ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Kur meshkujt nuk i besojnė as vetė premtimet qė i bėjnė ....

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Kur meshkujt nuk i besojnė as vetė premtimet qė i bėjnė ....   Sat Jan 19, 2008 8:16 pm

Kur meshkujt nuk i besojnė as vetė premtimet qė i bėjnė partneres

Kurioziteti mė i madh pėr femrat ėshtė tė dinė se ēfarė mendon partneri i tyre gati nė ēdo moment. Ca gjėra kuptohen lehtėsisht, por pėr disa tė tjera partnerja do tė bėnte gjithēka vetėm qė tė mėsojė se ē’bluan nė kokė ai. Megjithatė, jo tė gjithė specialistėt e martesave bien nė njė mendje. Kėto gėnjeshtra tė vogla janė tė pafajshme, por mund tė tė ngatėrrojnė ndonjėherė. Shumė gra mendojnė se, meqė bashkėshorti gėnjen pėr diēka tė vogėl, atėherė ai mund tė gėnjejė dhe pėr diēka tjetėr. Pra, pėr tė fituar besim duhet tė tregohesh i sinqertė dhe pėr gjėrat e vogla. Megjithatė, ata disa sekrete i mbajnė pėrherė. Tė paktėn kėshtu mendojnė. Edhe pse mendimet e tyre nuk mund tė kuptohen nga partnerja ekspertėt kanė treguar disa prej tyre.

1- Mashkulli joshet 10 herė nė ditė nga femra tė tjera

Edhe pse ata joshen rreth 10 herė nė ditė nga femrat e tjera, kjo nuk do tė thotė se ata nuk iu duan. Edhe pse ndonjėherė mendoni se partneri nuk e vuri re aspak atė ēupėlinėn me bluzė tė ngushtė dhe me njė mini xhins, atėherė duhet tė mėsoni qė ai ka aftėsinė tė shohė qartė me bisht tė syrit. Kur njė grua e pashme kalon afėr tyre dhe kur ajo pėr mė tepėr ka veshur dhe diēka provokuese, edhe po tė jenė tė shoqėruar, ata kanė njė tundim tepėr tė fortė pėr ta parė. Ata e dinė mirė qė kjo nuk i pėlqen aspak partneres, por ėshtė vėrtet njė magnet instiktiv, qė aktivizohet nė sytė e mashkullit sapo njė pamje joshėse i kalon pranė.

2- Mashkulli ka nevojė tė qėndrojė pak larg partneres

E ka tė nevojshme tė largohet pėr pak orė apo minuta nga rutina e pėrditshme. Pėr kėtė ai del pėr vrap, pėr njė lojė me bilardo apo pėr palestėr. Nė vend tė vrapit mund tė jetė dhe palestra apo bilardoja. Nė fakt nuk ėshtė se krejt papritur ai ndėrgjegjėsohet pėr barkun qė po i kėrcen mbi rripin pantallonave apo ėshtė ndonjė i apasionuar i madh pas bilardos, madje mund tė jetė dhe dobėt nė atė lojė, por ai del pėr t’u larguar nga partnerja qė ankohet pa pushim dhe nga fėmijėt qė bėrtasin. Sa herė lėnė shtėpinė pėr njė justifikim tė tillė, qė nuk parashikon mundėsinė pėr t’iu marrė me vete, me shumė mundėsi e bėjnė pėr t’u larguar.

3- Ata nuk i besojnė as vetė premtimet qė bėjnė

Kjo nė fakt ėshtė goditje pak e fortė pėr femrat, prandaj po themi mė tė rėndėsishmen nė fillim: Ata iu duan fort. Ata mendojnė se jeni fantastike dhe shumicėn e kohės ata janė tė kėnaqur pėr zgjedhjen e bėrė. Por ama shumica e meshkujve, sidomos ata nė moshė tė vogėl, ende nuk mendojnė pėr diēka serioze dhe premtojnė edhe pėr gjėra qė edhe vetė nuk e dinė nė mund t’i realizojnė.

4- Kur ata fitojnė shumė e ndiejnė veten tė rėndėsishėm

Nė disa ēifte gratė fitojnė mė shumė. Kjo sigurisht ėshtė njė arritje pėr femrat, pėr tė cilėn janė tė lumtur dhe meshkujt. Po kjo nė fakt ėshtė ajo qė ata thonė, por nė tė vėrtetė ata janė aq krenarė, konkurrentė, egomaniakė, sa s’e kanė tė lehtė ta pranojnė. Sigurisht qė ēdo femėr e di, qė partneri i saj do tė donte tė ishte ai qė i siguron tė ardhurat dhe nevojat familjes.

5- Ēdo vit qė kalon i bėn t’iu duan mė shumė

Me kalimin e viteve dashuria dhe pėrkujdesja e tyre ndaj jush do tė rritet. Edhe pse kanė shumė pėr tė arritur synimin e rritjes sė tyre emocionale, ata ndiejnė se vetėm sa kanė nisur tė na duan nė mėnyrėn dhe forcėn qė do e bėjnė kėtė kur tė jenė 40, 50 vjeē e mė tej. Kėtė sigurisht qė nuk na e shpjegojnė, sepse do tingėllonte sikur tani nuk na duan. Duhet ca kohė qė ata tė vlerėsojnė partneren pėrtej anėve seksuale. Por sa mė shumė piqen, aq mė shumė iu duan, sepse mėsojnė tė vlerėsojnė pėrmasat intelektuale dhe shpirtėrore tė partneres, qė nė fillim nuk i vėnė rėndėsi.

Edhe meshkujt kanė dėshirė tė kujdesen pėr shtėpinė

Edhe pse duket sikur e kanė bezdi dhe shpesh herė duhet t’iu luteni me ditė pėr rubinetet, kanatat e dollapėve, suvanė e tavanit, qė ata mė nė fund pas shumė kundėrshtimesh, shtytjesh e harresash tė nisin punėn. Por kjo zvarritje nuk ėshtė asgjė mė shumė se njė lojė fėmijėsh, qė atyre u pėlqen. Sepse nė tė vėrtetė ata e kanė me qejf rregullimin e gjėrave. I bėn tė ndihen mirė kur nga duart e tyre rregullohet diēka qė pa kėtė ndėrhyrje do mbetej e prishur pėrgjithmonė. Por qėllimi pse nuk e thonė kurrė kėtė ėshtė se gratė, sipas tyre, nuk e bėjnė dot ndryshimin ndėrmjet tė rregulluarit e njė rubineti me derdhjen plehrave, duke i quajtur tė dyja detyra tė meshkujve, qė duhet t’i kryejnė nė fundjavė, pak a shumė nė kohėn kur ka nisur ndonjė ndeshje futbolli apo garė makinash. Por ata e duan atė lutjen e partneres tė pėrsėritur, inatin dhe zbutjen pas pak minutash, ndonjė kompliment tė thėnė shkarazi.

Xhelozitė dhe zėnkat e para nė jetėn nė ēift

Ēdo vajzė kur ka qenė adoleshente, ka parė sesi i dashuri moshatar apo pak vite mė i madh, sigurisht qė ishte shumė i lumtur qė kishte nė krahė njė vajzė simpatike, tė zgjuar, tė ėmbėl, qė dukej shumė mirė me ato veshjet e thjeshta sa herė hynte nė shkollė. Po ja qė njė ditė me siguri ka kaluar njė nga to vajzat super-seksi tė qytetit dhe ai nuk e ka pasur problem tė kthente kokėn dhe t’iu linte me minuta tė tėra pėrballė atij spektakli tė pakėndshėm. Dhe kėtu fillojnė xhelozitė dhe zėnkat e para. Por vjen njė kohė nė jetėn e ēdo mashkulli kur ai zbulon dobinė qė ka fshehja e njė pjesė tė madhe tė impulseve tė tij. Ai nis gati tė mėsojė pėrmendėsh ato kotėsitė dhe justifikimet e vogla qė femrat edhe pse i kuptojnė, kanė aq qejf t’i dėgjojnė. Dhe nė fakt kjo pėr ta nuk ėshtė njė gėnjeshtėr e pacipė, kjo ėshtė thjesht njė mėnyrė pėr t’i bėrė gjėrat mė tė lehta.

Po i dhe pak, meshkujt mund tė tė falin botėn

Mund tė ketė ndodhur qė disa prej tyre vendimin mė tė rėndėsishėm nė jetė pėr sa i pėrket martesės sė tyre e kanė marrė pas njė ēasti reflektimi, larg syve tė vajzės qė duan apo pėrkėdheljeve e tė saj. Ndoshta shtrirė nė bordin e njė varke qė vozit nė ujėrat e njė deti, ku ajo nuk e ka ndaluar tė shkojė, apo nė njė kasolle nė mal, ku ajo sėrish nuk ėshtė treguar dyshuese para se t’i uronte tė bėnte qejf. Ata e dinė se kjo i kushton njė femre dhe e vlerėsojnė. Kjo ėshtė gjėja mė e rėndėsishme qė njė mashkull nuk e thotė kurrė: nė rast se e lejon tė kalojė njė natė me shoqėrinė, tė harrohet nė njė mbrėmje pokeri, tė shkojė pėr peshk ose pėr vozitje vetėm, nuk do ta harrojė kurrė dhe do ta vlerėsojė mė tepėr se ē’pandehin femrat. Dhe rrallė do dojė tė lėrė vetėm njė partnere tė tillė. Kjo ėshtė e vėrteta. Por meshkujt do tė donin tė ishin gjithmonė 25 vjeē dhe nganjėherė nuk e kanė mendjen kur femrat flasin pėr probleme qė atyre nuk i zgjojnė shumė interes.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Redi
AneTaR HeRo


Numri i postimeve : 376
Registration date : 24/09/2007

MesazhTitulli: Re: Kur meshkujt nuk i besojnė as vetė premtimet qė i bėjnė ....   Sat Jan 19, 2008 10:42 pm

PearL me lodhe.. sa te gjata i gjen e...

Prandaj eshte mire qe ne nje forum mos jene te pranishem te dy partneret.. 1 mjafton.. me i pa gruja kto gjona plasi sherri direkt.. me bote mashtrus me zor Razz
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Kur meshkujt nuk i besojnė as vetė premtimet qė i bėjnė ....
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: TEMA SHOQERORE :: DaShuRi DhE PasiOn-
Kėrce tek: