ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Xhelozia, vret baxhanakun

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Xhelozia, vret baxhanakun   Fri Jan 18, 2008 8:29 pm



Xhelozia, vret baxhanakun
E Premte, 18 Janar 2008


Nje 42-vjecar, nga fshati Vidhas, i komunes se Paprit, ne rrethin e Elbasanit, akuzohet se ka vrare paraditen e djeshme baxhanakun me nje goditje sepate. Bardhyl Haka dyshohet se ka qelluar me paramendim ne koke Nevruz Mehillin, 40 vjec, me banim ne fshatin Shales ne kete rreth. Sipas te dhenave paraprake, dyshohet se vendimin per vrasjen e baxhanakut, Haka e ka marre pasi e ka pare te perqafohet miqesisht me bashkeshorten e tij.

Ngjarja mesjetare ka ndodhur rreth ores 11:30 te dites se djeshme ne nje lokal ne fshatin Broshke, te komunes Paper, ne Elbasan. Goditja ka qene ballore dhe fatale per 40-vjecarin. Tehu i sepates eshte ngulur thelle ne ballin e Nevruz Mehillit. Askush nga te pranishmit nuk ka mundur te shmange vrasjen makabre. Te gjithe jane shtangur dhe kane nxituar t’i japin ndihmen e pare Nevruz Mehillit, qe ka rene ne dysheme i lare ne gjak. Te pranishmit kane nisur drejt spitalit Nevruz Mehillin, por 40-vjecari ka nderruar jete ende pa arritur ne kirurgji. Pas ekzekutimit, i dyshuari Haka eshte larguar i qete nga lokali me sepaten qe mbante ne krah. Ai eshte nisur drejt fshatit, sikur te mos kishte ndodhur asgje.

Policia eshte nisur ne vendngjarje pas nje telefonate ne sallen operative dhe ka kapur te dyshuarin si autorin e krimit. Sipas uniformave blu, nga hetimet e para mendohet qe vrasja te kete qene e paramenduar. Shefi i komisariatit te Elbasanit, Gjelosh Prendi, u shpreh se “sapo morem njoftimin, ne organizuam punen per te kapur autorin. Bardhyl Haka eshte kapur ne afersi te fshatit, bashke me armen e krimit”. Bardhyl Haka eshte marre ne pyetje nga oficere te policise gjyqesore. Burime policore pohuan se mes dy baxhanakeve ka pasur grindje te vazhdueshme per motive te dobeta. Ende nuk jane te qarta motivet por gjithsesi vec grindjeve banale duket se ne mes tyre ka pasur qejfmbetje te tjera te cilat lidhen me grate.

Policia: Vrasje per motive te dobeta

Ne vendngjarje kane shkuar ekspertet e policise. Burime nga grupi hetimor bejne te ditur se vrasja eshte kryer me sepate, e cila eshte sekuestruar ne cilesine e proves materiale. Te njejtat burime treguan se pista kryesore e hetimit eshte ajo e vrasjes per motive te dobeta. Ende nuk jane te qarta motivet, te cilat duket se i kane rrenjet e thella dhe qe shpesh te dergojne edhe ne marredhenet mes motrave dhe baxhanakeve. Fillimisht mes tyre ka pasur grindje banale, te cilat jane nderlikuar me pas me motive te dobeta dhe ceshtje morale. Madje, nje burim policor u shpreh se Bardhyl Haka e ka ndermarre vendimin fatal pasi ka pare me syte e tij Nevruz Mehillin te perqafohet miqesisht me bashkeshorten. Motivet e dobeta mbeten pista kryesore e hetimeve. Fatos Salliu

Familjaret ishin mbledhur per mort

Miqesia e te dy paleve ka qene e pranishme dje ne nje ceremoni mortore ne lokalin ne pronesi te Tasim Xhyres, ne fshatin Broshke. Por ne vend qe te shkonte per respekt dhe nder ne kete ceremoni, dyshohet se Bardhyl Haka ka vendosur te shfrytezoje rastin per te vrare baxhanakun, me te cilin kishte pasur konflikte me pare. Policia tha se 42-vjecari ka mprehur mire sepaten dhe e ka futur nen xhakete. Deshmitaret kane treguar se me te shkelur ne lokal, ai eshte drejtuar per nga baxhanaku, te cilit i ka thene se “do te m’i paguash te gjitha”. Ka nxjerre sepaten dhe e ka goditur me force.

“E vrava, se me qelloi”

I dyshuari per ekzekutimin e 40-vjecarit Nevruz Mehilli ka pranuar dje perpara oficereve te policise gjyqesore autoresine e krimit. Bardhyl Haka ka pohuar ne polici se "e vrava pse me qelloi". Nga ana tjeter, 42-vjecari Haka ka deklaruar se Nevruz Mehilli i binte ne qafe dhe se e kishte qelluar disa here. Per kete arsye, ai kishte perfunduar ne spital perreth 7 muaj. Burime nga bluzat e bardha bene te ditur se Bardhyl Haka ka manifestuar edhe probleme psikologjike dhe eshte trajtuar gjate me medikamente. Sipas te dhenave, 42-vjecari ka akuzuar baxhanakun Mehilli edhe per gjendjen e tij shendetesore.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Xhelozia, vret baxhanakun
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: KroNiKaT-
Kėrce tek: