ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Drograt

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Drograt   Fri Aug 31, 2007 8:09 pm

Nje historik i shkurter i droges

Droga njihet qysh nga kohet e lashta. Ka shkrime se popujt e lashte te Amerikes Jugore acteket dhe inket qysh atehere dinin per drogat. Ato i perdornin ne ceremonite e tyre religjioze. Ato droga ishin si mjete per nxitjen e halucinacioneve qe ata i nderonin si dicka mbinjerezore. Me vone punetoret e plantazhave ne Brazil, Perua, Kolumbi etj. prerdornin fletet e bimeve Koka ( bime qe perdoret per perfitimin e kokaines) i pertypnin dhe kjo bente qe gjate punes te mos ndinin lodhje. Me kalimin e kohes u persos industria e perpunimit te bimeve dhe ajo kimike e per fat te keq u persos "industria e droges". Edhe pse me ligj eshte e ndaluar kultivimi i bimeve nga te cilat perfitohen llojet e drogave prapeseprape ekzistojne shume "fabrika" ilegale per perfitimin e drogave te rrezikshme.

Thuani jo!!!

Shume te rinj mashtrohen ta provojne drogen nga shoket, qofte nga kurreshtja, qofte nga frika. Ekzistojne disa lloje te drogave si: hashashi, mariuhana, kokaina, 1 sd, heroina etj. Sa i perket marrjes se ketyre drogave ekzistojne disa menyra: 1. me ane te thithjes me hunde; 2. me ane te tabletave; 3.me ane te drejteperdrejte ne gjak ("shpric"-marrja); 4. me cigare hashhash eshte droge qe fitohet nga bima me te njejten emer.

Bima hash-hash, pasi qe ta beje frutin, prodhon nje lenge i cili ne ndikim me ambientin e jashtem behet i ngurte. Pas perpunimit te tij fitojme hash-hashin. Kjo bime mund te zhvillohet edhe te ne. Me pare nenat kane perdorur kete droge si stimulim per fjetje (per femijet e tyre). Kryesisht merret me thithje me hunde. Kultivimi i kesaj bime eshte i ndalur ne te gjitha vendet e botes.

Kokaina- kjo droge fitohet nga bima koka (prej nga edhe e ka marre emrin) e cila i ka gjethet e gjelberta. Kryesisht rritet ne Ameriken Jugore. Pasi te perpunohet fleta e kesaj bime, fitohet nje pluhur me ngjyre krem te perhimte.

Heroina-eshte nje nder drogat me te rrezikshme. Fitohet ne menyre kimike me kombinim te substancave te ndryshme. Kryesisht merret per stimulim gjate marredhenies seksuale ngase vonon orgazmin dhe shty fitimin e erekcionit. Merret me ane te drejteperdrejte ne gjak.

Keto lloje drogash reagojne ne prishjen totale te trurit. Furnizimin me keto lloje e ben zakonisht narkomafija, te cilet ne menyre ilegale furnizojne narkomanet kudo ne bote. Me te zhvilluara jan: heroina ruse, italiane, kolumbiane etj.

Prologu-Ekzistojne 4 grupe te njerezve 1.) Qe kurre nuk e pranojne drogen, 2.) qe e marrin vetem ne ndonje gazmend, 3.) qe rregullisht e marrin (narkomanet), 4.) Qe dita-dites e shtojne dozen. Nga kjo shihet se me mire eshte te rrime ne grupin e pare, ngase nese fillojme ta perdorim mund te arrijme deri te grupi i peste-deri te vdekja.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Drograt   Fri Aug 31, 2007 8:16 pm

Amfetaminė

AMFETAMINA (Amphetamine )


Emra te tjere.
Speed, uppers, bennies, whiz, blues.

Kategoria e droges.
Stimulant i Sistemit nervor qendror.
------------------------------------


Potenciali per adaptim. Varesia.
Perdorimi i rregullt i amfetaminave ose metamfetminave, ne menyre te shpejte sjell Tolerance, pra doza akoma e akoma me te larta kerkohen per te arritur te njejtin efekt. Perdoruesit behen te varur psikologjikisht nga efektet e kesaj droge. Efekti toksik mund te ndodhe dhe ne doza reltivisht te uleta.

Menyra e marrjes.
Zakonisht kaperdihet ne trajte tabletash ose si puder. Nganjehere merret nepemjet hundes ose perzihet me uje dhe injektohet.

Perdorimi ligjor.
Ne vitet `50 - `60 amfetaminat u perdoren gjeresisht si supresuese te oreksit. Kjo metode eshte braktisur sot nga mjekesia sepse ekziston rreziku i abuzimit dhe i varesise ndaj ketyre substancave.
Gjithashtu jane perdorur nga shoferet e pilotet, ne menyre qe mos ti zinte gjumi. Jepet sot nga mjeket per personat hyperaktive dhe per narkoleptiket. Klasifikohet si droge e klasit B .

Efekti Afatshkurter.
Ne doza te vogla amfetamina rrit vigjilencen mendore dhe energjite fizike. Frymemarrja dhe ritmi i zemres rriten, pupilat zmadhohen, oreksi bie dhe tharja e gojes eshte shenje e zakonshme. Largimin gradual te tyre e ndjekin depresioni dhe lodhja. Marre ne doza te larta, amfetamina mund te sjelle Tremor (dridhje), djersitje, dhimbje koke, palpitacione dhe dhimbje ne gjoks. Ne doza shume te medha mund te sjelle deluzione, konfuzion, halucinacione, delir, kolaps, sjellje agresive, konvulsione, koma dhe vdekje.

Efekti Afatgjate dhe rreziqet.
Perdorimi i rregullt i saj sjell demtime te muskulatures, humbje ne peshe dhe konstipacion. Gjithashtu keta persona mund te jene te pastabilizuar nga ana emocionale. Depresioni dhe vetevrasjet jane te shoqeruara me ndalimin e tyre ne menyre te pakontrolluar. Perdorimi per nje kohe te gjate ul rezistencen e trupit ndaj infeksioneve dhe po ashtu mbart rrezik per demtime ne zemer dhe ne enet e gjakut, duke sjelle keshtu hemorragji dhe kolaps te zemres.
Marrja e amfetamines gjate shtatezanise rrit rrezikun per difekte ne fetus, vecanerisht ne zemren e tij, gjithashtu mund te coje ne lindje te parakoheshme dhe femije nen peshe.

Shenjat e abuzimit.
Perdoruesi i amfetamines mund te duket energjik, i gezuar dhe ka nje ndjenje per te folur papushim, kur gjendet nen influencen e kesaj droge. Levizja papushim, agjitimi dhe nje humbje aparente e interesit ndaj ushqimit jane simptoma tipike; personaliteti ndryshon, ka reagime psikotike dhe deluzione paranoide. Perdoruesit e rregullt, mund te kene tipare te pazakonta ne lidhje me gjumin, duke ndenjur zgjuar per 2-3 nete papushim, e me vone flene dhe deri ne 48 ore. Ndryshimet e temperamentit jane te pranishme gjithashtu.

Bashkeveprimi.
Amfetamina bashkevepron me shume ilace e droga te tjera. Sjell nje rritje te presionit te gjakut, duke kundershtuar keshtu efektin anti-hipertensiv te shume barnave. Marre me MAOI-s, mund te sjelle nje rritje te rrezikshme te tensionit te gjakut. Rrit rrezikun per ritem abnormal te zemres me ilacet digitalis-, levodopa-n dhe disa anestetike qe jepen me ane te inhalimit. Amfetamina kundershton veprimin e ilaceve qe depresojne sistemin nervor qendror.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Drograt
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: TEMA SHOQERORE :: Te NdrYshMe-
Kėrce tek: