AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Tė bėsh njė stinė mode

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Tė bėsh njė stinė mode Empty
MesazhTitulli: Tė bėsh njė stinė mode   Tė bėsh njė stinė mode Icon_minitimeWed Jan 16, 2008 3:24 am

Gjithēka nisi nė Beograrad. Pėr tė parėn herė stilistėt shqiptarė janė prezantuar nė njė javė tė vėrtetė mode, qė pritet tė ndodhė sė shpejti edhe nė Tiranė. Shanset janė tė mira...
Beograd. Pallati i Carit. Fund tetori. Media ka gjithė vėmendjen e mprehur nė pasqyrimin e ngjyrave qė ofron sfilata e stilistėve nga Serbia, Hungaria, Italia, Gjithēka nisi nė Beograrad. Pėr tė parėn herė stilistėt shqiptarė janė prezantuar nė njė javė tė vėrtetė mode, qė pritet tė ndodhė sė shpejti edhe nė Tiranė. Shanset janė tė mira...

Beograd. Pallati i Carit. Fund tetori. Media ka gjithė vėmendjen e mprehur nė pasqyrimin e ngjyrave qė ofron sfilata e stilistėve nga Serbia, Hungaria, Italia, Bullgaria dhe Shqipėria. Veē tre emrave tė njohur tė modės, vendi ynė pėrfaqėsohet edhe me njė zonjushė shumė tė re si modele. Njė sfidė pėr aktualitetin, pėr atė qė kemi pėrthyer nė ndėrgjegjen estetike, pėr atė qė kemi. Dhe ca kujtime dhe ca luks qė e quajmė tė largėt, por nė fakt e kemi rėndom para syve, nė sfilatat e rastėsishme rrugės, tė ēuditshme, ndonjėherė abstrakte, tė grishin tė ecėsh, ta njohėsh kėtė botė pa harruar nga ka nisur. Ato rrobaqepėsitė ku ktheheshin nė kostume tė hekurosura faqet e zhubravitura tė katalogėve me ndonjė model tė veēantė, kanė pjesėn e tyre nė historitė e kaluara. Gati me njė ngjyrim artistik ėshtė paraqitur tabloja e dyerve buzė rrugės, pas sė cilave gjallonte njė botė e vogėl me copa, metra rrobaqepėsie, penj, me maninė e tegelit tė duhur, ku prodhohej kėnaqėsia e njė veshjeje e paraprirė nga pritja e kėndshme e ndonjėherė pak zhgėnjyese. Ka kaluar kohė qė atėherė. Rrobaqepėsitė ruajnė thjeshtėsisht vlerėn e tyre, nė minorancėn relike mes butikėve qė mbajnė emra shtėpish tė rėndėsishme mode apo dhe ca anonimė, po qė sidoqoftė jo tė dėshtuar nė tregun shqiptar. Nga matanė vitrinave diktohet atmosfera e pasarelės nė rrugėt e qytetit e pėrthyer me pak pėrshtatshmėri kulete dhe herė-herė e kopjuar me idenė e njė veshjeje qė ėshtė qėllim nė vetvete. Njė “stilist” konglomerat, i largėt, i huaj, anonim, krijuar me ndikim tė hapur nga shumė rryma, shumė shtete, stilon veshjen e njerėzve ndėr mė tė varfrit e Evropės, por dhe mė ithtarė tė asaj fushe luksi, si ėshtė moda.
Ndėrsa emrat tanė tė dizenjimit tė veshjes, evolucionin e atyre rrobaqepėsive ende nguron tė thuash se e kanė pėrfunduar, aspak pėr bashkėkohėsinė dhe origjinalitetin e krijimeve dhe aplikimeve tė tyre, por pėr mėnyrėn e organizimit qė nuk varet nga ata e qė meqė ėshtė bėrė vetėm ēfarė kanė mundur ata tė bėjnė, ka mbetur ēdo nismė nė kuadrin privat. Nė shkallė kombėtare, ėshtė arritur vetėm konfuzioni i modės.
Por kjo, deri sa disa nisma ndėrkombėtare tė shihen me syrin e pjesėmarrėsit e disa njerėz si Ariola Shehaj nga Bashkimi i Dhomave tė Tregtisė dhe Industrisė sė Shqipėrisė, tė merrnin pėrsipėr praninė e Shqipėrisė nė ditėt e modės nė Beograd nė fund tė tetorit, tė organizuar me qėllimin e identifikimit tė biznesit tė veshjeve. Nė Tiranė atė e gjen ditėn kur ministrat e Ekonomisė sė Evropės ishin nė Shqipėri, nė kuadrin e njė organizimi tė CEI-t, Iniciativa e Evropės Qendrore. Ariolėn mund ta shihje nė mjediset ku u organizuan takimet, krejtėsisht tė angazhuar dhe vetėm nė fund, kur ēdo pjesė zyrtare kishte marrė fund, ajo mund tė kishte pak kohė pėr tė pushuar dhe rrėfyer pėrvojėn e vendit tonė nė pėrfaqėsimin e kaluar mbi pasarelė. Me njė veshje dhe sjellje tė thjeshtė, brenda njė kostumi qė sidoqoftė nuk e rrit dot moshėn e saj tw re (wshtw vetwm 28-vjecc), por me gjithė komplimentat e njerėzve qė rastėsisht kanė punuar me tė, e diplomuara pwr Administrim Biznesi, nuk do tė vėrė aspak veten nė mes tė interesit, pėr ta zhvendosur kėtė tė fundit te aktiviteti, qė flet dhe premton pėr modėn shqiptare. “Ditėt e modės nė Beograd kishin qėllim promovimin e biznesit tė tekstileve tė shteteve pjesėmarrėse. Ishte njė nga mundėsitė e rralla qė i erdhi Shqipėrisė dhe qė krijon mundėsi pėr stilistėt tanė tė bashkėpunojnė me kolegėt e tyre tė huaj”. Hapat e parė, por domethėnės qė Shqipėria ka shansin tė hedhė me kthimin e kėsaj sfilate nė takim tė pėrvitshėm tė stilistėve nė shtete tė ndryshme, nisėn mbi pasarelėn serbe, ku mes 12-13 sfilatash, tre koleksione u pėrkisnin tre emrave shqiptarė tė modės. Paraprakisht ishin njoftuar rreth 14 biznese tė njohura tė fushės sė veshjes, disa prej tyre i ishin pėrgjigjur ftesės dhe si pėrfundim ishin pėrzgjedhur tre: Zina Kondi, Anila Zajmi, Ardi Asllani. Ata udhėtuan drejt kryeqytetit fqinj me koleksionet e tyre qė i pėrkisnin mė tepėr alta modės, por qė ishin nė zbatim tė pėrpiktė tė kėrkesave fillestare tė sfilatės, e cila duhej tė pėrfshinte veshje pranverė-verė 2007, ndryshe nga serbėt qė kishin prezantuar njė koleksion dimri 2006. Secili prej tyre kishte tė veēantėn e tij nė koleksion. Zina Kondi dhe Ardi Asllani kishin sjellė njė linjė me njė ngjyrė, e para tė zezėn dhe i dyti rozėn e pėrhime, kurse Anila Zajmi kishte preferuar lojėn me njė larmi ngjyrash. Risi edhe me modelen flokėshpupurisur Keiti Kondi, sollėn shqiptarėt.
Dhe kjo ishte aventura, qė nuk mbaron kėtu. Ariola dhe gjithė njerėzit qė merren me kėtė aktivitet, me ndėrtimin e kėsaj historie tė re, nė mėnyrė tė veēantė, vetė ata stilistėt, do kenė rastin qė ta vazhdojnė rrugėn e nisur, vitin e ardhshėm nė Bullgari dhe pas dy vitesh do jetė pikėrisht vendi ynė qė do bėhet shtėpi pėr shtėpitė e modės. Kaq tė barabartė si ndihen e kaq tė ndryshėm si detyrohen do jenė dhe atėherė stilistėt tanė? Sepse ndryshe nga shumė shtete tė tjera, kėtu nuk ka njė organizim kombėtar qė Shqipėria tė prodhojė modėn e saj. Ndoshta mund tė duket luks i zgjuar herėt nga ėndrrat e atyre qė tė veshin me idetė, por pėrderisa ata mund t’i konkretizojnė kėto ėndrra, organizimi nuk do ishte njė sfidė e pamundur. Deri atėherė, pra urojmė qė moda tė ketė njė shtėpi tė sajėn nė Shqipėri e ne tė mburremi dhe me veshje firmato “Made in Albania”.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Tė bėsh njė stinė mode
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: ARTI & KULTURA :: MoDa DhE EsTetiKa-
Kėrce tek: