AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Flashe .....

Shko poshtė 
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Flashe ..... Empty
MesazhTitulli: Flashe .....   Flashe ..... Icon_minitimeSat Nov 24, 2007 5:55 pm

Ekstradohen nga Greqia dy shtetas te shumekerkuar

Alban Islamaj, 35 vjeē, lindur dhe banues ne Gjirokaster dhe Pirro Nano, 37 vjeē, lindur dhe banues ne Fier janё ekstraduar nga Greqia mbrёmjen e kaluar nga Interpol Tirana. Sipas njё njoftimi pёr shtyp tё bёrё nga zyra e Ministria e Brendshme, Alban Islamaj ishte shpallur ne kerkim nderkombetar, pasi Gjykata e rrethit Gjyqesor Gjirokaster me vendimin nr. 11 date 26.01.2001 e ka deklaruar fajtor per vepren penale te "vrasjes me paramendim", duke e denuar me 20 vjet heqje lirie. Ndёrkohё qё sipas vendimit te gjykates, ky shtetas ne daten 11.05.1999 ne Gjirokaster, ka vrare me arme zjarri babane e tij, Flamurin. Nga ana tjetёr, Pirro Nano, eshte deklaruar fajtor nga Gjykata e Apelit Vlore, e cila me vendimin nr.463 date 27.12.2005, e ka denuar ate me 16 vjet burg per vepren penale te "vrasjes me paramendim". Sipas vendimit te gjykates, me daten 28.10.1996, rreth ores 21.00, ne lagjen 'Liri' te qytetit te Fierit, shtetasi Pirro Nano, ne bashkepunim me shtetasin Edmond Vruho kane vrare me arme zjarri shtetasin Kastriot Qemalaj.

24/11/2007
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Flashe ..... Empty
MesazhTitulli: Re: Flashe .....   Flashe ..... Icon_minitimeSat Nov 24, 2007 5:56 pm

Vrasesi i se dashures, tatuazh me simbolin e djallit

ELBASAN -Ekspertet e policise dhe te prokurorise se Elbasanit kane shtangur, kur teksa po benin keqyrjen e kufomes se Dritan Tefikut kane vene re nje tatuazh shume te rralle. Ata bejne me dije se tatuazhi i fiksuar ne njeren prej kofsheve te 27-vjeēarit, i cili dy dite me pare ekzekutoi me pistolete ish-te fejuaren e tij, Gentiana Kllogjerin dhe me pas i dha fund dhe jetes se tij, kishte shenjen e djallit (666) dhe shoqerohej nga mbishkrimi MANJAKU.
Konstatimi i ketij tatuazhi te ēuditshem per domethenien e tij eshte komentuar ne menyra nga me te ndryshme, por pa nje perfundim konkret. Nderkohe, gjate dites se djeshme jane zhvilluar ceremonite e varrimit te 19-vjeēares Kllogjeri dhe te riut Tefiku. Pavaresisht dhimbjes se thelle per humbjen e vajzes dhe te djalit te tyre, familja Kllogjeri dhe ajo Tefiku kane akuzuar njera-tjetren si shkaktare te tragjedise se ndodhur mengjesin e se martes, ne ambientet e brendshme te nje shkolle mjekesore private ne qytetin e Elbasanit.
Te aferm te Gentianes pretendojne se ish-i fejuari i saj ka terrorizuar per nje kohe te gjate familjen Kllogjeri, madje deri dhe me arme. Nga ana tjeter, pjesetare te familjes se 27-vjeēarit akuzojne nenen e se ndjeres (Gentianes) per hapjen e thashethemeve te ndryshme per djalin e tyre. "Ndaj djalit tone, Dritanit jane sajuar lloj-lloj shpifjesh te uleta, te cilat shpeshhere e irritonin duke e bere me agresiv", - pohojne pjesetare te familjes Tefiku.
Keta te fundit sqarojne se per pak dite do te shkembeheshin nishanet, pasi fejesa ishte zyrtarizuar, por ishte nena e vajzes ajo qe prishi gjithēka, duke u bere shkaktarja e vetme e tragjedise. "Nuk duam te merremi me me kete histori, pasi nuk fitojme asgje. As djali dhe as vajza nuk kthehen me ne jete. Perkundrazi, duhet te mos e mbajme me hapur kete plage me permasa te tmerrshme", - thone te aferm te viktimes Dritan Tefiku. Historia e pergjakshme e dy te rinjve ka tronditur banoret e qytetit te Elbasanit. Shume prej tyre ndihen te shqetesuar per konflikte te tilla qe degjenerojne.

24/11/2007
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Flashe ..... Empty
MesazhTitulli: Re: Flashe .....   Flashe ..... Icon_minitimeSat Dec 01, 2007 6:35 pm

Kapet droge ne dyqanin e lojerave kompjuterike
E Shtune, 01 Dhjetor 2007

TIRANE - Punonjesi i lojerave kompjuterike kapet me droge brenda ambienteve. Burime zyrtare te policise thane se antidroga arrestoi Aldo Mucen me 14 gr. Hashash, qe mbante me vete, ndersa dyshohet se e shiste te klientet. I riu akuzohet per vepren penale te “prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike”. Ndalimi i 20-vjecarit eshte kryer ne rrugen “Arkitekt Sinani”, brenda ne nje dyqan lojerash kompjuterike, ku ishte i punesuar. Gjate kontrollit eshte sekuestruar sasia e droges dhe nje celular.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Flashe ..... Empty
MesazhTitulli: Re: Flashe .....   Flashe ..... Icon_minitimeSat Dec 01, 2007 6:36 pm

Avioni i rrezuar, u kthye nga Tirana
E Shtune, 01 Dhjetor 2007

STAMBOLL - Ndersa kane qene me fat pasagjeret shqiptare qe udhetonin nga Tirana drejt Stambollit, dy dite me pare me avionin “Atlasjet”, nje tjeter fund paten udhetaret vendas, kur mjeti fluturues u rrezua dje, ne provincen malore te Turqise, Isparta. Rezultati ishte 57 te vdekur dhe asnje i mbijetuar. Drejtuesit e kompanise turke deklaruan se ky avion, i tipit “MD 83”, ishte prodhuar ne vitin 1996 dhe dy dite me pare ishte kthyer nga nje udhetim ne Tirane me destinacion Stambollin. Me pas, ishte nisur per ne aeroportin e Ispartas, por tragjedia perfshiu udhetaret dhe 7 anetaret e ekuipazhit. “Ne fatkeqesi nuk ka te mbijetuar”, lajmeroi drejtori i kompanise, Tunxhaj Doganer, per mediat turke.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Flashe ..... Empty
MesazhTitulli: Re: Flashe .....   Flashe ..... Icon_minitimeSat Dec 01, 2007 6:39 pm

Vjedhjet e banesave, dy te mitur ne pranga
E Shtune, 01 Dhjetor 2007

ELBASAN - Dukuria e vjedhjeve ne Elbasan behet shqetesim per banoret, duke rritur dhe numrin e denoncimeve. Nje lokal dhe nje banese kane rene pre e grabitesve diten e djeshme, ndersa policia arriti te zbulonte nje rast dhe te ndalonte dy te mitur te dyshuar. Burime zyrtare thane se te kapurit jane F.H., 15 vjec dhe K. M., 16 vjec, banues ne lagjen “Shenkoll”, qe akuzohen se ne bashkepunim kane grabitur nje shume prej 60 mije lekesh ne nje lokal, prone e Fiqirete K. Agjentet mesohet se kane gjetur ne cilesine e provave materiale nje shume prej 25 mije lekesh. Ndersa mbremjen e enjte eshte denoncuar nje tjeter vjedhje e nje shume prej 800 mije lekesh, ne nje banese ne lagjen “Qemal Stafa”. Burimet thane se, pas denoncimit te pronarit te baneses, Agim T., 50 vjec, nje grup hetimor shkoi ne vendngjarje per hetime. Autoret kane hapur me celes kopil deren e jashtme dhe jane futur brenda, ku rezulton te jene marre edhe 800 mije leke qe ishin fshehur ne bufene e kuzhines.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Flashe ..... Empty
MesazhTitulli: Re: Flashe .....   Flashe ..... Icon_minitimeSat Dec 01, 2007 6:40 pm

“Lufte” me shashka ne Gjirokaster
E Shtune, 01 Dhjetor 2007

Gjirokaster - Gjate diteve te fundit, policia e Gjirokastres ka regjistruar nje numer ankesash nga qytetare te ndryshem ne lidhje me shqetesimet qe kane shkaktuar plasjet e kapsollave, qe kane filluar te shiten per festat e fundvitit. Ne prag te festave te Krishtlindjeve dhe Vitit te Ri, tregtaret gjirokastrite kane filluar te shesin edhe fishekzjarre, kapsolla e lende plasese qe perdoren per festa. Keto te fundit preferohen te blihen me shume nga femijet. “Por gjate diteve te fundit, ne kemi regjistruar nje sere ankesash te qytetareve ne lidhje me shqetesimin qe shkaktojne zhurmat e plasjes se kapsollave”, thote zedhenesi i policise, Gentian Mullai. Madje, zhurma qe shkaktohet si shkak i plasjes se kapsollave ne rruget, sheshet dhe ambientet e tjera publike, ben qe gjate diteve te fundit Gjirokastra te ngjaje vertet me nje qytet ne “lufte”. Sipas Mullait, policia ka ndermarre nje sere kontrollesh ne tregun e qytetit per minimizimin e shitjes nga ana e tregtareve, kryesisht te kapsollave.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Flashe ..... Empty
MesazhTitulli: Re: Flashe .....   Flashe ..... Icon_minitimeSat Dec 01, 2007 6:41 pm

Del nga lokali, kapet me 7 doza heroine
E Shtune, 01 Dhjetor 2007

BERAT - Policia e Beratit beri te mundur dje arrestimin e nje 22-vjecari, i cili akuzohet per shitje te lendeve narkotike. Burime te komisariatit te ketij qyteti bejne me dije se eshte ndaluar Artan Duka, banues ne fshatin Dushnik, pasi gjate kontrollit iu gjeten shtate doza heroine. I riu ishte nen hetimin e sektorit te antidroges, pasi dyshohej per shperndarje te lendeve narkotike ne disa bare te qytetit. Mesohet se Duka sapo kishte dale nga nje lokal dhe gjate kontrollit te inspektoreve iu bllokua sasia e heroines e fshehur ne trup.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Flashe ..... Empty
MesazhTitulli: Re: Flashe .....   Flashe ..... Icon_minitimeSat Dec 01, 2007 6:41 pm

Aksidentohet ne pune 50-vjecari
E Shtune, 01 Dhjetor 2007

BERAT - Nje 50-vjecar eshte aksidentuar rende me mjetin e punes, paraditen e djeshme, ndersa punonte ne are. Behar Mirakaj mesohet se eshte goditur me nje mjet preres, teksa punonte per berjen e blloqeve. Burime te repartit te urgjences, prane spitalit te Beratit, bene me dije se 50-vjecari ka mberritur rreth ores 09:00 te paradites ne gjendje jo te mire shendetesore. Mjeket kane konstatuar se Mirakaj kishte pesuar goditje ne gjoks. Me ndihmen mjekesore, Mirakaj, banues ne fshatin Morave, i ka shpetuar rrezikut te vdekjes.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Flashe ..... Empty
MesazhTitulli: Re: Flashe .....   Flashe ..... Icon_minitimeSat Dec 01, 2007 6:42 pm

Policet, nje pjese pa uniformen e re
E Shtune, 01 Dhjetor 2007

Ndersa reklamonin arrestimin e kryesindikalistit Veledin Fejzullahu, drejtuesit e policise se Fierit kane caktuar dy efektive per te mbajtur nga krahet te dyshuarin per shperdorim detyre e abuzime me fondet. Por, si per cudi, indirekt ka dale ne pah edhe skandali i uniformave te reja. Ndersa ne krahun e djathte te te dyshuarit qendronte nje polic i rolit baze, me graden agjent, qe mbante uniformen e re te deklaruar bujshem nga Policia e Shtetit, ne krahun tjeter shihej qarte nje tjeter polic, qe mbante uniformen e vjeter. Te dyja veshjet dallonin qarte nga njera-tjetra. E vjetra nuk ka pasur as graden, nderkohe qe shqiponjat ne kapele nxirrnin “blof” pompozitetin e uniformes se re ne polici. Duket se ende ne organet e rendit edhe sot e kater vjet nga dita e tenderit, ka efektive qe nuk e kane gezuar uniformen.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Flashe ..... Empty
MesazhTitulli: Re: Flashe .....   Flashe ..... Icon_minitimeSat Dec 01, 2007 6:43 pm

Festonte, cifti bie nga Piramida e Enverit
E Shtune, 01 Dhjetor 2007

Ajo qe dikur ishte piramida e perkujtimit te diktatorit Enver Hoxha dhe sot qender nderkombetare kulture, u kthye dje ne vend plagosjeje per nje cift te rinjsh. Ana. S., 24 vjece dhe Redi T., 25 vjec, ishin viktimat e “Nates se Bardhe”, ty organizuar nga Bashkia e Tiranes. Policia konfirmoi dje, per “KJ”, se ngjarja ndodhi rreth ores 00:30. Sherbimet e Komisariatit te policise nr.1 Tirane moren njoftim se kishin rene nga pakujdesia, nga lartesia e nderteses se Piramides, Ana S., 24 vjece dhe Redi T., 25 vjec. “Ne momentin e renies, ata ishin duke u ngjitur ne Piramide ne gjendje te dehur dhe per pasoje jane rrezuar”, sqaroi policia. Ajo shtoi se “te demtuarit u derguan ne Spitalin Ushtarak ne Tirane dhe aktualisht ndodhen jashte rrezikut per jeten” (ne gjendje jo te mire shendetesore).

Ngjarja ka ndodhur ne qender te Tiranes. Ana dhe Redi, kane qene duke festuar mbremjen duke gdhire dita e djeshme. Pasi kishin konsumuar dhe pije alkoolike kishin vendosur t’i ngjiteshin Piramides. Por rruga u eshte prere ne mes, pasi kane rreshqitur e kane rene ne fund te saj, duke marre plage te renda. Policia, e cila kishte perforcuar sherbimet, eshte ndodhur shpejt ne vendin e ngjarjes dhe ka bere dergimin e te plagosurve ne Spitalin Ushtarak, ku ndodheshin dhe mbremjen e djeshme. “Do te ngjiteshim per qejf, por, sic duket, kishim konsumuar shume alkool dhe kjo gje beri qe te mos arrijme dot dhe te rrezohemi, duke marre disa plage”, jane shprehur te rinjte. Ana eshte derguar ne repartin e Neuro-Kirurgjise, ku eshte nen kontrollin e vazhdueshem te mjekeve dhe nen terapi, pasi kishte marre plage serioze ne koke. Nderkohe qe i riu tjeter, Redi, ndodhet ne repartin e Ortopedise ne Spitalin Ushtarak dhe ai nen kujdesin e vazhdueshem te mjekeve dhe nen terapi. 25-vjecari, sipas mjekeve, ka demtime te brendshme dhe ne disa pjese te ndryshme te trupit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Flashe ..... Empty
MesazhTitulli: Re: Flashe .....   Flashe ..... Icon_minitimeSat Dec 01, 2007 6:48 pm

“Masa te reja per parandalimin e trafiqeve”
E Shtune, 01 Dhjetor 2007

Policia e Shtetit vihet ne kerkim te gjetjes se metodave te reja per te parandaluar trafikimin e te miturve dhe vajzave per qellime te ndryshme. Organizohet ne Tirane nje takim per “Identifikimin dhe referimin e viktimave te trafikimit”, ku pjesemarres kane qene, drejtues te policise si dhe te organizatave te ndryshme joqeveritare, qe merren me rehabilitimin e viktimave te trafikut, kryesisht per prostitucion. “Me qellim identifikimin fillestar te viktimave dhe permiresimit te cilesise profesionale, do te rrisim numrin e punonjeseve femra ne te gjitha pikat kufitare te vendit”, tha dje drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Ahmet Prenci. Te pranishem ne takim, pervec drejtuesve te larte te Policise se Shtetit, ishin perfaqesues dhe nga ambasada amerikane ne Tirane. Aktualisht mesohet se po hartohet nje urdher i ri sherbimi per strukturat e Departamentit per Hetimin e Krimeve dhe Departamentit te Kufirit dhe Emigracionit, per te permiresuar rezultatet.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Flashe ..... Empty
MesazhTitulli: Re: Flashe .....   Flashe ..... Icon_minitimeSat Dec 01, 2007 6:50 pm

Braktisi femijen per te dale ne rruge, denohet 6 muaj burg
E Shtune, 01 Dhjetor 2007

Gjykata e Tiranes denon me 6 muaj heqje lirie nenen, qe braktisi femijen e saj disa muaj me pare ne kryeqytet, pasi nuk kishte mundesi financiare per ta mbajtur, sepse i duhej te shiste edhe trupin per te mbijetuar. Azeta Dervishi eshte paditur nga ish-bashkeshorti i saj ne gjykate, per braktisje te femijes, sepse e konsideronte pengese ne jeten e saj. Trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtari Bledar Abdullai, kane denuar dje Dervishin me 6 muaj heqje lirie dhe e ka paralajmeruar qe te mos e perseris me kete krim. Dy seanca me pare vete e pandehura e pranoi fajin, duke kerkuar edhe gjykimin e shkurtuar. Ish-bashkeshorti i 34-vjecares ne padine e tij bente te ditur se Azeta ishte larguar jashte shtetit, duke braktisur femijen dhe pas rikthimit kishte dale ne rruge per te ushtruar prostitucion. Dervishi u kap disa jave me pare nga policia e Tiranes dhe njekohesisht u gjykua per braktisjen e femijes. Dervishi ka perfituar edhe ulje denimi, pasi pranoi akuzen dhe u procedua me gjykim te shkurtuar.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Flashe ..... Empty
MesazhTitulli: Re: Flashe .....   Flashe ..... Icon_minitimeSat Dec 01, 2007 6:51 pm

Prokuroria, tre fletethirrje per pergjimin e tenderit te burgjeve
E Shtune, 01 Dhjetor 2007

Pergjimi i bisedes se bere disa jave me pare nga ish-drejtori i Policise se Burgjeve, Zija Teferici, do te sqarohet ne Prokurorine e Tiranes, nepermjet deshmive te zyrtareve dhe vellait te ish-ministrit te Drejtesise, Ilir Rusmalit, Edmondit. Organi i akuzes u ka derguar dje tre fletethirrje ish-krereve te Burgjeve, Saimir Shehri e Zija Tefericit dhe Edmond Rusmalit, per te dhene shpjegime rreth pergjimeve per tenderimin e Spitalit te Burgut Durres. Tre protagonistet kryesore te kesaj ngjarjeje do te zbardhin ate cka deri me sot eshte mbajtur e fshehte dhe u be skandali qe detyroi ish-ministrin e Drejtesise te jepte doreheqjen per t’i hapur rrugen hetimeve. Misteri dhe arsyet e verteta te regjistrimit te bisedes ne zyren e Tefericit do te zbardhen javen e ardhshme. Burime nga Prokuroria e Tiranes bene te ditur se dje, per gazeten “KJ”, se jane bere tre fletethirrjet, te cilat mbajne te njejten date. Javen e ardhshme pritet qe tre protagonistet kryesore te ceshtjes te perballen me prokuroret. Ish-drejtori i policise se burgjeve, Zija Teferici dhe Edmond Rusmali, do te jene personat qe do te sqarojne permbajtjen e CD-se, ne te cilen eshte hedhur edhe biseda e pergjuar. Nderkohe qe, ish-drejtori i Pergjithshem i Burgjeve, Saimir Shehri, do te shpjegoje edhe pozicion e tij ne kete ngjarje. Skandali i bujshem me akuza te drejtperdrejta vartes-epror dhe anasjelltas, erdhi pas mosmarreveshjeve dhe nje bisede te pergjuar te vellait te ish-ministrit, i cili kerkonte, sipas Shehrit, qe te fitonte firma “LIKA”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Flashe ..... Empty
MesazhTitulli: Re: Flashe .....   Flashe ..... Icon_minitimeSat Dec 01, 2007 6:53 pm

Falsifikimi per patenta, lirohet nje nga te pestet
E Shtune, 01 Dhjetor 2007

Tirane - Falsifikimi i dokumenteve per patenta ka kaluar dje ne mase sigurie pese te akuzuarit e dosjes. Lirohet nje nga te dyshuarit me kerkese te prokurorise, ndersa Gjykata e Tiranes le ne qeli kater te tjeret. “Burg pa afat” eshte vendosur dje per dy pronaret e autoshkollave dhe dy pjesetaret e familjes Zeneli, moter e vella, per akuzen e falsifikimit. Ne fund te seances gjykata la te lire 25-vjecaren Marinela Zeneli, pasi organi i akuzes deklaroi se ajo nuk ishte e perfshire ne kete rrjet. Nderkohe qe nje prej pronareve te autoshkolles te arrestuar, Ruzhdi Fatusha, ka bere te ditur se ishte ne baze vetem per te bere fotokopje, nderkohe qe te akuzuarit e tjere kane heshtur. Te akuzuarit e operacionit “Fshehja” jane Mariglen Zeneli, 25 vjec, Nevila Zeneli, 33 vjece, Ruzhdi Fatusha, 57 vjec dhe Gezim Kurti, 51 vjec, te dy pronare autoshkollash. Gjykata vleresoi masen e sigurise “detyrim paraqitje” per Marinela Zenelin.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Flashe ..... Empty
MesazhTitulli: Re: Flashe .....   Flashe ..... Icon_minitimeSat Dec 01, 2007 6:53 pm

Mungon Kociu, gjykata pushon ceshtjen
E Shtune, 01 Dhjetor 2007

Tirane - Gjykata e Tiranes pushon ceshtjen ne lidhje me kerkesen per amnisti te Sokol Kociut, te denuarit per procesin “Kokaina”. Dje, gjyqtari i ceshtjes, Arben Kostandini, e ka pushuar dosjen, pasi vete Kociu, i cili eshte duke vuajtur denimin ne burgun e Peqinit, nuk eshte paraqitur ne salle per te disaten here. Nderkohe qe edhe vete avokati i tij, qe ka depozituar kerkesen ne Gjykaten e Faktit, nuk ka qene prezent ne salle.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Flashe ..... Empty
MesazhTitulli: Re: Flashe .....   Flashe ..... Icon_minitimeSat Dec 01, 2007 6:54 pm

Akuza: Denim dhe gjobe per Dibren
E Shtune, 01 Dhjetor 2007

Tirane - Prokuroria e Tiranes ka kerkuar dje denimin me nje vit burg, ose 2 vjet me kusht dhe 800 mije leke gjobe per ish-drejtorin e Aviacionit Civil. Gazmend Dibra akuzohet per vepren penale te “shperdorimit te detyres”, “korrupsionit pasiv te personave qe ushtrojne funksione publik”, vepra te cilat nuk i ka pranuar gjate procesit dhe madje ka bere padi civile. Dje, organi i akuzes u ka kerkuar togave te zeza, te kryesuara nga gjyqtarja Shefkie Demiraj, denimin e tij me nje vit burg e 800 mije leke gjobe, nderkohe qe, sipas akuzes, ish-zyrtari i larte mund te denohet edhe dy vjet me kusht. Ne seancen e radhes mbrojtja do te paraqese edhe konkluzionet e saj perfundimtare. Gazmend Dibra u vu nen akuze, pas publikimit te nje bisede te pergjuar ndermjet tij dhe nipit te ish-presidentit Alfred Moisiu, Aleksander Hoxha, njekohesisht pronar i kompanise ajrore “Albatros”. Nga kaseta filmike, e cila eshte sekuestruar si prove materiale nga ana e prokurorise, behet e ditur se Dibra i ka kerkuar Hoxhes te nderhyje tek ish-presidenti, per te shkarkuar ish-kryeprokurorin Theodhori Sollaku dhe ne shkembim do te lejonte rinisjen e aktivitetit te kompanise ajrore “Albatros”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Flashe ..... Empty
MesazhTitulli: Re: Flashe .....   Flashe ..... Icon_minitimeSat Dec 01, 2007 6:55 pm

Trafiku kokaines, kapen 4 shqiptare
E Shtune, 01 Dhjetor 2007

TREVIZO - Policia italiane ka vene ne pranga kater shqiptare te akuzuar per trafik nderkombetar narkotikesh. Media ka bere te ditur dhe emrat e te arrestuarve qe jane, Emir Hoxia, 30 vjec, Saimir Guri, 23 vjec, Nelson Deda, 20 vjec dhe Ergys Morina, 29 vjec. Operacioni eshte bere dje, nga skuadra e levizshme e Trevizos, ndersa u kapen 2,5 kg kokaine e paster. Blici i policise, ka perfshire si zonen e Trevizos ashtu edhe ate te Venecias. Sipas hetuesve, shqiptaret furnizonin me droge verilindjen e Italise, vecanerisht sheshet e Trevizos dhe Venecias. Droga e sekuestruar vlente 450 mije euro. Dy prej te arrestuarve, sipas informacioneve konfidenciale, kishin qene te arrestuar me pare ne 2006 per dhune seksuale ne grup ndaj nje gruaje ne zonen e venecianes.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Flashe ..... Empty
MesazhTitulli: Re: Flashe .....   Flashe ..... Icon_minitimeSat Dec 01, 2007 6:56 pm

Furgoni braktisur, gjenden 24 klandestine
E Shtune, 01 Dhjetor 2007

KOZANE - Nje makine me 24 emigrante shqiptare te paligjshem ne bord, eshte ndaluar ne kilometrin e 45-te te rruges nacionale Kostur-Kozane ne Greqi. Furgoni me targa greke, eshte ndaluar oret e vona te se enjtes dhe nga te dhenat e para te policise greke mesohet se ishte i vjedhur dhe se drejtohej nga nje shtetas grek. Pasi eshte pikasur, policia kufitare i ka bere shenje drejtuesit te furgonit te ndaloje, por ky i fundit nuk i eshte pergjigjur kerkeses. Ky veprim ka bere qe policia helene ta ndjeke furgonin perreth 9 kilometra. Nderkohe qe policia pas kontrollit gjeti ne kabinen e furgonit klandestinet shqiptare. Gjate marrjes ne pyetje, te ndaluarit deklaruan se kane paguar secili nga 200 euro per te mberritur ne Athine.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Flashe ..... Empty
MesazhTitulli: Re: Flashe .....   Flashe ..... Icon_minitimeFri Dec 07, 2007 9:34 pm

BAJRAM CURRI, POLICIA NDALON NJE VRASJE NE BASHKEPUNIM (07/12/2007)
Policia ka parandaluar nje vrasje ne bashkepunim, e cila ishte parashikuar te ndodhte sot paradite ne qytetin verior te Bajram Currit. Burime zyrtare te policise bene te ditur se pas nje informacioni te marre ne rruge operative, eshte bere i mundur parandalimi i nje vrasjeje e parashikuar ne nje prej lokaleve te lagjes "Partizani" te qytetit te Bajram Currit. Rreth ores 10:00 eshte ndaluar Anil Kulici banor i kesaj lagjeje, qe ne momentin e ndalimit i eshte konfiskuar edhe nje automatik. Pothuajse ne te njejten ore eshte ndaluar edhe shtetasi, Shefqet Lataj banor i qytetit te Bajram Currit, pasi gjate kontrollit i eshte konfiskuar nje pistolete qe e mbante pa leje. Ndalimi i dy shtetasve eshte kryer, pasi dyshohet se ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane organizuar ekzekutimin e nje shtetasi tjeter, identiteti i te cilit nuk behet i ditur per shkak te hetimeve, qe vazhdojne ne menyre intensive per zbardhjen e plote te ngjarjes, e cila ka tronditur Tropojen.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Flashe ..... Empty
MesazhTitulli: Re: Flashe .....   Flashe ..... Icon_minitimeSat Jan 12, 2008 4:00 pm

Rrembimi i hoxhes, kerkohet pafajesia
E Shtune, 12 Janar 2008

Tirane :
- Rrembimi dhe zhdukja pa gjurme e Hoxhes se Gostivarit, Irfan Idrizi, duket se javen e ardhshme do te kete nje perfundim gjyqesor. Avokatet mbrojtes te gjashte te pandehurve kerkuan dje pafajesine, ndersa prokuroria gjate pretences kerkoi denimin me 78 vite burg. Dje, ne seancen e radhes ne Gjykaten e Krimeve te Renda, per kater ore me radhe avokatet lexuan, para gjyqtarit Bardhyl Dhama, konkluzionet per secilin prej te pandehurve. Te pandehur per ceshtjen jane Masar Meli, Nagip Musliu, Shkelqim Palushi, Korab Meli, Basri Shahu, Beqir Shahu, qe akuzohen per veprat penale te “pengmarrjes ne bashkepunim dhe heqjes se lirise se tjetrit per perfitim” e “moskallezim krimi”. Ngjarja ka ndodhur me 2 dhjetor te vitit 2002, kur 42-vjecari u mor peng dhe u zhduk pa gjurme.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Flashe ..... Empty
MesazhTitulli: Re: Flashe .....   Flashe ..... Icon_minitimeSat Jan 12, 2008 4:01 pm

Gjini humbet ne Gjykaten e Larte
E Shtune, 12 Janar 2008

Tirane :
- Gjykata e Larte vendos lenien ne burg deri ne perfundim te hetimeve per Spartak Gjinin, ish-sekretarin e Pergjithshem te Ministrise se Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, i arrestuar per korrupsion, tre muaj me pare. Dje, gjate rishqyrtimit te mases se sigurise, kolegji ka lene ne fuqi vendimin e Gjykates se Apelit per te pandehurin Gjini, i cili akuzohet se ka favorizuar nje firme ne tre tendere rikonstruksioni. Pas revokimit te mases se sigurise, mbrojtja i kerkoi gjykates caktimin e mases se sigurise “detyrim paraqitjeje”. Spartak Gjini, 52 vjec, ra ne pranga gjate operacionit te koduar “Rikonstruksioni”, se bashku me kreun e prokurimeve ne ministri, Llambi Tarka dhe biznesmenin Fiqiri Pali.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Flashe ..... Empty
MesazhTitulli: Re: Flashe .....   Flashe ..... Icon_minitimeMon Jan 14, 2008 7:20 pm

“banda” shqiptare, grabitje me dhune
E Hene, 14 Janar 2008

TORONTO - Dy shqiptare kane rene ne pranga, nderkohe qe nje i trete eshte shpallur ne kerkim nga policia kanadeze ne qytetin e Torontos. Sipas medias kanadeze, tre shqiptaret, Renato Malasi 23 vjec dhe dy te tjere, jane perfshire ne nje zenke me arme dhe i kane marre me ane te dhunes 1500 euro nje personi te katert, emri i te cilit nuk eshte bere i ditur. Ngjarja ka ndodhur ne rrugen “Broadviee Ave”, ne qytetin e Torontos. Malasi sipas policise eshte shpallur ne kerkim, nderkohe qe dy te tjeret jane arrestuar dhe derguar ne qeli, ku jane marre ne pyetje, ne lidhje me zenken e ndodhur paraditen e djeshme ne Toronto. Ka qene policia ajo qe ka nderhyre ne zenken qe kishte filluar dhe ka ndaluar dhe dy shqiptaret. Tre shqiptaret i kane marre me dhune leket nje personi tjeter, per shkaqe qe deri me tani ende te pasqaruar. Policia thote qe shqiptari ne kerkim eshte 170 cm i gjate, me sy kafe dhe floke te zeza. Ruajtesit e rendit bejne te ditur se cdo person qe ka te dhena per te kwrkuarin te njoftoje qe te bejne te mundur kapjen e tij.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Flashe ..... Empty
MesazhTitulli: Re: Flashe .....   Flashe ..... Icon_minitimeMon Jan 14, 2008 7:20 pm

Dy shqiptare zhyten ne vjedhje me dhune
E Hene, 14 Janar 2008

TORONTO - Dy shqiptare kane rene ne pranga, nderkohe qe nje i trete eshte shpallur ne kerkim nga policia kanadeze ne qytetin e Torontos. Sipas medias kanadeze, tre shqiptaret, Renato Malasi 23 vjec dhe dy te tjere, jane perfshire ne nje zenke me arme dhe i kane marre me ane te dhunes 1500 euro nje personi te katert, emri i te cilit nuk eshte bere i ditur. Malasi sipas policise eshte shpallur ne kerkim, nderkohe qe dy te tjeret jane arrestuar dhe derguar ne qeli, ku jane marre ne pyetje, ne lidhje me zenken e ndodhur paraditen e djeshme ne Toronto. Ka qene policia ajo qe ka nderhyre ne zenken qe kishte filluar dhe ka ndaluar dhe dy shqiptaret. Tre shqiptaret i kane marre me dhune leket nje personi tjeter, per shkaqe qe deri me tani ende te pasqaruar. Ngjarja ka ndodhur ne rrugen “Broadviee Ave”, ne qytetin e Torontos. Policia thote qe shqiptari ne kerkim eshte 170 cm i gjate, me sy kafe dhe floke te zeza. Ruajtesit e rendit bejne te ditur se cdo person qe ka te dhena per te arratisurin te njoftoje qe te bejne te mundur kapjen e tij.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Flashe ..... Empty
MesazhTitulli: Re: Flashe .....   Flashe ..... Icon_minitimeMon Jan 14, 2008 7:21 pm

Aksidentet, 6 viktima
E Hene, 14 Janar 2008

Nje banor i Kukesit ka vdekur mbreme, ndersa eshte perplasur nga nje autoveture ne aksin rrugor Kukes-Gostit. Burime nga policia vendore bejne te ditur se Alban Trota, 24 vjec, eshte aksidentuar ndersa kalonte rrugen. Nderkohe nje automjet tip “Benz” eshte perplasur mbreme me nje furgon pasagjeresh ne aksin rrugor Elbasan-Perrenjas. Nga aksidenti kane mbetur te plagosur 5 udhetare. Burime nga vendngjarja bejne te ditur se te demtuarit jane jashte rrezikut per jeten.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Flashe ..... Empty
MesazhTitulli: Re: Flashe .....   Flashe ..... Icon_minitimeMon Jan 14, 2008 7:25 pm

I semure mendor, djeg shtepine e vet
E Hene, 14 Janar 2008

Zjarri ka djegur pothuajse teresisht nje shtepi ne “Lagjen 18” te qytetit te Durresit. Burime nga Drejtoria e Policise se ketij qarku bene te ditur se nderhyrja e zjarrfikesve ka shpetuar nje pjese te baneses, se perfshire nga flaket, ndersa asnje prej familjareve nuk ka pesuar demtime. Nga hetimet e para ka rezultuar se zjarri eshte vene me dashje nga pronari i baneses, Artan Jubo. Policia tha se ai eshte nje person i njohur si i semure mendor dhe qe eshte trajtuar disa here nga institucione te specializuara.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





Flashe ..... Empty
MesazhTitulli: Re: Flashe .....   Flashe ..... Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Flashe .....
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next
 Similar topics
-
» Flashe nga Shqiperia ...
» Flashe te ngryshme nga bota :

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: KroNiKaT-
Kėrce tek: