ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Ceka: NATO, deshtimi largon qeverine “Berisha”

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Ceka: NATO, deshtimi largon qeverine “Berisha”   Fri Jan 18, 2008 7:58 pm

Ceka: NATO, deshtimi largon qeverine “Berisha”
E Premte, 18 Janar 2008


Aleanca Demokratike eshte e vendosur te futet e vetme ne zgjedhje e ardhshme parlamentare, dhe ne perfundim te ketij procesi do te vendose se me cilin kamp politik do te nenshkruaje marreveshjen paszgjedhore. Nje fakt i tille u be i ditur nga presidenti i Aleances Demokratike, Neritan Ceka, i cili gjate nje interviste per “KJ” nuk perjashtoi mundesine e pranimit te nje ftese per bashkeqeverisje me mazhorancen aktuale. Por, nderkohe, presidenti Ceka i meshoi me force faktit se, nese do te flitej per nje koalicion te majte, duhet te kete nje marreveshje te ndershme.

Cili do te jete projekti i opozites per reformen zgjedhore?

Komisioni per reformen zgjedhore kishte nje objektiv i caktuar, evitimin e fenomenit te “dushkut”. Pra, ky ka qene diskutimi qe ka dominuar te pakten qe nga zgjedhjet e vitit 2001, dhe kjo eshte quajtur e keqja me e madhe ne ceshtjen e sistemit zgjedhor. Per rrjedhim, detyra e pare e ketij komisioni do te ishte zgjidhja e ketij problemi. Mund te themi qe ka nje propozim konkret qe eviton kete problem, kete lloj trafikimi, dhe kjo eshte unifikimi i votes se kandidatit me voten e subjektit. Kjo eshte pika nje e dokumentit te perbashket te firmosur nga partite e vogla, por qe jane percaktuese ne politiken shqiptare sot, per krijimin e mazhorancave. Se dyti, ka te beje me modifikime ne sistemin e percaktuar ne Kushtetute. Pra, eshte nje sistem proporcional qe sanksionohet nga Kushtetuta, ku thuhet qe cdo parti do te kete pak a shume aq vende sa vota ka marre. Sistemi qe e kenaq kete kerkese te Kushtetutes, eshte ajo qe quhet modeli gjerman, proporcional i personalizuar, qe do te thote qe kemi 100 zona elektorale, mund te shkojne deri 70 zona elektorale, ne te cilat kandidat dalin ne emer te partive, me nje vote te vetme, por njekohesisht ka 70 vende te tjera, ose 40 vende te tjera, te cilat zgjidhen nepermjet proporcionalit, ne menyre qe votimi ne nje tur te vetem te mos shkaktoje deformime te sistemit. Ka nje rezerve te Partise Socialiste qe nuk pranon listat e hapura, pra ajo liste qe mundeson konkurrencen brenda partise, por kjo eshte ceshtje qe mund te diskutohet. Jane te gjitha kushtet qe brenda muajit janar, po themi dhe brenda shkurtit qe keto pika te formulohen si amendamente te Kodit Zgjedhor qe kemi dhe te kryhet ajo qe quhet reforme elektorale. Por, natyrisht, mbetet te zgjidhet ai problem shume me themelor: nuk ka votime pa regjister te zgjedhesve dhe pa dokumente identifikimi. Nje popull qe vazhdon te identifikohet me certifikata ky eshte nje popull i Perandorise Osmane, jo nje popull qe synon te futet ne Evrope.

Pra, do te bihet dakord me PS-ne per lista te mbyllura?

Patjeter qe do te kete konsensus, pasi kjo eshte ceshtje kontrate nuk eshte ceshtje sistemi. Nje parti mund te preferoje kete sistem, nje tjeter jo. Argumenti i Partise Socialiste ka qene gjithmone qe listat e hapura kane sjelle ne uljen e kualitetit te deputeteve. Ketu ka nje te vertete te madhe, hapja e listave dhe konkurrimi jo mbi bazen e vlerave politike, por te vlerave monetare, kane sjelle fenomene jo shume te kendshme ne parlamentin shqiptar.

Mendoni se rruga e zgjedhur nga kryetari Rama, eshte e duhura qe e majta rikthehet ne pushtet dhe cili eshte vleresimi juaj per turin e tij “Dialogu me Shqiperine”?

Une gjithmone e kam pare pozitivisht qe nje kryetar partie, sidomos kryetari i nje partie te madhe, gjen kohe te shkoje dhe te kontaktoje me njerezit atje ku jane problemet. Eshte nje praktike qe behet per here te pare, ndryshe nga deri sot, ku kreret jane shfaqur ne publik vetem ne kohe fushatash, kane bere ca fjalime perpara ca flamujve qe tunden. Por nuk kane pasur kurre mundesine qe ta marrin informacionin direkt. Pra, eshte nje veprim per t’u pershendetur, i cili u duhet rekomanduar dhe drejtuesve te tjere politike. Personalisht e kam bere vete kete gje, e quaj shume te rendesishme, natyrisht ky rast i ndjekur nga televizioni, sic ka mundesi drejtuesi i nje partie te madhe. Nuk kam pershtypjen qe ky eshte mjeti me te cilin Rama synon kthimin e opozites ne pushtet. Eshte e qarte qe kthimi i opozites ne pushtet mund te behet vetem mbi bazen e nje kohezioni te opozites. Do te ishte nje iluzion qe nje parti e vetme, te synonte te merrte mbi 50 per qind te votave, eshte nje kohe qe ka perenduar. Shpresoj qe ky kohezion te forcohet, qofte nepermjet realizimit te nje reforme te shpejte zgjedhore, pra gjetjen e nje konsensusi brenda opozites dhe paraqitjes se nje dokumenti sa me te shpejte, qofte dhe te pergatitjes se zgjedhjeve te pergjithshme qe nuk jane larg.

Cili eshte qendrimi juaj, sa i takon kerkeses se socialdemokrateve per krijimin e nje federate mes PS-PSD?

Ceshtja e federates nuk na takon neve. AD eshte nje parti Liberal Demokrate, nuk jemi nje parti e grupimit te majte dhe nuk mund te jemi pjese e federates, keshtu qe eshte ceshtje vetem e tyre nese do ta bejne federaten apo jo.

A mund te beni nje saktesim mbi pozicionin e AD-se, ne koalicionin e majte?

Dua ta theksoj se nuk ka nje koalicion te majte. Pra, ne jemi ne opozite, dhe secili ka frontin e vet. Bashkohemi, dhe jemi bashkuar per rastin e zgjedhjeve, por nuk ka ekzistuar nje koalicion. Kjo dhe per faktin se dhe pas fitores se zgjedhjeve, nuk pati nje ndarje te vendeve. Kur jemi perpjekur te behemi nje koalicion, per fitoren ne qytetet e medha, PS ka marre thesin e fitores dhe ia ka mbathur me vrap. Keshtu qe, ne kete drejtim shenjat per nje koalicion te ndershem nuk jane shume te mira, nuk premtojne shume.

Mos do te thote kjo qe ne rast te nje ftese per bashkeqeverisje, AD do ta pranonte ate? Me sakte, me cilen pale do te nenshkruhej marreveshja parazgjedhore?

Sa i takon pjesemarrjes tone ne qeveri, ne nuk kemi trokitur ndonje here te dera e Kryeministrit. Ka pasur nje deklarate te Kryeministrit Berisha qe do te donte ta shikonte AD si pjese te qeverisjes se tij, por s’ka pasur kurre nje projekt, keshtu qe Aleanca eshte ne punen e vet, eshte ne nje moment organizimi te partise ne te gjithe vendin dhe te perpunimit te nje programi te vetin elektoral. Natyrisht, ligji qe po pergatisim favorizon qe cdo parti te futet e vetme ne zgjedhje dhe jo ne koalicion, pas zgjedhjeve do te jete mundesia per formimin e koalicioneve paszgjedhore. Ne do te vendosim pas zgjedhjeve. Natyrisht ne jemi ne opozite, nese do te shkojme me opoziten ne zgjedhje, do te preferojme opoziten pas zgjedhjeve, por kjo kerkon nje marreveshje te ndershme, per ndarjen e pushtetit. Nuk do te behet si ne rastin e zgjedhjeve te meparshme qe “ku te kam pare”. Pra marreveshja do te jete paszgjedhore.

Jemi ne vigjilje te Samitit te Bukureshtit, ku Shqiperia shpreson ne marrjen e fteses per anetaresim ne NATO. Nese vendi e humbet kete shans, cili do te jete hapi i radhes i opozites?

Fillimisht, duhet te jete nje doreheqje e qeverise dhe e Kryeministrit. Nese deshton, opozita do te kerkoje largimin e Kryeministrit Berisha, por opozita nuk do te ndikoje qe ai te deshtoje. Nuk eshte puna qe te veme uniformen e NATO-s, ate e kemi vene tashme ne Afganistan, Irak e Bosnje, por NATO eshte nje garanci per zhvillimin e shpejte te Shqiperise. Ne momentin qe futemi ne NATO, do te thote qe minimumi do te 10-fishohen investimet e huaja ne vend. Pra, nje njeri qe humbet keto shanse nuk mund te jete me kryeminister, eshte shume me keq sesa te humbasesh zgjedhjet. Zoti Berisha duhet ta kete te qarte qe NATO nuk na e ka nevojen qe te futemi atje, sepse do te shtohen ca ushtare. Nese Shqiperia ka garanci te kete stabilitet, te jete vend demokratik, atehere do te na pranojne, perndryshe do te jete nje deshtim dhe nje fature qe do te rendoje mbi cdo shqiptar.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Ceka: NATO, deshtimi largon qeverine “Berisha”
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: PoLiTiKa-
Kėrce tek: