AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 “Kobrat”, ne fluturim drejt Afganistanit

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

“Kobrat”, ne fluturim drejt Afganistanit Empty
MesazhTitulli: “Kobrat”, ne fluturim drejt Afganistanit   “Kobrat”, ne fluturim drejt Afganistanit Icon_minitimeFri Jan 18, 2008 8:17 pm

“Kobrat”, ne fluturim drejt Afganistanit
E Premte, 18 Janar 2008


“Kobrat godasin te parat”. Dhe Artur Dogjani eshte nje prej 120 kobrave shqiptare qe duhet te ngrene lart flamurin shqiptar ne misionin paqeruajtes ne Afganistan per gjashte muajt e ardhshem. Kjo eshte edhe motoja e pjesetareve te repartit te Reagimit te Shpejte, ne Zall-Herr. Diten e hene, 120 trupat do te nisen drejt Afganistanit, ne qytetin e Herat, baze ku ndodhen forcat italiane te NATO-s, ne kuader te operacionit ISAF kunder terrorizmit. I riu qe vjen nga qyteti i Kukesit, tregon muajt e pergatitjeve, stervitjes dhe trajnimeve me oficeret e huaj dhe se misioni qe duhet te kryejne eshte sa fisnik aq edhe i veshtire. Per gazeten “Koha Jone”, Arturi, 31 vjec, rrefen momentet e nisjes, permalljen me te afermit dhe vendosmerine per te realizuar sa me mire detyren e luftes kunder terrorizmit ne Afganistan, deri ne muajin gusht te ketij viti, kur do t’i duhet te kthehet ne Tirane. Nuk munguan edhe perqafimet e perlotjet e familjareve, ndersa kompanise iu dha flamuri qe do i perfaqesoje ne qytetin Herat.

Kush eshte Artur Dogjani, efektiv i kompanise “Kobra”, qe do te shkoje ne Afganistan ne kuader te misionit ISAF, si pjese e ushtrise italiane?

Banoj ne qytetin e Kukesit dhe, pasi kam mbaruar shkollen e mesme, perfundova kursin 1-vjecar te Akademise Ushtarake “Skenderbej”, ne Tirane. Pas disa vitesh pune ne Kukes, kam punuar dhe ne Vlore. Ndersa me pas kam ardhur ne kryeqytet, si pjese e repartit te Reagimit te Shpejte, ku jemi pergatitur per disa muaj, me qellim realizimin e misionit Afganistan, si pjese e NATO-s, ku shpresojme qe shume shpejt te behemi zyrtarisht anetar me te drejta te plota te sa.

Si ndihesh ne kete prag ndarje per nje periudhe gjashtemujore nga te afermit e familja?

Ne shkojme aty ku detyra na therret. Sigurisht qe do te me marre malli, per familjen dhe te afermit, por do te kem mundesi te komunikoj me ta me ane te telefonit dhe do ta heqim disi mallin qe do kemi gjate ketij misioni ne vendin e larget. Shpresoj qe dhe familja ime te mos merzitet shume, pasi kete detyre kemi zgjedhur dhe po shkojme per te ruajtur paqen ne nje vend, ku ky mision nuk eshte edhe aq i lehte sa mendohet.

C’mendoni per misionin tuaj ne Afganistan?

Kemi disa muaj qe jemi stervitur per kete mision 6-mujor ne vendin e larget. Besojme se do ja dalim shume mire, pasi jemi pergatitur dhe me eksperte te huaj. Do te zevendesojme denjesisht misionin e pare atje dhe do te ngreme me lart emrin e vendit tone, ne Afganistan dhe ne vendet e tjera, pasi ne jemi pjese e misioni paqeruajtes italian qe gjendet ne qytetin Herat.

Prej disa vjetesh qeveria shqiptare dergon misione ne Bosnje, Afganistan dhe Irak. Cila jane detyrat tuaja qe duhet te realizoni?

Kompania shqiptare do te niset diten e hene, eshte pjese e ushtrise italiane, qe ndodhet ne qytetin e Heratit ne Afganistan. Ne do te kemi detyra te ndryshme, si patrullime apo ruajtje te bazes ku do te vendosemi, pasi forcat italiane do te dalin ne terren te patrullojne dhe te ruajne civilet nga atentatet apo nga sulmet e talebaneve. Gjithashtu do te kemi dhe detyra te tjera, te cilat do te jepen gjate rruges. Por nje pjese e tyre mbeten dhe sekret.

Sa efektive jeni ne kompanine qe do te shkoje ne misionin paqeruajtes dhe si e keni pagezuar?

Kompania jone quhet “Kobrat”. Perbehet nga 120 efektive, te cilet per gjashte muaj do te jene me mision ne ruajtje te paqes. Ketu jane te gjithe djem te pergatitur dhe te afte per veprimet qe do na kerkohet qe te kryejme atje. Jemi pergatitur per te perballur te gjitha situatat qe mund te krijohen gjate misionit tone. U uroj te gjitheve qe te bejme sa me mire detyren e ngarkuar dhe te kthehemi shendosh me daten 10 gusht.

Detyrat :

Patrullim per sigurimin e rendit

Ruajtja dhe shoqerimi i personaliteteve

Sigurimi dhe ruajtja e autokolonave (konvojet)

Ruajtja e objekteve te rendesise se vecante

Organizimi i pikave te kontrollit

Kontroll banesash

Afganistani

Afganistani ka nje siperfaqe rreth 648000 km2. Kryeqytet eshte Kabuli me rreth 2 milione banore. Qytete te tjera te medha jane, Kandahar, Herat, Mazar e Sharif, Jalalabad etj. Ka nje popullsi rreth 23 milione banore, me perberje hetorogjene, ku grupet kryesore etnike jane si Pashtun, Taxhik, Hazara, Uzbek, Turkmen, Aimaq, Baluch, Nuristan, Kizilbash etj. Persa i perket besimit fetar kryesisht mbizoteron feja myslimane me sektet suny 84 per qind, Shit me 15 per qind dhe te tjera me 1 per qind. Gjuha kryesore qe flet populli afgan eshte dari (Persishte Afgane). Arsimi ne kete vend eshte ne nivele shume te uleta. Vetem nje pjese shume e vogel femijesh ndjekin shkollen. Por me ndihmesen e dhene nga forcat paqeruajtese eshte rritur numri i nxenesve qe frekuentojne shkollen. Kriteret e perzgjedhjes

Gatishmeria per te kryer misione me shkalle te larte veshtiresie

Disipline e larte ne kryerjen e detyrave

Pergatitje e mire profesionale

Pergatitje e mire psikologjike

Pergatitje e mire fizike

Testim per pergatitjen profesionale

Operacionet Speciale (operacion ne avion, ne godina, ne tren e autobus dhe ne anije)

Qitje me shkalle te larte veshtiresie (qitje besimi, clirim pengu, me pengesa, ne korridore te hapura dhe te mbyllura)

Pergatitja ne specialitetin perkates



Marrin pjese drejtues te larte

Betimi i tyre eshte bere diten e djeshme, ne prani te ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu, shefit te Shtabit, gjeneral Luan Hoxha, ambasadorit italian, Saba D’elia e drejtuesve te tjere te uniformave jeshile. Jane 120 efektiva te ushtrise shqiptare qe do te zevendesojne nje tjeter kompani, e cila kthehet pas nje jave ne Shqiperi, nga sherbimi gjashtemujor. Nje nga momentet me prekese gjate ceremonise ishte dorezimi i flamurit kombetar komandantit te kompanise ushtarake. Nderkohe qe dhe ndarja me familjaret ka qene emocionuese per 120 efektivet e ushtrise shqiptare qe do te largohen per mision ne Afganistan.

Familjaret, ankth, lot dhe perqafime



Te shumte kane qene familjaret, te cilet moren pjese ne ceremonine e djeshme, e fundit per ta, pasi diten e hene efektivat e misionit do te nisen direkt nga Aeroporti i Rinasit, pa nje ceremoni te dyte. Ne syte e te ardhurve per te percjelle te afermit, meraku dhe lotet ishin te paret qe viheshin re. Nisja drejt nje vendi, nga i cili cdo dite vijne lajme te keqija, ushtare te vrare, apo civile te perfshire ne shperthime kamikaze, e ka shtuar dhe me shume ankthin e te afermve. Ne oret e para te mengjesit te djeshem, kishin mberritur ne repartin e djemve apo burrave te tyre, qe t’i percillnin ne drejtim te Afganistanit. Prinderit, grate, motrat dhe vellezerit, per me shume se 30 minuta jane perqafuar me ta, dhe me pas, jane larguar por duke e kthyer koken prapa per te pare komandot tek largoheshin me hapin ushtarak. Efektivat do te nisen diten e hene nga Rinasi, ne Itali, per te mberritur me pas ne bazen italiane ne Herat te Afganistanit, nga ku do te kthehen me daten 10 gusht.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
“Kobrat”, ne fluturim drejt Afganistanit
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Pse shkojme drejt modes ?
» Muzeqe , harresa con drejt zhdukjes ,monumentet e kultures

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: KroNiKaT-
Kėrce tek: