AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Shendeti, kur aspirina eshte e demshme

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Shendeti, kur aspirina eshte e demshme Empty
MesazhTitulli: Shendeti, kur aspirina eshte e demshme   Shendeti, kur aspirina eshte e demshme Icon_minitimeFri Dec 07, 2007 11:48 pm

Shendeti, kur aspirina eshte e demshme

Efektet negative dhe pozitive te ketij qetesuesi sipas semundjeve te ndryshme. Sipas mjekeve, aspirina pakeson rrezikun e infarktit dhe kancerit ne gji

Aspirina ne temperaturen e ambientit paraqitet si nje trup i ngurte me kristale pa ngjyre, pak e tretshme ne uje dhe shume e tretshme ne etanol. Aspirina e kryen detyren e saj si qetesues per dhimbje te durueshme, si per te reduktuar ethet dhe si antiinflamator. Gjithashtu, ajo ka nje efekt kunder mpiksjes se gjakut dhe fluidifikues mbi gjakun. Per keto arsye perdorimi i saj ne doza te vogla ndihmon per te parandaluar per nje kohe te gjate ataket kardiake. Ne te kaluaren aspirina ka pasur nje detyre te madhe ne luftimin e simptomave te gripit, ndersa sot preferohen barna te tjera, siē eshte paracetamoli etj. Nje doze e vogel aspirine per nje kohe te gjate bllokon ne menyre te pakthyeshme formimin e tromboksanit A2 ne trombocite, me nje efekt frenues mbi grumbullimin e trombociteve qe perkthehet ne nje fluidifikim te gjakut. Kjo veēori e ben te dobishme per te reduktuar rrezikun e infarkteve. Aspirina e prodhuar per kete qellim zakonisht paketohet ne 100 mg. Doza te forta aspirine shpesh jepen si recete menjehere pas atakeve kardiake akute. Efektet e saj anesore me te padeshirueshme, kryesisht ne doza te larta, perfshijne traktin gastrointestinal, nga ku mund te shkaktoje ulcera dhe hemorragji. Mekanizmi i veprimit nenkupton reduktimin e sintezes se substancave qe mbrojne mukozen gastrike. Nje efekt tjeter i padeshiruar, ne saje te veēorive te saj antikoagulante, eshte shtimi i humbjes se gjakut te grate gjate menstruacioneve.

Efektet anesore:
Ankesa gastrointestinale (ērregullime te stomakut, djegesire stomaku, humbje te vogla gjaku). Per shmangien e ketyre problemeve rekomandohet qe aspirina te merret pas vakteve ushqimore. Ankesa te renda gastrointestinale (hemorragji te medha dhe/ose ulceracione) qe kerkojne nderprerje dhe trajtim te menjehershem. Paciente qe marrin doza te larta ose qe i nenshtrohen trajtimit per nje kohe te gjate duhet te marrin mbrojtese gastrike me doza te larta antiacidesh, ranitidine ose omeprazol.
Efekte qendrore (marrje mendsh, humbje degjimi, marramendje, shqetesime ne te parit dhe dhimbje koke). Sa me e larte te jete doza ditore e marrjes se aspirines, aq me shume mundesi ka te shfaqen efektet anesore te sistemit nervor qendror. Aspirina shkakton djersitje kryesisht ne doza te medha. Trajtimi per nje kohe te gjate me doza te larta aspirine, sidomos per ethet reumatizmale, shkakton shtimin e enzimave te melēise dhe demtime te saj. Ne keto raste ndodh sindroma fatale Reye. Kjo sindrome ka te beje me shkaterrimin dhjamor te qelizave te melēise. Rreth 30 per qind te personave qe preken nga kjo sindrome vdesin. Nje trajtim i menjehershem spitalor mund te jete shpetim per jeten. Rralle here mund te shkaktoje reaksione te lekures, angioedeme dhe bronkospazem.

Si funksionon aspirina :
Ne nje zbulim qe e kurorezoi me ēmimin “Nobel”, londinezi John Vane tregoi se aspirina ne organizmin e njeriut bllokon prodhimin e prostaglandinave dhe te tromboksaneve. Kjo ndodh sepse enzima ciklooksigjenaza (e perfshire ne sintezen e tyre) frenohet ne menyre te pakthyeshme kur aspirina e acetilon. Prostaglandinat jane hormone lokale te prodhuar nga trupi yne dhe kane funksione te ndryshme, si transmetimi i sinjalit te dhimbjes ne tru dhe modulimi i temperatures se trupit ne nivel te hipotalamusit. Tromboksanet jane te pergjegjshem per grumbullimin e trombociteve, qe formojne copezat e mpiksura te gjakut. Ataket kardiake rrjedhin ne saje te bllokimit te vazave te gjakut nga copeza gjaku te mpiksur. Perdorimi i nje sasie te vogel aspirine ēon ne nje reduktim te numrit te koagulave. Efekti anesor eshte nje aftesi me e vogel e gjakut per t’u mpiksur, qe perkthehet ne nje hemorragji me te madhe ne raste plagosjeje.
Kerkime me bashkekohore kane treguar se ekzistojne dy lloj ciklooksigjenazash (COX-1 dhe COX-2), te cilat aspirina i frenon te dyja. Barna te reja antiinflamatore josteroide, te quajtur “frenues selektive te COX-2”, perdoren me shpresen qe te paraqesin efekte anesore me pak te demshme ne lidhje me sistemin gastrointestinal.

Perdorimet terapeutike :
Aspirina eshte nje nga barnat me te perdorshme ne trajtimin e dhimbjeve te lehta, qe perfshin ate te migrenes dhe ethes. Shpesh ajo kombinohet me qetesues te tjere. Aspirina eshte perdorur se bashku me barna te tjera antiinflamatore josteroide dhe analgjezike opioide ne trajtimin e dhimbjes shoqeruese te kancerit. Ne doza te larta, aspirina me salicilate te tjere perdoren ne trajtimin e ethes reumatizmale, artritit reumatoid dhe artikulacioneve inflamatore. Ne doza me te vogla, aspirina frenon grumbullimin e trombociteve dhe po ashtu ul rrezikun e atakeve te perkohshme dhe angines se paqendrueshme tek burrat. Po ashtu, ajo perdoret ne trajtimin e perikarditit, semundjeve te arterieve koronare dhe infarktit akut te miokardit. Doza te vogla te aspirines jane te rekomandueshme per parandalimin e goditjes dhe te pacienteve me infarkt miokardi. Mendohet se grate perfitojne me pak nga aspirina sesa burrat.

Kunderindikacionet :
Aspirina duhet te shmanget nga ato persona qe jane alergjike ndaj ibuprofenit dhe naproksenit.
Kujdes duhet te bejne edhe te prekurit nga astma.
Kujdes nga aspirina duhet te kene edhe pacientet me semundje te veshkave, ulcera peptike ose gastrite dhe diabet. Perdorimi i aspirines me alkool ose varferine i rrit mundesite per hemorragji gastrointestinale (gjakrrjedhje te stomakut). Femijeve nen moshen 12 vjeē nuk u rekomandohet perdorimi i aspirines ne simptomat e te ftohtit ose gripit, sepse i demton qelizat e melēise.
Pacientet me hemofili ose tendenca te tjera gjakrrjedhjeje nuk duhet te marrin aspirine. Gjithashtu, pacientet me hipertiroidizem duhet te shmangin aspirinen sepse ajo rrit nivelet e T4. Aspirina dihet se shkakton anemi hemolitike ne personat te cilet kane semundjen gjenetike te mungeses se glukoze-6-fosfat dehidrogjenazes, kryesisht ne doza te larta. Ne pergjithesi rekomandohet te kerkohet ndihme mjekesore nese simptomat negative te aspirines nuk permiresohen pas disa dite terapie.
Aspirina pakeson rrezikun e kancerit ne gji
Shkencetaret, sipas nje studimi te ri, thone se grate qe marrin rregullisht aspirine mund ta pakesojne rrezikun per t’u prekur nga kanceri ne gji. Sipas nje studimi me pjesemarrjen e rreth 3 mije grave nga Nju-Jorku, rezultoi se ato gra qe merrnin aspirine ishin me pak te rrezikuara per te pasur kancer ne gji sesa ato qe nuk merrnin aspirine. Doktor Alfred Neugut, profesor i mjekesise ne Universitetin “Columbia” te Nju-Jorkut dhe nje prej autoreve te studimit pohon: ”Marrja e nje aspirine ne dite mendohet se pakeson rrezikun e kancerit te gjirit me rreth 25 per qind dhe se nje tip i veēante i kancerit te gjirit kushtezohet nga hormoni i estrogjenit”. Doktor Neugut thote se aspirina zhduk prodhimin e hormonit te estrogjenit ne gji. Estrogjeni eshte pjeserisht faktori qe shkakton 70 per qind te kancerit te gjirit. Rreth nje ne tete gra amerikane preken nga kanceri i gjirit. Mjeket thone se nga perfundimet e studimit, nuk jane ende te sigurt nese grate duhet te fillojne te marrin rregullisht aspirine, per arsye se nevojiten me teper kerkime lidhur me efektet anesore qe ajo ka. Por, po sipas mjekeve, grate qe marrin aspirine per semundje te tjera, mund te pakesojne edhe mundesine per te pasur kancer ne gji. Studiuesi Andre Dannerberg thote se ky studim eshte i rendesishem edhe se ai shenon nje moment te rendesishem persa i perket parandalimit te kancerit te gjirit. ”Ne kardiologji, per shembull, tashme dihet se perdorimi i aspirines, qe eshte nje substance e cila lufton hipertensionin, ka efekte mbrojtese nga semundja e arterieve. Onkologjia eshte ndoshta 15-20 vjet prapa ne kete fushe. Por, mund te them se studimi ne fjale perben nje moment te rendesishem, per arsye se tregon qe mund te merren masa per parandalimin e kancerit, ne vend qe thjesht te qendrosh pasiv dhe te prekesh nga kjo semundje, - thote studiuesi Dannenberg.

Dhjetor 2007
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Shendeti, kur aspirina eshte e demshme
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Cila eshte me e rendesishme ?
» PSE FUTBOLLI JON ESHTE NE FAZE TE MJERE
» Ejakuilimi i shpejte :a eshte shqetesim per grate?
» A eshte konsumues i droges rinia shqipetare ?
» Si mendoni a eshte me mire te studjosh ne shqiperi apo ....

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: SHKENCAT SOCIALE :: MjeKeSi-
Kėrce tek: