ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Tė martohesh apo jo - Tendencat e familjes nė Evropė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Tė martohesh apo jo - Tendencat e familjes nė Evropė   Sun Jan 20, 2008 6:04 pm

Tė martohesh apo jo - Tendencat e familjes nė Evropė

Bashkėjetesa e ēiftit pa celebrim ka qenė pėrpara pesėdhjetė vjetėsh e paimagjinueshme nė Evropė. Nė disa vende madje njė gjė e tillė ndiqej penalisht, ndėrsa nė gjuhėn e popullit ajo konsiderohej si "njė martesė e egėr". "Po-ja" tradicionale nė publik pėr pranimin e njėri-tjetrit nė kohė tė mira dhe tė vėshtira e pėr tė gjithė jetėn, ėshtė bėrė tashmė diēka e rrallė nė Evropė. Kuota e martesave ėshtė nė rėnie, ndėrsa ėshtė gjithnjė nė rritje kuota e divorseve. Kjo tendencė ka nisur nė vitet gjashtėdhjetė nė vendet skandinave dhe nė vendet evropiano-lindore, ndėrkohė qė qysh pas fundit tė viteve tetėdhjetė dhe me ndryshimin e sistemit politik njė frymė e tillė ka pėrfshirė edhe vendet e Evropės Lindore.

************************************************************

Ndėrkohė janė shfaqur forma tė reja tė bashkėjetesės duke u shoqėruar edhe me njė terminologji krejtėsisht tė re: "Ne jemi njė familje e pėrzier", thotė Stefani. Ose mė saktė, kjo ėshtė njė patchwork, familje gjermano-franceze (fėmijėt kanė prindėr tė ndryshėm). Shoqja e tij, Katrina ishte 24 vjeē dhe kishte dy fėmijė, kur u njoh me Stefanin verėn e kaluar gjatė Kampionatit Botėror tė Futbollit. Nėse i pyet ata: a do tė martoheni, pėrgjigja ėshtė, nuk e pėrjashtojmė kėtė mundėsi: "Po, ne do tė martohemi, me siguri qė kėshtu ėshtė mė mirė. Por kėtė nuk do ta bėjmė tani. Le tė kalojė njėherė njė farė kohe, ndoshta dikur do tė martohemi", thotė Stefani. Fillimisht do ta provojmė, nėse shkojmė me njėri-tjetrin, thonė ata: E pikėrisht kjo ėshtė njė ndėr arėsyet mė tė shpeshta nė Evropė pėr bashkėjetesėn pa celebrim. Familje tė pėrziera si kjo e Stefanit nuk ekzistojnė nė tė gjitha vendet e Evropės njėlloj dhe prej njė kohe tė gjatė.

**********************************************************

Sociologu i familjes, Jozef Brydel (Josef Brüdel) ka hulumtuar forma tė ndryshme tė jetesės nė Evropė. Sipas tij me vetėdije tė plotė pėr njė martesė pa celebrim vendosin ēiftet nė Francė dhe nė vendet skandinave, por kjo nuk ndodh kėshtu nė vendet evropiano-jugore si nė Itali, Spanjė apo Portugali. Nė bazė tė njė analize mbi orientimin e tė rinjve ndaj vlerave nė Gjermani arrin nė konkluzionin, se familja nė Gjermani ėshtė ende nė modė. Gati dy tė tretat e tė rinjve dėshirojnė njė familje me fėmijė. Familja ėshtė njė bazė e qėndrueshme pėr tė ardhmen e pasigurtė. "Ka dallim nė ndjenjė nėse je ose jo e martuar. Sepse pėrmes martesės e ke mėse tė qartė si e bardha nė tė zezė qė i pėrket njėri-tjetrit", thotė Juta. Ajo dhe partneri i saj nga bashkėjetesa pa celebrim vendosėn tė bėjnė celebrimin qėkurse u sinjalizua ardhja nė jetė e njė fėmije. Vajza Karen ėshtė sot dy vjeē dhe krahas nėnės e babait ajo ka edhe gjyshe e gjysh, tė cilėt thonė: "Ne tė dy jemi martuar dhe tani kemi festuar martesėn e artė, pra 50 vjetorin e martesės."

*********************************************************

Njė ēift qė bashkėjeton qysh prej 50 vjetėsh, pėr gjyshen e Karenit e rėndėsishme nė kėtė mes ėshtė: "Qė ne i pėrmbahemi kėsaj dhe pėrpiqemi tė pėrballojmė kohėt e vėshtira pa u larguar prej njėri-tjetrit. Kur ke fėmijė ėshtė e rėndėsishme, qė ata tė kenė njė strehė tė sigurtė." Nėna, babai, tė martuar dhe mesatarisht dy fėmijė, ky vazhdon tė jetė imazhi i familjes tradicionale nė Evropė. Nė Gjermani p.sh. mbi 70 pėrqind e prindėrve vendosin tė bėjnė celebrimin. Sipas vendit varion edhe numri i fėmijėve, nė Spanjė tendenca ėshtė pėr njė fėmijė, nė Francė apo nė Irlandė preferohen nga dy deri nė tre fėmijė.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Redi
AneTaR HeRo


Numri i postimeve : 376
Registration date : 24/09/2007

MesazhTitulli: Re: Tė martohesh apo jo - Tendencat e familjes nė Evropė   Mon Jan 21, 2008 8:14 pm

Me thene te drejten.. tani per tani edhe un ne bashkejetese jam.. por mbas pak vitesh do arrije edhe martesa tek ne.(gje qe e kemi folur).
edhe nqs vazhdojme te duhemi njesoj kuptohet..
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Tė martohesh apo jo - Tendencat e familjes nė Evropė
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: TEMA SHOQERORE :: DaShuRi DhE PasiOn-
Kėrce tek: