kritikėt janė pak a shumė tė njė mėndjeje, se me "Bacėn e Gjetajve" Ndreka arriti majat mė tė larta interpertative nė gjininė e teatrit dramatik shqiptar. Shypi i kohės shkruante "Baca i Gjetajve" nė interpretimin e N.Lucės, madhėshtor me thjeshtėsinė e vet ėshtė fytyrė shumė e gjallė jetėsore nė tė gjitha ngjasimet, njomėsitė njerzore qė pajisin njė njeri, si njeri dhe si prind… cilėsi tė njeriut tė thjeshtė tė popullit, tė cilin e pajisin virtytet natyrore tė tij". Drama pati sukses tė jashzakonshėm, qoftė nė Shqipėri qoftė, edhe nė Kosovė. Nė kujtesėn e dramaturgut Fadil Krtaja mbetet i paharruar, turneun i trupės sė teatrit Migjeni nė Kosovė: Ndrekė Luca me qeleshėn e bardhė tė shqiptarisė asnjė minutė nuk gjendej i lirė, por nė shoqerinė e vazhdushme tė vėllezerve kosovarė me tė cilėt bisedonte, ēmadhej, fliste gjithė pasion pėr kėngėt, teatrin, kinematografinė, historinė e dhimbshme gjithė plagė dhe ēdo natė, inerpretonte nga dy herė, Bacėn...Gazeta Rilindja e Prishtinės me 2 korrik 1980 nėnvizonte me tė zeza : "Vlen tė veēohet interpretimi brilant i Ndrekė Lucės, i cili ralizoi Bacėn e Gjetajve nė nivel tė pėrkryer artistik". Kurse "Flaka e Prishtinės" me 15 korrik 1980 shkruante: "Ndrekė Luca e mishėroi "Bacėn e Gjetajve" dhe kontriboi mjaft qė kjo figurė heroike, dramatike tė ishte ajo qė ishte". Studjuesi dhe publicisti kosovar Ali Kaba nė opinionin e tij shprehej. "Me Bacėn shoh fytyrėn e malsorit tė thjeshtė, i cili pėr liri e atdhe ėshtė nė gjendje tė flijojė ēdo gjė… N.Luca me talent tė rradhė ndriēon fytyrėn e Bacės. Ndrekė Luca nė vitin 1982 punoi nė teatrin Migjeni tė Shkodrės, pėr tragjedinė "Makbethi " tė Shekspirit dhe pse pati probleme tė rėnda shėndetwsore, ai nuk e nderpreu punėn, por vazhdoi me kėmngulje e pėrkushtim atė, deri nė daljen me sukses tė premierės. "Isha nė ranimacion. Kisha Makbethin aty me vete. Kur hėngra infraktin e dytė, erdhėn mjekėt dhe ma hoqėn me alarm. S'ke mundėsi mė thanė. Emocionet tė bėjnė keq. Bile duhet tė tėrhiqesh edhe nga skena…Jooo, unė do tė shkoj ta luaj rolin, u thashė.Ti mund tė lush me kokėn tėnde, por ne kemi pėr detyrė tė themi kėshillat e nevojshme, mė thanė.Dhe me marakun se po mbetėm tani e po mbetėm pastaj, nuk u tėrhoqa. As nuk tėrhiqem, por punoj, studjoj, shkruaj ėndėrroj edhe pėr rolet. Makbethi u vu nė skenė nga Serafini, u vu i redaktuar, po ajo ėshtė esenca. Qe njė vėnie me fatazi dhe qė, zė vėnd nė teatrin e Shkodrės. (Zbardhur sipas kasetės sė arkivit familjar tė familjes Luca, inēizuar nė prill 1986.) Njeriu qė e "pa" vdekjen me sy nė dhjetwra role, qė nga 16 janari i vitit 1993 nuk jeton mė . Ai u nda nga jeta kur kishte plane ambicioze nė njė kohė kur arti dhe publiku prisnin ralizimin e figurave tė reja. Duke mbajtur nė kokė qeleshen e bardhė tė Duakgjinit, u varros sipas amanetit tė tij. Tashmw ai sapo ka kaluar 80 vjetorin e lindjes, kujtohet i mirwnjohur nga galeria e pafund e personazheve tė tij, ai mbetet njė nga njerwzit mw tė dashur tė ekranit shqiptar. Kjo dashuri, ishte aq e madhe, sa kudo qė ishte, e shkonte, kishte pėrbri njė tufė dashamirėsish dhe mbi tė gjitha mirnjohės tė shumtė. Ndrekė Luca si njė aktor me vullnet tė hekurt i cili debutoi nė teatėr qė nė fėmijėri, kurse nė ekran gjeti plotėsisht vetvetėn dhe shpalosi vlera tė atilla qė mbetėn tė paharruara nė shpirtin e artdashėsve tė cilėt gjithmonė do ta kujtojnė me njė psherėtimė tė thellė mirnjohje.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Ndrekė Luca, legjenda e skenės dhe kinematografisė shqiptare
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: ARTI & KULTURA :: KiNemAtogRafiA DhE SpeKtaKli-
Kėrce tek: