ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Lojerat e fatit, mbyllen 6 lokale

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Lojerat e fatit, mbyllen 6 lokale   Fri Jan 18, 2008 8:21 pm

Lojerat e fatit, mbyllen 6 lokale
E Premte, 18 Janar 2008


Dhjetera aparatura elektronike qe sherbenin per organizimin ne lojerave te fatit jane sekuestruar gjate nje operacioni “blic” te policise se Fierit, ndersa 6 lokale jane bllokuar.
Uniformat blu kane prangosur Artan Vreko, 30 vjec, banor i lagjes “Liri” te qytetit te Fierit, Bledar Zahaj, 22 vjec, banor i lagjes “Apolonia”, Shefit Paja, 38 vjec, nga qyteti i Vlores, Besnik Murati, 26 vjec, banues ne Fier dhe Agim Hetemi, 35 vjec, nga lagja “Kastriot” e Fierit.
Gjithashtu i eshte vene kyci nje lokali me siglen “Euro Best” i cili organizonte lotari sportive.
Sipas policise, gjashte te ndaluarit ushtronin aktivitet te palicencuar, duke mbajtur ne lokale aparatura elektronike me xhetona.

Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Fierit bene te ditur se aksioni eshte koordinuar me policine tatimore te Fierit, e cila ka ofruar te dhena ne lidhje me subjektet e palicencuara.
Disa grupe uniformash blu kane kaluar dje “ne site” pothuajse te gjitha lokalet e qytetit te Fierit ne te cilet jane instaluar pajisje per zhvillimin e lojerave te fatit.
Behet fjale si per lotari sportive, ashtu edhe per pajisje elektronike me hetona te cilat hyjne ne kategorine e “lojerave te fatit” dhe per te cilat duhet licence e posacme per ushtrimin e aktivitetit.

Ne “gersheren” blu kane rene 5 persona, te cileve u jane sekuestruar lokalet ku ushtronin aktivitetin. Burime nga Sektori i Krimit Ekonomiko-Financiar bejne te ditur se ne sekuestro konservative eshte vene nje siperfaqe e pergjithshme prej 260 metra katrore lokale, 66 pajisje kompjuterike me xhetona, nje kompjuter dhe nje printer.
Ne ditet e ardhshme pritet formulimi i akuzave dhe dergimi i tyre perpara togave te zeza per t’i njohur me masen e sigurise.

Bilanci i operacionit :
*****************
Te ndaluar:

Artan Vreko, 30 vjec
Bledar Zahaj, 22 vjec
Shefit Paja, 38 vjec
Besnik Murati
Agim Hetemi

I bllokuar :

Lokali me siglen “Euro Best”

Te sekuestruara:

5 lokale me siperfaqe 260 m2
66 pajisje elektronike
1 kompjuter
1 printer


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Lojerat e fatit, mbyllen 6 lokale
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: KroNiKaT-
Kėrce tek: