ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Berisha: S’ka ndryshime ne qeveri

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Berisha: S’ka ndryshime ne qeveri   Fri Jan 18, 2008 8:11 pm



Berisha: S’ka ndryshime ne qeveri
E Premte, 18 Janar 2008


Berisha shuan te gjithe zerat per ndryshime ne kabinetin e tij qeveritar. Dje para mediave, kreu i ekzekutivit ka bere te ditur se nuk ka planifikuar ndryshime ne qeveri, perkunder zerave te perfaqesuesve te mazhorances per nevojen e tyre. Mbremjen e djeshme, Kryeministri Berisha ne perfundim te mbledhjes se Kryesise te PD-se ka deklaruar se qeveria po funksionon me se miri, duke lene te kuptohet se nuk ka nevoje per ndryshime ne te. “Te jeni te sigurt ju, se ky horizont i hapur ne PD eshte bere i mundur te shihet vetem ne saje te stacionit qe e ka sjell qeverisja e koalicionit”, ka theksuar lideri i PD-se, duke e quajtur punen e qeverise spektakolare dhe te pamohueshme nga te gjithe kundershtaret. Ai nuk ka ngurruar t’i cilesoje si njerez moderne deputetet e PD-se dhe aleatet ne qeverisje, te cilet kane kerkuar ne menyre te vazhdueshme ndryshime ne qeverisjen e djathte. “Njeriu modern eshte njeriu kritik. Dhe une besoj se ne gjithnje e me shume do te jemi me shume moderne”, ka theksuar Berisha, duke anashkaluar keshtu kerkesat e atyre qe kerkojne ndryshime ne ekzekutiv. “Zgjedhjet jane larg. Une mendoj qe kjo qeveri po permbush realisht detyrimet e saj programore. Do t’u themi qe ky vit dhe viti qe vjen jane vitet e fryteve te reformave qe mbollem”, i eshte pergjigjur Berisha pyetjeve ngulmuese te gazetareve per ndryshimet ne qeveri, te kerkuar nga perfaqesues te mazhorances me urgjence, me argumentin rrezikohen zgjedhjet e vitit 2009.

Mbledhja e pare e Kryesise se PD-se per kete vit ka zgjatur vetem 40 minuta dhe vetem 15 anetare te kryesise kane qene prezent ne te. Kryeministri Berisha ne perfundim te kesaj mbledhjeje, ka theksuar se PD do te filloj nje fushate gjallerimi dhe riperteritje te strukturave te saj. “Pra, PD nga sot e ne vazhdim, pas rezultateve spektakolare te saj ne qeverisje, te pamohueshme, te pranuara tashme nga kundershtaret e saj me fanatike, i rikthehet gjallerimit, riperteritjes, fuqizimit te saj per te qendruar gjithnje ne lartesine e misionit qe ka”, deklaroi Berisha ne lidhje me ndryshimet dhe zevendesimet qe pritet te ndodhin ne deget e PD-se ne Tirane dhe ne rrethet kryesore te vendit. Kreu i demokrateve theksoi se, sipas statutit te PD-se, ne zgjedhjet per anetaret e strukturave te kesaj partie ne qender dhe ne baze do te perdoret per here te pare edhe parimi “nje anetar, nje vote”. “Statuti i kesaj partie i miratuar 3 vjet me pare, percakton zgjedhjet ne rrethe dhe ne qarqe te bazuar ne parimin “nje anetar, nje vote. Shpreh kenaqesine qe me vone edhe PS iu drejtua ketij parimi, me gjithe veshtiresite dhe problemet e medha”, deklaroi Berisha ne fjalen e mbajtur para gazetareve. Sipas tij, PD ne kete fillimviti ka ndezur motoret e nje procesi te paprecedente demokratizimi ne radhet e saj.

Besnik Mustafaj:

“Ka ministra, te cilet qofte profesionalisht ne drejtim nuk kane qene ne lartesine e ministrise qe drejtojne, qofte politikisht s’jane pergjigjur angazhimit te partise se tyre perpara elektoratit te tyre. Ndryshimet ne qeveri, nje opinion i bazuar mbi te verteten”

Vangjel Dule:

“Nese edhe ne ditet ne vazhdim nuk do te kete reagim nga Kryeministri per ndryshime ne qeveri, me vone s’do kishte kuptim. Jemi gati madje te heqim dore dhe nga posti ministror qe mbajme, vetem qe reformat te mos kene pengese”

Sabri Godo:

“Ka kaluar me shume se gjysma e mandatit te qeverisjes dhe ka sektore qe puna nuk po ecen. Per te permiresuar situaten, duhet te ndryshohet ai qe eshte ne krye te dikasterit. Shqiptaret s’mund te durojne me shtyrje afatesh dhe shtime premtimesh”


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Berisha: S’ka ndryshime ne qeveri
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: PoLiTiKa-
Kėrce tek: