ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Pak humor nga Tano Banushi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Pak humor nga Tano Banushi   Wed Jan 16, 2008 2:46 am

U promovua dje libri i Isa Alibalit, "Me Tano Banushin dhe humorin e tij - Jeta dhe veprimtaria artistike". Njė takim mes miqsh, tė ardhur nė Tiranė nga Shkodra, me kujtime dhe humor

"Kam dėgjuar njė barsaletė. Po ta them ty e ti pastaj ma trego mua, qė tė qesh". Kėshtu do t'i thoshte dikur kompozitori Prenkė Jakova, humoristit Tano Banushi. Njė thėnie qė vetė do tė kthehej nė barsaletė. Por mjafton kaq pėr tė kuptuar se sa e fuqishme ishte ndjenja e humorit tek Tano Banushi. Dhjetėra shkodranė kishin zbritur dje nė Tiranė. Pikėrisht tek piramida. Nuk bėhej fjalė pėr ndonjė tubim. Kishin ardhur tė gjithė pėr tė takuar edhe njė herė Tano Banushin. Dje nė sallėn e kinemasė sė QNK "Arbnori" u paraqit libri i Isa Alibalit, "Me Tano Banushin dhe humorin e tij - Jeta dhe veprimtaria artistike". I pari i kėtij lloji kushtuar humoristit. Figura e Tano Banushit vjen e plotė. Autori shfrytėzon njė material tė gjerė, vetė arkivėn e Tanos, vėnė nė dispozicion nga familja Banushi, mes tė cilave ditari i aktorit dhe i bashkėshortes, Lajdes. Por aty janė edhe dėshmitė e miqve dhe kolegėve, me tė cilėt Tano ndau shumė vite tė jetės sė tij. Nuk mungojnė anekdodat, skeēet e thėniet e Tanos, qė sot janė pjesė e sė pėrditshmes nė shprehjen "Siē ka thėnė Tano Banushi…". Libri shoqėrohet edheme njė mori dokumentesh fotografike, ku aktori paraqitet nė role tė ndryshme. "Kam luajtur kėpucarė e bojaxhij / zdrukthėtarė e dugajxhi / mekanikė dhe terzi / elektricistė e hallvaxhi…/ Burra grash shamataxhesha / gagarelė pa mentesha / beqar t'mbetur e nervozė / matrapazė e karagjozė / fanatikė e kulakė / me mustak e pa mustakė / e demek me ju ba me qeshė, edhe femėr kam qenė veshė…". Thoshte vetė Tano Banushi. La pas jo vetėm qindra role, por edhe njė shkollė tė madhe tė artit tė humorit, nė gjurmėt e tė cilit kanė ecur breza tė tėrė humoristėsh nga i gjithė vendi. Kontributi i tij artistik e kishte kaluar skenėn e Shkodrės, artin e tij kanė patur fatin ta ndjekin tė gjithė, breza tė tėrė janė rritur me rolet dhe humorin e tij. Por Tano Banushi nuk mund ta rikujtosh pa skenėn dhe estradėn e tij tė dashur dhe pėr kėtė arsye autori nė tė gjithė librin e ka pėrshkruar figurėn e tij tė lidhur me Shkodrėn dhe artin e tij, me skenėn e estradės tė cilėn e donte me njė pėrkushtim sublim.

Nė libėr Isa Alibali zbulon pjesė tė panjohura edhe nga jeta e tij familjare, shoqėrore. Na njeh me karakterin e tij tė fortė, me vullnetin dhe dashurinė e tij pėr humorin, me dashurinė e tij tė madhe pėr familjen, pėr Shkodrėn, na zbulon talentin e tij pėr tė shkruar dhe krijuar jo vetėm figura artistike, por edhe kėngė, tregime humoristikė e anekdota. Krijimtaria e tij artistike nė ēdo kapitull shoqėrohet edhe me shumė anekdota duke na dhėnė sėrish mundėsinė tė pėrjetojmė emocionet e humorit qė na la Tano Banushi me madhėshtinė e tij. Autori e nis librin me traditėn e humorit shkodran, kugjeti terren edhe talenti i Banushit. Lindi nė vitin 1927. Athanas (Tano) Banushi, pati fatin tė jetonte nė njė kohė, kur Migjeni pinte kafe tek "Kafja e madhe", kur Tefta Tashko Koēo jepte koncerte bashkė me Lola Gjokėn dhe Asdreni, Lasgush Poradeci e Ernest Koliqi zhvillonin takime letrare nė Shkodėr. Takimi me kėta emra tė mėdhenj i la mbresa Tanos, atėherė fėmijė dhe do ta shtynte tė bėhej dikush. Tė mbetej i pavdekshėm, siē shqipėrohet edhe emri i tij Athanas (njė shpjegim qė Tanos ia ka thėnė vetė Migjeni, i cili kishte kryer shkollėn me nėnėn e Tanos, Marien. Alibali ndjek hap pas hapi jetėn e Tanos, shkollimin, angazhimin nė estradė, gjithnjė tė shoqėruar me grimca humori. Njė kapitull tė veēantė autori i kushton edhe kujtimeve qė bashkėshortja e Tanos i ka mbajtur prej vitesh nė njė ditar shumė tė veēantė. Ditari ka nisur tė shkruhet prej saj pak kohė pasi Tano ishte ndarė nga jeta (1993), por pėr Lajden ai vazhdon tė jetė i gjallė pėrderisa ajo shkruan dhe bisedon me tė, ndan kujtime dhe ngjarje tė pėrditshme. Ajo i rrėfen Tanos gjithēka ndodh, pėr ēdo ditė, i ka rrėfyer edhe pėr kėtė libėr, e paskėtaj ka hequr dorė nga ditari. Sepse sot ka njė libėr pėr tė, ka kujtime dhe shumė dashuri.

Ēmimi

Ardhje nė artin bashkėkohor

Ēmimi pėr Artin Bashkėkohor "ARDHJE" ėshtė veprimtaria mė e re nė skenėn e artit shqiptar. Kjo ngjarje ėshtė konceptuar pėr tė ndihmuar dokumentimin, vlerėsimin dhe mbėshtetjen pėr artistėt bashkėkohorė qė jetojnė dhe punojnė nė Shqipėri. Ēmimi funksionon mbi bazėn e njė kėrkimi tė shtrirė nė skenėn artistike shqiptare, nė mėnyrė qė pjesėmarrėsit tė jenė fryt i njė pėrzgjedhjeje tė gjerė por cilėsore. Nė kėtė frymė, Ēmimi pėr artin bashkėkohor "ARDHJE" do tė shėrbejė si njė hartė qė do tė ndjekė zhvillimet e situatės artistike shqiptare, duke ofruar tė vetmen metodė arkivizimi tė zhvillimeve artistike nė Shqipėri, si dhe duke luajtur rolin e njė ure komunikimi mes artistėve dhe publikut permes nxitjes sė diskutimit mbi zhvillimet e reja nė artin bashkėkohor shqiptar. Artistėt e ftuar nė ēdo edicion tė kėtij ēmimi do tė pėrfaqėsojnė njė shumėllojshmėri gjuhėsh tė artit bashkėkohor, si video, fotografi, pikturė, instalacione, skulpturė, performancė, tekst, etj. Procesi pėr realizimin e Ēmimit pėr Artin Bashkėkohor "ARDHJE" do tė kalojė pėrmes njė periudhe tė ngjeshur kėrkimi, gjatė sė cilės stafi organizator i TICA-s do tė zhvillojė vizita nė studio, takime dhe pranime prezantimesh tė dokumentimit tė punės nga njė numėr sa mė imadh artistėsh qė jetojnė dhe punojnė nė Shqipėri. Nė mbarim tė kėtij kėrkimi, stafi i TICA-s do tė pėrzgjedhė njė numėr prej jo mė pak se 5 dhe jo mė shumė se 7 artistėsh, me tė cilėt do tė organizohet ekspozita e Ēmimit "ARDHJE", pranė galerisė sė Akademisė sė Arteve tė Bukura. Njė juri e pavarur do tė shqyrtojė punėt e artistėve pjesėmarrės nė kėtė ekspozitė, dhe do tė pėrzgjedhė artistin fitues. Artisti fitues fiton tė drejtėn e njė rezidence artistike pėr 6 javė nė Neė York tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. I vetmi kufizim nė procesin e kėrkimit dhe pėrzgjedhjes paraprake ėshtė kufiri i moshės. Tė gjithė artistėt e vėzhguar apo pėrzgjedhur duhet tė jenė nėn moshėn 35 vjeē. Ēmimi pėr Artin Bashkėkohor "ARDHJE" realizohet nė bashkėpunim me Fondacionin pėr Shoqėri Civile dhe me mbėshtetjen e Akademisė sė Arteve tė Bukura dhe Ambasadės Amerikane nė Tiranė. Gjatė vitit 2007 programet e Institutit tė Artit Bashkėkohor, Tiranė kanė pasur partneritetin e European Cultural Foundation dhe mbėshtetjen e Institutit tė Bienales sė Tiranės dhe OJF "Kultura nė Lėvizje".


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Pak humor nga Tano Banushi
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: ARTI & KULTURA :: KiNemAtogRafiA DhE SpeKtaKli-
Kėrce tek: