ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Charlie Chaplin

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Charlie Chaplin   Wed Jan 16, 2008 2:49 am



Charles Chaplin ka lindur nė 16 prill 1889 nė njė zonė tė varfėr tė Londrės. Babai i tij ishte i dhėnė pas muzikės hall dhe pas alkoolit, ndėrsa nėna ka qenė njė kėngėtare e thjeshtė. Prindėrit u ndanė njė vit pas lindjes sė Charles. Babai kėrkoi qė tė merrte me vete vogėlushin Charles dhe vėllain e tij Sidney, katėr vjeēar. Kjo tentativė dėshtoi dhe fėmijėt qėndruar me nėnėn, por problemet ekonomike i detyruan vogėlushėt, qė fėmijėrinė e tyre ta kalonin sa nė njė jetimore nė tjetrėn. I ati vdiq kur Charlie ishte 12 vjeē, ndėrsa nėna pėsoi njė tronditje psikike dhe u shtrua nė njė spital psikiatrik ku dhe vdiq nė vitin 1928.Kėto ngjarje nuk e penguan Charlie tė trashėgonte nga nėna pasionin pėr kėngėn dhe interpretimin, dhe kėshtu ai arrin suksesin si njė rrufe. Nė moshėn 25 vjeēare krijon personazhin Charlot, qė pėr pak kohė pushtoi tėrė botėn, por dhe ndikoi nė karrierėn e tij artistike. Qė nė moshėn 5 vjeēare, Chaplin u pėrball pėr herė tė parė me publikun. Nėna Hannah, aktore teatri, preferonte mė mirė ta merrte nė teatėr kur interpretonte rolet e saj, sesa ta linte nė shtėpi vetėm. Nė atė kohė, nėna e tij punonte nė teatrin e Aldershot nė Londėr, dhe nė njė lokal qė ishte i frekuentuar vetėm nga ushtarėt e zhurmshėm. Pėr fat tė keq, Hannah vuante nga laringjiti dhe njė mbrėmje, ndėrsa ishte duke kėnduar, papritur i zhduket zėri. Ushtarėt filluan tė hidhnin drejt saj objekte tė ndryshme, duke i bėrtitur asaj qė tė ikte. Hannah, tepėr konfuze dhe tepėr e nervozuar, largohet me lot nė sy, ajo ishte hera e fundit qė ajo u shfaq nė skenė. Drejtori i teatrit, nuk u mendua shumė, mori vogėlushin Charlie pėr dore dhe e shoqėroi nė skenė. Fėmija tepėr i emocionuar fillon tė kėndojė njė kėngė popullore, tė titulluar "Jack Jones". Publiku e pėlqeu shumė dhe e mbuloi skenėn nė tė cilėn ndodhej ai plot me monedha. Charlie, para se tė largohej nga skena, do t’u tregonte tė gjithėve sesa para kishte mbledhur dhe kėshtu veproi. Midis sė qeshurave tė njerėzve, filloi kėshtu dalėngadalė karriera artistike e Charlie Chaplin nė njė teatėr tė humbur tė Londrės. Hannah, pasi kishte braktisur teatrin, kėrkonte tė ecte pėrpara duke bėrė punė tė ndryshme me njė makinė gatimi, dhe tė rriste e vetme dy vogėlushėt e saj Charles dhe Sydney qė nuk ishte gjė e lehtė (baballarėt e dy fėmijėve, e kishin braktisur). Sikur tė mos mjaftonte kjo gjė, Hannah vuante nga njė ēekuilibėr mendor dhe shtrimet nė klinikat psikiatrike bėheshin gjithnjė e mė tė shpeshta. Derisa u largua pėrgjithmonė nga kjo jetė, Charlie dhe vėllai jetuan pėr njė kohė tė gjatė nė jetimoren e vendit, ku vuanin braktisjen dhe vetminė. Mė vonė, kur Chaplin u bė i pasur dhe i famshėm, disa e pėrshkruanin si njė person tepėr tė trishtuar dhe tė dėshpėruar. Nė lidhje me kėto komente, Charlie reagon nė autobiografinė e tij: “ Duhet ende tė njoh njė tė varfėr, qė tė ketė nostalgji pėr varfėrinė...ose qė tė shoh lirinė. Unė nuk gjej asnjė lidhje tek pasuria, pėrkundrazi ndjehem tepėr i lirė...”. I njohur pėr interpretim qė nė fėmijėri, Charlie ndjente se ishte i prirur pėr aktrim. Nė autobiografinė e tij shkruan: “Kam provuar profesione tė ndryshme...por gjatė kėsaj periudhe kurrė nuk e kam humbur dėshirėn pėr t’u bėrė aktor ". Charlie u pėrpoq tė mbante gjithnjė tė gjallė kėtė siguri qė kishte nė vetvete dhe qė mė pas i dha shumė mundėsi pėr tė ecur pėrpara. Nėna qė ai e adhuronte aq shumė, ka pasur njė rol tepėr domethėnės nė formimin artistik tė tij. Kujtonte se shpesh Hannah ulej me fėmijėt e saj pranė dritares, duke shprehur komentet pėr njerėzit qė kalonin. Ishte pikėrisht kjo ndjeshmėri qė e ndihmoi Charlie tė arrinte tė bėnte pėr vete fansat e tij. Sekreti qėndronte nė ndjenjat, qė ishin tė bashkuara me arsyen dhe besimin nė vetvete: “ Nuk besoj se mund tė mėsosh duke interpretuar. Kam parė persona inteligjent qė kanė dėshtuar, si dhe individė tė thjeshtė qė kanė arritur rezultate tė mirė. Pėr tė interpretuar thelbėsorja ėshtė ndjenja. Kur intelekti dhe ndjenja janė nė tė njėjtin ekuilibėr, atėherė kemi tė bėjmė me aktorin superlativ. Karakteristika thelbėsore e aktorit tė madh, ėshtė se duhet tė pėlqehet kur interpreton. Duhet tė ketė besim tek aftėsitė e veta".
Hapat e parė drejt karrierės artistike
Nė vitet 1898, hyn nė njė shoqėri tė vėrtetė, qė i dedikohej tėrėsisht muzikės hall: "The Eight Lancashire Lads" tė William Jackson, e krijuar nga tė rinjtė. Aktorėt nė pėrballjen me publikun duhet tė arrinin tė tėrhiqnin vėmendjen e spektatorėve, dhe mė mirė se kushdo tjetėr kėtė gjė e arrinte Charles. Ndėr tė tjera karriera e tij filloi tė zhvillohej me hapa gjigandė. Nė moshėn 14 vjeēare, tepėr kurajoz u prezantua nė agjencinė teatrale Blackmore tė Londrės, duke arritur tė merrte njė pjesė nė komedinė "Sherlock Holmes".



_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Charlie Chaplin   Wed Jan 16, 2008 2:53 am



Personazhi Charlot sipas Chaplin
Nė vitin 1913, ndėrsa po interpretonte nė Amerikė, nė Filadelfia, i propozohet njė kontratė me vlerėn e 150 dollarėve pėr javė. Chaplin pranoi dhe vihet nė kontakt me njė metodė tė re pune shumė ndryshe nga ajo me tė cilėn ishte ambientuar, Keystone arrinte tė realizonte edhe dy filma nė javė. Puna ishte e shpejtė, nuk kishte kohė pėr pėrsėritje, dhe ēdo gjė duhej realizuar shumė mirė qė nė fillim, aktorėt duhet tė ishin improvizues tė zotė. Maska E', e Keystone lidhet drejtpėrsėdrejti me suksesin e Charlie Chaplin. Nė fakt nė vitin 1914, krijohet roli i Charlot, pėr tė cilin ėshtė shprehur: “Nuk e dija se tek cili grimier tė drejtohesha. Ndėrsa pėrqendroja vėmendjen tek gardėroba, mendoja tė vishja njė palė ēorape tė grisura, dy kėpucė tepėr tė mėdha, pa harruar bastunin dhe beretėn. Dėshiroja qė gjithēka tė ishte nė kontrast, pantallonat e grisura, xhaketa e shkurtėr, kapela tepėr e vogėl dhe kėpucėt tepėr tė mėdha. Isha i pasigurt nėse duhej tė trukohesha tek tė vjetrit, apo tek tė rinjtė, mė pas u kujtova se Sennett mė kishte besuar njė person mė tė matur, i cili arriti tė mė plakte, pa fshehur mendimin tim. Nuk kisha idenė mė tė vogėl nė lidhje me personazhin. Pasi u vesha, kostumi dhe grimi mė bėnė tė kuptoja se ēfarė tipi isha. Shpikjet komike dhe gjetjet qesharake mė turbullonin vazhdimisht. Personazhi im ishte njė personazh origjinal dhe pak familjar tek amerikanėt. Pėr mua ky ishte njė personazh i gjallė, qė nuk do ta kisha arritur kurrė nėse nuk do tė kisha veshur atė kostum dhe nuk do tė isha grimuar nė atė mėnyrė ". Charlot ėshtė njė vagabond, jo domosdoshmėrish i mirė, por simpatik, qė nė situata tė ndryshme gjendej nė kontraste tė ashpra tė ligjeve morale dhe civile tė shoqėrisė. Kėshtu ndodhi nė "Dritat e qytetit", kur publiku filloi tė qeshte me rolin e vagabondit. Humori dhe ndjenja, dimensioni romantik dhe patetik, filluan tė bashkėjetonin tek Charlot. Chaplin filloi tė angazhohej nė filmat ku interpretonte nė tė gjithė aspektet. Por, regjisorėt e Keystone nuk pranonin kėshillat e tij dhe filluan kėshtu keqkuptimet dhe grindjet. Nė fund, Chaplin merr atė qė dėshironte, qė nga fillimi i vitit 1914 mund tė ishte regjisori i tė gjithė filmave tė tij. Nė dhjetor 1914, Keystone refuzoi rinovimin e kontratės me aktorin holandez, qė pretendonte njė pagė prej njė mijė dollarė nė javė. Por, shumė shpejt mbėrrin propozimi i Essanay, qė i ofron 1250. Gjatė kėsaj periudhe filmat janė tė shumtė, midis sė cilėve "Charlot principiante" (1915), "Charlot ladro" (1916), "La signorina Charlot" (1915). Ndėr tė tjera Chaplin fillon tė shoqėrohet me disa shok qė e shoqėrojnė nė punėt e radhės, midis sė cilėve aktorja e zonja Edna Purviance. Nė 1916 kalon tek njė tjetėr shtėpi prodhimi, Mutual Film Corporation, ku ndėr tė tjerėve do tė realizohen "Charlot caporeparto" (1916), "Charlot macchinista" (1916), "Charlot pattinatore" (1916), "Charlot ubriaco" (1916). Nė 1917 firmos njė kontratė me First National Exhibitors Circuit, ku realizon "Charlot soldato" (1918) dhe "Il monello" (1921). Nė 1919 themelon me miqtė Mary Pickford, Douglas Fairbanks dhe David Wark Griffith, ‘United Artists’. Sė bashku, kėta aktorė dėshironin tė mundnin sistemin hollivudian. Nga ‘United Artists’ realizohen "La donna di Parigi" (1923), "La febbre dell'oro" (1925) dhe "Il circo" (1928). Chaplin nuk kishte asnjė besim, sidomos nė fillim, tek kinemaja muzikore. I dukej si njė gjetje e rastėsishme qė i kishte ditėt e numėruara. Nė biografinė e tij Chaplin shprehet: “Nė fillim, asnjė nuk dinte tė pėrdorte muzikėn, njė darkė e thjeshtė familjare, ishte tepėr e qetė, dhe kush mbushte gotėn me ujė, krijonte zhurmėn e njė tamburaje”. Chaplin interpretonte pėr publikun, por edhe pėr veten e tij dhe pėr kinemanė e heshtur. Vagabondi i tij kishte rolin e njė memeci. ‘Kisha menduar pėr mundėsitė e zėrit tė vagabondit, nėse ishte momenti qė ai tė fliste. Por. Kjo nuk vlejti pėr asgjė. Nėse do tė filloja tė flisja, do tė isha bėrė sigurisht njė komik si gjithė tė tjerėt. Thuajse tė gjithė divat e heshtjes, ishin zhdukur me kalimin e kohės, kishim mbetur vetėm pak. Tani qė tingulli filloi tė zhvillohej, pamja dhe lėvizjet e Hollivudit po u vinte fundi. Teknikėt e tingullit, po rinovonin studiot, dhe filluan tė krijonin aparatura tė komplikuara’. Nė kėtė kohė, producentėt filluan t’i kėrkonin Chaplin filma me zė, por ai, nuk e ndjente ende njė gjė tė tillė, kėshtu qė vazhdoi tė realizojė edhe dy filma tė tjera pa zė: "Dritat e qytetit" (1931) dhe "Kohėt moderne” (1936). Insistimi, nga ana e tij do tė kishte qenė absurd. “ Pothuajse asnjė artist, nuk xhironte mė filma tė heshtur nė Hollivud, dhe unė kisha mbetur i vetėm. Deri nė atė moment fati mė kishte pėrkrahur, por duke vazhduar me mendimin se arti i heshtjes po ikte nga moda, kjo nuk ishte njė perspektivė e guximshme". Pas gjithė insistimeve tė shumta nga ana e producentėve tė shumtė, mė nė fund nė kėtė periudhė u shfaq edhe filmi i tij i parė me zė "Diktatori i madh", ishte viti 1940. Chaplin, u shfaq me mustaqe tė njėjta me ato tė Hitlerit. Vet Roosevelt u tremb, druhej se filmi mund tė shfaqte polemika mes Amerikės dhe pjesės tjetėr tė botės. Shfaqeshin fraza tė tilla si ‘urrejtja ndaj meshkujve do tė kalojė, diktatorėt vdisnin dhe fuqia qė kishin rrėmbyer, do t’i kthehej popullit". Edhe nė filmat e tjerė, kishte tema tė tilla qė mund tė ishin tė thjeshta. Nė "Charlot apprendista" (1915), Charlot luante rolin e njė punėtori qė duhej tė pėrballej me njė padron tiran. Dhe e njėjta gjė ndodhte edhe nė "Kohėt moderne" (1936). Qė aty, shfaqeshin gjurmėt e komunizmit. Chaplin gjithnjė mbrohej me tė njėjtėn akuzė: "Unė nuk jam komunist, jam njė qenie humane, dhe besoj se i njoh reagimet e qenieve njerėzore. Komunistėt nuk janė tė ndryshėm nga tė tjerėt, nėse humbasin njė krah ose njė kėmbė vuajnė njėsoj si ne. Dhe nėna komuniste ėshtė njėsoj si nėnat e tjera. Kur merr lajmin tragjik qė fėmijėt e saj nuk do tė kthehen, fillon tė qajė si nėnat e tjera. Nuk duhet tė jesh komunist pėr ta ditur. Mė mjafton tė qenit njė qenie njerėzore". Por pėr fat tė keq, nė mes tė shumė admiruesve, Chaplin kishte edhe shumė armiq, tė cilėve nuk u pėlqente ai i huaj qė kishte triumfuar nė Hollivud, pa kėrkuar kurrė qytetarinė amerikane. Nė vitin 1942 nė San Francisco, realizohet njė shfaqje pėr tė mbėshtetur bashkimin sovjetik nė luftė Chaplin, i kėrkohet nė minutėn e fundit, zėvendėsimi i njė oratori. Dhe ai pranoi, nėn vėzhgimin e FBI filloi me ‘Shokė...’. Ėshtė e kotė tė thuash qė u la nė harresė nga persekutimi, agjentėt e FBI filluan ta mbanin nėn kontroll. Gjetėn edhe njė aleat nė Joan Barry, njė aktore me tė cilėn Chaplin kishte pasur lidhje dashurie mė parė. Gruaja shtatzėnė, akuzon Chaplin duke i thėnė se ai ishte i ati i fėmijės. Analizat e ADN-sė, kundėrshtojnė ēdo hipotezė tė ngritur nė emėr tė tij, por gjykata nuk i njohu pėrfundimet e analizave. Ishte me tė vėrtetė njė periudhė tepėr e ngatėrruar dhe Chaplin ishte i detyruar tė pranonte atėsinė e fėmijės sė Barry. Por, ngatėrresat nuk mbarojnė kėtu, njė tjetėr ndodhi shfaqet nė vitin 1947, "Monsieur Verdoux". Nė pjesėn e fundit tė filmit, producenti e quan fajtor protagonistin dhe pjesėmarrės nė disa vrasje: “ Mundet zoti tė ketė mėshirė pėr shpirtin tėnd" dhe Verdoux replikon: "Pėrse jo? Nė fund tė fundit i pėrket". Konservatorėt amerikanė, midis sė cilėve edhe disa katolikė, akuzojnė Chaplin si tė parespektueshėm nė lidhje me ēėshtjet e moralit dhe tė fesė. Mė pas prodhohet edhe "Luci della ribalta" (1953). Chaplin, pėr fat tė keq pėrfundon nė polemika tė pafundme amerikane, dhe dėshiron qė botėrori i parė tė realizohet tek Odeon Theatre nė Londėr dhe me gjithė familjen e tij kthehet nė qytetin e lindjes. Pas dy ditė lundrimesh, radio komunikon se ministri i drejtėsisė amerikane e kishte anuluar takimin e kthimit tė regjisorit, Chaplin nuk mund tė kthehej mė nė Amerikė. Disa thonė se, nėse ai do tė ishte prezantuar, asnjė nuk do tė mund ta largonte. Por, aktori- regjisor nuk mund tė bėnte kėtė veprim. Nė Londėr "Luci della ribalta" u prit mjaft mirė. Chaplin dėshironte tė jetonte nė kryeqytetin anglez, por iu desh tė pėrballej me njė ligj tepėr tė ashpėr. Kėshtu qė vendos tė transferohet nė Corsier-sur-Vivey, nė Zvicėr, ku vdiq natėn e Krishtlindjeve nė vitit 1977.



_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Charlie Chaplin   Wed Jan 16, 2008 2:55 am



Miqėsitė dhe dashuritė

Ėshtė e ēuditshme tė mendosh se fama dhe suksesi mund tė shoqėrojnė vetminė. Por, edhe nė rastin e Chaplin, ndodhi pikėrisht kėshtu. Shpesh nė Amerikė, gjendej i vetėm duke shėtitur nė rrugėt kryesore: “ Siē thotė Hamleti ‘Tani jam vetė...Ēfarė do tė mė ndodhė?. Por si veprohet pėr tė njohur njerėz? Ndjehem tepėr melankolik”. Gjatė qėndrimit nė Amerikė bashkohet me mikun e tij mė tė mirė Douglas Fairbanks, i martuar pėr shumė vite me Mary Pickford (e fejuara e famshme e Amerikės). Bashkė me ta krijoi ‘United Artists’, shtėpinė diskografike, nė tė cilėn u realizuan njė pjesė e mirė e filmave tė tij. Kėshtu Chaplin pėrshkuan me nostalgji largimin nga jeta e ēiftit Douglas: Gjithnjė kam ndjerė mungesėn e Doug: sidomos entuziazmin dhe humorin e tij, kam ndjerė mungesėn e zėrit tė tij nė telefon, sidomos tė dielėn nė mėngjes kur mė thoshte: 'Charlie, do tė vish pėr drekė?’. Po kam ndjerė mungesėn e miqėsisė sė sinqertė". Nėse do tė flisnin pėr femrat nė jetėn e aktorit, do tė duhet tė thoshim se gjatė gjithė jetės rreth tij kanė qenė femra tepėr tė bukura, pjesa mė e madhe e tyre mund tė thuhet se dėshironin tė bėnin karrierė dhe afroheshin pranė Chaplin. Sigurisht qė aktori nuk ishte indiferent ndaj imazhit femėrore, por kjo nuk ishte thelbėsorja nė mendimet e tij. “ Si ēdo njeri tjetėr, edhe jeta ime private nuk ka pasur njė qėndrueshmėri, disa herė shfaqej tepėr aktive, ndonjėherė ishte njė zhgėnjim i vėrtetė. Por, kurrė nuk ka qenė nė qendėr tė interesave tė mia. Mė tepėr kam qenė i pėrqendruar tek interesat artistike, qė mė tėrhiqnin tėrėsisht...Kur nuk kisha ndonjė gjė tė rėndėsishme pėr tė bėrė zhvendosesha nga njė film nė tjetrin. Si tė thuash H. G. Wells. Kritikat e shumta kanė shtyrė qė filmat e tij tė studioheshin nė aspektin intim, vagabondi jetonte me partneret e tij marrėdhėnie gjithnjė dyshuese. Qė kėtu, nis ndikimi psikologjik i nėnės nė fėmijėrinė e autorit, ku e kaluara e tij ka qenė tepėr e vėshtirė. Edhe nga kėto akuza Chaplin mbrohet: "Nė ndryshim nga Freud, unė nuk besoj se seksi ėshtė elementi mė i rėndėsishėm nė mėnyrėn e sjelljes. Ėshtė mė e lehtė qė tė pėrfshihen nė psikologjinė e ftohjes, fama dhe turpi i mizėrisė". Tek akuzat dhe mbrojtjet e Chaplin, femrat sigurisht qė nuk mungonin. Dashurohet pėr herė tė parė nė moshėn 19 vjeēare, ajo ishte njė balerinė e panjohur, e tipit Hetty Kelly, tre vjet mė e vogėl se ai. Kjo ishte njė dashuri platonike, qė zgjati vetėm disa ditė. Regjisori Richard Attenborough, nė filmin e tij ”Chaplin", i jep aktores rolin e Hetty dhe e Oona, bashkėshortja e fundit dhe tepėr e dashur pėr Chaplin; Chaplin kishte gjetur tek Oona, imazhin e thjeshtėsisė femėrore tė balerinės londineze. Nė tė vėrtetė nė autobiografinė e tij, Charlie e dramatizon shumė rolin e Hetty, duke e pėrshkuar atė si njė vizion i dashurisė tipike adoleshente: “ Ideja ishte e krijuar nga dashuria, ishte ideali im. Ndjehesha mirė me tė duke luajtur golf, njė sport qė e urrej, ose kur shėtisja nė agim nė hapėsirat e mbuluara me vesė, dhe e shoqėruar nga ndjenjat e ėmbla". Chaplin propozon Hetty pėr t’u martuar, por kjo e fundit e refuzon njė vendim tė tillė, mesa duket nga ndėrhyrja e nėnės, e cila dėshironte pėr vajzėn e saj njė dhėndėr mė tė mirė. Njė martesė- skandaloze me 17 vjeēaren Lita Grey pėrfundon me njė divorc gjigand dhe kėrcėnime tė shumta dhe bashkohet me aventurat e tjera jo tė kėndshme.

Largimi nga jeta
Charles Chaplin ėshtė larguar nga kjo jetė nė Corsier-sur-Vevey, (Vevey), nė Zvicėr ditėn e Krishtlindjeve tė vitit 1977. Dy muaj pas vdekjes, nė 3 mars tė vitit 1978, u kėrkua transferimi i trupit tė tij. Plani dėshtoi komplet, keqbėrėsit u ndėshkuan dhe trupi pėrfundimisht mbeti nė vendet e lagunės sė Gjinevrės. Njė film biografik pėr Chaplin – Charlot, ėshtė xhiruar nė 1992 nga regjisori Richard Attenborough, ku protagonisti kryesor ėshtė Robert Downey Jr. (nė rolin e Chaplin), Dan Aykroyd, Geraldine Chaplin (vajza e Charlie), etj.

Bolonja dhe Italia homazhe pėr 30 vjetorin e vdekjes sė Chaplin
Nė muajin qershor tė kėtij viti do tė organizohen koncerte dhe veprimtari qė i dedikohen tėrėsisht Charlot, pėr tridhjetė vjetorin e vdekjes sė tij. Njė ekspozitė e pėrbėrė nga fotot tė shumta, kujtime dhe memoriale do tė shfaqen nė sallėn Borsa tė Bolonjės. Orkestra simfonike e Bolonjės do tė luajė partiturat e tė gjithė muzikave origjinale tė Chaplinit, dhe nė tė njėjtat ditė, do tė themelohet vepra komplet e tij. Nė tetor ėshtė parashikuar njė program ndėrkombėtar qė bazohet nė lidhjet qė ka pasur Chaplin me Italinė.



_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Charlie Chaplin   Today at 10:32 pm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Charlie Chaplin
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: ARTI & KULTURA :: KiNemAtogRafiA DhE SpeKtaKli-
Kėrce tek: